EFEKTET NEGATIVE TË DIPLOMACISË SË KUNGULLIT TË PAPJEKUR DEM
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
EFEKTET NEGATIVE TË DIPLOMACISË SË KUNGULLIT TË PAPJEKUR DEMOKRATIK
“Pavarësia e kushtëzuar” do t’u “bjerë taman” vetëm Serbisë gjenocidale,
serbomëdhnejve kolonialistë, si dhe proserbëve, që me gjithë shpirt e forcë po e
mbrojnë atë si antitezë të pavarësisë së Kosovës-shtet sovran dhe i shkëputur
përgjithmonë nga trungu kolonial i Serbisë së Madhe. Pavarësia e Kosovës është e
padiskutueshme me palën serbe, sepse ajo që nga viti 1912, e ka shfrytëzuar si
koloni të saj. Kështu që pala shqiptare, edhe nuk ka se çfarë të debatojë në këtë
temë, për t’u marrë vesh me palën kolonizatore serbe, sepse është e ditur
historikisht, se Kosova është tokë shqiptare. Mirëpo, kuptohet, në të mund të
jetojnë edhe të tjerët, që e njohin dhe e konsiderojnë si vend të vetin. Vetëm pasi
Kosova ta ketë fituar cilësinë e subjektit juridiko-kushteues ndërkombëtar, atëherë
qeveria shqiptare e Kosovës ligjërisht dhe moralisht do të fitonte të drejtën për të
hyrë në bisedime ndërshtetërore me Serbinë, por jo, assesi që t’i ushtronte
kërkesë për njohjen e saj
nga ana qeverisë serbe, por për zhdëmtimin material 100-vjeçar të shfrytëzimit të
burimeve nëntokësore, si dhe të pasurisë tejtër të paluajtshme dhe të luajtshme të
plaçkitur dhe të shfrytëzuar si në kohë okupimi gjenocidal, ashtu edhe në kohë
paqeje të hekurt.
* * *
Të gjithë ata spekulues të “filozofisë politike” dhe të injorimit të së drejtës
historike kombëtare dhe ndërkombëtare, që në forma të ndryshme po orvaten ta mbrojnë
formulën “ pavarësi e kushtëzuar” të Besnik Mustafajt, s’ka dyshim se vërtet janë të
kushtëzuar dhe të kufizuar psikopatologjikisht si në aspektin etik profesional,
ashtu edhe në atë politik e kombëtar shqiptar, sepse as në kuptimin doktrinar, as në
atë praktik, nuk kanë dëshmuar me asnjë argument të vlefshëm, se teza e theksuar e
“diplomacisë së kungullit” mbështetet të paktën në një segment të fundamentit të
qëndrueshëm juridiko-kushtetues, histgorik, demokratik dhe kombëtar. Mirëpo, kanë
dëshmuar të kundërtën: tendencën, simpatinë, subjektivizmin, anësinë, interesin e
egos indivduale, grupore, partiake, mahallore a ndërfqinjësore serbosllave, duke u
rreshtuar në favor të interesave të tyre komplementare, që gërshetohen në formën më
sublime të të gjithë negativizmave të formulës antikombëtare/pavarësi e kushtëzuar”
të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, përkatësisht të qeverisë
së Sali Berishës, i cili, prapë, (sikurse në vitin 1997 me rastin e mbrojtjes së
keqes, së quajtur Aleksandër Meksi, ish-kryeministër, ia vuri flakën Shqipërisë)
në rolin e kryeministrit doli në anën e mbrojtjes së “fatkeqësisë elementare”,
të quajtur Besnik Mustafaj. Ky qëndrim “i papërpunuar” kombëtarisht dhe
diplomatikisht do të ndikojë negativisht në “mbijetesën” e mëtejme të qeverisë
së Sali Berishës, sepse pa asnjë arsye, është rreshtuar në anën e gabuar të
diplomacisë së kungullit të papjekur demokratik, cili brenda një kohe shumë të
shkurtër, do të “pjeket” në favor të politikës së opozitës dhe të oponentëve e
armiqëve të tjerë të pavarësisë së Kosovës.
Konstatim suplementar
Krahas konstatimit se “deklaratat e Mustafajat kanë ngjallurr reagime negative nga
politika e majtë, duke mos e cilësuar si qëndrimin e vërtetë të shtetit shqiptar,
por si një reagim të nxituar dhe personal të Mustafajt”(KJ,5.10.2005), e konsideroj
të vlefshëm edhe këtë pjesë plotësuese të tij: - Jo vetëm politika e majtë, por ka
reaguar e gjithë politika kombëtare shqiptare, duke i hudhur poshtë kategorisht si
antivlera kombëtare të tri deklaratat e “pavarësisë së kushtëzuar” të Besnik
Mustafajt. Në favor të këtij konstatimi, ja një shembull konkret: - autori i këtij
komenti nuk është as majtist, as djethtist, por vetëm një intelektual i pavarur, në
shërbim të përjetshëm të pohimit dhe të mbrojtjes së vërtetës mbi lirinë,
pavarësinë dhe ribashkimin e domosdoshëm të Shqipërisë Etnike. Pra, pa ekuivoke,
është bashkëmendimtar dhe bashkveprimtar i të gjithë atyre, që pa asnjë rezervë e
mbështesin konceptin strategjik të pavarësisë së Kosovës, ashtu siç është
përcaktuar në mënyrë të
ligjshme dhe të drejtë-me referendum (shtator 1991) populli shqiptar i Kosovës,
sepse çelësi kryesor për hapjen e portave të hekurta të shtëpisë
stërgjyshore-Shqipërisë Etnike është pavarësimi i Kosovës nga sundimi kolonial
shekullor i Serbisë së Madhe. Pa realizimin e kësaj aspirate shekullore të të
gjithë shqiptarëve në Ballkan, realisht Shqipëria e përgjysmuar /50%/ nuk do të
ketë fatin që të integrohet në “familjen evropiane” të quajtur: “Bashkimi
Evropian”(BE), pavarësisht nga dëshira e drejtuesve të saj, si dhe nga premtimet
boshe të BE-së, se “ Në vitin 2014, Shqipëria do të integrohet në Bashkimin
Evropian”? Ndoshta? – Pasi t’ i ketë plotësuar “standardet
serbosllave-evropiane”=”pavarësinë e kushtëzuar” për Kosovën të diplomacisë së
kungullit të qeverisë së Sali Berishës, që edhe në shekullin XXI, ta heshtë me çdo
kusht problemin e pazgjidhur kombëtar shqiptar në Ballkan. Ndryshe, nga “bërthama”
e integralistëve dhe e eurokratëve, do të konsiderohej si “
fajtor-destabilizues kryesor” i paqes dhe i sigurisë në rajon.
Duhet të mbajmë parasysh faktin se mbrojtja e interesit nacional gjithshqiptar nuk
është pronë, as kapital e asnjë nidividi (qoftë edhe insitut i autrizuar dhe me
kompetencë shtetë shtetërore ai). Së këndejmi, as i Sali Berishë, as i Besnik
Mustafajt, as pronë monoplizuese e asnjë partie, e asnjë lëvizjeje, e asnjë
organizate, e asnjë asnjë ideologjie , e asnjë politike qoftë majtiste, qoftë
djathtiste, por është çështje e shenjtë madhore e gjithë kombin shqiptar pa dallim
feje, krahine, ngjyrash partiake, ideologjike dhe politike. Prandaj, në rastin
konkret, kur është fjala për “pavarësinë e kushtëzuar” të Besnik Bustafajt, kanë
të drejtë dhe për detyrë kombëtare, politike e diplomatike, ta kritikojnë pa
dallim, të gjithë shqiptarët (pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pozitë,
opozitë, të varur a të pavarur etj.), që e duan dhe janë të gatshëm të flijojnë për
pavarësinësinë e plotë të Kosovës, si krahinë e pashkëputshme e territorit
indigjen e Shqipërisë Etnike. Tanimë,
kanë përfundua “kohërat e arta” të ideologjizimit, të konfrontimit dhe të
instrumentalizimit të popullit shqiptar, që të vetëpërçahet dhe të vetëvritet për
interesa të armiqve të tij shekullorë serbosllavë ( si metoda të rrezikshme dhe
armë më të fuqishme armiqësore për përçarjen dhe për shfarosjen e shqiptarëve në
shekuj) si në Kosovë, ashtu edhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike (
pavarësisht nga problemet e shumta dhe nga realitetet ekzistuese dhe shqetësuese në
terren). Tanimë ka vdekur përgjithmonë parulla armiqësore antishqiptare: “majtas,
djathtas, prapa, anash, pas shpine, në pusi, në pabesi” në kurriz të pavarësisë së
Kosovës-Shqipërisë Etnike. Me një fjalë, parullat dhe formulat e tilla demagogjike
dhe propagandistike krejt proserbe si kjo e Besnik Mustafajt “pavarësi e
kushtëzuar”, në asnjë formë nuk duhet të vijnë në shprehje në negociatat e
ardhshme për Kosovën, sepse ato janë “varri më i natyrshëm” kolonial i pavarësisë
së Kosovës, si dhe i pjesëve të
tjera të Shqipërisë Etnike.
Konstatimi i prerë dhe arbitrar i Besnik Mustafajt, është riprodhuar katër herë
radhazi për opinionin publik në këtë formë : “Pavarësia e kushtëzuar është zgjidhja
e vetme për të garantuar stabilitetin e Kosovës, dhe më gjerë ”(Koha
Jonë,5.10.2005).Ky konkluzion përputhet plotësisht me zgjidhjen politike
serbo-evropiane-antipavarësi të plotë Kosovës, që është në kundërshtim me të drejtën
historike, sepse Kosova është krahinë autoktone e Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë,
as e Malit të Zi. Gjithashtu, është në kolizion me të drejtën ndërkombëtare, sepse
Kosovës i mohon të drejtën e vetëvendosjes së saj mbi truallin dhe mbi popullësinë
e saj etnike shqiptare.
Duke qenë se deri në këto çaste qeveria shqiptare, as presidenti i Shqipërisë,
Alfred Mosiu nuk e kanë kundërshtuar draftin “pavarësi e kushtëzuar” për Kosovën të
ministrit të tyre të Jashtëm, Besnik Mustafaj, kjo do të thotë qartë se politika
zyrtare e Shqipërisë, që tani (“pjellë e parakohshme” e diplomacisë së kungullit)
është deklaruar botërisht se jo vetëm e mbron autonominë e kushtëzuar për Kosovën,
të propozuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK), që në vitin 2002, por edhe e
ka cilësuar si “instrumentin më të përshtatshëm juridiko-kushtetues dhe politik” për
arritjen e kompromisit të trupshëm antishqiptar me Serbinë kolonialiste dhe me
partnerët e saj evro-ndërkombëtarë. Ky qëndrim absurd dhe i papërgjegjshëm i
politikës zyrtare të qeverisë së Sali Berishës, i ka zhgënjyerë dhe indinjuar jo
vetëm qarqet politike shqiptare në Kosovë, por edhe e ka “zënë në gjumë” dhe e ka
zhbalancuar edhe ekuilibrin e marrëdhënieve diplomatike të Amerikës, të Bashkimit
Evropian, të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit
Evropian, të Aleancës së Atlantikut Verior /NATO/ etj., sepse asnjëri nga këta
faktorë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë mundur të prognozojnë
paraprakisht, që pa e testuar fare diplomacinë shqiptare të Tiranës, se të gjithë
mund të jenë “fitues të barabartë të llotarisë” së diplomacisë së kungullit,
përkatësisht të Republikës së Shqipërisë në kurriz të pavarësisë dhe të së drejtës
së vetëvendosjes së Kosovës si shtet sovran me atribute të vlefshme të
subjektivitet juridiko-ndërkombëtar.
Edhe pse askush nga aktorët kyç të bashkësisë ndërkombëtare (Amerika, OKB, OSBE,
NATO, BE , Grupi i Kontaktit), të involvuar në zgjidhjen e konfliktit ndërkombëtar
të Kosovës nuk kanë kërkuar nga qarqet zyrtare të Shqipërisë, që ajo tani, të
marrë atë “barrë” të rëndë dhe përgjegjësi historike të “pavarësisë së kushtëzuar”,
me qëllim që Kosovës t’i mbyllet goja për pavarësinë e ligjshme dhe të drejtë, para
se të fillojnë negociatat ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të statusit
politiko-juridik e kushtetues të Kosovës, me këtë potez të gabuar antidiplomatik,
antishqiptar dhe antindërkombëtar, qeveria e Shqipërisë i ka vënë “fait acompli”
pikësëpari Shtetet e Bashkuara të Amerikës (një nga aleatët më lojalë në historinë
e popullit shqiptar), ku deri tani, asnjë nga shtetarët dhe diplomatët e saj nuk
kanë prejudikuar, as sugjeruar në atë “yrrnek” absolutist zhdanovist (qoftë direkt
apo indirekt) të diplomacisë së kungullit të Besnik Mustafajt, se “çelësi i vetëm”
për
zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës, është “pavarësia e kushtëzuar”. Si
rrjedhim, qëndrimi i theksuar i politikës dhe i diplomacisë së Shqipërisë, si
“flamurtare” e mbështjes pa mbulesë të formulës “pavarësi e pakushtëzuar” Kosovës,
pa dyshim do të ndikojë negativisht në politikën strategjike të fuqive evropiane
dhe botërore, të cilat, edhe nëse deri tani kanë qenë të rezervuara (me planet dhe
draftet e tyre strategjike) ndaj pavarësisë së Kosovës, tashmë nuk kanë asnjë
shans, që të jenë gabuar në marrjen e vendimeve të tyre lidhur me statusin e
Kosovës, sepse diplomacia e kungullit të Besnik Mustafajt, përkatësisht e Sali
Berishës ua ka “hapur sytë me gisht”, se ato nuk kanë fare nevojë që të
“kacafyten” dhe të “zihen” mes tyre “ për një Kosovë të vogël”, duke kërkuar
formulën më të drejtë dhe më të arsyeshme për zgjidhjen e fatit të saj historik,
ngaqë Besnik Mustafaj me “formulën e tij” antipavarësi, “tanimë e ka zgjidhur
problemin kolonial” të Kosovës (!?) –
Atëherë, pse edhe Amerika, Grupi i Kontaktit, OKB-ja , BE-ja etj., të mos e kenë
miratuar këtë opcion absurd të diplomacisë qorre të Shqipërisë, i cili vërtet,
është një nga alternativat më të kapshme, dhe me çmimin më të lirë të bashkësisë
ndërkombëtare për arritjen e kompromisit politik me Serbinë e Madhe, por jo,
kursesi, edhe me Kosovën dhe me shqiptarët e Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Pikërisht, këtu qëndron fatalizmi i diploamcisë së kungullit, para se të fillojnë
bisedimet ndërkombëtare për Kosovën, (pa e cenuar, as kushtëzuar askush nga
koniunktura e diplomacisë evro-ndërkombëtare) doli me “teoremën pitagoreske”
serbo-sllave, duke iu apeluar faktorëve relevantë evro-ndërkombëtarë, që Kosovës,
t’ia njohin vetëm “pavarësinë e kushtëzuar”, duke konsideruar “shqiptarisht” dhe
“diplomatikisht” , se kjo “formulë”, do të jetë “faktori mbizotërues” për
“garantimin e pavarësisë së nesërme” të Kosovës, si dhe të “paqes dhe të sigurisë”
në Ballkan?! – Përkundrazi, Amerika,
as aleatët e saj lojalë të interesave të saj startegjike në Ballkan, nuk do të
duhej të merrnin parasyshë mesazhin antishqiptar dhe antiamerikan të diplomacisë
së kungullit, me qëllim që në bisedimet e ardhshme Kosovës t’ia imponojnë
“pavarësinë e kushtëzuar”, sepse kjo do të ishte vetëm në interes afatgjatë të
strategjisë dhe të gjeopolitikës kolonialiste të Serbisë së Madhe, përkatësisht
të qendërsimit dhe të ringjalljes së
sferës së interesit tradicional të Rusisë dhe aleatëve të saj sllavë dhe prosllavë
në dimensione ballkanike dhe evropiane.
Antidiplomacia e Tiranës në diskurs, edhe me diplomacinë realiste
të Kofi Annanit (!)
S’ka dyshim se, strategjia dhe taktika e diplomacisë së kungullit të Besnik
Mustafajt, e përfaqësuar dhe e mbështetur zyrtarisht edhe nga kryeministri i
qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, përpos interesit nacional gjithëshqiptar,
është në diskurs flagrant edhe me diplomacinë reraliste të Sekretarit të
Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili të premtën, më 7 tetor 2005 në
prononcimin e tij zyrtar lidhur me miratimin e raportit vlerësues të emisarit të tij
special për Kosovën, Kai Aide, nuk sugjeroi, as nuk prejudikoi kurrfarë
“zigjidhjeje kushtëzuese” për Kosovën sikurse ministri i Jashtëm i Shqipërisë,
Besnik Mustafaj, se Kosovës duhet t’i vihet “vetëm shajkaqa kolonizuese e
pavarësisë së kushtëzuar”, por në mënyrë krejtësisht të natyrshme diplomatike dhe,
krejtësisht në diskurs me diplomacinë absolute e kungullit, para masmediave në
Bernë, deklaroi se: “ Unë nuk mund të them se çfarë do të jetë rezultati
përfundimtar, por çështja e pavarësisë dhe çështja e autonomisë,
tanimë janë në tryezë, të cilat ne do t’i shqyrtojmë me Beogradin dhe me
Prishtinën.” (Internationl Herald Tribune,October 8-9, 2005,p.3). Ja, pra,
përmbajtja e këtij konkluzioni të Kofi Annanit, është plotësisht me bazë të
dialektikës së diplomacisë së mirëfilltë, sepse përjashton çdo formë tendencioze të
ndërhyrjes së sojit të “besnikëve” për të spekuluar me “teorinë politike të lojës”
në llogari të “deshifrimit të saktë” të diplomacisë realsite të Kofi Annanit. Të
shprehemi më thjesht(për ta kuptuar më lehtë autori i diplomacisë së kungullit),
Kofi Annani përmes deklaratës së tij zyrtare, në asnjë fjalë të saj nuk ka
propozuar, as nuk ka sugjeruar se Kosovës, duhet t’i imponohet me çdo kusht
ndonjë a për më tepër “pavarësi e kushtëzuar”, sikurse është deklaruar katër (4)
herë radhazi, “kryediplomati” shqiptar, Besnik Mustafaj, por vetëm se e ka
paraqitur gjendjen faktike të opcioneve të theksuara, të cilat presin në tavolinën
e tij për t’u diskutuar me t’u hapur negociatat
e ardhshme ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Ndërkaq, diplomacia e kungullit e Besnik Mustafajt, e shfaqur në “katër akte” në
formë diktati dhe “urdhëri të prerë”, se Kosova, duhet “të shpërblehet vetëm
pavarësinë e kushtëzuar” si “garant” për ardhmërinë e “stabilitetit të Kosovës dhe
të Ballkanit”, nuk përbëhet nga asnjë elementet i diplomacisë së mirëfilltë, por
më tepër i gjason “diplomacisë urdhëruese” dhe të “padiskutueshme” të
lidershipëve të regjimeve totalitare dhe diktatoriale të kohës së komunizimit
revizionist (40-vejçar) të Nikita S. Hrushçovit, të Nikolla Çausheskut, të Todor
Zhivkovit, të Eduard Gierek-ut, të Josip B. Titos, të Janosh Kadarit...,etj. Për
këtë arsye, “diplomacia e kungullit”, duhet të eliminohet sa më parë të jetë e
mundur nga skena politike kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse paraqet rrezik
potencial jo vetëm për demokracinë, stabilitetin, sigurinë, paqen në hapësirat e
Shqipërisë Etnike, por edhe për inetresat
strategjike aftagjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Besnik
Mustafaj, duke e mbrojtur me vetëdije opcionin “pavarësi e kushtëzuar”, ai me
këtë opcion antipavarësi Kosovës direkt dhe indirekt i jep të drejtë politikës dhe
diplomacisë kolonizatore të Serbisë, që të mos heq dorë definitivisht nga “ e
drejta historike e saj” mbi Kosovën si plaçkë koloniale 100-vjeçare të saj.
Fundja, si diplomacia e kungullit e Besnik Mustafajt, ashtu edhe e atyre
eksponentëtve të saj, që po veprojnë hapur “besnikqe” apo në hije dhe në
prapavijë, të rreshtuar në anë të ndryshme të barrikadës, duhet ta kenë të qartë se
Kosova, nuk është biznes, as firmë private individuale, grupore, klanore, partiake,
as krahinariste e sektariste e diplomacisë së kungullit, të drejtuar verbërisht dhe
antikombëtarisht nga Besnik Mustafaj, as e Serbisë gjenocidale të Slobodan
Milosheviqit, por është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike. Pra, për të mos krijuar
dilema të panevojshme dhe mjegulla të padavaritura (që synim të fundit kanë
gllabërimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, si dhe të trojeve të tjera etnike
shqiptare) për opinionin publik kombëtar shqiptar, “standardi diplomatik” proserb:
“pavarësi e kushtëzuar”, duhet të denoncohet nga i gjithë spektri politik,
përkatësisht nga mbarë kombi shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë
Kosovës-Shqipërisë Etnike.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.