Tregim
Fadil SHYTI
MEDITIMET JETËSORE TË BESNIK SHQIPËRISË
Besniku, as vet se kuptoi sa shpejt kishte arritur në rrugëtimin e tij herak kur
papritur u gjend përballë valëve të detit i cili po e puthte qetësisht ditën
vjeshtore nën rrezet e diellit shkëlqyes, ashtu si një djalë kur e puthë ngadalë por
me afsh, një cucë e cila veçse ka filluar t´i ndiej ëmbëlsisht puthjet e para
djaloshare.
Era e këndshme freskuese ia shpupuriste flokët, ia freskoi ballin; si sokol i hapi
krahët sepse e ndjeu një kënaqësi të pakufishme duke shijuar bukurinë e paskajshme
detare, leshterikët e kuq kishin shpërthyer si idetë e tij, ato ia shtonin bukurinë
edhe më fort atyre brigjeve shkëmbore...
Valëmiret e bardha detare ia zgjuan fuqishëm imagjinatën, shpirtërisht e ndjeu se
këto gjasojnë me simbolin tonë kombëtar, qeleshen.
Besnikut, i dukej sikur ato dhjetëra, qindra e mijëra valë me shtëllunga bardhësie
po krijonin një horizont jetësor sikur dhjetëra, qindra dhe mijëra shqiptarë,
shkonin krenarë në një marshim proteste, që kanë hyrë në përpjekëje për të ecur
përpara në histori...
Natyrisht, e përforcoi mendimin:
mos vallë jeta jonë i gjason rrokullisjes së këtij rrëmbimi valë-valë, si deti që
kurrë s´ndalet, si deti që kurrë s´ka qetësi.
Meditimet iu shtuan habitshëm, kur e shiqoi veten në pasqyrë, kur e pa se flokët
kishin filluar t´i gjasonin me ato valëmiret e bardha, këto kishin marrë ngjyrën e
tyre, sigurisht nga mendimet e trazuara jetësore, nga idetë vorbulluese për të ecur
përpara në histori...
Kjo, vrershëm e shqetësoi përkohësisht kur mendoi: mos vallë paskam lindur shumë
vite më heret, për faktin se kishte hequr të zitë e ullirit duke ia zhvatur jetës
vitet më të bukura rinore në robëri...
Vetëtimëthi e ndjeu një kënaqësi, që kjo kohë s´i kishte ikur duke bërë sehirë, por
ishte përfytur krenarisht me këtë të keqe të madhe që i kishte rënë mbi kokë kombit
të tij dhe kudo çoftë njerëzimit...
Flokët, më paskan marrë ngjyrën e valëbardhave, sigurisht dhe nga hapërimet
rrugëgjata në mërgim - kjo e paska përshpejtuar ca më tepër këtë ngjyrosje realiteti
- mendoi.
Por, njëkohësisht i erdhi keq që vitet e rinisë nuk i kishte shijuar ashtu siç e
merton një i ri, sepse e përjetoi thellë në shpirt një kohë të pakohë kur
kolonizatorë dhe puthadorë të tyre shqipfolës, duke e burgosur e persekutuar kësaj
rinie ia kishin bërë jetën ferr.
Konstatoi me të drejtë se këta xhelatë e piratë ndjenjash e fatesh njerëzore, e
kishin penguar të ecën rrjedhshëm, qetësisht, lumturisht jeta e brezit të tij dhe jo
vetëm e tij...
E trishtoi fakti gjithashtu, sepse krajatave të tilla jetësore ende s´po u shihet
fundi në horizont!
Sa të rinj e të reja e pësuan dhe po e pësojnë ende golgotën jetësore, nga
prapakthimet tona kombëtare në histori....
Sa dashuri të lindura dhe ato që do të shkëlqenin u mbytën, pa u shijuar nga rinia
shqiptare.
Toka jonë në shekuj u vadit me djersë e gjak!...
Besnik Shqipërisë i erdhi keq, që nga këto vorbulla ka humbur shumë nga ato që mund
t´ia ofronte jeta në liri, por jo vetëm kaq; kështu kanë humbur brezi i tij dhe
brezni të tëra...
I erdhi keq se nuk e shijoi natyrshëm dashurinë e parë, për fajet e shumë këtyre
prapakthimeve jetësore.
Ndjenjat trishtuese e rrëmbyen kur iu kujtua ajo që aq shumë e dashuroi dikur!
Tani, se kishte pranë atë cucë të bardhë si copë qiellore, gazmore si vet rrezja e
diellit, e afërt dhe pjellore si toka vet...
Sa keq, që mendoi gabim:
...tani, se kishte pranë!!!
E vërteta qe se nuk e kishte pranë vetëm pjesërisht:
se kishte pranë vetëm fizikisht, por e kishte thellë në gjirin e tij vullkan, që i
shpërthente dikur nga epshet rinore...
Ashtu, vetëm kujtimet për të sikur e rinuan, i erdhën imagjinativisht fytyra e saj,
flokët e saj, duart e saj aq afër sa iu duk se i shijoi si ta kishte pranë,
instiktivisht, shpirtërisht iu bë sikur e përqafoi!...
Ku dihet ku gjendej ajo në ato çaste, por ah sikur ta dinte edhe ajo, se folenë e
kishte tani në zemrën e Besnikut.
Ah, sikur ta kishin sjlellur aty aq shpejt anijet e botës, ashtu siç lundrojnë në
mendjen njerëzore, anijet e mendimeve...
Sa kapriçioze dhe sa e pamëshirë është jeta - mendoi!...
...Dhe, për më tepër, sa mrekulli e bukur është, që të gjithë duan ta shijojnë sa më
gjatë, ashtu të larmishme, sepse ëmbëlsia e saj i tejkalon, i mundë të gjitha
barrierat e saj marroqe dhe idhnake...
Atij, s´iu kujtua vetëm ajo, për iu kujtuan shumë nga ato cuca që dikur u "trokiste"
në ndjenjat rinore për të ecur përpara në dashuri...
Por, ato për shumë arsye nuk iu kishin çasur derisa e takoi shoqen që e lidhi fort
fatin jetësor me të, e lidhi dashurinë si një margaritar në trup dhe se shkeli
kurrën e kurrës, dashuria e parë shkëlqen si vesa, përvlon si zjarri, ndërsa
dashuria e dytë paska mundësi të të ngrohë përjetësisht si rrezet diellore...
Këtë, dikur se kishte besuar djaloshi që dashuronte me aq epsh.
Por, ja që mësuesja jetë, paska leksione të mëdha...
Duke medituar për të gjitha këto, iu kujtuan ca vargje që i kishte shkruar mbi një
gur i mbuluar me drunj të gjelbëruar, ca kohë më parë tek shëtiste gjatë një
mbrëmjeje në mërgim:
Bilbil i çmendur
Fat i hidhur nëpër botë,
Si bilbil po më ngarend,
Larg teje o atdhe,
Herë-herë po më çmend!...
Vazhdimin e këtyre vargjeve e ndërpreu idhshëm ushtima e detit i cili sikur e ftoi
për QËNDRESË:
mos u ligshto o mërgimtar, qëndro o shqiptar!
Pastaj, sikur i mërmëritën fjalët detare, që i thoshte:
mos harro se i përket atij kombi, që për simbol e keni qeleshen e bardhë e cila
gjason me këto valët e mia, prandaj edhe ju sikur unë, që rritem e jetoi me valë, ju
jetoni dhe zbukuroheni me qeleshet, që ua la amanet historia...
Jo vetëm kaq, ju jetoni me qëndresën, të dashurën e plisit në kokë, prandaj keni
ecur tutje përpara në histori...
Bile, ju i keni bartur të dyja këto në kokë, ashtu sikur ajo dhe ay, janë dashuruar
përjetësisht; them kështu, sepse qëndresën e keni çelikosur thellë në tru, ndërsa
plisin e keni identifikim shekullor në kokë.
Ah, sa ua kam lakmi se racë e lashtë dhe e re jeni ju shqiptarët!
Pastaj, ju e keni vënë në flamurin tuaj shqiponjën dykrenore e cila më shumë se
gjithçka ia shton bukurinë madhështore sipërfaqes sime, kur ajo i rrahë krahët e saj
të frikshëm...
Prandaj, jo rrallë herë ju shqiptarët i keni gjasuar dhe i gjasoni asaj: sulmoni
fuqishëm dhe në kohën e duhur, kur të huajt okupatorë tentojnë t´jua grabisin trojet
tuaja, kur ata përpiqeshin dhe përpiqen t´ua tjetërsojnë, t´ua mbysin gjenin
tuaj!...
Prandaj, Besnikut iu kujtuan sërish ca vargje që dikur ia kishte kushtuar qeleshes,
vetvetiu i erdhën nëpër buzë dhe filloj t´i këndoj:
Plisit
Shekujve, me besë e qëndresë jetuam,
Armiqësi e tradhti sfiduam, qëlluam!
Ditëve shoh me rrezet e diellit,
Netëve historike me rrezet e plisit!
Por jo vetëm kaq, në vërshimën detare ende vinte zëri i fuqishëm i mikut, detit
skandinavik i cili i thoshte:
ty dhe kombi yt duhet të qëndroni stoik si unë valëmiri dhe valëtrazuari, se fundi i
fundit ju vetë jeni përcaktuar në rrugën e qëndresës, nuk keni dashur të mbyteni në
batakun e durim turpit, që u futën ata që ishin vëllazëruar e pajtuar me turpin dhe
okupatorët!...
Pastaj ne nuk jemi vetëm!
Aleatët e mi besnikë janë kurdoherë, përrockat, lumejtë, liqejtë, dihet se kur
bashkohen këto tek unë, unë rritem, pastaj me vëllezërit e mi detarë krijojmë
oqeanet!
Ndërsa, ju i keni aleate besnike idealet tuaja çlirimtare, i keni besnikë dhe
besnike rrjeshtorët në rrugën e lirisë, të cilët ju i quani ushtarë dhe ushtare,
këtyre pastaj u vijnë në ndihmë popujt liridashës, që edhe ju një ditë ta gëzoni
lirinë, ribashkimin dhe përparimin e vendit tuaj të shqiponjave, Shqipërisë Reale.
Nga këto meditime Besnik Shqipëria, sikur kishte jetuar një shekull, i dukej se
malet përreth sikur krenoheshin që e kishin dëgjuar dialogun shpirtëror të
mërgimtarit me detin, dielli sikur po qeshej nga kjo kthjellëtësi idealesh
natyrore-njerëzore!
Nga mospërfillja e mërgimtarit ndaj stuhive jetësore, nga mospërfillja e stuhive
detare që deti dhe ay i marrin krejt të natyrshme!...
Nga stuhitë deti bëhet më madhështor!
Nga stuhitë shqiptari bëhet i fortë, si rrapi shekullor...
Nga stuhitë bëhet më i fortë dhe një ditë mesiguri edhe më i lirë!...
Prandaj përfundimisht, Besnik Shqipëria konstatoi:
Jeta, jetohet krenarisht në stuhi, drejt horizonteve të reja jetësore dhe historike...
Suedi, 12.10.2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.