NISMA E Z.PETERSEN PËR KRIJIMIN E NJËFARË FORUMI JOFORMAL, E
NISMA E Z.PETERSEN PËR KRIJIMIN E NJËFARË FORUMI JOFORMAL, EDHE NJË
EKSPERIMENT ME SHQIPTARËT
Shkruan: Sejdi Veseli
Siç mund të mësohet nga mjetet e komunikimit masiv, Lartmadhëria e tij,
Protektori i Kosovës, z. Petersen, me 29 prill 2005, i tuboi të
përzgjedhurit e tij, Kryetarin Rugova, Kryeministrin Kosumi dhe drejtuesit
kryesor të partive më të mëdha politike, LDK, PDK, AAK, me të cilët edhe e
mbajti një takim “pune”.
Është për t’u “çuditur”, se përkundër faktit, se rëndësia e çështjes e cila
u diskutua gjatë këtij takimi ishte shumë serioze, pse nuk u ftuan edhe
përfaqësuesit e partive tjera parlamentare, përfshirë këtu edhe ato të
minoritarëve.
Në këtë takim, para të përzgjedhurve të tij, z. Petersen shpalosi edhe një
ide, jo vetëm taze por shumë serioze, e cila me siguri është e hartuar nga
çarqe të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat qëndrojnë prapa tij. Fjala
ishte për krijimin e njëfarë forumi jo formal, por “jo” vendim-marrës, në
lidhje me zgjidhjen e çështjeve më madhore të cilat kanë të bëjnë me të
ardhmen e Kosovës, siç janë: implementimi i standardeve, decentralizimi dhe
përgatitja e bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës!
Nuk ka vend për të besuar, se një njeri me një përvojë të madhe diplomatike
dhe juridike, siç është z. Petersen dhe ata të cilët qëndrojnë prapa kësaj
ideje për krijimin e një forumi të tillë, nuk e paskan të njohur, se ngritja
e një mekanizmi të kësaj rëndësie, duhet të jetë produkt i një debati të
përgatitur mirë dhe të gjithanshëm të Parlamentit!
Me siguri, çarqet të cilat qëndrojnë prapa kësaj ideje duhet ta kenë të
qartë, se asnjë organ i krijuar ad hoc, si t’i teket dikujt, nuk mund t’i
zëvendësojë institucionet e krijuara në bazë të votës së lirë të zgjedhësve
të një vendi, pra edhe të Kosovës!
Në rastin e Kosovës, asnjë organ i ngritur skutave dhe nga kush do qoftë,
qoftë edhe nga ana e UNMIK-ut, jashtë normave të përshkruara në Rezolutën
famoze 1244 të KS të OKB-së dhe të ashtuquajturës Kornizë Kushtetuese, nuk
mund të konsiderohet ndryshe, pos ilegjitim, ngase në mënyrën më flagrante
do të përdhosej verdikti i popullit! Aq më tepër, nëse është bërë ngritja e
këtyre organeve duke anashkaluar IPVQ-të, të ndërtuara në bazë të
rezultateve të të ashtuquajturave zgjedhje, të cilat nga vetë UNMIK-u,
OSBE-ja dhe të gjitha institucionet më relevante ndërkombëtare, janë të
pranuara si të lira dhe demokratike.
Por, “Çka duket për diell, kallauz nuk do” thotë populli!
Edhe ky marifet i z.Petersen nuk është asgjë tjetër, pos edhe një
mospërfillje deri në përdhosje, jo vetëm të afro 52 përqindëshit të
qytetarëve të cilët dolën në farsën zgjedhore 2004, por edhe ndaj popullit
të Kosovës në përgjithësi. Shkurt, ky marifet i z.Petersen nuk mund të
cilësohet ndryshe, pos si edhe një eksperiment i gjykuar për dështim të
turpshëm, ngase lenë vend për të dyshuar me bazë, se prapavija e tij është
shumë e rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Pse kjo sjellje prej autokrati e z.Petersen paska prapavijë shumë të
rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, parashtrohet pyetja?
Përgjigja është shumë e thjeshtë.
Mund të dyshohet me bazë, se duke u shërbye me sjelljen e tij prej
autokrati, ka për qëllim realizimin në shpejtësi të direktivave ultimative,
të cilat ju kanë parashtruar nga çarqet proserbe, për rikrijimin e njëfarë
forumi joformal, të ngjashëm me atë të vitit 1945 i cili në Mbledhjen
famëkeqe të Prizrenit, Kosovës të porsa çliruar nga okupimi nazifashist dhe
Serbia, duke përdhosur vendimet e Bujanit ia rivuri rreth qafës lakun
serbijan!
“Garancive” të z. Petersen, se ky farë forumi joformal “nuk do të jetë
zëvendësim për institucionet demokratike”, nuk duhet t’u besohet, sepse po
të ishte vërtetë ashtu, këtë ide do ta shpaloste para deputetëve të
Parlamentit të Kosovës.
Nuk e besoj, se nuk e ka të qartë, juristi dhe diplomati Petersen, se vetëm
me votën e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, mund të formohet një forum
i tillë, të përzgjidhen dhe të vishen me kompetenca anëtarët e tij.
Nuk do të jetë ndonjë befasi, nëse edhe kjo nismë e z.Petersen, do të
mbështetet nga servilet e tij vendor të votuar nga populli. Po ndodhi
kështu, atëherë një gjest i tillë i të pa kurrizorëve, do të na e përkujtojë
një epokë të rëndë, gjysmën e dytë të viteve të 80-ta, kur u gjymtua
Kushtetuta e Kosovës. Siç dihet, aso kohe servilët shqipfolës, në shërbim të
përmbushjes se detyrave të cilat ua kishte parashtruar Beogradi, e mashtruan
popullin duke i dhënë garanci të “qëndrueshme” dhe të “argumentuara” me
rrena të sajuara me mjeshtërinë e tradhtarit, se gjoja me ndërrimet e disa
neneve të Kushtetutës së vitit 1974, Kosova nuk do të humbas asgjë.
Pasojat dihen!
Ato i kushtuan popullit, lumenj gjaku dhe sakrifica sublime!
Nëse mbështet kjo nisëm e z. Petersen nga të përzgjedhurit shqiptar, atëherë
s’kemi si mos ta pranojmë një të vërtet të hidhur, se latuesit ndërkombëtar
edhe kësaj radhe paskan arritur, se bishtin e sëpatës së tyre me të cilën do
t’i krasitin edhe njëherë të drejtat tona legjitime, nuk e paskan nxjerrë
nga mali i huaj, por nga ai i joni!
Kjo ide e shpalosur nga z.Petersen, nxjerr në shesh një të vërtetë të
hidhur, se si të ashtuquajturat zgjedhje të lira dhe demokratike, ashtu dhe
institucionet të cilat dolën prej tyre, nuk mund të konsiderohen ndryshe,
pos si vazhdimësi e mashtrimeve të cilat iu bënë popullit tonë të
shumëvuajtur, nga “aleatët” e tij, të cilët i priti si shpëtimtar, me lule
dhe me dorë në zemër.
“Të huajit në vatër as mos i beso, as mos i jep besë”, këshillonte Idriz
Seferi, para tetëdhjetë e sa vjetëve. (Sh.Braha, “Idriz Seferi”, Tiranë,
1981, fq.222)
Për fat tonin të keq, as këtë këshillë të urtë të Heroit tonë nuk e
përfillëm, andaj jemi ku jemi!
Edhe ky marifet i shpalosur nga Protektori Petersen, nuk është tjetër, pos
edhe një nismë e qarqeve të dëshmuara për miqësi tradicionale ndaj dobiçit
të gjyshërve dhe prindërve të tyre, i cili ishte sajuar prej tyre në tri
qendra evropiane, në Berlin në vitin 1878, në Londër në vitin 1913 dhe në
Versajë në vitet 1919-1920, kur në mënyrën më brutale u shkel parimi i të
drejtës së popujve për vetëvendosje!
Ky karrem antishqiptar mund të blihet, vetëm nga disa të veshur si zotërinj,
të cilët janë mësuar ta përdhosin votën e popullit, duke i lidhur gomarët e
tyre, vetëm aty ku thotë zotëria, por do të binden shumë shpejt, se kësaj
radhe i kanë bërë hesapet pa hanxhiun!
Me siguri, ky marifet i sajuar nga mendësia prosllave e Evropës Plakë, për
popullin shqiptar është shenjë alarmi, se është momenti fundit për t’u
këndellë dhe për të reaguar në përputhje me mësimet e nxjerrura nga e
kaluara e tij, plotë vuajtje dhe lavdi!
Andaj, është në të mirën e të gjithë atyre, nëse nuk është bërë tepër vonë,
që t’ia vejnë gishtin kokës së tyre të trullosur nga ambiciet e sëmura
meskine, sepse do ta detyrojnë popullin, jo vetëm që t’i mallkojë për
bukëshkalësinë e tyre ndaj besimit të tij, por edhe t’i autorizojë djemtë
dhe vashat e tij besnike, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme,
për t’i dalur zot Atëmemëdheut!
Si sajuesit e marifeteve të tilla, ashtu dhe servilet e tyre vendor, duhet
ta kuptojnë përfundimisht, se djemtë dhe vashat besnike të këtij populli, do
t’i ripërgjigjen thirrjes së popullit që i lindi, pa marrë parasysh se ende
nuk i kanë shëruar përfundimisht plagët, nga kundërvënia e vendosur ndaj
veprimeve gjenocidale të Serbisë fashiste dhe, me vendosmërinë përkatëse do
t’u dalin përballë rreziqeve të cilat po i kanosen të sotmes dhe të ardhmes
së popullit!
Prishtinë, me 01.05.2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.