Kai Eide kundër vullnetit të popullit të Kosovës

Shkëlzen Gashi
Në letrën që Kofi Annan, sekretar i përgjithshëm i OKB-së, ia ka dërguar
kryetarit të Këshillit të Sigurimit, Mihnea Ioan Motoc, ndër të tjera,
thotë: siç e dini, unë e kam emëruar ambasadorin Kai Eide emisar timin të
posaçëm për të kryer një raport gjithpërfshirës të gjendjes në Kosovë
(Serbi dhe Mal i Zi). Pra, sipas Annanit, Kosova është pjesë e Serbisë dhe
Malit të Zi. Por, jo vetëm kaq. Më tutje ai thotë se qëllimi i këtij
raporti ishte për të vlerësuar nëse ka kushte për të hyrë në një proces
politik të disenjuar për ta caktuar statusin e ardhshëm të Kosovës, në
përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rrjedhimisht, sipas Annanit, Kosova jo vetëm që është pjesë e Serbisë dhe
Malit të Zi, por edhe duhet të mbetet e tillë sepse Annan po propozon që
statusi i ardhshëm të jetë në përputhje me Rezolutën 1244.
Përshkrimi i punës i të dërguarit të posaçëm të sekretarit të
përgjithshëm, Kai Eide, është që të shqyrtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse
gjendjen në Kosovë në kontekst të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit
të OKB-së. Kështu që, raporti s’mund të jetë në shpërputhje me përshkrimin
e punës. Në vijim të kësaj, që në fillim të raportit të tij, Eide thotë se
konsideratat dhe rekomandimet e mëposhtme paraqesin gjykimin tim më të
mirë se ku gjendemi dhe se si do të duhej të vazhdonim në përputhje me
Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Pika 34 thotë se Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK-së) gradualisht po merr
detyra të reja dhe që kërkojnë më shumë, përfshirë kontrollin e trazirave
(stërtheksim imi – Sh.G). Kurse pika 40 vërteton se SHPK nuk do të jetë e
pavarur ngase, në bazë të raportit, edhe më tutje do të ketë nevojë për
një prezencë të vazhdueshme të policisë ndërkombëtare me fuqi ekzekutive
në sferat e ndjeshme. Ndërsa pika 25 thotë se TMK (Trupa Mbrojtëse e
Kosovës) ka vazhduar të përmirësohet në përmbushjen e mandatit të saj si
një organizatë civile për emergjencë.
Pika 67 thotë se është me shumë rëndësi që procesi i statusit të ardhshëm
të ndodhë në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është ende prezent në
Kosovë dhe në forcë të mjaftueshme. Rëndësia e pranisë së forcave
ndërkombëtare në Kosovë gjatë definimit të statusit të Kosovës është
indikator se zgjidhja e statusit do të jetë në kundërshtim me vullnetin e
popullit të Kosovës. Ky raport është i dëmshëm për Kosovën dhe i favorshëm
për Serbinë edhe për arsyen se sipas raportit, pos Beogradit dhe
Prishtinës, serbët e Kosovës do të duhet të adresohen gjithashtu si palë
në këtë proces. E, kjo ju mundëson serbëve të Kosovës që të realizojnë
autonominë territoriale në kuadër të Kosovës, e Kosovës autonomi
substanciale në kuadër të Unionit Serbi-Mali i Zi. Edhe pika 72 dëshmon se
ky raport është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës sepse në
këtë pikë thuhet se rezultati përfundimtar i statusit të ardhshëm të
Kosovës duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal. E, dihet mirëfilli se
stabiliteti rajonal sipas Grupit të Kontaktit dhe Këshillit të Sigurimit
të OKB-së ruhet vetëm duke mos u ndryshuar kufijtë shtetëror në Ballkan.
Pika 80 thotë se BE-ja duhet të shqyrojë rritjen e pranisë së saj në
Kosovë me qëllim që të lozë një rol më të madh në procesin e standardeve.
Kur të përcaktohet statusi prej BE-së pritet që të ndërmarrë rol edhe më
të madh - në fushën e policisë dhe drejtësisë. NATO-ja po ashtu duhet të
vazhdojë me praninë e saj thuhet në pikën 81. Ndërkaq, pika 86 thotë se
Kosova megjithatë do të vazhdojë të varet nga një prani e konsiderueshme
ndërkombëtare e stacionuar në Kosovë. Hyrja në procesin e statusit të
ardhshëm nuk nënkupton hyrjen ne fazën e fundit, por në fazën e rradhës së
pranisë ndërkombëtare. Pikat e përmendura në këtë paragraf dëshmojnë mjaft
mirë se Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur dhe sovran.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, në fjalimin e mbajtur më 19 maj
2005 në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës pat thënë se ‘decentralizimi nuk
është koncipuar për të bartur konsekuenca negative territoriale për
Kosovën dhe se nuk do të ketë enklavizim të ri të territorit të komunave’.
Qëllimi i decentralizimit ka qenë dhe është legalizimi i enklavizimit
ekzistues. Legalizimi i të ashtuquajturave ‘struktura paralele’. Se përmes
decentralizimit synohet legalizimi i strukturave paralele vërehet fare
qartë edhe në raportin e Kai Eides përkatësisht në pkën 60 të raportit ku
thuhet se decentralizimi duhet të shqyrtohet seriozisht në një kornizë më
të gjerë, e cila kornizë do të mund të përfshinte një numër komunash të
reja ku në veçanti serbët e Kosovës do të kishin shumicën e theksuar. Kjo,
gjithnjë sipas raportit të Eides, do të mund të parashihte kompetenca të
shtuara për këto komuna në sferat si policia, drejtësia, arsimi, kultura,
media, ekonomia… dhe ky proces do të mund të lejonte lidhje horizontale
midis komunave me shumicë serbe me mundësinë që të shqyrtohen po ashtu
edhe modalitetet për lidhje të posaçme të këtyre komunave me Beogradin.
Është shqetësuese përmbajtja e raportit të Eides. Por edhe më shqetësuese
janë deklaratat e zyrtarëve të IPVQ-ve dhe partive politike. Muhamet
Hamiti, zëdhënës i Presidencës së Kosovës, ka thënë se ‘ka pritur që
raporti të shtronte rrugën për ta përmbyllur çështjen e statusit të
Kosovës, e kjo ka ndodhur dhe kjo ka rëndësi’. Është shumë e vërtetë se me
këtë raport është shtruar rruga për ta përmbyllur çështjen e statusit të
Kosovës, por në përputhje me Rezolutën 1244. Kurse çmeritëse është
deklarata e zëdhënësit të partisë në ‘pushtet’, AAK-së, Ernest Luma, i
cili e ka vlerësuar raportin e Kai Eides ‘si shumë real dhe që do ta çojë
përpara procesin për fillimin e bisedimeve për statusin final të Kosovës.
Për më keq se kaq, ai ka shtuar se të 86 pikat e raportit paraqesin
vullnetin e popullit të Kosovës’.
Ndërsa lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se raporti i Eides është
real dhe i pranueshëm për partinë që e drejton ai. Thaçi edhe është për
raportin e Eides, por edhe është kundër negociatave me Beogradin – nuk
është e rëndësishme që raporti i Eides parasheh negociata me Beogradin.
Thaçi është për negociata me bashkësinë ndërkombëtare për të definuar
modalitetet e bërjes së Kosovës shtet - edhe pse bashkësia ndërkombëtare
është për negociata mes Beogradit dhe Prishtinës dhe pikërisht për këtë do
të emëroj një ndërmjetësues ndërkombëtar, me gjasë Marti Ahtisarin. E
tash, shtrohet pyetja, a ka logjikë që të ketë negociata mes Kosovës dhe
bashkësisë ndërkombëtare, dhe përkitazi me këtë Kosova të formoj grup
negociator, kurse bashkësia ndërkombëtare të emëroj ndërmjetësues?! Thaçi
është kundër decentralizimit dhe është për raportin e Eides – nuk ka
lidhje që ky raport propozon që të intensifikohet procesi i
decentralizimit. Thaçi kundërshton që Kosova të përfaqësohet edhe nga një
delagacion i serbëve të Kosovës në njërën anë, ndërsa në anën tjetër është
për raportin e Eides – ani se ky raport parasheh që serbët e Kosovës të
adresohen gjithashtu si palë në këtë proces. Ka dy mundësi: Thaçi ose s’e
ka lexuar fare raportin e Eides ose është mashtrues i pakundshoq!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.