ITINERARI POLITIK I KOSOVËS

2005-10-03 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

ITINERARI POLITIK I KOSOVËS

nga Bekim Rexhepi

Ngushëllohemi, akoma me faktin se jemi euforik, por harrojmë se euforia - si veti e papjekurisë politike është fenomen që mund të ngjajë kudo. Për këtë veti tani më nuk mund ta akuzojmë vetën, pashkëputur dhe te kthehemi ne apati politike dhe te themi se duhet pritur kohë të tjera.
Shpallja e Pavarsisë së Kosovës edhe pse akoma mbetet një realizim jo i plotë, por në këtë nuk mund te anashkalohen edhe zhvillimet e tjera që do të pasojnë me pasë dhe qe me gjasa mund te jenë më te sigurta në arritjen e nivelit të duhur, dhe gjithsesi të përfuqizojnë kënaqin e intresit nacional.
Gjithnjë mund te flasim në kontekstin e zhvillimeve politike dhe integrative të Evropës dhe shteteve qe e duan të hynë në gjirin e saj, duke mos e shmangur në asnjë formë procesin e vështirë që po kalon vet Evropa.
Sa do qe shihet me skeptcizëm e ardhmja e Evropës, edhe e disa vendeve që tashmë kan investuar më shumë në union, ata vetë mbesin me shpresë se ky skepticizëm është i përkohëshëm.
Ngecjet e integrimit dhe mospërparimet e mëtejme te Unionit Evropian, kan pasojat e Luftës në Irak dhe të veprimëve terroriste që tashmë janë identifikuar si grupe të fanatizmit islamik. Mund te themi pa ndonjë alibi se këto zhvillime kanë ndikuar direktë apo edhe terthorazi në zbehjen e procesit politik, ekonomik dhe kulturor te Unionit, por edhe duke mos e anashkaluar edhe mos pozicionimet e saktë dhe te qartë te disa vendeve rrethë këtyre zhvillimeve.
Gjithsesi në këto zhvillime të procesit integrativë të Evropës shihet edhe mungesa dhe ndihma e drejtëpërdrejtë e SHBA-së, e cila gadi e vetmja është kyqur serjozishtë në qetsimin e vujtjeve në Irak dhe luftimin e te keqës globale të terrorrizmit nderkombëtar, që kësaj radhe është pamungesë identifikimi.
Pa fuqin dhe pa mbështetjen direkte të SHBA-së, tani nuk mund te paramendohet dhe te shpresohet në realizimin e mundshëm te ndonjë procesi të rëndësishëm politik. Mbase edhe këtu mund te mbështetet skepticizmi i procesit politik drejtë Unionit të zgjeruar te Evropës, i cili tashmë është i pajustifikushëm.
Nga kjo gjendje, kaq fluide. mbase edhe ne shqiptaret duhet të tregojmë më shumë vigjilencë politike sepse problemet janë te fokusura në Irak dhe në aktet terroriste. Gjithsesi edhe procesi ynë i pas luftës drejtë Pavarsisë, ka ngarkesa politike qe nganjëherë, vijë edhe papritur sepse objektivat e atyre, që duan te shfrytëzojnë këtë gjendje fluiditeti u'a japin mundësin të jenë herëpasëhere edhe lojalistë të fortë.
Kështu disi po më duket ombrella e problemeve dhe me këto probleme i mbështjellur është procesi politik në Kosovë, i cili herëpasëhere merrë konotacione te padeshirushme. Për një konotacion të padeshirushme duket edhe kyqja es lojalistëve nderkombëtarë dhe solidarë vendor që gjithsesi janë ryshur, jo pa interesa procesit politik, kush më pak e kushë më shumë, të përfitojnë lidershipin e tyre.
Derisa lidershipi ynë, i cili mbase është provuar dhe jo rallë e ka sprovuar, se di, qe pushtetin popullor ta kthe në pushtet të ti, madje dhe te zgjedhur vetëm prej ti, si pushtet që sherben më shumë vetës dhe fisit, por edhe si shumë mashtrusë.
Nga ky këndvështrim mund edhe të shiqohen edhe disa vrojtime që kanë akses më nacional dhe qe nuk përpiqen të shohin atë se çfarë mund të nxjerrë politika pragmatiste, zë që më shumë thrret lidershipi ynë aktual brenda institucionëve kosovare.

Ruajtja e aktit te vetvendosjes

Ruajtaj e aktit të vetëvendosjes në thelb ruan edhe Pavarsin e Kosovës si një realizim (jo i plotë) i mundshëm dhe i domosdoshëm nacional. Nuk mund te lejohet e drejta jonë për vetëvendosje dhe qëllimi i saj si një akt deklarimi demokratik të kthehet në negociata që qojnë dhe e shëndrrojnë këtë proces në kompleks metodash, që mund ti sherbej, vetëm atyre që kanë gatrruar intresat e ngushta politike. Me gatrrime te tilla politike ka edhe tek lojalistët e UNMIK-ut dhe solidaret tanë, vendor politik, që në mënyrë publike po orvaten të nisin negociatat e mundshme edhe me Serbin, që nuk do të duhej te negociohej akti i vetvendosjes politike te Kosoves, sepse dihet që Serbia nuk kishte, nuk pati dhe nuk ka vullnet politik për ta zgjedhur, në dobi të një vetëvendosje politike shqiptare për Kosovën e Pavarur. Këtu janë gatrrimet e këti procesi që e ban edhe jo të besushëm në njëfarë mënyre. lojalistët e UNMIK-ut dhe solidaret tanë, vendor politik, që në mënyrë publike po orvaten të nisin negociatat e mundshme edhe me Serbin, po tentojnë të anulojnë të drejtën normale juridike të së drejtës ndërkombëtare, ku më këtë të drejtë parashihet që çdo popull ka dhe duhet tu krijohet mundësia të vet deklarohet për vetvendosje. Pra, çdo orvatje për ta mohuar apo anashkaluar këtë të drejtë politike për vetvendosje të shqiptarve të Kosovës, duke e kamofluar me arsyetime boshe dhe te qëllimta politike mund ta kthejnë krejtë procesin në zero arritje. Nuk mund ta pëlqej dhe të pajtohet Serbia me aktin tonë të vetvendosjes, kur në politikën e saj akoma mbisundojnë paragjykimet për Kosovën dhe shqiptaret. Madje edhe ndaj vet procesit shkarkohen paragjykime në interes te hegjemonisë e cila ende nuk ka marrë denimin e merituar nga institucionet nderkombëtare. Serbia nuk e gjykon realitetin që tashmë është i pranushëm edhe për vendet fqinjë të Kosovës dhe të disa vendeve që tashmë janë shprehur hapur për një pranim nderkombëtar të Kosovës. Pranimi i këti realiteti kosovar edhe nga vet Serbia, gjithsesi do ti sillte dobi edhe vet serbëve të Kosovës, të jenë pjesë e hapjës politike drejtë, të ardhmës dhe jo pjesë e mbylljës politike, që kthen prapa tek idet hegjemoniste konformiste dhe lufta. Pranimi i këti realiteti gjithsesi do të përbënte mbyllje më të shpejtë të procesit dhe hapje e proceseve të tjera, madje te rëndsishme edhe për vet Serbin siç është integrimi dhe denacifikimi i saj.
Duket se konstitucioni politik serb edhe për kundër këtyre fakteve që japë realiteti kosovar, nuk do ti japin shansin politik për shpejtim, por qëllimisht të ngadalsojnë rrugtimin e mundshëm të Kosovës, duke e minuar aty e ku munden. Relaksimi i herëpasëhershëm i konstitucionit politik serb, merr kurajo kur ndonjë lojalist nderkombëtar lidhur me Kosoven tenton ti faktorizoi në mundësin prononcimeve që hasë procesi i statusit politik të Kosovës që duhet të zgjidhet. Në këtë faktorizim shkarkohen edhe prononcimet e presidentit serb;Tadiç.,ministrit te punëve te jashtme të Unionit Serbi Mal i Zi ;Drashkoviç dhe kordinatorja e ashtuquajtur për Kosoven; Igiç. Prononcime te tilla për Kosovën nuk janë diç e re dhe të pa njohura por qe në destinacion të tyre kanë të shkaktojnë nervozizëm dhe përçarje politike brenda shqiptarve.
Kjo tentativë dhe të tilla duken të pa shpresa dhe jo të realizushme sepse spektri politik në Kosovë, i pasë lufte ka ndryshuar në vijën e përfaqsimit pozicionusë. Madje nuk mund t ia japim këtë shansë Serbisë dhe nuk mund ti sherbej vet Serbisë as edhe pamja e herëpasëhershme që japin mediat tona si opinjon me ferkime të thella, sepse këto ferkime janë deshmuar se janë në vazhdën e ferkimeve te ideve qe pasurojnë demokracin dhe qe e pasurojnë gjithsesi skenën politike në Kosovë.
vijon...

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.