Poezi
Globi ynë
Një sy hapur tjetrin mbyllur,
kështu fle përherë.
Me njërin përcjell ditën,
me tjetrin e pret.
Dhe s'prishet asnjëherë ky ritual,
përndryshe nata s'do të agonte kurrë.
Çka bëra në jetë
Ato ç'ka shkrova,
s'i fshij më dot.
Atje ku eca,
gjurmë lashë.
Ato që në jetë s'bëra dot,
ëndërrave i pashë.
E dija
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë.
Sepse e dija që kur linda se do të vdisja.
A thua s'u përpoqa kurrë në jetë,
jo, jo nuk është e vërtetë.
Shumë gjëra mbetën pa u thënë,
shumë gjëra mbetën pa u bërë,
shumë ëndërra mbetën në shtegëtim,
shumë dëshira s'njohën kurrë plotësim.
Po ja erdhi vdekja
i mbylli që të gjitha.
Se koha kalon e s'vjen më kurrë.
Të gjithe e patëm një jetë në këtë bote.
Dikush gëzoi, dikush vajtoi.
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë,
sepse e dija që kur linda që do të vdisja.
Unë
Unë jam armiku më i egër
i vetes time.
Mëshiruesi më i flaktë
jam përsëri unë.
Unë jam fusha e betejës,
unë jam edhe ideali,
unë jam pasoja
unë jam edhe shkaktari.
Unë herë qaj,
herë qesh,
e herë vështroj.
Unë herë humbas,
herë hesht,
e herë fitoj.
Të mjerë
Një engjëll mbledh
shpirtra në këtë botë.
Një tjetër dhuron.
Njeriu veç jeton ,
as jep as merr,
nuk di ç'zotëron!
Amaneti i syve të mi
Kur vala të puthet me diellin,
tej në horizont.
E prej puthjes së tyre,
qielli të skuqet paksa!
Kur nata të bjerë e lehtë
dhe me pishtar në dorë,
të ndez yjet një nga një.
Kur gjethet e pemëve
të pëshpërijnë bashk me erën,
pa e kuptuar përse rri.
Dhe kur dritat e qytezës,
ta kullojnë melankolinë e tyre mbi liqen,
e në trajtë dridhjesh të të thonë:
- Ti eja u bë vonë !
Ti mos i degjo.
Por aty, prane liqenit qëndro.
Puthe valën për mua, mos nguro.
E nëse të duket e ëmbël.
Ç'të kam thënë kujto.
Liqenin ta fala unë ty,
shijoje në qetësi.
Brenda tij jam tretur unë,
ndërsa ai?
Amaneti i syve të mi.
Pas shumë vitesh
Nëse ndonjë herë
do të ndeshesh padashur
me sytë e mi,
mos u huto si dallëndyshe
e trembur,
që folen ka braktis,
por zbulo thellë në ta gjurmët,
pas ikjes rrebesh të dashurisë.
Unë dhe dashuria jote
Kur shkëlqimi I syve të mi
të perëndojë si drita e diellit në muzg
dhe harku i qerpikëve të ulet,
si perdja që lajmëron fundin e komedisë!
Një frymëmarrje e lehtë do të marrë udhën e qiejve
kaluar mbi krahë engjejsh , drejt përjetësisë.
Atje do të jem unë , i shkrirë në ëndërr,
përhumbur përjetë mes paqes dhe qetësisë.
Në duar diç do më ndrij si një pishtar,
S'do jetë gjë tjetër, veç flaka e dashurisë
së parë.
Por mos u dëshpëro, për mua s'do derdhësh lotë,
se unë dashurinë nga zemra jote e rrëmbeva,
si Prometeu zjarrin Zeusit perandorak.
Kur të zgjohesh e të kërkosh në zemrën tënde,
do të habitesh kur të mos më dashurosh më aspak.
Dhe e habitur do të pyesësh veten:
"Dashurinë vallë kush ma morë?"
Unë nga parajsa do të përgjigjem
e duke buzëqeshur do ta bëj me dorë.
Se është e kotë në vullkan
zemrën tënde ta torturoj.
Në oazet e saj një lule e re
le të lulëzojë.
Ndërsa unë dhe dashuria jote,
do të rrimë tokë,
së bashku me gjithë njerëzit e mi
që në atë botë i kam plotë.
Pritja copëton gurin
Me vite të tëra
rëndoi pritja mbi një gur.
Dhe guri një tjetër gur priste,
të bëhej mur.
Kaq shumë koha mbi të rëndoi,
sa në mijra copa gurin e thërrmoi
Dita e tetë ( ose java e re)
Fjala u tha.
Njerëzimi s'e besoi.
Por atë që u shkrua,
dikush duhet ta lexoj.
Dhe gdhiu dita e tetë,
mbi Tokë u mblodhën retë.
Poçen që uji i flliqur e mbuloi,
poçari plot tërbim ta shkatërroi.
Qielli qante tmerrësisht për tokën
e ndërsa toka kish rënë në agoni.
Jeta kish bërë gati valixhet
për tu larguar nga më e shtrenjta shtëpi.
Shpirt lakuriq
Në netët e trishta, e ngrira në acar,
në vetmin e zbrazur dhe boshësinë pa fjalë.
Jam përsëri unë pas enigmës së fatit tim.
si ëndërr e tretur, si diell në vegim.
Me frymën time
ngrohë duart, shpirtin tim.
Dhe bryma që vesh buzët
tretet, kullon si pikëllim.
Por ndërsa gjaku nëpër vena merr udhën,
si një floknajë që bie dendur,
një brengë e akullt qarkullimin pengon.
E këmbët e mbarthura më thonë,
- Jo ti s'mundesh, nuk ke ku shkon.
Dhe aspak nuk ndihej në jetoj,
kam dalë jashtë vetes, jashtë trupit tim.
Shpirt lakuriq unë bredh nëpër botë
i pastrehë, i zhveshur, në trup veç kërcëllim.
Legjenda e Shtratit
Në fillim u krijua Shtrati i Shenjtë
mbuluar me çarçafë kafe e blu.
Mrekullia blu u quajt.
Pastaj erdhi Nusja,
u shtri në të,
ne jemi fëmijët e saj.
Kohë, shumë ka kaluar,
Fisi është shtuar,
Nusja është thinjur,
Shtrati është plakur,
këmbët i janë dobësuar,
s'na mban dot më.
Sipër Burimi shteri,
Lumi vazhdon të gurgullojë,
por Fundi është nisur,
një ditë do të mbërrijë.
Fare pak kohë për të vërshuar.
Dhe Shtrati dëshmitar i lavdive
dhe i paturpësive,
një ditë do të këputet.
Ai prap do ta ndjej
mbi trup kërcëllimin.
E së fundi do të vij Fundi.
Por nuk do të jetë Fundi i fundit.
Do të ketë sërish një Fillim,
ku ne do të jemi të fundit
që do të nisim këtë Fillim.
Kur njerëzit kujtojnë se janë Perëndi
Në ëndërr pashë dikur një njeri,
që rrëmbeu globin e shtrëngoi në gji.
Unë renda pas tij për ti kërkuar,
të voglën pjesën time për t'më dhuruar.
Por sa çudi kur ai më tha:
-Ti s'ke më vend në këtë dynja,
unë të kam mohuar nga ky glob,
ti shko e gje një tjetër botë.
Pastaj globin porsi mollë
në buzë e afroi.
Dhe toka nën këmbët e mia
në një akull shndërroi.
Ndërsa molla me kënaqesi u kafshua,
akulli nën kembët e mia u copëtua.
Pastaj unë ndjeva lagështirë,
shkaktuar nga lotët që s'i pata ndjerë.
Rrezja
Një rreze ra në pus,
errësira e kapi rob.
Vendosi ta mbyste në ujë
dhe dëshirën e fundit i kërkoi.
Le të shihem edhe një herë
mbi këtë ujë,-tha rrezja,
-para se nën të të përfundoi.
Dhe uji si pasqyrë
mbi tokë e dërgoi.
Një sy hapur tjetrin mbyllur,
kështu fle përherë.
Me njërin përcjell ditën,
me tjetrin e pret.
Dhe s'prishet asnjëherë ky ritual,
përndryshe nata s'do të agonte kurrë.
Çka bëra në jetë
Ato ç'ka shkrova,
s'i fshij më dot.
Atje ku eca,
gjurmë lashë.
Ato që në jetë s'bëra dot,
ëndërrave i pashë.
E dija
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë.
Sepse e dija që kur linda se do të vdisja.
A thua s'u përpoqa kurrë në jetë,
jo, jo nuk është e vërtetë.
Shumë gjëra mbetën pa u thënë,
shumë gjëra mbetën pa u bërë,
shumë ëndërra mbetën në shtegëtim,
shumë dëshira s'njohën kurrë plotësim.
Po ja erdhi vdekja
i mbylli që të gjitha.
Se koha kalon e s'vjen më kurrë.
Të gjithe e patëm një jetë në këtë bote.
Dikush gëzoi, dikush vajtoi.
Asgjë s'më mbeti pishman në këtë jetë,
sepse e dija që kur linda që do të vdisja.
Unë
Unë jam armiku më i egër
i vetes time.
Mëshiruesi më i flaktë
jam përsëri unë.
Unë jam fusha e betejës,
unë jam edhe ideali,
unë jam pasoja
unë jam edhe shkaktari.
Unë herë qaj,
herë qesh,
e herë vështroj.
Unë herë humbas,
herë hesht,
e herë fitoj.
Të mjerë
Një engjëll mbledh
shpirtra në këtë botë.
Një tjetër dhuron.
Njeriu veç jeton ,
as jep as merr,
nuk di ç'zotëron!
Amaneti i syve të mi
Kur vala të puthet me diellin,
tej në horizont.
E prej puthjes së tyre,
qielli të skuqet paksa!
Kur nata të bjerë e lehtë
dhe me pishtar në dorë,
të ndez yjet një nga një.
Kur gjethet e pemëve
të pëshpërijnë bashk me erën,
pa e kuptuar përse rri.
Dhe kur dritat e qytezës,
ta kullojnë melankolinë e tyre mbi liqen,
e në trajtë dridhjesh të të thonë:
- Ti eja u bë vonë !
Ti mos i degjo.
Por aty, prane liqenit qëndro.
Puthe valën për mua, mos nguro.
E nëse të duket e ëmbël.
Ç'të kam thënë kujto.
Liqenin ta fala unë ty,
shijoje në qetësi.
Brenda tij jam tretur unë,
ndërsa ai?
Amaneti i syve të mi.
Pas shumë vitesh
Nëse ndonjë herë
do të ndeshesh padashur
me sytë e mi,
mos u huto si dallëndyshe
e trembur,
që folen ka braktis,
por zbulo thellë në ta gjurmët,
pas ikjes rrebesh të dashurisë.
Unë dhe dashuria jote
Kur shkëlqimi I syve të mi
të perëndojë si drita e diellit në muzg
dhe harku i qerpikëve të ulet,
si perdja që lajmëron fundin e komedisë!
Një frymëmarrje e lehtë do të marrë udhën e qiejve
kaluar mbi krahë engjejsh , drejt përjetësisë.
Atje do të jem unë , i shkrirë në ëndërr,
përhumbur përjetë mes paqes dhe qetësisë.
Në duar diç do më ndrij si një pishtar,
S'do jetë gjë tjetër, veç flaka e dashurisë
së parë.
Por mos u dëshpëro, për mua s'do derdhësh lotë,
se unë dashurinë nga zemra jote e rrëmbeva,
si Prometeu zjarrin Zeusit perandorak.
Kur të zgjohesh e të kërkosh në zemrën tënde,
do të habitesh kur të mos më dashurosh më aspak.
Dhe e habitur do të pyesësh veten:
"Dashurinë vallë kush ma morë?"
Unë nga parajsa do të përgjigjem
e duke buzëqeshur do ta bëj me dorë.
Se është e kotë në vullkan
zemrën tënde ta torturoj.
Në oazet e saj një lule e re
le të lulëzojë.
Ndërsa unë dhe dashuria jote,
do të rrimë tokë,
së bashku me gjithë njerëzit e mi
që në atë botë i kam plotë.
Pritja copëton gurin
Me vite të tëra
rëndoi pritja mbi një gur.
Dhe guri një tjetër gur priste,
të bëhej mur.
Kaq shumë koha mbi të rëndoi,
sa në mijra copa gurin e thërrmoi
Dita e tetë ( ose java e re)
Fjala u tha.
Njerëzimi s'e besoi.
Por atë që u shkrua,
dikush duhet ta lexoj.
Dhe gdhiu dita e tetë,
mbi Tokë u mblodhën retë.
Poçen që uji i flliqur e mbuloi,
poçari plot tërbim ta shkatërroi.
Qielli qante tmerrësisht për tokën
e ndërsa toka kish rënë në agoni.
Jeta kish bërë gati valixhet
për tu larguar nga më e shtrenjta shtëpi.
Shpirt lakuriq
Në netët e trishta, e ngrira në acar,
në vetmin e zbrazur dhe boshësinë pa fjalë.
Jam përsëri unë pas enigmës së fatit tim.
si ëndërr e tretur, si diell në vegim.
Me frymën time
ngrohë duart, shpirtin tim.
Dhe bryma që vesh buzët
tretet, kullon si pikëllim.
Por ndërsa gjaku nëpër vena merr udhën,
si një floknajë që bie dendur,
një brengë e akullt qarkullimin pengon.
E këmbët e mbarthura më thonë,
- Jo ti s'mundesh, nuk ke ku shkon.
Dhe aspak nuk ndihej në jetoj,
kam dalë jashtë vetes, jashtë trupit tim.
Shpirt lakuriq unë bredh nëpër botë
i pastrehë, i zhveshur, në trup veç kërcëllim.
Legjenda e Shtratit
Në fillim u krijua Shtrati i Shenjtë
mbuluar me çarçafë kafe e blu.
Mrekullia blu u quajt.
Pastaj erdhi Nusja,
u shtri në të,
ne jemi fëmijët e saj.
Kohë, shumë ka kaluar,
Fisi është shtuar,
Nusja është thinjur,
Shtrati është plakur,
këmbët i janë dobësuar,
s'na mban dot më.
Sipër Burimi shteri,
Lumi vazhdon të gurgullojë,
por Fundi është nisur,
një ditë do të mbërrijë.
Fare pak kohë për të vërshuar.
Dhe Shtrati dëshmitar i lavdive
dhe i paturpësive,
një ditë do të këputet.
Ai prap do ta ndjej
mbi trup kërcëllimin.
E së fundi do të vij Fundi.
Por nuk do të jetë Fundi i fundit.
Do të ketë sërish një Fillim,
ku ne do të jemi të fundit
që do të nisim këtë Fillim.
Kur njerëzit kujtojnë se janë Perëndi
Në ëndërr pashë dikur një njeri,
që rrëmbeu globin e shtrëngoi në gji.
Unë renda pas tij për ti kërkuar,
të voglën pjesën time për t'më dhuruar.
Por sa çudi kur ai më tha:
-Ti s'ke më vend në këtë dynja,
unë të kam mohuar nga ky glob,
ti shko e gje një tjetër botë.
Pastaj globin porsi mollë
në buzë e afroi.
Dhe toka nën këmbët e mia
në një akull shndërroi.
Ndërsa molla me kënaqesi u kafshua,
akulli nën kembët e mia u copëtua.
Pastaj unë ndjeva lagështirë,
shkaktuar nga lotët që s'i pata ndjerë.
Rrezja
Një rreze ra në pus,
errësira e kapi rob.
Vendosi ta mbyste në ujë
dhe dëshirën e fundit i kërkoi.
Le të shihem edhe një herë
mbi këtë ujë,-tha rrezja,
-para se nën të të përfundoi.
Dhe uji si pasqyrë
mbi tokë e dërgoi.
Komentet e ruajtura
Fadil SHYTI
PLAGËT TONA
(INVALIDËVE TË LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE)
Ne, jemi kryengritës breza-breza!
Në trupat tona me plagë-drite,
Kemi vënë proteza;
Disa prej tyre thellë në kocka na futen,
Eh! Kemi të tjera më të thella,
Që fare nuk duken!
Suedi,12.08.2005
PLAGËT TONA
(INVALIDËVE TË LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE)
Ne, jemi kryengritës breza-breza!
Në trupat tona me plagë-drite,
Kemi vënë proteza;
Disa prej tyre thellë në kocka na futen,
Eh! Kemi të tjera më të thella,
Që fare nuk duken!
Suedi,12.08.2005
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.