Marrëveshje historike midis klasës politike dhe popullit të
Marrëveshje historike midis klasës politike dhe popullit të Kosovës
"Marrëveshje historike Rugova-Thaçi", ishte titulli "interesant" i një shkrimi të
botuar në gazetën "Epoka e Re". Kësaj teme deri tash të "ndaluar" i parapriu një
shkrim i botuar te "Bota Sot". Të dyja këto shkrime i përshkonte fund e krye (si një
fill i kuq) ideja e "afrimit", e "pajtimit" dhe e "marrëveshjes" Rugova-Thaçi. Nga
këto dy shkrime lexuesi nuk e ka të qartë as pse qenkan "prishur" këta dy drejtues
partish dhe as pse duhet të "ndreqen" ata? Me sa di unë ata nuk kanë pasur asnjëherë
mosmarrëveshje personale, private, pronësore… Midis këtyre dy "politikanëve" dhe
"krahëve" të tyre qëndron Kosova dhe çështja shqiptare. Kjo është "molla e sherrit"…
Skënder Buçpapaj në shkrimin e tij te "Bota Sot" nxjerr përfundimin se "Thaçi është
në rrugë të mirë që ta kuptojë politikën e Rugovës dhe të shkojë pas tij". Jo zoti
Skënder. I keni "lexuar" gabim ngjarjet,
lëvizjet dhe figurat në Kosovë. Brezi i Thaçit dhe brezat si ai i shkuan pas vetëm
popullit të tyre dhe u vunë në ballë të tij për të luftuar kundër pushtuesve të
tokave tona, tamam ashtu siç thoshte i madhi Jusuf Gërvalla: "Në ballë të këtij
populli dhe te këmbët e tij vdekja do të na vinte si përjetimi më i bukur i jetës
sonë". Themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte marrëveshje historike midis
popullit shqiptar dhe bijëve të tij, që morën përsipër t’i prininë në Luftën
Antipushtuese Çlirimtare dhe të vriteshin te këmbët e tij. Për dallim nga brezi i
Thaçit, Rugova dhe "brezi" i tij kishin marrë përsipër përjetësimin e pushtimit dhe
të robërimit të Kosovës. Brezi ynë në Pranverën e vitit 1981 kërkoi dhe derdhi gjak
që Kosova të bëhet Republikë, ndërsa Rugova dhe "brezi" i tij e dënonin, denonconin
dhe ndiqnin këtë kërkesë dhe bartësit e saj (u radhitën në anën e pushtuesit që
vriste, torturonte dhe dënonte e anatemonte brezin tonë). Kur kërkonim ne
"REPUBLIKë" ai dhe "brezi" i tij nuk "guxonin" ta shqiptonin këtë "fjalë" as para
grave të tyre… U dasht të kalonin dhjetë vite që Rugova dhe "brezi" i tij (nën
presionin e popullit dhe të rrethanave rajonale e Ballkanike, por edhe me lejen e
pushtuesit) ta "pranonin" kërkesën e brezit tonë. Pra, ai dhe "brezi" i tij erdhën
pas nesh… Në këtë kohë, kur Rugova dhe "brezi" i tij "përpiqeshin" ta bënin "Kosovën
Republikë" me llafe e konferenca shtypi, duke "mashtruar" popullin që i kishte
lindur, brezi ynë kishte filluar përgatitjet e gjithanëshme për realizimin e
vullnetit të popullit edhe me luftë të armatosur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës
shpalli botërisht se do të luftojë për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara
të Shqipërisë. Rugova dhe "brezi" i tij, lere që nuk e përkrahën Luftën
Antipushtuese
Çlirimtare, por, siç dihet nga të gjithë, u përpoqën ta pengonin dhe sabotonin… Ky
"brez" nuk zuri mend as pas mbarimit të luftës. Në krye me "mesin" e tij, "brezi" i
Rugovës nuk pushoi së dëmtuari frytet e kësaj lufte…
Megjithatë, populli ynë i urtë thotë "kurrë nuk është vonë". Para se të bëhet vonë
është koha e fundit që Rugova dhe "brezi" i tij të bëjnë "rrotullimin" historik.
Populli i Kosovës gjendet para dilemës historike: liri të plotë, o luftë totale!
Para kësaj dileme ndodhet i tërë kombi shqiptar. Liria e Kosovës do të jetë edhe
liri dhe paqe e Ballkanit e më gjerë, ashtu si lufta në Kosovë do të jetë luftë për
tërë rajonin e më gjerë… Populli që nuk është pajtuar shekuj të tërë me pushtuesit
serbë nuk ka si të pajtohet për gjashtë vjet të administrimit ndërkombëtar. Populli
shqiptar dhe ai serb mund të pajtohen të jetojnë praën njëri-tjetrit (secili në
shtëpinë dhe tokën e tij), por kurrë me njëri-tjetrin. Përpjekjet për t’i vënë
kushte lirisë së Kosovës do të çojnë pashmangshëm në gjakderdhje të reja… Me Serbinë
mund të pajtohen Haziri, Haraçia dhe "brezi" i tyre, që nuk ishin asnjëherë
të armiqësuar, mund të pajtohet edhe Besnik Mustafai me formulën e tij "pavarësi e
kushtëzuar" ("as autonomi as pavarësi"), por nuk do të pajtohet kurrë populli i
Kosovës dhe kombi shqiptar.
Populli shqiptar historikisht është lënë në baltë nga paria e tij. Ka rrezik që edhe
kësaj here populli i Kosovës të tradhtohet nga paria (klasa politike) e tij dhe nga
paria e shtetit shqiptar. Prandaj, mendoj që një marrëveshje historike midis
popullit të Kosovës dhe klasës së tij politike do të ishte garancia më e mirë. Që
kjo marrëveshje të jetë e besueshme dhe e qëndrueshme klasa politike duhet të bëjë
disa veprime konkrete. E para, kjo klasë politike, meqë jemi në fund të "proceseve"
në Kosovë, duhet menjëherë të "shkurorëzohet" nga "Marrëveshja e Rambujes", e dyta,
klasa politike e Kosovës duhet të pajtohet menjëherë për shpalljen e Kosovës (nga
Kuvendi) shtet të pavarur dhe Sovran (minimumi) ose të shpallë dhe organizojë
referendum, e treta, kjo klasë politike të betohet solemnisht (para Kuvendit) se do
të angazhohet për mbrojtjen dhe jetësimin e këtij shteti edhe me jetën e
saj. Këtë unë do ta quaja marrëveshje historike. Ndërsa çdo marrëveshje tjetër, pa
këto kushte, midis Rugovës dhe Thaçit do ta quaja marrëveshje antihistorike,
antinjerëzore dhe antikombëtare…
Xhevat Bislimi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.