Udhërrëfim në Shqipëri
Udhërrëfim në Shqipëri
Pas një sërë diskutimesh me gruan vendosëm që pushimin e vitit 2004 ta kalonim në bregdetin e Shqipërisë, në Durrës. Ishte një vendim i guximshëm, pa marr parasysh pasojat. Së, paku kështu ndjeheshim në atë moment. Sido që të jetë, ishte hera e parë që mu ofrua mundësia të shkoj në ndonjë bregdet.
Isha ende ri, i vogël, krejt fëmijë, andaj edhe nuk e mbaj mend mirë se kur kisha dëgjuar për Shqipërinë për herë të parë. Ajo se çka më së shumti më linte përshtypje ishte se gjithçka që flitej e thuhej për Shqipërinë ishte keq, ishte negative.
Të gjitha debatet, diskutimet, temat, për Shqipërinë, përfundonin keq, me fjalë nga më të këqijat, si në TV, radio, biseda familjare, biseda shokësh, farefisesh, kafenesh, libra e romane, pra, kudo që zhvilloheshin këto debate ato përfundonin me negativitet e naivitet, nëse mund të shprehem në formë përmbledhëse.
Asnjëherë nuk provova të bëhem pjesë e këtyre debateve. As atëherë e as në kohën e tashme. Nuk e kam të qartë pse, por, në të shumtën e rasteve, nuk më pëlqente të folurit keq për Shqipërinë. Komunizmi, gjendja ushtarake, ekonomike, politike, sociale, kushtet jetësorë, vrasjet e përditshme, pra, të gjitha ndërlidheshin me emrin Enver Hoxha. Edhe romanet e Kadaresë, me të cilat isha rritur, ishin pjesë e këtij debati, pjesë e këtij emri. Krejt shkollën fillore, të mesme, si dhe një pjesë të fakultetit, i mbarova duke dëgjuar gjithçka për Shqipërinë, por pa përfshirë vetveten në asnjë diskutim të vetëm.
Verë 2004
Pra, vendimi për të shkuar në Shqipëri, në Durrës, tashmë ishte marr. I kisha shpëtuar luftës në Kosovë, u kisha shpëtuar edhe disa fatkeqësive të tjera deri në atë kohë. Vendimi për të shkuar në Shqipëri dukej më shumë si vendim patriotik sesa vendim i zakonshëm për të zgjedhur mes disa mundësive për të pushuar në ndonjë bregdet. Për më tepër, vendimmarrrja bëhej më e vështirë sepse me vete kishim edhe Gjinin, djalin, atëkohë, 1 vjeç.
Në një pasdite në Prishtinë, hipëm në autobus. Rruga për në Shqipëri kalonte nga Prizreni për në kufirin shqiptar. Kisha dëgjuar shumë për atë rrugë, për një rrugë, siç thoshin, me plotë rreziqe.
Menjëherë pas kalimit të kufirit të Morinës rruga filloi të merrte tatëpjetën dhe kthesat një pas një. Pas një kthese vinte tjetra, e pas tjetrës vinte kthesa tjetër, e kështu me radhë. Nuk u shihej fundi.
Mund të veja bast se gati të gjithë udhëtarët në autobus kalonin këtë rrugë për herë të parë në jetën e tyre. Kjo shihej nga fytyrat e tyre të zbehta. Ishte vërtet një rrugë e mahnitshme dhe në të njëjtën kohë, e mundimshme. Rruga të mundësonte pamje piktoreske natyrore, por tmerri të hynte në palcë kur shikoje poshtë rrugës. Vetëm një pakujdesi e vogël e ngasësit të autobusit dhe ti mund të gjendeshe thellë diku poshtë në ato gurnajat e kodrave.
Edhe pas kalimit të orëve ngasjeje me autobus, kthesat nuk kishin të ndalur. Pas një kthese vinte tjetra, pas një kodre vinte tjetra, e kështu me radhë. Tashmë gjysma e udhëtarëve kishin vjellë. Fytyrat i kishin të zbehta dhe kishte kërkesa që autobusi të ndalej për pushim për cigare. Mendoja, këta njerëz vetëm dëshironin të hiqnin mërzinë sepse ia kishin dorëzuar fatin rrugës dhe ngasësit të autobusit.
Vazhdimisht prisja dikush të ndalte autobusin, dikush me maska dhe me kallashnikovë në duar. E mbaja djalin fort të shtrënguar për vete kur paramendoja këto pamje. Së paku, thashethemet ishin të tilla. Fshatra e shtëpi të vogla gjithkah.
Asgjë nuk ndodhte. Udhëtarët flinin. Nuk dija se çka të mendoja. Paramendimi, si duket, më tepër ishte fotomorganë, iluzion medial, sesa një e vërtetë. Isha i hutuar, i lodhur. Të gjitha ato mendime për Shqipërinë filluan të më pështilleshin.
Përnjëherë autobusi u ndal. Ngasësi sinjalizonte se udhëtimi kishte marr fund. Ishim në bregdetin e Durrësit. Dëgjoheshin zhurma. Para autobusit vendasit ofronin kushtet e tyre për banim. Kisha zgjedhur një plakë e cila më uronte mirëseardhje në Shqipëri, disi, në një mënyrë të veçantë. Më vonë e kisha kuptuar se ajo kishte mundur lehtë të gjykojë se ishte hera e parë që ne, si familje, ishim në Shqipëri. Me dërgoi tek familja e saj, dy djemtë me nuset e tyre, burri i saj që tërë kohën rrinte në terracë dhe dy vajzat beqare që çdo pasdite kërkonin fatin e tyre diku mes turmës së meshkujve pushues.
Çdo gjë dukej normale. Asgjë nuk përputhej me romanet e Kadaresë, rrëfimet e fqinjëve, farefisit, shokëve, në shkollë, etj, etj. Askund tiranë, vrasës, plaçkitës, njerëz me bishta, tradhtarë, rus, komunistë, kinezë, etj., etj. Në përgjithësi, aty zhvillohej jetë mjaft dinamike por gjithsesi normale. Nuk kishe vështirësi për t’u përshtatur. Për më tepër, më lehtë e pata të përshtatesha mes tyre sesa mes fqinjëve të mi pas kohës së luftës, në Prishtinë.
Përsëri, të gjitha ato që kisha lexuar e dëgjuar për Shqipërinë filluan të mos kishin kuptim. U dorëzova. Më nuk mendoja për këtë punë, nuk bëja më krahasime. Frika qëmoti më kishte kaluar. Vendosa të pushojë në bregdetin shqiptarë e të mos qaja kokën më për krahasime.
Mendoja, kjo është një episod e re e Shqipërisë. Së paku, djali im tashmë dyvjeçar kishte çfarë të tregonte kur të kthehej në Prishtinë. Sigurisht se nuk do të belbëzonte për Enverin, komunizmin, diktaturën, e për gjëra të tilla. Po, ishte një epokë e re për të.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.