DERI KUR DO TË KÊNAQET DIPLOMACIA SHQIPTARE ME GJYSMA DHE

2005-09-27 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAROMETRI DIPLOMATIK

Prof.Dr.Mehdi HYSENI



DERI KUR DO TË KÊNAQET DIPLOMACIA SHQIPTARE ME GJYSMA DHE ME KUSHTËZIME
KOLONIALE EVROPIANE-SLLAVE?!





*Politika dhe diplomacia e mirëfilltë nuk e njohin “përmbajtjen” e
alla-maximës oportuniste-demagogjike armiqësore : “Më mirë vonë se kurrë ; më
mirë një e keqe e vogël se e madhe” për kombin dhe për shtetin etj., sepse kush
mbetet vonë, e përpin terri dhe errësira shekullore nën robëri të huaj.



Është fakt i pamohueshëm se kohëve të fundit shtetarët e Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu/president/, Sali Berisha/kryeministër/ dhe Besnik Musrafaj/ ministër i
Punëve të Jashtme/ botërisht kanë shprehur opinionin e tyre publik, se Kosovës
duhet t’i njihet pavarësia, duke përfillur “vullnetin e lirë të popullit të
Kosovës”, që ai vetë të vendosë për fatin e Kosovës. Ky është emëruesi i përbashkët
i pikëpamjeve dhe i qëndrimeve unanime të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të
Republikës së Shqipërisë ndaj statusit të ardhshëm të Kosovës. Një strategji të
këtillë me karakter parësor dhe prioritar të interesit nacional të përbashkët
lidhur me pavarësinë e Kosovës, diplomacia dhe politika e jashtme e Shqipërisë,
është dashur ta përfillë dhe ta mbështetë me konsekuencë dhe në mënyrë koherente që
nga shpallaja e Republikës së Kosovës (Deklarata Kushtetuese, 2.korrik 1990;
Kushtetuta e Kaçanikut, 7.shtator 1990 dhe Referendumi gjithëpopullor, 26-31.shtator
1991). Në këtë
kontekst, politika e brendshme /në saje të kapacitetit të disponueshëm të saj/
bëri atë që bëri në favor të përkrahjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq,
politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë / gjatë qeverisjes së mandatit të
parë të Sali Berishës, e mëpastaj, pothuajse gjatë dy mandateve të Fatos Nanos/ në
planin ndërkombëtar tërësisht kanë qenë të paralizuara në sensibilizimin dhe në
afirmimin e së drejtes së vetëvendosjes së Kosovës, edhe pse kushtet dhe rrethanat
ndërkombëtare ishin tejet të volitshme për veprimin e diplomacisë ofensive të
Shqipërisë, sepse Serbia gjenocidale disa vjet radhazi ishte e përjashtuar dhe e
izoluar nga të gjitha instiucionet dhe organizatat ndërkombëtare /OKB, OSBE, BE
etj./. Mirëpo, ne kësaj radhe nuk e kemi temë bosht bilancimin e plusave dhe të
minusave të deritashëm të diplomacisë shqiptare lidhur me çështjen e Kosovës
(1990-2005), por do të përqëndrohemi vetëm shkurtimisht në rrjedhën e ngjarjeve më
të reja, të hedhjes së hapave të
parë të diplomacisë së nomenklaturës më të re diplomatike të qeverisë së Sali
Berishës përkitazi me çështjen e Kosovës.



(1) Prejudikimi i “pavarësisë së kushtëzuar”- nonsens diplomatik dhe kombëtar(!)



S’ka asnjë dilemë, as dyshim se Shqipëria është e obliguar që të ngrejë zërin lart
(si në OKB, në OSBE, në BE, në Grupin e Kontaktit për Kosovën, ashtu edhe në
institucionet dhe organizatat e tjera ndërkombëtare) për të mbështetur pa asnjë
rezervë kërkesën e ligjshme dhe të drejtë të popullit shqiptar, që Kosovës t’i
njihet e drejta e vetëvendosjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së
Kombeve të Bashkuara, sepse historikisht Kosova është pjesë e pandashme e tërësisë
së Shqipërisë Etnike, jo, kursesi e Serbisë, as e Malit të Zi, shtete këto
imperilaiste, të cilat me ndihmën e Kongresit të Berlinit (1878) dhe të Konfrencës
së Ambasadorëve të Londrës (1913) e pushtuan Kosovën, Ulqinin, Tivarin, Hotin,
Grudën, Plavën, Tuzin etj. dhe, që atëherë e edhe sot i mbajnë ende nën sundimin e
tyre të gjenocidit kolonial. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik
Mustafaj, nuk është dashur të nxitojë me pohimin e deklaratës së tij paragjykues,
vertet gjysmake dhe të
hendikepuar si në kuptim diplomatik, ashtu dhe në atë kombëtar, se paska ardhur
çasti vendimtar, që “Kosovës t’i njihet pavarësia e kushtëzuar, duke u bazuar në
vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, të shprehur përmes metodave
demokratike”(“Liria Kombëtare”, 22.09.2005).



Edhe pse qarqet zyrtare të qeverisë së Kosovës deklaratën e theksuar të Besnik
Mustafaj / se “Kosovës duhet t’i jepet pavarësia e kushtëzuar”/ e kanë vlerësuar
pozitivisht si “ avancim i politikës së shtetit shqiptar karshi zgjidhjes së
statusit final të Kosovës” (Shih: “Kosovapress”, 22.09.2005), kjo deklaratë është e
dëmshme, sepse pikësëpari është në kolozion me : /1/ të drejtën historike të
shqiptarëve mbi Kosovën; /2/ të drejtën e vetëvendosjes, e cila nënkupton
shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia kolonialiste, si dhe /3/ të drejtën e
shpehjes së vullnetit të lirë dhe demokratik të popullit shqiptar të Kosovës, të
sanksionuar në: /a) Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990; /b/ Kushtetutën e
Kaçanikut, 7 shtator 1990, si dhe /c/ Referendumin gjithëpopullor, 26-31 shtator
1991. Pra,kërkesa prejudikuese e kryediplomatit të Shqipërisë, Besnik Musatafaj, që
Kosovës t’i njihet statusi i “pavarësisë së kushtëzuar”, është shumfishtë e dëmshme
si për shkak të fakteve të
theksuara, ashtu për shkak se përmbajtaj e saj është plotësisht e barasvlershme dhe
simetrike me konceptin e “pavarësisë së kushtëzuar”, të hartuar katër vite më parë
nga GNK-ja, si opcion i mundshëm për arritjen e kompromisit politik midis
Prishtinës dhe Beogradit. Ç’ është e vërteta, hartimi ie formulës së “pavarësisë së
kushtëzuar” për Kosovën, nuk është bërë nga ana e diploamcisë së Shqipërisë, as
nga garnitura e diplomatike e Besnik Mustafajt, por nga ana e disa organizatave
joqeveritare ndërkombëtare, “specialistët” e të cilave konsiderojnë se “pavarësia
e kushtëzuar” e Kosovës, do të ishte e pranueshme për të dy palët në konflikt.
Shikuar reaisht, kjo alternativë kompromisi politik, është e pranueshme vetëm për
palën serbe, sepse “Kosova me pavarësi të kushtëzuar”, de jure do të ngelte sërish
nën jurisdiksionin administrativ dhe territorial të Serbisë, përkatësisht të
SMZ-së. Më gjerësisht, se çfarë do të jenë efektet dhe pasojat katastrfike të
“pavarësisë së kushtëzuar”
për shqiptarët e Kosovës, ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Besnik
Mustafaj ka nderin që gjithanshmërisht të shqyrtojë këtë analizë timen me titull:
“JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVË TË PAVARUR NË EVROPËN E INTERUAR DEMOKRATIKE” (Shih
tekstin integral në: “Liria Kombëtare”,31.08.2004), ku për të gjithë “minusat” e
saj jam në gjendje t’i përgjigjem moralisht, ligjërisht dhe profesionalisht gjithë
opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar objektiv me pikëmbështetje argumentuese dhe
justifikuese të së drejtës së vetëvendosjes, që mbi çdo bazë përjashton
alternativën sakat antipavarësi-“pavarësi e kushtëzuar” Kosovës.



Edhe në aspektin diplomatiko-propagandistik, deklarata e theksuar e Besnik Mustafajt
është skandaloze, sepse indirekt mbështet “formulën politike pitagoreske” serbe të
qeverisë së Beogradit : “Kosovës më pak se pavarësi, e më shumë autonomi”. E
përkthyer në gjuhën diplomatike, esenca e kësaj teze është e njëjtë me tezën “
pavarësi e kushtëzuar”, të cilën në formën më perfide të politikës propagandistike
të Beogradit zyrtar, shefi i diplomacisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviq, e pohoi
botërisht në foltoren e Asamblesë së OKB-së,(Tanjug, 16.09.2005). Mirëpo, sa ia
vlen, kur këtë simulim diplomatik, nuk e ka “nuhatur” sensi deshifrues diplomatik
i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, duke menduar se replika e
homologut të tij V. Drashkoviq, ishte në kundërshtim me pohimin dhe mbështetjen e
tezës së tij, “pavarësi e kushtëzuar Kosovës”. Përkundrazi, oponenca diplomatike e
Vuk Drashkoviqit në foltoren e keqpërdorur të OKB-së nga ana e tij, ( duke i akuzuar
pa të drejtë dhe,
pa asnjë argument të vlefshëm shqiptarët për “ushtrimin e terrorizmit në Kosovë
ndajj minoritetit serb”, si dhe politikën e jashtme dhe diplomacinë e Shqipërisë
për ndryshimin e “befasueshëm” dhe të “papritur” të kursit të saj zyrtar ndaj
SMZ-së, me rastin e deklaratës së pohuar të ministrit të Jashtëm shqiptar, Besnik
Mustafaj se “Kosovës duhet t’i njihet pavarësia e kushtëzuar”), ishte një konfirmim
i qartë i politikës dhe i diplomacisë serbomalazeze, se Beogardi, tanimë është i
gatshëm të pranojë çdo formulë gjysmake me karakter kushtëzues të autonomisë së
Kosovës, por jo, kursesi pavarësi të plotë, ashtu siç është deklaruar në mënyrë
plebishitare të ligjshme dhe demokratike populli shqiptar i Kosovës në vitin 1990,
dhe ashtu siç e ka zhvilluar luftën e drejtë çlirimtare dhe kombëtare
UÇK-ja(1968-1999), që të shkëputet përgjithmonë nga vargonjtë famëkeqë të
kolonializmit shekullor serbomadh.



Nëse ministri jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, e njeh mirë historinë dhe
marrëdhëniet ndërshtetëre midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe, atëherë
duhet patjetër ta demonatojë tezën e tij të prejudikuar “pavarësi e kushtëzuar
Kosovës”, të pohuar në Sesionin jubilar të 60-vjetorit të Asamblesë së Kombeve të
Bashkuara në Nju-Jork.



Gjithashtu, duhet ta përkujtojmë “shtabin diplomatik” zyrtar të Shqipërisë në krye
me Besnik Mustafajn, se me njohjen e “pavarësisë së kushtëzuar” , ipso facto Kosova
nuk fiton kurrfarë pavarësie si subjekt juridik ndërkombëtar, por ajo do të mbetet
sërish e izoluar në cilësinë e sovranitetit kolonial të Serbisë, dhe e kushtëzuar
sipas “metodave demokratike” antivetëvendosje dhe antipavarësi të PROTEKTORATIT të
Bashkimit Evropian (BE). Kjo është formula më e leverdishme dhe më avancuese të
cilën qarqet zyrtare serbe të Beogradit, tanimë në heshtje edhe e kanë pranuar nga
partnerët e tyre të drejtpërdrejtë të Bashkimit Evropian (BE). Më konkretisht,
Beogradi zyrtar , jo vetëm se është pajtuar me një kompromis të tillë, por edhe
është një nga hartuesit e draftit “pavarësi e kushtëzuar”. Mirëpo, këtë kompromis
politik serbo-evropian në disfavor të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë
së Kosovës, nuk do të duhej ta pranonte as diplomacia zyrtare e Shqipërisëm e as
qeveria e
Kosovës, pavarësisht nga “zhurma” dhe “pluhuri”, që do të ngrihej nga sondazhet e
propagandës dhe të diplomacisë serbo-evropiane nga gjuha e diktatit dhe pozita e
forcës në favor të arritjes së kompromisit me çdo kusht, që Kosova nën vellon e
“autonomisë së kushtëzuar”, të ngelë prapë nën ambrellën e Serbisë kolonialiste
si “oazë e gjelbër” dhe e integruar nën protektoratin e Bashkimit Evropian(BE).



Nëse Kosovës me çdo kusht (domethënë pa e marrë në konsideratë shprehjen e
vullnetit të lirë dhe demokratik të popullit shqiptar mbi 90%, që kjo do të ishte në
kundrshtimin me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së tij,
sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara) i imponohet, që
t’i vihet kapuçi i “autonomisë së kushtëzuar” në protektoratin evropian, atëherë
politikës dhe diplomacisë shqiptare i mbetet , që të vendosë në mënyrë decidive:
-Jo, në asnjë fomë protektorat serbo-evropian, por PROTEKTORAT NËN SOVRANITETIN E
SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!



Unë do thosha ndryshe nga “kosntatimi diplomatik” i Besnik Mustafajt (të cilin e
kam dëgjuar në Kosovë, këtu e 16 vjet më parë në spekulimet e “politikës së lartë”
kosmopolite ), nëse nuk do të pyetet as Tirana, as Prishtina, atëherë as Beogradi
e as Brukseli i BE-së, nuk do të duhej të pyeteshin, por vetëm Amerika do të
vendosë për fatin e statusit të Kosovës, sepse me “formulat” stereotipe të
“protektorateve” kolonialiste dhe hegjemoniste të Fuqive të Mëdha të Evropës (në
veçanti të dy kryeprotagonistëve të saj: Rusisë dhe Francës) dhe të Serbisë së Madhe
gjenocidale, tanimë jemi ngopur këtu e 100 vjet më parë.



Prandaj, nëse si shkak dhe pasojë e krijimit të kushteve dhe të rrethanave të
pafavorshme dhe imponuese të bashkësisë ndërkombëtare, shqiptarët e Kosovës do të
detyroheshin që ta ndërronin “padronin” ekzistues me ndonjë “padron” të ri,
atëherë ai do të duhej të ishte PROTEKTORATI AMERIKAN, edhe pse si rregull,
koncepti i lirisë, i pavarësisë dhe i demokracisë nuk e njeh këtë substitut as në
teorinë, as në praktikën e derisotme të krijimit të shteteve të pavarura në sistemin
shtetëror ndërkombëtar.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.