PËRVJETORË QË S´HAROHEN KURRË !
Shkruan:
Fadil SHYTI
PËRVJETORË QË S´HAROHEN KURRË !
LETËR PËRKUJTIMORE DIALOGJIKE IMAGJINATIVE
( Kushtuar, vëllaut tim të idealeve çlirimtare, poetit dëshmor, Mustafë Shyti ).
Vëlla i dashur ideali!
Po të shkruaj nga mërgimi me rastin e 7 vjetorit të rilindjes tënde madhështore. në
Shtatorin e stuhishëm të vitit 1998.
Ka kohë o burrë Shqipërie, s´kemi biseduar, as kënduar siç bisedonim e këndonim,
ilegalisht dikur në odat tona, por komunikuar me ty kam shpesh qe besa!...
Kam komunikuar prej së largu nga afër, jo me lidhje telefonike, por me lidhje
shpirtërore, përmes kujtimeve që s´i harroj përjetësisht, jam takuar vëllazërisht
ilegalisht duke kaluar fusha, male e dete, jam çmallur ëndërrimisht.
Eh, mor burrë Shqipërie!
Për ne gjendeshin dhe gjenden përjetësisht mënyra komunikimi edhe kur antinjerëzorët
-pakurrizorët shqipfolës dhe të huaj, tentonin t´na i mbysnin idelalet tona, duke na
burgosur e duke na linquar. Edhe tani kur jeta dhe vdekja janë në luftë, këtë se
arrijnë dot, sepse kurdoherë jeta ka ngadhnjyer mbi vdekjen!...
Ty, or vëlla pas asaj fillimstuhie qëndrove si VIGAN duke u ndeshur flakë për flakë
me ushtritë e huaja okupatore, krenarisht, pasi e kreve me sukses misionin tënd
heroik me pushkë e penë, shkove atje ku i kishim paraardhësit tanë liridashës, së
pari bacit Muharrem, e pastaj të tjerëve për t´jua dhënë atyre sihariqin e madh:
lufta çlirimtare filloi, dëshmi prej meje o burra i keni këto lulëkuqet tona që
andej nga erdhëm ne, i quajnë plagë , të cilat në fakt janë zgjime kushtrimtare të
që na ribashkojnë si komb, ne i morëm plagët në trupat tonë, si lulëkuqet e maleve
tona krenare, por jo se lejuam, skllavërimin pafundsisht të Shqipërisë Reale.
Ty, o vëlla i dashur, besoj të ka folur atje në botën e amshimit dhe djaloshi ynë
Adnani, i cili erdhi nga fundi i Majti të kuq atje tek ju, po me ato lulëkuqe në
gjoks; besoj se ju ka folur që për më tepër se një vit ka zgjatur stuhia, ju ka
folur pastaj për qëndresën heroike të UÇK-së, dhe e tmerruar prej saj, është në ikje
nga sytë këmbët ushtria kriminale serbe.
Më duhet ta them të vërtetën e hidhur se kjo nuk mjaftoi, sepse atje në Rambuje të
Francës , aleates së vjetër e Serbisë, në shkurt të vitit 1999 u mbajtë një
Koferencë simotër me ato të Versajit e Londrës, e cila sipas një rezolute famëkeqe
1244 e aprovuar nga çarqe imperialiste, dhe me bekimin e atyre që si kundërshtuan
këto komplote, po e mbanë peng deri sot lirinë e Kosovës, popullit tonë, po ia mohon
VETËVENDOSJEN , këtë të drejt kaq legjitime të saj.
Prandaj, si kurdoherë heraku dhe vigjilenti i historisë, nuk ra në ato kurthe
imperialiste, Liridoni i lirisë së Kosovës Kreshnike, Adem Demaçi, këtë tradhti të
fuqive të mëdha se pranoi dot.
Vitet po kalojnë dhe parashikimi dhe revolta e tij po ndriçohet dhe po përkrahet nga
rinia heroike shqiptare.
Ay, djaloshi sypatrembur Albin Kurti, që ishte në ballë të demonstratave të 1
Tetorit 1997, në Prishtinë, aty ku ishe edhe ty, për të cilën ne shkruam dhe poezi;
ka qëndruar burgjeve serbe i ka tejkaluar ato skëterra ferri heroikisht,
fatbardhësisht për kombin tonë ay, ka mbetur i patundur përballë furtunave
diplomatike e poltike, si mësuesi i tij, baci Adem!
Pavarsisht, se hijenat që po i sillen Kosovës përreth dhe po tentojnë t´ia sakatosin
(copëtojnë) sërish trupin e saj, pavarsisht, se disa puthadorë, tregtarë idealesh
çlirimtare për interesa meskine personale, kanë kaluar në taborrin e të "moderuarve"
pacifistë mjeranë, qëndresa popullore o vëlla po rritet me protestat që po
shpërthejnë qyteteve të Kosovës.
Tani, Lëvizja Vetëvendosje dhe simotrat e saj revolucionare, po ua prishin planet e
errëta Serbisë, aleatëve të saj imperialistë dhe burokratëve të majmur shqipfolës
premtues dhe nënshtrues që po krekosen me pushtetin e pa shtet!
Ty, na mësoje që të mos i mbysim idealet tona çlrimtare; ty na thoshe - shprehni ato
kudo dhe kurdoherë pa frikë (me gojë dhe me shkrim), që të mos varrosemi si qyqarë
bashkë me ato pasuri të mëdha shpirtërore kombëtare dhe njerëzore.
Prandaj, pikërisht këtë amanet tëndin, tani po e çon në vend rinia heroike shqiptare.
Më fal o bacë që pak të shkrova, për veten time, sepse nga këto vorbulla jetësore
veten e harrova...
Unë, po qëndroj i patundur me idealet tona, prandaj po më duket se hiq s´po plakem,
ani pse tani kam hapërime jetësore, 47 vjeqare, po më duket se jam rinuar, e
përtrirë si jam veç 23 vjeqar, derisa iu kam bashkuar me mendje e zemër, kësaj
Lëvizjeje dritëdhënëse për kombin tonë!
Disa më kanë folur për ty, se kur rilinde, kur shkove në rrugën e lavdisë, ishe 53
vjeqar, atyre u kam thënë: jo vëllezër e motra, baci Mustafë kur e mori rrugën e
lirisë qe 23 vjeqar,sepse u bashkua me djelmoshat e lirisë të cilëve u printe Bekim
Shyti, legjenda jonë e luftës çlirimtare.
Prandaj, ne po qëndrojmë stoik brenda e jashtë atdheut; si dikur me pushkë, tani po
sfidojmë me penë betejat tona s´kanë të ndalë deri në fitore...
Toka, mund të lëkundet nga tërmetet, malet mund të tunden nga stuhitë por ne as
tundemi as lëkundemi kurrën e kurrës nga pozicionet tona liridone!
Ne, i ngjajmë diellit me rreze mëngjesore, që e zhdavaritë terrin!
Ne, i ngjajmë qiellit me kaltërsi idalesh çlirimtare të ribashkimit kombëtar.
Ne, i ngjajmë tokës sonë e mbuluar me lulëkuqe revolucioni!
Ne, s´ jemi kameleonë hipokritë e cinikë të puthemi e të zgërdhihemi mjerueshëm me
xhelatë armiq!
Ne, u ngjajmë lumenjëve në qetësi dhe detrave në stuhi!
Ne, mbesim gjithmonë të njejtë; parimorë e të pathyeshëm!
Ne, marrim forca nga qëndresa e juaj e pakufishme!
Ne, qëndrojmë dhe sulmojmë!...
Ne, gënjeshtrën do ta shkallmojmë dhe atëherë gënjeshtarët do të mbesin si peshqit
pa ujë!...
Ne, nuk jemi vetëvrasës të idealeve tona për asnjë çmim!...
Vetëvrasësit e idealeve të veta hipokrite do t´i dënoj historia, ata do të
përfundojnë me turp, misionin e tyre antikombëtar.
Edhe një dëshirë po ta them që e kam për veten time: do të dëshiroja ta kem fatin
tuaj që të vija tek ju e ta jap sihariqin e FITORES së Ribashkimit kombëtar!...
Nuk do të vijë atje, derisa të më dërgoj mësuesi ynë i përjetshëm, REVOLUCION
RINORI, i cili kurrë nuk plaket ani pse bota kolonialiste po dridhet e po
përflaket!...
Me urdhërin e tij si Marathonomak i vendosur do të vijë duke buzëqeshur
revolucionarisht!...
Ashtu, siç shkove ty tek ishe i vendosur përjetësisht edhe kur spiunët, shpifësit,
qyqarët, budallenjët, intrigantët të thoshin mjerueshëm para ose prapa krahëve tuaj:
lëre more politikën, pastaj për më keq, ulërinin mjgullisht, Mustafa, këto veç fjalë
n´hava i ka !...
E, ata/ato, tani (të duan) se i munde, ata/ato ikën nga sytë këmbët, ndërsa ty
qëndrove stoikisht, shqiptarisht!
Ata/ato, tani përulen para teje ( të penduar) shkojnë tek shkolla e katundit tonë, e
Ashlanit të kuq, nga betejat ballë për ballë me hordhitë serbomëdha; shkolla për të
cilën në çastet e fundit të nisjes drejt amshimit të ndritur, pyete: o vëlla Vesel,
po shkollën a e kanë djegur xhelatët serbë; vëllaut tonë i erdhi keq të të tregonte
se shkolla qe djegur tërsisht; e tani po ta them me këtë letër dialogjike: tani,
shkolla është e ndërtuar shumë bukur, dhe për më tepër ka ngjarë një fatbardhësi që
ty kurrë se ke menduar, ani pse veprove tërë jetën ta ngritësh lart e më lartë
edukimin dhe arsimimin revoluciaonar, ndër brezni; prandaj populli ta shpërbleu
mundin tënd, tani shkolla jonë krenarisht e mbanë emrin tënd të lavdishëm.
Dhe, jo vetëm kaq ty je nderuar nga populli; sepse, tani qytetarët e Mitrovicës së
Isa Buletinit e të Mehë Ukës, ecin andej nga Bajri, rrugës e cila e mbanë emrin
tënd.
Unë, në Nëntorin e vitit 2004, bashkë me ish-ushtarin trim të e UÇK-së, kushëririn
tonë Musliun, isha në shkollën e katundit, të vendlindjes sonë të dashur, ku kam
shumë kujtime fëmijërore dhe rinore: fotografia jote qëndronte përballë me
legjendarin , Adem Jashari, ju sikur kuvendonit për ardhmërinë e Shqipërisë Reale.
Unë, ju përshëndeta me grusht, sepse ashtu na ke mësuar mua dhe gjenerata të tëra që
ishim nxënësit tuaj; kështu ka përshëndetur Bajram Curri, Hajdar Dushi e Qemal
Stafa, na thoshe.
Prandaj, pakurrizorët që sot s´kanë emër as fytyrë. të linquan, të lanë ap punë për
9 vjet, kjo qe një goditje jo veç për ty por edhe për 9 gjenerata filizash të reja!
Por, njëkohëshsit kjo iu kthye armiqëve bumerang, sepse qe dhe një frymëzim revolte
që ish-nxënësit që ty i mësove ose ata që s´pate mundësi t´i mësoje, t´i rrokin
armët përkrah teje, atje në shpatijet e maleve tona!...
Pastaj o bacë i nderuar, bibliotekës së shkollës ia dhurova ca ekzemplarë të veprës
sime "Në rrugën e lirisë".
E bëra këtë që breznitë tona të reja të ecin gjurmëve tona në këtë rrugë të ndritur!
Ty, u nise para meje sepse thoshe: baci e ka kohën, sepse dy herë mora sulm në zemër
( infarkt ) në vitin 1995, nga pritja e zorshme për këtë ditë-qëndrese!
Zemra jote donte të shpërthente vetëm luftarakisht!
Ty, o Marathonomaku i fillim stuhisë i theve sulmet e durim -turpit; për ta parë
ditën e madhe...
Ty, shkove nga beteja e parë e frontit, se të dërromonte pritja, durimi i të
vdekurve të gjallë, që dridheshin te këmbët e Revolucionit, si hijena...
Ty, ike krenarisht se të mundonin të gjallët e vdekur, të iritonin me përulsinë e
tyre, servilizmin e tyre ndaj armikut!
E, tani, o sa tmerr!...
Sepse, të vdekurit e gjallë e drejtojnë pushtetin , pak veç edhe pak!...
Them kështu, sepse tani populli po gaditet se tirani lepetitet - thoshte Noli ynë.
Prandaj, këta lehtë vdesin, ashtu si paraardhësit e tyre titistë, që ty aq shumë i
luftoje, aq shumë i urreje.
... Dhe, Shqipëria do bëhet si duhet se REVOLUCIONI nuk shuhet!
Se, RRENA NUK MUND TË JETON GJATË!
Mirupafshim o vëlla i dashur me sihariqin e madh, të FITORES së RIBASHKIMIT TË
SHQIPËRISË REALE!
Suedi, 23 .09. 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.