KUR MOHOHET E DREJTA DHE E VERTETA, I ZGJATET JETA ARMIQESIS
Postuar: Apr 9 2005, 04:06 PM
KUR MOHOHET E DREJTA DHE E VERTETA, I ZGJATET JETA ARMIQESISE DHE KAOSIT.
Sot, pas gjashtë vitesh, (prej kur ka mbaruar lufta në Kosove), kur në nivele e instanca të ndryshme, po debatohet me të madhe rreth Çështjes së Kosovës dhe statusit të saj final, desha edhe unë të kyçëm në këtë debat, me disa të dhëna argumentuese - fragmentare.
Dua të them që në fillim, se ato që më detyruan të kyçëm në këtë debat, janë opcionet për statusin final të Kosovës. Eshtë njëanshmëria dhe subjektivizmi i disa individëve dhe qarqeve politike e diplomatike ndërkombëtare, i bazuar në interesat e vjetra, tani më tradicionale, që mjerisht, ende mbështetën në argumentin e forcës, me të cilin shkelin mbi forcën e argumenteve, duke bërë kështu krim të llojit të vet të rafinuar.
E them kështu, sepse e drejta dhe e vërteta e shqiptarëve e dëshmuar dhe e manifestuar si mospajtim ndaj okupatorit serb, përmes të gjitha formave civilizuese-paqësore, siç ishin: debatet rreth ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë, ku parashihej, që krahinat më të mos ekzistojnë, për të vazhduar mandej me peticione, me apele, me greva, mitingje, protesta e demonstrata, të shoqëruara me kërbaç, me lotësjellës, me rrahje e arrestime, me përndjekje e burgosje, me izolime e helmime, me vrasje e gjykime.
Të gjitha këto shprehje të mospajtimeve, që ne atëherë i quanim si rrezistencë paqësore, deklarativisht preferoheshin dhe lavdëroheshin nga disa mekanizma ndërkombëtarë, sepse, siç thonin ata, "Po të shpërthente lufta në Kosovë, ajo do të merrte përmasa të gjëra dhe do t'i prekte interesat, jo vetëm të shteteve fqinje, por edhe të disa fuqive të mëdha.
Ndërsa, Serbia, ndaj të gjitha këtyre shprehjeve të mospajtimeve, jo vetëm që shtirej e shurdhër, për të ndërmarrë ndonjë hap pozitiv, por i vrazhdësonte edhe më tepër masat represive ndaj shqiptarëve, duke plaçkitur, duke rrahur, burgosur e duke vrarë njerëz të pafajshëm, për t'ua bërë shqiptarëve jetën e padurueshme, që t'i lëshojnë vatrat e veta. Dhe vërtetë, jeta u bë aq e padurueshme, sa t'i detyrojë ata më trimat që t'i rrokin armët dhe t'i kundërvihen armikut me kushtin shumë të shtrenjtë, Liri a vdekje.
Dhe, për karakterin, vetëmohimin, trimërinë, moralin dhe sakrificën që e deshmuan luftëtarët e UÇK-së, shkruajtën dhe folën me admirim qindra dëshmitarë-pjesëmarrës në këtë luftë, qofshin ata luftëtarë, gazetarë ose vëzhgues të huaj.Prandaj, mu këto tipare fisnike që e karakterizonin UÇK-në në njërën anë dhe agresiviteti barbar serb, që merrte jetën e fëmijve, të grave e pleqve në anën tjetër, e bindën Faktorin Ndërkombëtar - NATO-n që t'i del në ndihmë popullit shqiptar të Kosovës me intërvenim ushtarak kundër forcave të armatosura serbe, për ta ndalur dhunën, krimet dhe zhvendosjen masovike të shqiptarëve nga Kosova. Njëherit edhe për ta detyruar falangën serbe, që ta lëshojë Kosovën.
Dhe, falë intërvenimit të NATO-së dhe UÇK-së, Kosova, me pjesën më të madhe të saj u çlirua dhe filloi të merr frymë më lirisht. Filloi ta marrë vetën dhe të ringjallet.
Por, siç thuhet: "DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA". Tani kjo frazë e gjeti vendin e vet në Marrëveshjen e Kumanovës, në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe në Kornizën Kushtetuese për Kosovën, nga të cilat po dalin bishtat herë më¨të dukshëm, herë më të fshehur, të cilët po krijojnë pengesa në proceset e mëtejme të stabilizimit të Kosovës, sidomos në politikë, jurisprudencë dhe në ekonomi.
Dhe, me këto pengesa, fitohet përshtypja se Bashkësia Ndërkombëtare, sikur është marrë vesh me Serbinë, se, për të hequr dorë ajo(Serbia) nga Kosova, duhet t'ia ngrisin çmimin Lirisë së shqiptarëve dhe Pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, nuk ka si të thuhet, kur realiteti i sotëm në Kosovë, dëshmon se edhe sot e kësaj dite Mitrovica është e ndarë, kur aty dhe në disa vende të tjera të Kosovës zotërojnë enklavat dhe funkcionojnë institucionet paralele serbe, ku aty, qytetarët serbë nuk i paguajnë obligimet e veta, edhe pse të marrurat i realizojnë prej Kosovës dhe prej Serbisë. Dhe, jo vetëm kaq, por, në Kosovë, serbët krijojnë edhe tensione e ekscese të ndryshme provokative e luftënxitëse.
Ndryshe, nuk ka si të thuhet, kur Bashkësia Ndërkombëtare, gjegjësisht UNMIK-u ua siguroi serbëve hiç më pak se 22 vende përfaqësuese në Parlamentin e Kosovës, (31%) të cilët, jo që nuk votojnë as nuk kontribojnë për asgjë pozitive, që shpie në përparim të Kosovës, por ata edhe i bojkotojnë seancat e Kuvendit me mospjesëmarrje në to.
Ndryshe, nuk ka si të thuhet, kur Bashkësia Ndërkombëtare, i shpiku edhe 8 standardet për Kosovën, që t'i përmbushin shqiptarët, si kusht për t'ardhur te shqyrtimi i statusit final për Kosovën. "Kafshatë, kjo, që s'kapërdihet". Sepse, këto standarde nuk i takojnë popullit shqiptar.
Për të ndërmjetësuar drejt dhe me efekt pozitiv, standardet do të duhej t'u parashtroheshin dy palëve tjera: nxitësit të luftës - Serbisë dhe ndërmjetësuesit - Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo, aq më parë, kur dihet sipas logjikës së përmirësimit, se standardet do të duhej t'ishin sëpari detyrime përmirësuese për krijuesin e situatës problematike, dhe pse jo edhe për ndërmjetësuesin (ndërkombëtarin), për ta mbikqyrë se si zbatohen standardet nga agresori. Por, edhe po qe se u takon ndonjë prej këtyre standardeve - shqiptarëve, ato,do të duhej të vinin në radhë, pas përmbushjes së standardeve, nga agresori serb dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.
E, standardet për Bashkësinë Ndërkombëtare, do të duhej të ishin:
1.- Që Bashkësia Ndërkombëtare ta ndëshkonte Serbinë për agresionin barbar që e ka bërë, jo vetëm në Kosovë.
2.- Që Bashkësia Ndërkombëtare ta detyronte Serbinë, që t'ia paguajë dëmshpërblimet Kosovës, për të gjitha pasojat që ia ka krijuar Kosovës, gjegjësisht shqiptarëve.
3.- Që Bashkësia Ndërkombëtare, pas armëpushimit, t'i tregonte qartë dhe preras Serbisë, që ajo të mos ëndërrojë më kurrë se do ta ketë Kosovën nën sundim, sepse, ajo, kurrë nuk ka qenë serbe, por ka qenë vetëm e okupuar nga Serbosllavia.
4.- Që Bashkësia Ndërkombëtare ta detyronte Serbinë, që të jep sqarime dhe llogari për 3500 persona të zhdukur shqiptarë.
Të gjitha këto standarde, Bashkësia Ndërkombëtare, do t'ishte dashur t'ia kishte parashtruar edhe Serbisë, bashkë me preferimin, që Serbia, botërisht t'u kërkonte falje shqiptarëve për të gjitha krimet dhe pasojat që ua ka krijuar shqiptarëve.
Tani, serbët, vetëm, nëqoftë se e ndiejnë dhe e shprehin sinqerisht keqardhjen, për të gjitha të këqiat që ia kanë bërë Kosovës, dhe këtë e dëshmojnë me sjellje e veprime, mund t'i krijojnë vetës kushte dhe siguri, për të jetuar të lirë bashkë me shqiptarët. Përndryshe, serbët, me sjelljet dhe veprimet e veta, sikur të derisotme, vetës ja marrin sigurinë dhe lirinë.
***
Ndërsa, idetë, qendrimet dhe opcionet që qarkullojnë këto ditë, lidhur me statusin final për Kosovën, janë të ndryshme, të cilat, do të mund t'i ndanim në tri grupe:
1.- të atyre që nuk e njohin sa duhet të vërtetën historike dhe aktuale të Çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi.
2.- të atyre, që me qëllim duan t'i përkrahin tendencat hegjemoniste e kolonialiste, për të vazhduar prap me konflikte e trazira në rajon, duke u bazuar vetëm në argumentin e forcës, dhe
3.- të atyre që kanë informacion të mjaftueshëm për historinë e raporteve dhe të shkaqeve të vërteta të mospajtimeve dhe të armiqësive në mes popujve të Ballkanit në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti. Kuptohet, duke ü mbështetur në forcën e argumeteve, me të cilat, zgjidhja e Çështjes shqiptare do t'ishte e qendrueshme dhe afatgjatë.* Më këtë rast do t'i përmendi vetëm disa nga konstatimet dhe argumentet e disa ekspertëve eurobotërorë:
Stevan Shvarc, Kryetar i Shoqatës për Popujt e Shtypur, me seli në Gotingen, më nje rast ka theksuar: "Ka tre mijë vjetë, që ekzistojnë Ilirët, gjegjësisht shqiptarët në Evropë, prandaj, s'bën të lejohet shkatërrimi i kulturës shqiptare, siç po ndodhë në Kosovë". "Koha" e 23marsit 1994, f.5.
Svein Monesland, ekspert i gjuhëve sllave dhe baltike, në Konferencën Ndërkombëtare "Vendtakimi Evropa", që u mbajt në Bergen të Norvegjisë në nëntor të 1990, ndër të tjera thotë:"Padrejtësia që i është bërë këtij populli (shqiptarëve) të lashtë evropian, nuk mund të gjendet në analet e asnjë populli tjetër në truallin e Evropës". Dhe me një rast tjetër thotë: "Populli shqiptar...në të vërtetë është një popull i ndarë i Evropës. ...E drejtë e pamohueshme e këtij populli, është, që të bashkohet sipas vullnetit të vet".
Jeane Kirpatrick ( Xhinë Kirpatrik), ish ambasadore e SHBA-ve në OKB, në debatin për Kosovën, që u zhvillua në Uashington, ndër të tjera konstaton: "Mendoj se represioni në Kosovë( ndaj shqiptarëve) është i ngjajshëm me atë të fazës së parë të represionit ndaj hebrenjve në Gjermani". Dhe më tutje vazhdon Kirpatrik: "Çdo kush që do të shikojë ligjet e Nirnbergut, do të gjejë paralele me ligjet serbe në Kosovë. Këto ligje kanë për qëllim dobësimin sistematik të viktimës në çdo fushë të jetës, në mënyrë që ajo (viktima shqiptare) të mos mund të durojë më represionin dhe të gjejë zgjidhjen me ikje masive". "Bujku" i 26 korrikut 1994, f.2.
Jonathan Eyal, Drejtor i Institutit Mbretëror të Ushtrisë së Përgjithshme në Londër, analist i nohur i problemeve në Ballkan, ndër të tjera thotë: "Politika, që Kosova duhet të ketë autonomi brenda Serbisë, nuk ka kurrfarë gjasash të ketë sukses". Më tutje Eyal thotë: " Populli i Kosovës vuajti gjatë shtatëdhjetë vjetëve të fundit, në radhë të parë, për shkak se dikush në Perendim vendosi për fatin e tij." Dhe shton: "Nuk kemi ndryshim të madh në këtë aspekt as sot".
Vadham Peacock, ish konsul anglez, në pjesën Veriore të Shqipërisë, autor i librit " ALBANIA THE FUNDLING STATE OF EVROPE" (1914), në të cilin, veç tjerash thotë: "Bota duhet të dijë se shqiptarët që do të mbetën jasht kufijve të natyrshëm të Shqipërisë, dmth, kufijve të saj etnikë, nuk do të rrinë të qetë, por, do të punojnë gjithnjë, që të bashkohen me vëllëzrit e tyre, në shtetin e tyre shqiptar".
Ekavi Atanastopulos, analist grek i çështjeve ballkanike, në një studim të tij të titulluar "Konflikti në Kosovë, duke shpresuar në më të mirën dhe duke llogaritur në më të keqën, dërguar të përmuajshmës "The Vorld Today", në mes tjerash konstaton, por njëherit edhe pyet: "Çështja e Kosovës, do theksuar se nuk është çêshtje e minoritetit e as e të drejtave të njeriut. Ajo është një çështje që lidhet me sovranitetin e saj. Autonomia, vetëm sa do ta zgjaste këtë çështje, por nuk do ta zgjidhte përfundimisht atë". Dhe më tutje pyet autori: "Kujt i konvenon më mirë statusquoja aktuale, sa do të zgjasë ajo dhe kush do të jetë i pari që do ta prishë atë"? Me fjalë të tjera pyet prap autori: "Për kë punon Bashkësia Ndërkombëtare"? - "Bujku" i 16 shtatorit 1996, f.3.
Bogdan Deniqi, profesor i sociologjisë në Universitetin e City-së të Nju-Jorkut, me prejardhje jugosllave, lidhur me sjelljet dhe masat që po ndërmerren ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndër të tjera thotë: "...Shumica e shqiptarëve nuk kanë hyrë me vullnet në bashkësinë jugosllave. Territori i tyre (shqiptarëve) është pushtuar në luftrat Ballkanike, ndërsa plebishit as që ka pasur ndonjëherë. Dhe në bisedën joformale, shpesh dëgjohet fjala se shqiptarët në Jugosllavi janë ardhacak, dhe si të tillë, duhet të pajtohen që të jetojnë në atdhe të huaj? Deniqi ndër tê tjera thotë: "E unë them se Kosova është atdhe i huaj për serbët, sepse ata kur kanë ardhur në Kosovë, i kanë gjetur shqiptarët. Shqiptarët aty kanë lindur. Aty kanë jetuar të parët e tyre". "Danasi" i Zagrebit i 20.06.1989, f. 12,13,14. Për argumentime tjera, më gjërësisht, shih në librin "Lëngatë e gjatë", (Trajtime për shqptarët dhe për Kosovën) të Hamzë Gashit, f.65,66,67,204,205,206,207? 317-327. Prandaj, duke i patur parasyshë këto fakte, të cilat më duken se janë të mjaftueshme, për t'i ndryshuar qendrimet Bashkësia Nderkombëtare në favor të së drejtës universale dhe të shqiptareve në veçanti, do t'ishte rast, shumë i volitshëm për Bashkësinë Ndërkombëtare, për ti korrigjuar gabimet tragjike të Vendimeve FATPRERA në Mbledhjet e Kongresit të Berlinit, të Shen Stefanit, të Ambasadorëve në Londër, të Versajës, të Jaltës e të tjerave të ngjajshme, me ç'raste, shqiptarëve u është bërë padrejtësi e rëndë, duke ua copëtuar trojet e tyre shekullore në pesë shtete dhe duke ua lënë frontin e hapur me katër popujt fqinjë. Kjo, aq më parë, kur gjendja e deritanishme politike, me arsyetimet, që bazohen në interesat hegjemoniste dhe në argumentin e forcës, vetëm sa i ka shtuar vatrat e krizave konfliktuoze, si në rajon, ashtu edhe në botë. Prandaj, tani (më mirë vonë se kurrë) është e udhës që të provohet me gjykimin e drejtë të gabimeve të deritanishme, që i kanë krijuar mjerim njerëzimit dhe të zevendësohen me të dëgjuarit dhe të përfillurit e ZERIT TE ARSYES, brenda të cilit gjendet edhe FATI shqiptar, i katandisur, i cili, pas të gjitha rropatjeve e plandosjeve, të përjetojë dhe ta gëzojë njëherë FRYTIN e Drejtësise, për të cilin, aq shume u përpoq, u sakrifikua dhe u dogj, për t'i arrnuar copat e ndara na "Tornadoja - Dhunë e lëmërisë", si pjellë e Padrejtësisë.
Në këtë drejtim, disa korrigjime Bashkësia Ndërkombëtare, veç i ka bërë, duke i zgjidhur disa probleme të ngjashme me këtë të shqiptarëve, dhe duke i respektuar konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtat e popujve për vetëvendosje.
Po ashtu, do të thonim se janë të pa kurrfarë baze disa deklarime, si opcionet, që kanë të bëjnë me statusin final të Kosovës, kur thuhet, që Kosova ta ketë një autonomi maksimale, gjegjësisht substanciale, apo një pavarësi të kushtëzuar, me të cilat ide, Kosovën prap duan ta lënë nën kthetrat e Serbisë, apo të ndonjë unioni. Opcionet e këtilla, nuk sjellin asgjë tjetër, veçse zhgënjim, deshpërim, shkelje mbi të gjitha konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe mundësi për të vazhduar prap lufta.
Ndërsa, sa i përket dialogut, që e preferon Bashkësia Ndërkombëtare, për t'u zhvilluar në mes serbëve dhe shqiptarëve, si standard, që duhet përmbushur nga shqiptarët, qoftë edhe vetëm për çështje teknike, na duket se është i pa vend. Dhe, si i tillë, ai edhe do të dështojë.
Arsyeja e parë për të dështuar dialogu është mosdallimi në qendrime i udhëheqësve serbë, sa i përket të kuptuarit të realitetit të ri për Kosovën, të cilën ata, kurrsesi nuk mund ta marrin me mend dhe ta pranojnë si të pavarur. Këtë, e deklaroi haptazi para qytetarëve serbë edhe Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi, kur ishte para pak ditësh në Kosovë.
Arsyeja e dytë, për të dështuar dialogu, është se serbët, sikur edhe herave tjera që i kanë injoruar dialogjet dhe marrëveshjet, edhe tani do të vazhdojnë me të vjetrën, duke shantazhuar e obstrukcionuar, për ta zvarritur zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për t'ia zgjatur jetën statusquosë dhe për ta rritur mosbesimin dhe pakënaqësinë te populli shqiptar, kur i ka kapluar varfëria në njërën anë dhe pamundësia e punësimit nga ana tjetër. Kështu që, po nuk e fisnikëroi arbitrimin Faktori Ndërkombëtar ndaj Çështjes shqiptare, gjendja në Kosovë do të keqësohet dhe pakënaqësia do të shtohet. Atëherë, me dije qoftë, se faktor dhe fajtor përbërës në përkeqësimin e gjendjes në Kosovë, do të jetë edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Kur e them këtë, kam parasysh stilin e shantazhimit e të obstrukcionimit, të njohur mirë edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga Grupi i Kontaktit. Prandaj themi se nuk është dashur fare të insistohet për dialog në mes serbëve dhe shqiptarëve, qoftë ai edhe vetëm për çështje teknike, sepse, të gjitha çështjet problemore që ekzistojnë në mes serbëve e shqiptarëve janë peng i politikës hegjemoniste serbe dhe i mosgatishmërisë së Bashkësisë Ndërkombëtare për ti korrigjuar gabimet e vjetra tragjike. Thënë më së qarti: Po qe se Faktori Ndërkombetar e ka me gjith mend e me sinqeritet, se don ta qetësojë dhe stabilizojë Ballkanin, do të duhej zgjidhur plotësisht Çështjen shqiptare, duke i bashkuar edhe politikisht e juridikisht tokat shqiptare, të ndara me dhunë. (Konstatim ky edhe i shumë ekspertëve eurobotërorë, që merrën me historinë e raporteve në mes popujve të Ballkanit), të cituar më lart.
Pra, me një kontribut të tillë korrigjues, Faktori Ndërkombëtar, gjegjësisht OKB-eja, do ta afirmonte vetën si mekanizëm efikas për zgjidhjen e problemeve konfliktuoze, siç është ky i Kosovës dhe i shqiptarëve në tërësi.
Me një kontribut të tillë korrigjues, Faktori Ndërkombëtar, do ta justifikonte dhe vuloste edhe arsyeshmërinë e intërvenimit ushtarak të NATO-së kundër agresionit serb në Kosovë.
Sepse, të gjitha këto të dhëna, për ngjarjet historike dhe aktuale, që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Shqiptarët,dëshmojnë se serbët i nënshtrohen vetëm forcës e askujt tjetër.
Le Mans - Francë Hamzë Gashi
Më 09.04.2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.