Sistemi Politik Shqiptar
Sistemi Politik Shqiptar
Shqipëria është një republikë parlamentare, e bazuar në ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve legjislativë, ekzekutivë dhe gjyqësorë. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti:
Presidenti i Republikës është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Ai ka pushtet të përgjithshëm si Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai është gjithashtu kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërmjet detyrave të presidentit përfshihen: drejtimi i fjalimeve ndaj Kuvendit, dhënia e faljeve dhe shtetësive, dhënia e dekoratave ushtarake dhe titujve të nderit dhe caktimi e tërheqja e përfaqësuesve të plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi, me një shumicë prej tre-të-pestave të të gjithë anëtarëve të tij, çdo pesë vjet, për një maksimum prej dy mandatesh pesë-vjeçare.
Presidenti: Alfred Moisiu (që më 24 korrik 2002)
Legjislativi:
Pushteti legjislativ është përqëndruar në parlamentin shqiptar, të quajtur (Kuvendi). Kuvendi zgjidhet për katër vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë. Njëqind deputetë zgjidhen drejt për drejt. Dyzet deputetë zgjidhen prej listave shumë-emërore të partive apo aleancave të partive, sipas rendit përkatës të tyre.
Ekzekutivi:
Dega ekze:kutive e qeverisë ushtrohet nga Këshilli i Ministrave, i kryesuar nga kryeministri. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore apo të qeverisjes vendore. Presidenti i republikës emëron kryeministrin, me propozim të partisë ose aleancës së partive, e cila ka shumicën e vendeve në Kuvend. Përveç qënies organi më i lartë ekzekutiv, këshilli gjithashtu miraton dhe shpall disa akte të legjislacionit të deleguar - dekrete, urdhëra, rregullore, rezoluta dhe udhëzime dhe ka të drejtë të iniciojë miratimin e ligjeve duke hartuar, debatuar dhe paraqitur ligje pranë Kuvendit.
Kryeministër: Sali Berisha
Gjyqësori:
Pushteti gjyqësor është në duart e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të tjera, si dhe të Prokurorisë. Presidenti ka një pushtet të madh mbi procesin e gjyqësorit në Shqipëri, duke kryesuar KLD-në dhe duke emëruar gjyqtarë të të gjitha gjykatave.
Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimet përfundimtare të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
Lidhje:
Këshilli i Ministrave
Ministria e Punëve të Jashtme
Ministria e Rendit Publik
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Komiteti Gruaja dhe Familja
Lidhje të Tjera:
Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë
Komisioni i Letrave me Vlerë
Instituti i Statistikave
Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin Ekonomik
Banka e Shqipërisë
Partitë Politke:
Partia Demokratike e Shqipërisë
Partia Socialiste e Shqipërisë
Aleanca Demokratike e Shqipërisë
Partia Social-Demokrate e Shqipërisë
Partia Republikane
Partia e Re Demokratike
Partia e të Drejtave të Njeriut
Partia Agrare
Partia e Ballit Kombëtar
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia e Lëvizjes së Legalitetit (Legaliteti)
Partia Demo-Kristiane
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.