Arti dhe Arkitektura
Arti dhe Arkitektura
Piktura në Shqipëri u ndikua mjaft nga arti bizantin në Mesjetë (shekulli i 5-të deri në shekullin e 15-të) ndonse nga fundi i Rilindje së herëshme (shekulli i 15-të deri në shekullin e 17-të) ndikimi italian ishte i fuqishëm. Pikturimi i ikonave (simboleve fetare) u rrit si një formë e artit dhe folklorit si publik ashtu edhe të shfaqur. Stili i pikturimit të ikonave krijuar në mes të shekullit të 18-të, mbeti praktikisht i pandryshuar deri në krye të shekullit të 20-të. Në artistët e shquar të shqipërisë të shekullit të 20-të përfshihen Vangjush Mio dhe Androniqi Zengo, të dy ata me meritën e futjes së impresionizmit të stilit perëndimor në Shqipëri në mes të viteve 1930. Odise Paskali, një tjetër artist i shekullit të 20-të gdhendi heronjtë shqiptarë. Artet folklorike sot përfshijnë veshje të dekoruara me ornamente delikate argjendi, objekte të gdhendura në dru për shtëpi dhe qilima të leshtë.
Monumentet më të lashtë arkitektonikë në Shqipëri datojnë që nga mijëvjeçari i parë para Krishtit dhe janë ndërtuar nga ilirët. Që nga mesi i mijëvjeçarit të parë para Krishtit deri në mes të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, grekët dhe romakët që pushtuan Shqipërinë ndërtuan struktura që janë ende të dukshme në peisazhet qytetase e rurale. Në mesjetë në veriun e krishterë shqiptar doli arkitektura fetare e krishterë, ndërsa në jugë arkitektura islamike dhe e stilit turk. Deri në mes të shekulli të 20-të, shumica e qyteteve shqiptare qe mbizotëruar nga shtëpi guri dykatëshe me çati me tjegulla. Në zonat pyjore, shtëpitë bëheshin me dërrasa druri; në zonat bregdetare ato qenë prej balte, qerpiçi apo kallama me mbushje balte. Sot, shtëpitë masive të stilit sovjetik mbizotërojnë në vendbanimet urbane e suburbane kurse arkitetura tradicionale mbizotëron në zonat rurale e malore.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.