Pse femrat dallohen nga meshkujt?

2005-09-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

.
Pse femrat dallohen nga meshkujt?






Shkenctarët kanë deshifruar kodin gjenetik të kromozomi X femror i cili është i lidhur me më shumë se 300 sëmundje.

Ai përmban 1100 gjene ose rreth 5% të gjenomit njerzor së bashku me informacionin e cila mund të ndihmojë që të përmirësohet diagnoza e sëmundjes së hemofilisë, verbërimit, autizmit dhe leukemisë.

Nga ky zbulim i këtyre shkenctarëve tregon se tek gratë ka shumë dallime se sa është menduar dhe janë më të komplikuara nga meshkujt sa i përket gjeneve.

Gratë kanë 2X kromozome kurse meshkujt XY të cilat i japin vetitë mashkullore.

X kromozomi është më i madh se ai Y, dhe femrat kanë 2X kromozome i cili njëri zakonisht është joaktiv.

Ndryshimet gjenetike dhe sëmundjet si daltonizmi, autizmi dhe hemofilia të cilat janë të lidhura me kromozomin X më shpesh godasin meshkujt sepse ata nuk kanë kromozomin tjetër X i cili do të zëvendësonte mungesat.

Kromozomi X është bartës edhe i shumë gjeneve të cilat kanë lidhje me prapambetjen psiqike dhe gjenit më të madh të quajtur DMD në gjenomin njerzor. Ndryshimet në DMD, shkaktojnë distrofinë muskulare të Duchenn, një sëmundje e rëndë dhe fatale tek meshkujt.





Multivitaminat për shtatëzani mund të jenë të rrezikshëm për fëmijë



Shumë gra shtatëzana vitaminat e tyre të cilat i përdorin gjatë shtatëzanisë nuk i ruajnë në vende të sigurta, larg fëmijëve. Por nëse atë e bëjnë mund të shpëtojnë jetën e fëmijës së vogël, thotë dr Kathleen Delaney nga UT Southwester Medical Center.

"Shumica mendojnë se këso lloj barna janë shumë të sigurta - se ato janë vetëm vitamina" tha dr Delaney. "Mirëpo vitaminat për shtatëzani përmban sasi të mëdha të hekurit e cila mund të bëhet helmuese për fëmijët e vegjël" Nëse dyshoni se fëmija ka gëlltitur multivitamina për shtatëzëna, ju duhet menjëherë të kërkoni ndihmë nga mjeku. Për këtë arsye, multivitaminat duhet trajtuar si edhe të gjitha barnat tjera dhe prodhimet tjera kimike të cilat janë të rrezikshme për fëmijët - duhet ruajtur sa më larg tyre.






Dietat e shpejta dëmtojnë zemrën

Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.

Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës.

Përveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.

Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur shumë.

33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo edhe fort.

Personat që nuk kanë probleme me zemër gjatë vozitjes së biçikletës në momente të caktuara do të arrijnë maksimumin e tyre. Para se të arrijnë maksimumin do të kalojë një kohë e gjatë, harxhimi i oksigjenit në kulm të ushtrimeve do të jetë e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob në atë anaerob do të kalojë një kohë e gjatë.

Përveç kësaj, zemra e personave normal do të ketë më shumë forcë për ushtrime.

Vajzat anoreksike shumë shpejt do të vijnë deri te maksimumi i tyre (i ulët), me harxhim të vogël të oksigjenit, dhe kalimi në metabolizmin anaerob do të ndodh shumë shpejt, çka do të thotë se kanë shumë tolerancë të dobët në rritjen e numrit të rrahjeve të zemrës.






Kompjuteri po bëhet shkaktari kryesor për dobësim të syve



Mjekët Amerikan kanë vendosur një term të ri në mjeksi "Computer Vision Syndrome" (CVS), gjegjësisht sindromi i shikimit kompjuerik i cili paraqitet tek njerzit të cilët kalojnë kohë të gjatë para kompjuerit. Ky sindrom ka çrregullim të veçant tek shikimi, dhe gjithashtu ndikon në keqësimin e saj. Simptomet e CVS janë: dobësim i fokusit, kokëdhembje, pamje e dyfishtë apo e turbulluar, lodhje e shpejtë gjatë leximit, dhemje dhe skuqje e syve, dhembje në krahrorë dhe qafë. Shumica e përdoruesve të kompjuterit fillon t'i ndjejë këto simptome pas katër orë qëndrimi para kompjuterit, dhe të gjithë kanë pengesa pas qëndrimit pandërprerë rreth 6 orë. Mjekët këshillojnë 9 mënyra për të zvogluar lodhjen e syve dhe syza speciale kur punohet në kompjuter.






Pse na vjen ftohtë?

Këmbët, gishtat të ftohta apo të mpira: A bëhet fjalë vetëm për "termostatin" e brendshëm të prishur apo janë shenjat për ndonjë sëmundje serioze?

Trupi për të mbajtur çdo herë temperaturën konstane në brendësi përdorë termogjenezën; nëse ky mekanizëm nuk funksionon si duhet, më së pari këtë e ndjejnë ekstremitetet që janë më larg "ngrohësit" të organizmit, zemrës. Megjithatë, në disa raste, duart e ftohta mund të jenë shenja të problemeve serioze shëndetsore, të cilat duhet kontrolluar dhe shëruar.

Tre këshilla se si të ngroheni:

Vishuni më trash. Çizmet janë mënyra më e mirë për ngrohjen e këmbëve.

Shmangu ushqimit të rëndë. Nëse është ushqimi i rëndë, për tretjen e saj në mëlçi dhe lukth vjen një sasi më e madhe e gjakut, dhe prandaj një sasi më e madhe është e koncentruar në këto organe.

Ndaloni duhanin. Nikotina zvoglon kapilarët. Kështu duhani zvoglon temperaturën në duar dhe këmbë: secila cigare ul temperaturën për një gradë celsius gjatë 20 minutave.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.