ZËVENDËSKRYEMINISTRI ADEM SALIHAJ I QEVERISË DEKORATIVE TË K

2005-09-19 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

~Reagim~
ZËVENDËSKRYEMINISTRI ADEM SALIHAJ I QEVERISË DEKORATIVE TË KOSOVËS JETON ME TRUP NË
PRISHTINË E ME KOKË NË BEOGRAD…(!)


Si mund, zoti zv. kryeministër, të mos ju pengon parulla në pllakatin e "Republika e
Serbisë" në Shtërpcën shqiptare, kur Beogradi antishqiptar ëndërron dhe vepron me
tërë kapacitetin e tij për ripushtimin e këtij visi të Shqipërisë??!!
Mos vallë edhe ju ëndërroni në kohët " e mjaltit" kur Kosova ishte "krahinë
socialiste autonome" e Serbisë?


Mona Agrigoroaiei

Tradhëtia ka këmbë të shkurtëra. Ashtu si gjënjeshtra. Në fakt të dyja gërshëtohen…
Zakonisht, tradhtarët veshin kostume të bukura "ëngjujsh" nëpër fushata elektorale,
se punojnë për të mirën e popullit. Por, pastaj vet po i heqin maskat e veta, me
veprimet dhe deklaratat e tyre, me sjelljen e kalbura politike, që nuk mund të
gjykohet ndryshe.

Realiteti në fjalë mund të ilustrohet fort mirë me një rast që ngjau këto ditë, siç
e pamë në RTK, zv.kryeministrin Adem Salihaj (paçka se ka një post të majmë prej nga
mendon se në shtresat popullore, s’mund të shihet çfarë poshtërsish bën) lëshon një
"bajgë" politike qartësuese për vendin në të cilin ndodhet koka e tij.

Zotëria i lartpërmendur ishte në vizitë në fshatin që po pretendohet nga serbët të
bëhet komunë, në Shtërpcë, të rrethit të Ferizajit. Atje, u takua me serbët lokalë,
pastaj aty si një shpatë mirëseardhjeje i doli përpara një pllakatë dhe, kur shikoi
se në pllakatë po shkruhej, "Republika e Serbisë", zv. kryeministri i majmur, tha:

"Dikush jeton ende me të kaluarën, por kjo s’na pengon, kryesorja është të merremi
vesh", të jetojmë bashkë etj (!) ;
Specifikojmë: "kjo" referohet në atë pllakatë dhe jo në faktin e të jetuarit në të
kaluarën, por më shumë paralajmëron, sfidon për të ardhmen...
Pra, Adem Salihaj s’qenka ndier i penguar si dhe kompania e tij qeveritare nga
mbishkrimet me karakter nacionalist-agresiv serb që e nxisin ndarjen e Kosovës.
Çfarë lloj zv.kryeministër-dordolec me thëngjill është ky?!

Por si, zoti zv. ministër, nuk ju pengon parulla çetnike
"Republika e Serbisë" në Kosovën shqiptare??!!

Si, zoti zv. kryeministër, o ju "modernist" i sofistikuar si "kozmopolit" nuk ju
pengon Republika e Serbisë, dhe "harroni" se ky shtet antishqiptar është ai që u ka
shkaktuar shqiptarëve mbi 90 vjet gjenocidi të paparë, nga dëshira e zgjerimit
territorial psiko-patologjik që nga 1878 e këtej?!

Ndër të tjera, duhet t´ia përkujtoj opinionit publik se ky personazh qenka "i
preferuari" i organizatës terroriste, degës së UDB-së në Kosovë, "Sigurimi i
Atdheut", i cili e qenka marrë më parë në mbrojtje nga "njerëzit të luftës".

Ndihem fort e indinjuar. Zoti Salihaj do, që e kaluara e thundrës pushtuese
serbomadhe të harrohet, të harrohet se ushtritë kolonizuese të Serbisë vrasëtare
kanë vrarë gra, pleq, burra, fëmijë të pafajshëm, ndërkohë që Beogradi s’bën as i
vetmin hap më të vogël, jo për të kërkuar falje palës shqiptare, por për të hequr
dorë definitivisht nga planet e tij të errëta për sundim të Kosovës.
Po, Beogradi dhe serbët të manipuluar të Kosovës jetojnë ende në të kaluarën e
miteve të tyre për rigëlltitjen e këtij trualli të Shqipërisë Etnike. Dhe çdo
"pajtim" me të është i barabartë tani me pranimin e litarit të nënshtrimit.


Deklarata e Adem Salihajit është e poshtër. Aq e poshtër sa ka qenë dhe është
politika pacifiste e kryeparit, idhtarit të tij Ibrahim Rugova, e cila e ka parimin:
"Beogradi sulmon, ne nuk reagojmë, rrimë duarkryq dhe nuk mbrohemi, por krijojmë
përshtypjen se po bëjmë rezistencë".

Të dashur lexues! Kjo politikë disfatiste është njëlloj e dështuar.
Jo "rezistenca paqësore" mposhti Serbinë që u detyrua të dërgojë jashtë kufijve të
Kosovës së ngushtë ushtrinë dhe policinë gjaktare serbe, por UÇK-ja.
Jo "rezistenca paqësore" e çliroi pjesërisht dhe çliroi (përkohësisht dhe
pjeserisht) Kosovën, por pushka që krisi dhe që u dëgjua nga malet shqiptare në tërë
botën!
Ta kemi të qartë, ata që e përqafuan këtë politikë "pacifiste" penguan luftën
çlirimtare, e sabotuan: të organizuar në të ashtuquajturën "Qeveri e Kosovës",
krijuan "Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës" (FARK), me synimin e
spiunimit të UÇK-së, pse jo, dhe nxitjes së luftës vëllavrasëse (!)

Dhe politika e "pacifizmit", tani e "pajtimit" në shpirtin e vëllazërim-bashkimit,
dëshiron të kthejë Republikën e Serbisë si sundimtare në Kosovën shqiptare, gjoja me
pretekstin se "duhet të merremi vesh"...

Pra, serbët ëndërrojnë në "krahinën autonome" të Kosovës apo, nëse nuk arrihet të
pengohet kjo, duan ta kenë një mini "Republikën Srpska" e enklavave të
"decentralizuar", ndërsa Salihaj, Rugova&Co, si titistë të përbëtuar, e pranojnë
këtë, dhe në kor me serbët, punojnë për dialog" me Beogradin. Serbia ka praktikuar
një politikë e terrorizmit shtetëror të rreptë (dhe e praktikon ende në trojet të
pushtuara të Luginës së Preshevës), në luftën e fundit e ka bërë në shkrumb e hi,
duke mbjellur kudo anëmbanë Kosovës vdekjen e civilëve të pafajshëm shqiptarë, dhe
punon ethshëm nën rrogoz për rikolonizimin e saj.

Të thuash se "nuk na pengon" kjo parullë serbomadhe është e barabartë me rreshtimin
e hapur në veprimtarinë antishqiptare të pandërprerë që e ka.
Por, Adem Salihaj, ende nuk ka pësuar "aksident" në Shtërpcë, prandaj llomotitë
kështu.
Ai flet nga
"përvoja" e bindjeve të tij titiste-ldk-iste. Ky është fataliteti i dytë të tij,
sepse vetëm para një jave ai ia shtërngoi duart dhe u përqafuan, se bashku me Nexhap
Dacin, "gjentelmen" me shefin e shtatemadhorise se Serbise, Dragan Pashkash, të
cilin e kishin ftuar, me rastin e ndërrimit të komandës së ushtarakëve KFOR-ist.

A e merr me mend Adem Salihaj, se sikur ta qitnin flamurin në Luginën e Preshevës,
në komunë, pllakatën me "Republikën e Shqipërisë me rastin e ndonjë vizitë të
zv.kryeministrit serb, si do të reagonte ai?!
Kjo do të shkonte deri në OKB si "provokacion" i madh "ndër etnik".
Pra, ai do të reagonte ashpër. Jo vetëm në Beograd, por deri në OKB, do ta
konsideronte si provokim dhe sulm të "separatistëve" shqiptarë, po serbët a nuk
qenkanë separatistë kur duan ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e tyre me Serbinë?!
Dhe, jo veç se janë separatistë, por për më tepër janë edhe agresorë kolonialistë
(administrata e Beogradit dhe serbët e nxitur prej asaj), sepse dihet, Kosova
historike është shqiptare, është pjesë e Shqipërisë Etnike, e pushtuar pa asnjë të
drejtë morale, politike e juridike nga Serbia.

Flamuri shqiptar duhet të valëvitet që nga Toplica shqiptare e Lugina e Preshevës
deri në Çamëri, nga Sanxhak e Malit të Zi deri në Strugë, nga Tirana deri në
Prishtinë, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë.
Dhe kjo Shqipëri do të ribashkohet, pavarësisht se ju, o "gandistë" mjeranë, mendoni
se në Kosovë "është mirë" për hir të pajtimit me sllavët, të pranoni e të zbatoni
udhëzimet e tyre për "decentralizim"-copëtim, kompromise-tradhëti të tipit Rambuje,
"dialog"-nënshtrim nën Serbi, me këtë lubi të egër, gjithmonë e uritur për aneksime
të trojeve shqiptare që nuk u përkasin!

Mos harroni se veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në ballë të popullit të Kosovës
e kanë pritur çetnikun shovenist Drashkoviç me vezë të prishura, ndërsa ju,
ushtarakut serb ia shtërguat duart dhe i dhuruat puthje të embëla!…
Edhe pse popullit i keni servirë broçkulla politike, kinse ju nuk ishit dakord me
vizitën e tij!...

Mos harroni o puthadorët e të huajve se: shqiptarët e Kosovës kurdoherë i kanë
pritur të gjithë ushtarakët serbë me plumba kresë nga malet shqiptare, ndërsa
kompania jote, "nga malet e jasteqëve" të Bonit, prej kolltuqeve të ëmbëla të
"qeverisë në ekzil" dilnit me deklarata boshe, bombasitike dhe të helmatisuara,
kundër UÇK-së e lavdishme, e dalë nga gjiri i popullit!

Dijeni mirë se ne fort po iritohemi kur po ju shikojmë e po ju dëgjojmë turpet tuaja.
Mendohuni mirë, as se ju nuk jeni të pafund, ju nuk mund të keni pakufishëm pushtet
absolut!
Mendohuni mirë, pastaj se këtë pushtet nuk e keni as tani, përveç se jeni kthyer në
vegla qorre në duar të huaja!
Ashtu, si parardhësit tuaj titisë, "pushtetarë" të pa shtet, fundin do ta keni me
turp!
Ku janë sot, qeveritë kolaboracioniste Shukurioviçi-Vllasi-Morina?
A përfunduan ata në plehrat e historisë?!
Ashtu, si të gjitha qeveritë okupatore të huaja që vinin e dolën nga Kosova dhe
viset tjera shqiptare.
Tradhëtia, kurrën e kurrës nuk falet, mos harroni këtë!…

Rumani, 19 Shtator 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.