Manovrimi politik

2005-09-15 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Manovrimi politik

Për shkak se situata në kuptimin e shprehjeve në Kosovë është mjaft e pasqaruar, po e llogarisë që shprehja manovrim së paku të kuptohet sipërfaqësisht, sepse nëse i shtohet edhe kjo pjesa tjetër, politik, pra, shndërrohet në një sintagmë manovrimi politik, që besoj se pakkush do të kuptoj së çfarë do të thotë manovrim politik, në kuptimin politik, gjykuar sipas opinionit të përgjithshëm. E kjo nuk është për shkak të nënvlerësimit të opinionit tonë, por ja që situata është e tillë.

Rast për t’u studiuar:
1. Ibrahim Rugova shkon diku në Gjermani për shërim.
2. Ndërkohë, një gjeneral serb, emri i të cilit nuk po më kujtohet, edhepse emri këtu nuk është me rëndësi por pozita, organizata dhe vendi të cilin ai e përfaqëson, erdhi në Kosovë.
3. Më pas, Ibrahim Rugova kthehet në Kosovë, më shëndosh së që ishte paraprakisht, dhe nën,
3. a. Pas disa ditësh Ibrahim Rugova lajmëron publikisht, pas një kohe të gjatë, kancerin e tij në mushkëri.

Ky akt, ky rast, është për t’u studiuar, sidomos nga studentët e fakultetit të shkencave politike… sepse kjo njëmend është shkencë e përzier me kreativitet artistik. Është veprim mahnitës dhe dobiprurës ose sjellës nga çdo këndvështrim.

Të shkojmë një pas një. Ardhja e gjeneralit serb në Kosovë për politikanët tanë nuk ishte rastësi e as befasi. Ata kanë qenë të njoftuar për këtë prani disa javë më herët. Prania e politikanëve tanë në këtë ceremonial së bashku me praninë e gjeneralit Serb në Kosovë ishte e domosdoshme dhe e paevitueshme/pashmangshme, sepse politikanët tanë gjithsesi duhej të ishin aty.

Kryetari jonë, si duket, pas një studimi mjaft të stërholluar të situatës në të cilën ndodhej, zgjedhë spitalin ushtarak amerikan diku në Gjermani, për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies, pra, si u bë që në Kosovë të kemi një prani ushtarake Serbe në Kosovë? Ibrahim Rugova nuk ka dashur t’ia lejonte vetes edhe një shtrëngim duarsh me një Serb, në këtë rast gjeneral Serb, në këtë kohë krize politike në Kosovë. Pra, ai, thjeshtë, largohet nga Kosova për t’i ikur përgjegjësisë dhe llogaridhënies politike, por, në të njëjtën kohë ai fiton respekt, përkatësisht, dhembshuri nga opinioni i gjithmbarshëm në Kosovë, pra, simpati të skajshme edhe nga ata që vet e kritikonin. Pra, prania e një rëndësie të jashtëzakonshme politike e gjeneralit serb në Kosovë kaloi ‘nën hije’ të Rugovës, pra, sëmundjes së tij, dhe ‘nën hijen’ e uratave ‘ndërkombëtare e kombëtare’ për shërim sa më të shpejt. Ai kthehet në Kosovë më i dashur se asnjëherë më parë nga qytetarët kosovarë. Nëse kjo do të ishte kohë e zgjedhjeve, ai sigurisht se do të fitonte mbi 70 për qind të elektoratit. Ndërkohë, njerëzit tashmë po paraqiten vullnetarë për dhurimin e mushkërive. Ndërkohë, askush nuk komenton praninë e gjeneralit të ushtrisë së gjallë Serbe në Kosovë. Ai ishte në Kosovë dhe sigurisht se nuk do të kthehet të mbledhë eshtrat e ushtrisë së vdekur.
Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.