Lufta e 2001 ka qene e pergatitur nga ish-UCK dhe LSDM

2005-09-14 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

- Arber Xhaferri: Lufta e 2001 ne Maqedoni ka qene e pergatitur nga ish-udheheqesit e UCK dhe LSDM e Cervenkovskit
kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi, eshte shprehur ne Kuvendin e PDSH lufta e vitit 2001 ka qenë e përgatitur nga udhëheqësit e UCK dhe LSDM-ja e Cervenkovskit. Xhaferi tha se këtë nuk e thotë PDSH por faktet dhe PDSH nuk ka kurrfarë nevojë që në mënyrë artificiale të drejtojë akuza të mëdha, pasi të dhënat tregojnë se një lidhje të tillë mes tyre ka pasur .
Në librin e bardhë mblidhen të dhënat dhe se gjithnjë e më tepër paraqiten njerëz me informacione rreth kësaj çështje u shpreh më tej Xhaferi duke shtuar se ne dëshirojmë që të shtypim jo një pamflet, por një studim serioz për fenomenin e luftës dhe do të shohim se cfarë argumentesh do të arrijmë të gjejmë.
Sipas Xhaferrit: Çështja është se nuk u kapitalizua lufta, do me thënë një popull hyri në konflikt të madh dhe shtrohet pyetja çfarë fitoi populli nga ai konflikt i madh. Kjo është një pyetje që parashtron çdo qytetar shqiptar dhe ky libër do të jetë një argument shtesë për të zbardhë dhe për të ndriçuar atë periudhë kohore që na futi në një rrezik të madh, por megjithatë, ia dolëm të kontrollojmë atë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.