LETËR E HAPUR KRYEADMINISTRATORIT TË KOSOVËS SOREN J. PETE
Xhemil ZEQIRI- Veprimtar për të drejtat e njeriut në Danimarkë.
LETËR E HAPUR
KRYEADMINISTRATORIT TË KOSOVËS SOREN J. PETERSEN LETËR E HAPUR
Nuk e di a je i informuar z. Petersen që ditëve të fundit, zv. Protektori Lori Rosi e nënshkroi rregulloren (ligjin) e UNMIK-ut, nr.2005/16 e cila nga 1 Maji 2005 do të filloj aplikimi i vizave për shqiptarët dhe vetëm për shqiptarët që i keni ndarë në pesë shtete.
Nga këto viza vazhdojnë të privilegjohen vetëm serbo-malazezët.
Me këtë akt juridik, ju zotërinj edhe njëherë po e tregoni hapur vazalitetin që e keni ndaj qeverisë së Beogradit, e cila prej kohësh e ka kërkuar këtë.
Qeveria e Beogradit e ka vënë në lojë të rrezikshme UNMIK-un me shqiptarët, që nga Marrëveshja e Rambujesë dhe ajo e Kumanovës, pastaj vjen Marrëveshja Hekerup-Çoviq.
Tek këto marrëveshje e kanë burimin të gjitha fatkeqësitë e shqiptarëve.
Nga këto, burimin e kanë Rezoluta famëkeqe 1244, Korniza Kushtetuese, loja politike për standardet, ndjekja dhe burgosja e çlirimtarëve; pra në vend që OKB-ja t´i përkrahte çlirimtarët, kjo me ndihmën e institucioneve të veta dhe me ndihmën e kolaboracionistëve shqiptarë që fatkeqësisht i morën edhe votat e popullit, po bënë gjithëçka që t´i eliminojë nga skena politike ata që nuk e pranuan shtypjen nën rregjimin e S. Millosheviqit, por i kapën armët, që t´ia sjellin Kosovës lirinë.
Përse luftuan shqiptarët, unë s´po marrë mundimin t´ju përgjigjem, sespe këtë më së miri e ka paraqitur intelektuali Beqir Berisha, në letrën e hapur diplomacisë ndërkombëtare, me titull:
„Përse luftuan shqiptarët“?!
Ndërsa, tani unë do të shtoja se shqiptarët që nga viti 1913 –të e deri sot, nën arsyetimin e paqes në rajon, trojet shqiptare u copëtuan në vazhdimësi, nga kjo tragjedi burgjet e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë, kurdoherë ishin plot shqiptarë.
Prej atëherë s´ka pasur dhe s´ do të ketë paqe në rajon pa u zgjidhur çështja shqiptare.
Fatkeqësisht, kjo po ngjanë edhe sot, kësaj politike okupuese serbe po i shërbeni edhe ju, sespe edhe sot burgjet e UNMIK-ut dhe të Hagës janë plot shqiptarë për „faje“ politike.
Koncepti i diskriminimit po vazhdon, nga kjo konstatoj që kjo është shumë e rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe jo vetëm të saj por edhe të rajonit.
Derisa, ju ditë e natë po flisni me plot gojën për integime në Ballkan dhe Europë dhe për heqjen e kufijëve midis shteteve, papritur si bombë te këmbët e shqiptarëve bie ky vendim unmikaso-serbian për ngritjen e vizave në kufijtë shqiptaro-shqiptarë!
Duke bërë këtë ju po shkelni me të dy këmbët të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, po i diskriminoni ata si njerëz të klasit të dytë, në raport me popullin serbë dhe popujt tjerë në Ballkan.
Nëse ju zotëri dëshironi, siç po pretendoni; ta shihni Kosovën duke ecur me hapa të sigurt drejt Europës ashtu siç shpreheni me diplomaci thinjake , mos mendoni se kjo do të arrihet ndonjëherë duke i vënë barriera të tipit serbian...
Ju, po kalkuloni me alternativa të ndryshme jashtë standardeve demokratike me Grupin e Kontaktit, që Kosovës, t´ia përcaktoni apriori (nga lart) ardhmërinë e saj.
Duke bërë këtë ju sharroni më thellë në batakun e historisë së re të demokracisë botërore , sepse po e shkelni të drejtën e një kombi të lashtë, për VETËVENDOSJE.
Ju, po paraqisni altrenativa të llojeve të ndryshme herë pavarsi pa sovranitet, (se sovranitetin ia keni falur dhuratë Serbisë), herë autonomi të zgjeruar, herë pavarsi të kushtëzuar, këto makinacione diplomatike e kanë lodhur së tepërmi popullin e Kosovës, i dalur nga lufta.
Populli i Kosovës ka duruar për vite, në vitet 90-ta, nën rregjimet e egëra serbe, me shpresë që një ditë bota demokratike do ta kuptoj, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, prandaj u detyrua t´i kapë armët, po tani deri kur t´ i duroj këto makinacionet tuaja, a më thoni zotër?!
Nëse keni durim zotëri Petersen, shpalosni arkivat ballkanike dhe europiane të cilat në vitin 1904. shkruajnë që shqiptarët etnikë jetojnë në një hapësirë prej 114.000 km-katrorë.
Sot , në Ballkan jetojnë përafërsisht tetë miljonë banorë, dhe tetë miljonë të tjerë nëpër botë.
Kjo tregon se tragjedia shqiptare ishte dhe është tepër e tmerrshme.
Por, në Shqipërinë e njohur ndërkombëtarisht si shtet, i kemi vetëm 28.000 km-katrorë, a më thoni zotëri, ku janë ato qindëra e mijëra km-katrorë të trojeve shqiptare?
-Ato, territore janë grabitur gjatë shekujve e deri sot, nga shtetet fqinje ballkanike.
Por, edhe diçka po ta them që ndofta ti s´ke njohuri:
Ne, vërtetë patëm fat tragjik në histori, por kurrë s´jemi pajtuar me këtë fat, pra me ato padrejtësi që na i serviri Europa prej kohës së Bizmarkut e deri sot.
Ne, me rezistenca paqësore dhe me luftëra çlirimtare; me djersë e gjak e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë identitetin tonë kombëtar.
Kopenhagë, 26 prill 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.