Hajdutët e mëdhenj kapin "hajdutët" e vegjël në ko
Hajdutët e mëdhenj kapin "hajdutët" e vegjël në komunën e Vitisë
Xhevat Bislimi
Gazeta "Zëri" publikoi me bujë lajmin për "suspendimin e tre punëtorëve të
administratës në ambulancën e Vitisë". Autor i kësaj informate është zëdhënësi i
pushtetit vendor dhe njëherit gazetar i kësaj gazete, Sherif Ymeri. Këta
punëtorë, sipas zëdhënësit të pushtetit vendor të LDK-së, janë suspenduar "për
shkak të dyshimit të bazuar se kanë keqpërdorur mjetet financiare nga participimi
i pacientëve për kontrollim shëndetësor, në periudhën prej janarit të këtij viti
e deri në muajin korrik". Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Viti dhe Dega e
kësaj Partie ka paraqitur fakte dhe argumente konkrete se në komunën e Vitisë, ku
qeverisë LDK-ja, vjedhja, korrupcioni, nepotizmi, shpërdorimi i bugjetit dhe
shkelja e ligjit janë të "legalizuar", janë ngritur në sistem dhe bëjnë "muuu…".
Këtë "muuu…" tashmë e dëgjojnë edhe qytetarët e kësaj komune.
Kontrolli i bërë në ambulancën e kësaj qyteze dhe suspendimi i këtyre tre punëtorëve
është bërë sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe për t’i fshehur vjedhjet dhe
vjedhësit e mëdhenj, që janë në krye të këtij pushteti vendor. Nën trysninë e
opozitës dhe të shoqërisë civile krerët e LDK-së dhe të pushtetit u shtrënguan të
t’i viktimizojnë disa aktivistë të tyre të vegjël për "keqpërdorim të mjeteve nga
participimi i pacientëve"! Kjo praktikë tashmë është e njohur për opozitën dhe për
qytetarët e komunës së Vitisë. Para dy vjetësh u suspenduan tre punëtorë të
drejtorisë për gjeodezi, pronë dhe kadastër dhe drejtori i kësaj drejtorie. Kjo
ndodhi nën trysninë e administratorit të huaj. Por çfarë u bë? Krerët e LDK-së dhe
të pushtetit vendor, drejtorit të tyre, për fillim dhe "dëmshpërblim", ia morën në
punë djalin dhe pas tetë muajsh, pasi e rregulluan me gjykatën dhe gjykatësit e
":nderuar", e kthyen në punë edhe drejtorin dhe ia dhanë paratë për tetë muajt që
ishte i suspenduar! Mirëpo, "keqpërdoruesit" e vegjël, që nuk ishin militanët dhe
aktivistë të njohur të LDK-së dhe që nuk kishin krah, u bënë kurban të hajdutëve të
mëdhenj. Ata u përjashtuan nga puna!
Për shpërdorimet e bugjetit, për shkeljen e ligjit, korrupcionin, vjedhjet dhe
marifetet e tjera, të dënuara nga ligjet në fuqi, Grupi i Këshilltarëve të PDK-së ka
bërë kallëzim penal në gjykatë. Presim, që gjykata më në fund të lirohet nga ndikimi
i politikës dhe nga lidhjet dhe kumbaritë e vjetra e të reja… "Peshku qelbet nga
koka"-thotë një fjalë e urtë popullore. Prandaj, edhe shpërdorimet, vjedhjet dhe
korrupcioni nuk mund të luftohet nga ata që e mbjellin dhe e ujitin…
Luftën kundër korrupcionit dhe shpërdorimeve në këtë komunë e bënë edhe më të
vështirë ngulfatja dhe monopolizimi i informimit. Në kundërshtim me etikën gazetare
dhe me çdo normë demokratike, krerët e pushtetit të LDK-së në Viti, "gazetarët" i
kanë marrë në punë dhe i kanë bërë zëdhënës të komunës, mbajtës të faqesë së
internetit, etj. Nëse ndodh që të botohet ndonjë lajm a shkrim që nuk u pëlqen
këtyre krerëve, gazetari ftohet në zyrat e komunës, qortohet dhe udhëzohet se si
duhet të shkruajë! Gazetaria kritike ose hulumtuese nuk ekziston në këtë komunë.
Roli i parë i gazetarisë si opozitë dhe korrektuese e politikës dhe e qeverisjes nuk
njihet në këtë komunë! Mbledhjet e Këshillit komunal nuk lejohet të transmetohen nga
televizioni lokal si e vetmja mundësi për t’u informuar qytetari me angazhimin dhe
punën e të zgjedhurve të tyre! Tubimet e parapara me qytetarë çdo
gjashtë muaj, edhe me statutin e komunës, mbahen vetëm me dhjetë a pesëmbëdhjetë
punëtorë të komunës!
Kjo komunë mund të krenohet se është e para në vjedhje, korrupcion dhe dukuri të
tjera të shëmtuara dhe e para në rikthimin e politikave, ideologjive dhe praktikave
të shkuara kundër të cilave ishte, u angazhua dhe luftoi me mish e me shpirt shumica
absolute e popullit të kësaj komune… Aferim!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.