OH SA MIRE (MOS) ME QENE GAZETAR!
OH SA MIRE (MOS) ME QENE GAZETAR!
Nga Gezim MEKULI, Oslo
Sa shume gazetare e gazetare kane shqiptaret sot. Por shtrohet pyetja se sa jane
keta te mire. Dihet se gazetaria eshte nje drejtim qe perballet me shume pasiguri
dhe me shume kerkesa. Gazetaria sot eshte nen presionin nga jashte; per shembull
komercializimi, fucia e konserneve te medha, konvergjenca, profesionalizimi i
burimit.... Gazetaria eshte nen presionin edhe nga brenda; per shembull kompromiset
dhe marreveshjet interne.... Njekohesisht ky drejtim eshte duke u industrializuar.
Por, gazetaria nuk eshte industri. Sa isha ne Kosove, kesaj vere, lexova e pashe se
sa shume fakultete private ishin themeluar. E nga keto edhe shume per media,
komunikim dhe gazetari. Sa mire! Eshte ky rast qe te shfrytezoj momentin e te
mendojme per disa kerkesa ideale per gazetarine tone te neserme.
Ja disa momente me pergjigje te perkohshme: Gazetaria profesionale po behet nga
amatoret e sterkenaqur te internetit. Pra, sot, ne mund te jemi edhe gazetare dhe
redaktore te vetvetes; gazetare te ckycyr nga kerkesat tradicionale te mediave dhe
gazetarise profesionale. Vazhdimisht eshte duke u eksperimentuar me mediat e reja ku
shfrytezuesit dergojne permbajtjen, dhe ku lexuesit jane vete gazetaret. Padyshim
jane keto kohera mahnitese me mundesi te reja per t"u shprehur dhe arena te reja per
te ndertuar dhe ndihmuar demokracine.
Por, a eshte kjo e mjaftueshme?
Ne kemi nevoje akute per nje gazetari profesionale, per nje gazetari qe mund "te
gatuaje" e mund te siguroje nje informacion me cilesi te larte. Ne jemi te uritur
per nje informacion qe eshte brymosur konform kerkesave te rregullave gazetareske,
ne kemi nevoje per nje gazetari qe eshte kritikehapur ndaj burimit te informacionit
dhe standardve etike; per nje informacion qe eshte i obliguar ndaj normave cilesore
te gazetarise dhe idealeve te saj.
Te besosh se te gjithe jane gazetare e gazetare vetem e vetem se publikojne ndonje
shkrim ne internet eshte budallallek i madh, vellacko. Kjo do te ishte e njejte me
ate sikurse te besosh se ne te gjithe jemi mjeke vetem e vetem nese cdo dite pyesim
njeri-tjetrin "Si je me shendet? A po te shkon barku sot? A je me mire?".
Gazetaria eshte po ashtu profesion intelektual. Kemi nevoje per gazetare e gazetare
qe kane kondicion e mbrehtesi intelektuale per te analizuar, duke perfshire ketu
edhe aftesine per reflektimin vetanak. Kemi nevoje per gazetare e gazetare, te cilet
me gjithe mend e kan lexuar dhe e respektojne kodin moral te gazetarise "ate
prishtinase e tiranase", ku nder te tjerat, padyshim, duhet te ceket se "obligim i
gazetarise eshte qe te hulumtoje se si mediat vetepermbushin rolin dhe detyrat e
tyre ne shoqeri". Po, kritika mediale dhe gazetaria vetereflektuese eshte gurethemel
i forte per t"i kryer detyrat ndaj shoqerise. "Jemi laem, shume lazem" per nje
gazetari qe nuk eshte vetem kritike, por po ashtu vetekritike.
Kemi nevoje per gazetare e gazetare qe kuptojne jo vetem rolin e tyre ne media, por
edhe fuqine/pushtetin qe keta e "fitojne" nga keto. Kemi nevoje per nje gazetari qe
eshte e vetedijshme per kete fuci - dhe kufizimet- qe qendrojne ne logjiken
gazetareske dhe ne kornizat e te kuptuarit gazetaresk. Keta, medeomos, duhet kuptuar
lojen e tyre per fucine, dhe se cfare kuptimi ka per te tjeret ne shoqeri
"dramaturgjia/teatri" qe keta e administrojne... Me keto ndryshime te medha qe
gjendet populli shqiptar, ne kemi nevoje per gazetare te cilet i kuptojne kufijte e
tyre, qe kuptojne politiken ekonomike moderne te mediave. Sot, sic po duket,
gazetaria jone po rreshqet drejt "gazetarise se LEK-ut". Kemi perseri nevoje per
gazetare e gazetare te cilet e mirekuptojne publikun e vet, te cilet mund te
shiqojne mbi paragjykimet klishe per konsumuesit e tyre. Kemi nevoje per gazetare e
gazetare, te cilet nuk jane qind per qind te sigurte me opinionet e tyre rrethe asaj
se cfare deshiron ky popull
i mjeruar e akoma i pushtuar. Eshte nje mungese e madhe e gazetareve te cilet jane
ne gjendje qe ta marrin me seriozitet dhe sinqeritet publikun e tyre dhe te cilet
mund te komunikojne njekohesisht me publik te shumellojshem... Kemi nevoje per
gazetare e gazetare qe kane te mirezhvilluar njohurite per zhanrin gazetaresk dhe
qe kane vetebesim per ate qe shkruajne. Pra, ne kemi nevoje te madhe per gazetare e
gazetare qe dine dicka, qe dine me shume se sa vetem te bejne pyetje te zbrazeta.
Por ne nuk kemi nevoje per gazetare e gazetare qe investojne ne egon e tyre dhe qe
rreziten nen shkelqimin e luksit te mediave. Akoma me shume ne shqiptaret nuk kemi
nevoje per gazetare e gazetare qe jane prodhime ideologjike te UNMIK-ut e te
klaneve ballkanase. Ne fare nuk kemi nevoje per media qe vetequhen "qind per qind
te pavarura". Mjaft e kishim TANJUG-un!
Shkruaji autorit: [adresë e fshehur]
*********************************
Gëzim MEKULI
www.mekuli.com
Tel.: +47 41514616
Oslo - Norway

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.