Mendime për emigrantët:
SHKRETËTIRA E ARIZONËS-200 EMIGRANTË TË VDEKUR NGA TEMPERATURAT E LARTA,
MARRË NGA "ZËRI I AMERIKËS". 28.08.2005
KY LAJM I HIDHUR MË NXITI TA SHKRUAJ KËTË TREGIM.
Shkruan: Fadil SHYTI
Mendime për emigrantët:
Kur njerëzit nuk janë në gjendje të qëndrojnë përballë sfidave të jetës e të
sakrifikojnë në vendin e vet, përjetësisht sakrifica dhe dobësi të
pandërprera do t´u bien mbi kokë, atje larg në vendet e huaja...
Fatkeqësitë tepër shumë i ndjekin emigrantët dhe jetën ua shëndrrojnë në
fatkeqësi, paksa të mbuluara me perde demokratike.
-Këtë e provuan gjatë ikjes dhe jetës në "parajsën" e premtuar, shumë
emigrantë!
MËRGIMI ËSHTË NJË BURG I HAPUR! (Autori)
Epilogu fillon:
Emigrantëve edhe kur duket se iu buzëqeshë fati, kjo buzëqeshje u ngrinë në
buzë!
Emigrantëve, u sillet fati i zi mbi kokë, për faktin se gjeni i tyre mbetet
përjetësisht si qyqarët dhe si qyqet nëpër botë!
Emigrantët, vdesin kufijëve të shteteve të huaja "parajsa" të premtuara
perëndimore.
Emigrantët, vdesin shkretëtirave, mbyten në puse , maleve copëtohen nga
ujqërit, aty ata e mësojnë abc-në shumë të dashur të "demokracisë"!
Emigrantët, vriten pamëshirë nga rojet kufitare, aty ata e mësojnë së dyti
gjuhën e vendeve të huaja mike, trupat e tyre të pagjetur humbin pa nam e pa
nishan.!
Emigrantët, fatkeqë, mendje-shkurtër, rrugëgjatë e të pakthim, duke ikur
kufijëve modernë të rrethuar me tela elektrikë, i mbysin aksidentalisht
fëmijët e tyre, të cilëve ua mbyllin gojët për të mos qarë, që të ikun në
heshtje; ua mbyllin gojët me çokollada o me qorape.
Kjo tragjikomedi moderne, vrasje marrëzie, gjakftohtësie, apo jo?!
Emigrantët, u besuan verbërisht premtimeve dhe veseve të jetës demokratike
ku njerëzit janë të lirë të humbin (ikun) nga të duan ; pa asnjë përgjegjësi
morale, kombëtare as njerëzore...
Emigrantët mendjelehtë, modernë trasojnë idenë "kozmopolitike" se atdheu i
tyre qenka aty ku jetojnë, ide që gjason me jetën shtazarake apo jo?!
Tani, vetiu shtrohet pyetja: vallë a mendojnë, a vuajnë shtazët për atdhe?
Vallë, a u dhimbset atyre vendi ku u lindën dhe u rritën?!..
Deri sot, këtë dukuri, shkenca se ka vërtetuar!...
Prandaj, natyrshëm mendohet se jo!...
Nga kjo mund të konstatojmë se: ato kënaqen nga ushqimi kalorik, nga shtroja
e mbuloja e duhur, prandaj "logjikisht", s´kanë përse të vuajnë fare për
atdhe!
Apo, kur i vlerësojmë kështu, mos po u hyjmë "të gjorave" shtazë në hak!...
Apo, mos tani kemi të drejtë të na kujtohet që shkencëtarët dikur paskan
konstatuar që: njerëzit qenkan shtazët më të përsosura të rruzullit tokësor!
Pra me sivëllezërit dhe simotrat e tyre, qenkan ata/ato, (kudo që jetojnë,
brenda e jashtë atdheut) që kujdesen vetëm për veten e vet.
Vallë mos qenka kjo lidhje gjenetike e instikteve të tyre?!...
Epilogu vijon:
Emigrantët, pastaj i humbin familjet në errësirën e netëve të maleve dhe në
përcëllimë - dritën e neoneve në sheshet vrastare në vendet e huaja!...
Emigrantët, mërdhijnë nga dimrat e ikjes e të pritjes, bien dhe bëhen lesh e
li nga këthetrat e banditëve që majmen me prostitucion, drogë, e nga krimet
më të tmerrshme misterioze që as djajtë s´mund t´ua kalojnë.
Ato rrokullisje jetësore në kokë e n´ bisht dhe në bisht e n´kokë, ua
kalojnë dhe fatkeqësive të mëdha të luftërave, këto beteja janë të
përditëshme, të pambarimshme, ndërsa lufërat e tmerrshme përfundojnë një
ditë apo jo?
Në këto betjea jetësore, viktimat klithin por nuk dëgjohen, ato gjëmojnë por
rënkimet e tyre mbyten nga uturimat e makinave luksoze të diplomatëve
modernë të botës cinike, demokratike të cilat shkëlqejnë nga paqja e tyre e
përgjakur dhe e përflakur!
Emigrantët, jo rrallë digjen e përvlohen shpirtërisht dhe fizikisht!...
Ata, jetojnë në kazerma ushtarake, në ahuriet e kuajve, sikur kjo don t´i
paralajmërojë: ja këtë fat do ta keni, përjetësisht do të jeni të ngarkuar
me bagazhe jetësore, sa që djersa ballit dhe shkuma nga zallahija dhe mërzia
e lidhjes, do t´ju shkon rrëke!..
Sikur atyre që ju shkonte kur jetuan këtu para jush!...
Mos harroni o njerëz se edhe shtazët nga pesha e rëndë e jetës mërziten!...
Emigrantët, digjen bëhen shkrumb e hi nga zjarret në banesat e vjetra të
metropoleve " të reja" euro-atlantike, ku jetojnë në vendet mike!!!
Emigrantët, jetojnë në "shtëpi" lundruese pra në anijet ku i lidhin brigjeve
të detrave të rrëmbyeshëm dimrave të acartë, dimrave vrastarë...
Atyre, aty u mungon ajri, por kjo s´i pengon shumë, sepse ujë të kripur kanë
me bollëk, nëse s´ju pëlqen jeta e burgut modern, lirinë çmendurake të
kërkuar e kanë: mund të hidhen e ta lënë "parajsën" e kësaj bote të madhe
për ta "gëzuar" parajsën e amshimit!...
Epilogu vijon:
Emigranët, bien viktima nga trafikantët skafistë-fashistë, detrat i skuqin
me gjakun e tyre, sepse ata nuk u skuqën kur ia këthyen atdheut të varfër
shpinën!...
Emigrantët, e kanë pa kohë të caktuar qëndrimin në vendet e huaja, por me
kohë të caktuar, qëndrimin në vendin e vet!!!
Prandaj, toka çuditet me këto krijesa që sillen si robotët nëpër botë.
Toka nga poli në pol, rrënqethet, qielli nga cepi në cep, habitet
gjithashtu, kur zvarrisen me bagazhe; tronditen kur i dëgjojnë që kur nisen
drejt atdheut qajnë nga gëzimi, ndërsa kur kthehen në vendet mike, qajnë nga
hidhërimi.
Pra, jetojnë as aty as atje, as në tokë të vjetër as në tokë të re!
Me lotë e fillojnë, me lotë e mbarojnë jetë-robotinë e tyre!...
Emigrantët e habisin tokën, detin, qiellin kur lënë amanete kur janë "më së
miri", sikur tokën e përbuzin kur thonë: "mos më varrosni këtu, në vend të
huaj, por varrosmëni atje, në atdhe"!
Toka, e huaj tundet, pastaj ndodhin tërmete nga hidhërimi, sepse këta njerëz
bukëshkalë po më përbuzin-thotë.
Eh, sa herë për këtë edhe qielli ka lëshuar gjëmime...
Qielli habitet, tronditet, kur emigrantët fluturojnë si zogjë shtegtarë herë
andej, herë këndej, aeroplanët shpesh s´e mbajnë dot peshën e tyre të
vuajtjeve, prandaj idhshëm bien i përplasin vdekshëm, mbi dete, male, fusha
o shkretëtira.
Përfundoni kështu njëherë e mirë, sikur u thonë me uturima, krismash...
Natyrisht, duke rënë ata, bien pre edhe shqiponjat autoktone të cilat ishin
duke fluturuar hareshëm në vijën e ajrore të jetës...
Emigrantët, bëhen kështu, detrave gjah për peshkanqenët, maleve gjah për
ujqërit, fushave gjah për qentë, kur shigjetohen, shqelmohen nga "rruga
moderne" e pilotëve të dehur, vrastarë e të marrë, kur bien nga qielli si
pendla korbash!...
Me mërgimtarët qielli çuditet kur i dëgjon kur thonë; klima në vendet e
huaja s´po na pëlqen!!!
Dielli, ngryset, ironizon kur i dëgjon kur thonë: as dielli s´po na ngrohë
si në vendin tonë!...
Edhe malet shpesh digjen flakë nga thatësia e shpirtërave antinjerëzorë, nga
sjelljet e tyre me emigracionin, kur i shtypin me segregacion, zotërinjët
mizorë!...
Emigrantët, qajnë "rrallë" apo jo?!
Kur lotët e tyre vërshojnë, qytete e katunde të tëra lagen, vendësit
mendojnë se ato janë ujëra, se janë lotët e ardhacakëve ata kurrë këtë s´do
ta kuptojnë!...
Uji, herë-herë sikur ndalon, kur i dëgjon kur thonë: "si uji i burimeve tona
s´ka në botë"!...
Buka, herë-herë ftohet, ngurtësohet kur i dëgjon që thonë: si buka e maxheve
tona s´ka në botë!
Me emigrantët edhe pemët e perimet çuditen kur i dëgjojnë kur thonë: si
kopshtijet e vreshtat, parcelat e serave tona s´ka në botë!
Ato, kurrë s´i freskojnë si atëhera, anipse ruhen të koservuara nëpër
frigoriferët modernë...
Vallë, mos kështu edhe lirinë e popujve rekasioni ndërkombëtar imperialist e
ka bartur e ngrirë nëpër frigoriferë, pastaj popujve ua jepë si lëmoshë për
aq sa dëshiron, duke ua shkrirë në copa- copa, sipas orekseve të tij, apo më
saktë, sipas presioneve nga popujt...
Në fakt kjo liri në vendet e huaja emigrantët nuk i kënaqë, sepse jo rrallë
ata i ndjekë si hije një dozë pelimsie, dridhëse pasigurie e cila mund t´i
gëlltis, apo mund t´i ndezë flakë brenda natës...
Emigrantët janë si lisa apo shelgje të pa rrënjë që gjelbrimi i tyre zgjatë
vetëm për ca orë e ndofta për ca ditë, pastaj vyshken papritur mjerueshëm,
trishtueshëm...
Emigratët jetojnë një jetë brenda-jashtë; ditën jashtë, natën ëndërrojnë,
shkojnë brenda në atdhe.
Jetë kjo e çudirave, e mrekullive që shkëlqen me lotë...
Emigrantët, shpresat si rrobet më të shtrenjat në valigje i ruajnë, fatin e
vet nuk e nënshkruajnë!
Ata zakonisht "përkohëssiht", jetojnë larg, madje deri në amshim, por në
zemra e ruajnë dëshirën për kthim!...
Jo, jo se nënshkruajnë dot fatin e tyre, në këtë botë të hidhur, lajkatare
si lavire...
Shpresojnë se kthehen në atdhe ta jetojnë jetën e jo rrallë në arkivole larg
atdheut mbërthehen në fronte me vdekjen.
Meqë jeta sillet e mbështillet, tallet me ironi e cinizëm, natyrisht jo
kurdoherë të gjithë me fajin e tyre, janë tragjikët më fatzinjë të kësaj
bote...
Ata, shtypen me përbuzje, plagosen rëndë nga plagët shoqërore që u
vringëllojnë mbi kokë, që u rëndojnë mbi supe si shpata dhe ushta mizore;
ata përballen me papunësi, shkilen me injorim, përbuzen në heshtje paqësore,
nga sindromet fashiste vetëm përse janë të huaj, prandaj tmerrshëm vuajnë;
me strese mizore e pijnë kafen e mëngjesit, me lypësi e fitojnë drekën,
ndërsa darkën e hanë pa shpresa iluzore!!...
Emigrantët, jetojnë realisht, jashtë rruzullit etnik, ndërsa ëndërrimisht
shkojnë e vijnë atje vërtik!
Por, këtu qëndron një fatbardhësi, që toka mëmë, i merr mërgimtarët në
gjirin e saj!
Nuk i akuzon, nuk i quan bukëshkalë, anipse dikush pjesërisht e dikush
krejtësisht ishte i tillë...
Por, mesiguri kishte të tillë që s´ishin bukëshkalë aspak!..
Disa u pasuaruan shumë, por nuk menduan për atdhe aspak!...
Disa, u varfëruan dhe u pakësuan si mos më keq, kjo qe "shpërblimi"
jetësorë!
Por edhe pse jetuan jashtë, ishin kurdoherë krahët i truallit stërgjyshor!
Emigrantët, gjuhë kanë dhe flasin, por memecërinë e zhvillojnë, identitet
kanë por nga sulmet e huaja shumë prej tyre pas një kohe mjerueshëm e
harrojnë!...
Fëmijët e tyre lozin jo vetëm me kukulla, por ata lozin e zhyten edhe në
kënetat e tjetërsimit-asimilimit.
Fëmijët e tyre rriten larg ngrohtësisë së gjërë familjare, larg popullit të
tyre, larg edukimit, artit, kulurës dhe identietit autokton, ata rrieten në
një ambient të huaj ku këto mrekulli kombëtare nuk thithen si ajri, nuk
shijohen si buka, nuk shkëlqejnë dhe nuk ngrohin si dielli!
Ata, rriten si të humbur, bëhen si filiza të huaja!...
Kjo tragjedi paqësore, ata i shkrinë si copa bore - siç do të thoshte një
luftëtar i madh i të drejtave kombëtare dhe njerëzore, (Adem Demaçi ).
Për mërgimtarët, bashkëvendasit e tyre kujtojnë se kanë gjithçka, ndërsa ata
s´kanë asgjë, ata s´kanë ardhmëri kombëtare, për fëmijët e tyre...
Emigrantët, mund edhe të kenë pasuri përrallore, por kjo nuk ka peshë, pra
s´ju vlenë, se janë pa atdhenë.
Mund të kenë një liri që në dukje shkëlqen, por kjo liri, ata i lë
krejtësisht pa fëmijë, sepse i fundosë asimilimi, pas një kohe ata treten,
ata janë gjithkund e askund s´mbeten...
Prandaj, kujdes o njerëz!
Mos u mashtroni nga lakmitë e botës së huaj, por qëndroni krenarë në vendin
tuaj!
E sotmja e hidhur që ju ka mbërthyer përkohësisht, do të ikën si gjarpërushe
e mundur një ditë, ndërsa ardhmëria që njerëzit i lidhë si kjo bollë
xhelate, larg vendit të tyre si lëshon dot, as sot as mot.
Fatlum, shumë fatlum, janë ata që i shpëtojnë...
Sepse o njerëz, kjo bollë pamëshirë ju lidhë e ju shtërngon idhshëm, pastaj
ju mund përjetësisht!
Qëndresë o njerëz!
Mos ikni nga vatrat tuaja stërgjyshore, mos na lakmoni ne që ikëm e ramë në
këtë kurthë mizore!
Kujdes, se për besë nëse ikni, do të pendoheni përjetësisht deri në amshim!
Epilogu krejt natyrshëm kështu përfundon:
Emigrantët, nga gjithë këto beteja jetësore, nëse nuk i çasen atdheut, me
dituri, trimëri o me pasuri; ata shkojnë drejt vdekjes së turpshme si
jobesimtarë.
Sepse, nuk rezistuan, nuk qëndruan stoikë e t´i sjellin liri dhe nderë
atdheut që i lindi dhe i rriti, prandaj liria dhe nderi u humbi; fillimisht
nga shpirti, pastaj përjetësisht u mungoi pikërisht atyre, që e bënë
mëkatin e madh duke ua këthyer shpinën të gjallëve dhe të vdekurve të
tyre!...
Lum ata/ato, që i rikthehen truallit të tyre, lum ata/ato, që e shpëtojnë
gjenin e tyre nga tretja tinzare, nga tretja vrastare që me shekuj po
kaliron si kob nëpër botë!
Suedi, 05.09.20005

Komentet e ruajtura
Është e drejtë, te shpreheni si te doni dhe si ua do qejfi. Por si çdo njeri qe ecën rrugës së vetë, ka te drejtë te ecë dhe madje edhe në vend se te ecën në këmbë ay mund te ecën edhe në duar, me kokë pingul toke. Këtë se gjykoj unë, por se di a është e drejtë? dhe po kaq zbavitëse shqetsimi apo kërsheria qe mund te zgjoi njeriu qe nuk ecë normal apo anormal, në duar me kokë pingul toke.
Sido çoftë zgjidhjen e bën vet njeriu, vet njeriu është përcaktusi i udhës drejt qëllimit te cilin dosido duhet ta ndaj ne etapa te vogla. Në etapën e parë hynë fuqia e koncentruar për te bërë çdo gjë qe ta kaperxyer. Kur e arrin këtë gjë, me gjithë fuqinë që ka sulet përpara, derisa të mos e arri atë që deshiron.
Nuk arrita të kuptoi se çfarë është ndërtuar si struktur e shendosh pa komplek në këtë tregim, lidhur me emigrantet. Kompleksiteti qe e mërthe tregimi në vetvete le me e pranu se ay është edhe autorial, ne mos kështu ay e ve në kontradiktë tregimin dhe vetvetën. Është më lehtë ta ndertosh një tregim sipas ndjenjës dhe shumë më vështirë ta ndërtosh mbi arsyet. Kështu sillet gadi edhe njeriu, i cili është më shumë i prirur të ndjejë se sa të arsytoj vetvetën. Bota e Emigrantëve nuk ashtë aq e pa vlerë sa shqelmohet nga qëllimi i patriotizmit verbal, madje atje, e kudo e ku.
Kështu po e mbylli përmbajtjen e mesazhit me kartotekën e Emigrantit

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.