TË QENDRUARIT DUARKRYQ ËSHTË LAGALIZIM I RICOPTIMIT DHE RIKO

2005-09-06 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

TË QENDRUARIT DUARKRYQ ËSHTË LAGALIZIM I RICOPTIMIT DHE RIKOLONIZIMIT TË
KOSOVËS


Shkruan: Sejdi Veseli


Pas të gjitha atyre krimeve që bëri Serbia fashiste në Kroaci, Bosnjë dhe
së fundit edhe në Kosovën shqiptare, veprimet nga “drejtësia” e vendeve të
“demokracisë” ndërkombëtare, sidomos të atyre europerëndimore, do të duhej
të ishin tjetërfare!
Në vend se Serbia të pushtohet ushtarakisht nga forcat ndërkombëtare dhe
mëpastaj të futet nën administrimin ndërkombëtar dhe t’u nënshtrohet
detyrimeve për përmbushjen e standardeve, ndodhi e kundërta.
“Drejtësia” ndërkombëtare i futi nën një administrim neo-kolonialist dhe nën
një administrim despotik ndërkombëtar, viktimat e terrorit barbar, i cili u
ushtrua ndaj tyre nga forcat ushtarake, policore dhe falangat banditeske
paramilitare serbo-çetnike, të komanduara nga Beogradi zyrtar, para hundëve
të saj.
Çka është për t’u “çuditur”, të gjitha veprimet e këtyre popujve të plagosur
rënd në shpirt, sidomos ato të shqiptarëve, për realizimin e të drejtës së
tyre universale për t’u përcaktuar dhe për të vetëvendosur për të ardhmen e
tyre, që të jetojnë të lirë dhe dinjitoz në Truallin e tyre etnik, u
ballafaquan dhe vazhdojnë të ballafaqohen me barriera të ngritura nga vetë
“drejtësia” ndërkombëtare. Natyrisht, si dhe në të kaluarën, sipas
projekteve hegjemoniste serbomëdha. Në këtë drejtim, shqiptarët kushtëzohen
me përmbushjen e disa standardeve, të cilat jo vetëm se nuk janë të
përmbushura, por as që janë as afër përmbushjes, nga vetë vendet e
baballarëve të kësaj “drejtësie” ndërkombëtare, si p.sh. as nga vendi nga
vije Havier Sollana!
Duke analizuar veprimet e derisotme të “drejtësisë” ndërkombëtare në raport
me të drejtat universale të shqiptarëve të Kosovës Administrative, të
Luginës së Preshevës, të Luginës së Vardarit, të viseve nën Malin e Zi dhe
të Çamërisë, sidomos në këto gjashtë vitet e fundit, nuk mund të nxirret
tjetër përfundim i drejt dhe i qëndrueshëm, pos, se “drejtësia”
ndërkombëtare qëllimisht është e verbër, jo vetëm kur duhet të identifikojë
padrejtësitë dhe krimet ndaj shqiptarëve, por edhe gjatë përcaktimit të
shkaktarëve të këtyre padrejtësive dhe këtyre krimeve me qellim të dënimit
të tyre.
Gjatë kësaj periudhe kohore, shqiptarët kanë mundur ta kuptojnë, se në të
gjitha rastet edhe porotë të kësaj “drejtësie”, janë jo tjetërkush, pos një
soj i bastardëve nga radhët e tyre, të mësuar të kollofitisin çdo gjë që u
hidhet në çanak nga të huajt!
Pas përfundimit të luftës së armatosur çlirimtare, falë hileve të forcave
“paqeruajtëse” dhe administratës despotike të neokolonializmit unmikistanez,
nëpërmjet krijimit të enklavave etnikisht të pastërta serbe, Kosova
përjetojë një ndarje brenda hapësirës territoriale të saj.
Kjo dihet botërisht!
Gjatë krijimit, këto enklava serbe për mos me thënë se u ndihmuan në të
gjitha aspektet nga KFOR-i dhe UNMIK-u, nuk mund të mos thuhet se ato u
krijuan para syve të këtyre institucioneve ndërkombëtare, pa as ndonjë
pengesë më të vogël nga ana e tyre!

****
Gjithashtu dihet botërisht, se decentralizimi i shpikur nga Beogradi zyrtar,
në kuadër të bashkëpunimit të tij me disa qarqe tradicionalisht proserbe, të
instaluara në kuadër të UNMIK-ut dhe KFOR-it, të cilin po përpiqen për ta
jetësuar IPVQ-të, është shkelje e vrazhdë mbi gjakun e Dëshmorëve të Kombit
dhe sakrificat sublime të popullit liridashës shqiptar.
Jo vetëm për Kosovën, por për çdo vend tjetër në botë, kjo formë e
decentralizimit çfarë po mëtohet të bëhet nga “Qeveria” e Kosovës është
shumë i dëmshëm për interesat njerëzore dhe kombëtare të popullit shumicë.
Në aspektin politik, decentralizimi i pushtetit është një poçes i
demokracisë së avancuar për një vend, pra edhe për Kosovën. Por, nëse në
emër të demokratizimit të shoqërisë, mëtohet të bëhet decentralizimi mbi
baza etnike, kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe, pos përgatitje e terrenit
për zhvillime shumë të rrezikshme dhe me pasoja të pariparueshme.
Sipas formës së decentralizimit që mëtohet të jetësohet në Kosovë,
fillimisht me dofar “pilot-komuna”, me siguri do të krijohen bazat juridike,
jo vetëm për legalizimin (edhe ndërkombëtarisht) të enklavave etnikisht të
pastërta serbe, të cilat aktualisht shtrihen në afro 34 % të territorit të
Kosovës.
Sipas kësaj forme të decentralizimit do të legjitimohet kontrollimi i afro
1/3 të territorit të Kosovës, nga 5 përqindëshi i popullatës së saj.
Mbështetur në këtë formë të decentralizimit që po mëtohet të bëhet në
Kosovë, si kolonët e vjetër serb, ashtu dhe ata të cilët erdhën nga Lika,
Srpska Kraina dhe nga Vrraka e Republikës së Shqipërisë dhe që u vendosën në
Kosovë nga regjimi i pushtuesit gjakatar, në kohën e “Vozhd-it” serboçetnik
Slobodan Millosheviq, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, me pa të
drejtë, do të bëhen hisedar legal të territorit më të pasur të Kosovës.
Kjo çka po mëtohet të bëhet në emër të decentralizimit të pushteti me
territorin e Kosovës, me shumëçka ngjason me planet e Akademisë Serbe të
Shkencave dhe të Arteve dhe me ato të Kishës Ortodokse Serbe, natyrisht të
përpiluara sipas idesë së “babait të serbizimit”, ideologut serbomadh
Dobrica Qosiq.
Këtë ide pro-serboçetnike po mëtojnë ta bëjnë, për fatin e keq të tyre,
“përfaqësuesit” e popullit shqiptar, duke u thirrur në verdiktin e votës së
tij.
S’ka se si thuhet ndryshe, pos se një veprim i tillë mund të bëhet vetëm nga
ata të mjerë, të cilët janë të verbëruar pas ambicieve të tyre të sëmura
karrieriste dhe përfitimet e pakontrolluara materiale!
Përballë këtij rreziku të madh dhe shumë serioz me të cilin po përballet
Kosova, shqiptarëve nuk u mbetet shumë për të zgjedhur, sepse para tyre
shtrohen vetëm dy alternativa për veprimet e mundshme:
1.Të pranojnë aktin e turpshëm të kapitullimit, çka nuk do të ndodhë kurrë!
2.Ose t’u kundërvihen me të gjitha mjetet demokratike, realizimit të këtyre
planeve shumë të rrezikshme për të sotmen dhe të ardhmen e tyre!
Sipas të gjitha gjasave, shqiptarët do të zgjedhin këtë të dytën!
Ata do t’i ngjeshin radhët përreth Flamurit të tyre Kombëtar, në kuadër të
një subjekti gjithëkombëtar, të liruar nga fanatizmat partiake dhe fetare
dhe do t’i mbushin sheshet me protestant paqësorë (ngjashëm si në Ukrainë),
me kërkesa të qarta dhe të vendosur për të mos u tërhequr, para se të
realizohen ato në tërësi.

Këto kërkesa të shqiptarëve ngërthehen brenda një emërtese të vetme
VETËVENDOSJE!
Që në fillim të organizimit të protestave gjithëpopullore, në tërë hapësirën
kosovare dhe veçanërisht në Kryeqendrën e saj - Prishtinën, duhet të
kuptohet një e vërtetë e pakontestueshme, se përmbushja e kërkesës së
shqiptarëve për VETËVENDOSJE, edhepse shumë e drejtë, kurrë nuk do të bëhet
realitet, përderisa e kanë mbi kokë një administratë neokolonialiste dhe
despotike, siç është ajo e Unmikistanit - dorë e zgjatur e hegjemonistëve
serbomëdhenj të Beogradit dhe e mbështetur nga servilët vendor të
pozicionuar në kuadër të IPVQ-ve, kukulla të tij, të cilët pa hezitimin më
të vogël e thyejnë përditë kontratën e tyre me popullin.
Gjithashtu, nga shqiptarët duhet kuptohet drejt, mirë dhe përfundimisht,
qysh në fillimin e organizimit të një proteste gjithëpopullore dhe
joviolente, se po u tërhoqën protestuesit para kohe nga sheshet ku
protestohet, shumë shpejt do të pasojnë zhvillime shumë të pakëndshme dhe të
rrezikshme për të ardhmen e tyre.
Popullit duhet t’i bëhet më se e qartë, sidomos asaj shtrese së tij e cila
ende nuk ka arritur ta kuptoj realitetin e hidhur, se po ata të cilët pakë
kohë më parë organizuan dhe zhvilluan manovra ushtarake me Ushtrinë serbe
dhe që para pak ditësh e ftuan dhe e mirëpritën si mik Shefin e Shtabit të
kësaj ushtrie, pa u mërzitur fare se në shpirtin kolektiv shqiptar, ende nuk
janë shëruar as për së afërmi plagët e rënda, të shkaktuara nga veprimet
barbare të po kësaj ushtrie, e cila para gjashtë vjetësh vrau, dhunoi,
masakroi dhe dogji në furrnalta shqiptar të të gjitha moshave dhe gjinive,
së shpejti do ta sjellin në Kosovë edhe ushtrinë e komanduar prej tij,
natyrisht për “të mirën” e Kosovës (!)
Po ndodhi kështu, atëherë nuk do t’u mbetet më vend protestave paqësore dhe
veprimeve joviolente. Atëherë shqiptarëve nuk do t’u mbetet tjetër, pos pa
dashjen e tyre do t’u imponohet si pashmangësi, ndërmarrja e veprimeve
tjera(përkatëse), por tani me rreziqe shumë të mëdha!
Dua ta përfundoj këtë shkrim, me një citim nga letra e banorëve të fshatit
Cernicë ( të paraparë brenda njërës nga “Pilot-komunat”): “...të qëndruarit
duarkryq është legalizim i thellimit të këtij procesi, kurorëzimi i të cilit
do të ishte copëtimi i vendit. Mos lejoni një gjë të tillë! Të gjithë kundër
ndarjes së Kosovës. Secili për sovranitetin! Ruajtjen e tërësisë
territoriale të Vendit!”

Me 05 shtator 2005
Prishtinë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.