NEGOCIATA PLUS DECENTRALIZMI BARAZ KOLONIZIM I KOSOVËS
Beqir ELSHANI
NEGOCIATA PLUS DECENTRALIZMI BARAZ KOLONIZIM I KOSOVËS
Në dritaret elektronike shqiptare valon transparenti i vetëvendosjes së
popullit shqiptar të Kosovës, ngjashëm siç valonte flamuri kuqezi në faqen e
”kosovapressit” gjatë luftës çlirimtare në Kosovës. Për artikujt mbi
revolucionin e vetëvendosjes nuk duhet thënë se na pëlqejnë, përveçse duhet
treguar përkrahje për zbatimin e saj në vepër. Në Kosovë po burgoset
vullneti i popullit për liri dhe pavarësi, që njëherë e përgjithmonë t’i
hiqen prangat e robërisë shekullore serbe. T’i mohohet e drejta për
vetëvendosjen e popullit shqiptar të Kosovës për përcaktimin e shtetit të
pavarur, do të thotë të kthesh Shqiperinë Etnike nën Perandorinë turke. Në
vazhdim do të thotë se Rezoluta Nr. 1514 e miratuar në OKB, u dedikohet
vetëm popujve me prejardhje sllave, kurse shqiptarët të ngulfaten.
Aktualisht, Kosova është e varur nga politika, ekonomia dhe ligjet e Serbisë
neofashiste, e cila ka mbërrijtur deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Të mohosh vullnetin e popullit shqiptar me shumicë absolute, do të thotë të
mbrosh vullnetin e pakicës serbe drejt shkombëtarizimit dhe zhdukjes së
Kosovës.
Pikërisht Adem Demaçi dhe Albin Kurti konsiderohen një ndër ata arkitektët
që flasin për konstruktin e drejtë kombëtar, se shtetit i duhet një themel i
fortë dhe i qëndrueshëm, përndryshe decentralizimi dhe negociatat me armiqtë
e kombit nuk fitohet liria dhe pavarësia e Kosovës. Nëse kryetrimi,
diplomati, strategu, dhe arkitekti i mbrojtjes së atdheut, Gjergj Kastrioti
Skënderbeu popullit i tha se Lirinë e gjeti në mesin e popullit shqiptar,
përkundrazi populli i Kosovës duket se ”lirinë” do ta gjej tek Ibrahim
Rugova me ithtarët e tij disfatistë. Dihet që pavarësia nuk fitohet me
negociata, por me zërin e gjithanshëm të Vetëvendosjes! Të burgoset vullneti
i popullit, do të thotë të vritet liria dhe demokracia - virtyte
ndërkombëtare të garantuara edhe me konvenetën e OKB-së. Liria nuk ka çmim,
prandaj Kosova nuk duhet të bëj negociata me armikun, që kurrë nuk e hoqi
gjendjen e luftës me Kosovë; që kurrë dhe fare nuk dëgjoi urdhërin e
Bashkësisë Europiane dhe Ndërkombëtare për të ndalur ndjekjen dhe masakrimin
e popullit shqiptar. A ka më keq se të heshtësh, kur njeriu i thikave hyn
dhe lodron mbi kufomat shqiptare, i cili konsiderohet luftënxitës dhe
pasardhës i kriminelit, Sllobodan Millosheviqi. Prandaj kasapi i Ballkanit
në Gjykatën e Hagës është i qetë, sepse trashëgimtarët e tij në Beograd janë
në gjendje gatishmërie për rrëmbimin e Kosovës nga forcat paqëruajtëse të
Kombeve të Bashkuara. Duket se këto forca të njëjta paqësore të OKB-së,
Kosovës do t’ia sjellin pushtuesin serb, ngjashëm siç lejuan masakrimin e
Srebrenicës nga ana e serbofashistëve në korrik të vitit 1995, në prani të
forcave paqëruajtëse në mbarë Bosnjë e Hercegovinën.
Shpresë ka, por qeveri nuk ka
Tani Kosova, ka mbetur pa kryetar dhe pa kryeministër: i pari është i
sëmurë, i dyti gjindet në pushim. Kurrë më mirë nuk kemi qenë. Mu kujtua
koha kur sekretaresha e gjimnazit na raportonte se arsimtari i lëndës
mësimore ka rrufën dhe nuk do të vijë, ndaj tërë klasa shpërthente me
ovacione. Prandaj derisa kryetarit populli i dëshiron shërim të shpejtë,
kryeministrit i uron kalim të këndshëm në det. Dikur moti ndihej mungesa e
vajit dhe sheqerit në Kosovë, ndaj shitësin e pyeta se a ka shpresë që vaji
dhe sheqeri do të vijë. Shitësi më ktheu: “Shpresë ka, por vaj dhe sheqer
s’ka!” Prandaj shpresë ka, mirëpo kryetar dhe kryeministër nuk ka. Përse e
gjithë kjo zallahi: vendoseni trurin e Kosovës, Albin Kurtin, ai do t’i
kryej të gjitha punët: edhe të kryetarit, edhe të kryeministrit, besa dhe
është plotë vrull, cilësi që e këndojnë shumë poetë shqiptarë. Nuk mjafton
njeriu të jetë i aftë, por duhet të jetë energjik dhe konstruktiv, cilësi,
të cilat nuk i ka as Dr. Rugova, as Kosumi. Trimat si Albin Kurti kërkohen
me fener, ai midis Serbisë i sfidoi armiqtë e të gjitha kategorive, prandaj
me anën e vetëvendosjes në mënyrë demokratike do të zgjidh fatin e Kosovës
drejt çlirimit dhe pavarësisë. Fill pas kësaj udhëheqësia kundërshqiptare e
Serbisë do të tronditet, dhe pas tyre do të vendoset një udhëheqësi e re
demokratike, që do t’ia ketë lakmi gjithë populli serb. Jo vetëm kaq, sepse
populli serb do të kuptojë dhe do të preket për krimet dhe pasojat e luftës
që një kohë të gjatë i ka bërë Serbia në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Po të ishte Albin Kurti Kryetar i Kosovës, gjenerali serbo-malazezez Dragan
Paskash nuk do të kishte guxuar të hyj në Kosovë. Prandaj prania e shefit të
ushtrisë serbomalazeze në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it nuk
do të thotë asgjë tjetër pos, përgatitje drejt kolonizimit të Kosovës.
Dje hapa kutinë e postës elektronike, hajmedet, një rubrikë e
artikullshkruesit me mllefin kundër luftëtarëve të lirisë dhe simpatizantëve
të Vetëvendosjes: Xhemil Zeqirit, Gëzim Mekulit, dhe Fadil Shytit, të cilët
ditë më parë themeluan nëndegën e Lëvizjes për Vetëvendosje në Skandinavi.
Autor i pamfletit euforik “Anti…dhe anti…janë armiq të pavarësisë dhe
prosperitetit shqiptar” ishte Kadri Mani. Në bazë të klithmës së tij
neurotike hysenët, shytët, hasanët dhe elshanët; pastaj me një mori
etiketimesh allaturke: el-sahanët, el-palarët, el-legenët kuptova se
disfatën e ka afër. Pedagogjia na mëson se të tillët, që përdorin fjalë të
ndyta, vjen si pasoj e fjalorit të varfër. Pastaj, me ç’të drejt i quan
budallenjë e budallica dhe millosheviq, derisa miku i tij me shall ka
ngritur dollinë me kasapin Millosheviq në Beograd. Kjo dihet, sa më nervoz
që bëhen armiqtë e popullit shqiptar, aq më afër është rezultati i disfatës
së tyre. Një disfatë e tillë u pa, zëvendëskryeministri Adem Salihaj, i cili
para tre muajsh deklaroi se në pranverën e vitit 2006 Kosova do të jetë e
pavarur, tani nën trysninë e KFOR-it, që binte në kundërshtim me vullnetin
popullit, e priti gjeneralin e Shtabit serbo-malazezez, Dragan Paskash.
Dikur në Kosovë vinte Arkani, tani vjen Paskashi. Në vazhdim, kadri-mani
përmend dy udhëheqës, njerëz të hekurtë të politikës shqiptare, strategë,
vizionarë historikë e legjendarë Dr. Ibrahim Rugovën dhe Dr. Sali Berishën
prandaj, kadri-mani, në mes tyre duhet futur edhe Fatos Nanon. Dihet që
Berisha dhe Nano nuk janë të kuqë, por edhe të bardhë nuk janë. Megjithatë
unë nuk ia lejoj vetëvetes që mbiemrin e Kadriut, të klithi psh.:
dush-manët. Miqve të mi do t’u thoja urtinë e dijetarit Sami Frashëri “Demit
mos i dil para, gomarit prapa, lajkatarit në asnjë anë.” Pajtohem se edhe
kundërshtari ka të drejtë të shpreh revoltën e tij, në demokraci jemi.
Mirëpo mos të gënjej faqe botës, sepse kryetari qeverisë së Kosovës ka qenë
dhe ende mbetet kundërshtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përndryshe
Fatmiri Limaj, Hajradin Balaj, Isak Musliu, Ramush Haradinaj me
bashkëluftarët e tyre trima nuk do të shkonin në Gjykatën e Hagës, të
kurdisur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me synim për të përmbysur
lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Po dënohen, siç deklaruan avokatët mbrojtës
në sallën e seancës se luftëtarët nuk kanë bërë krime, por janë të
mrekullueshëm që kanë mbrojtur atdheun e tyre nga bisha serboçetnike.
Prandaj derisa Kosova shqetësohet për dënimet e rënda të luftëtarëve të
mrekullueshëm kosovarë, Serbia e Millosheviqit përgëzon fitoren e tyre
kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duket qartë se në gjykatën e Hagës po
dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kurse po mbrohet Jugosllavia kriminale
e Millosheviqit, e Drashkoviqit, e Sheshelit, e Tadiqit dhe kështu me radhë.
Sa i përketë zhurmës rreth burgosjes së protagonistit të gjenocidit boshnjak
dhe shqiptar është një blof para opinionit botëror.
Sot janë katër kategori ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të
çështjes së Kosovës: Shqiperia dhe analistët ndërkombëtarë janë për
pavarësinë e Kosovës; diplomatët ndërkombëtar janë për pavarësinë e
kushtëzuar të Kosovës, Rusia me miqtë e saj ia lejon të drejtën e pushtimit
serb të Kosovës; kryeadministratori i Kosovës Soren J. Petersen me Unmik-un
e tij janë që Kosova me anën e negociatave të futet në strajcën e Serbisë
neofashiste. Ndërkohë që populli shqiptar po përjeton një krizë të thellë
morale, sociale dhe ekonomike, ndërkombëtarët dhe qeveria e Kosovës me anën
e xhinglave mundohen ta mashtrojnë popullin e rraskapitur shqiptar nga
pasojat e luftës kriminale dhe robërisë afatgjate të Kosovës nën thundrën e
Serbisë kolonialiste.
Shfaqja e disa filmave artistik në televizionin shqiptar mund të jetë e
rastësishme, por aktuale për kohën e sotme: filma me motive lufte për
mbrojtjen e atdheut nga armiku. Natën e parë në TVSH u shfaq filmi artistik
”Flaka e luftës” të regjisorit Vlladimir Prifti, në rolin kryesor të Mark
Sokolit atdhetar (Ndrek Luca), i cili mullirin e tij e kishte shndërruar në
fortesë luftarake kundër hordhive turke. Kurse natën e dytë u shfaq ”Udha e
shkronjave”, po ashtu me Ndrek Lucën, por tani në rolin negativ të
antishqiptarizmës, ku grekofili Ndrios, i ushqyer nga kisha ortodokse greke
vret përhapësin e shkronjave shqipe, Dhaskal Todhrin. Tani kam përshtypje
sikur jeta e shqiptarit qenka e katandisur përplotë me rreziqe. Sepse
trashëgimtarët e Abdyl Frashërit, Isa Boletinit dhe Çerçiz Topullit, të
cilët luftuan kundër pushtuesit turk, po dënohen me ligjin e hekurt serb në
Gjykatën e Hagës. Dallimi është se viktimë janë shqiptarët, pothuaj, pa
mbështetje ndërkombëtare, kundrejt agresorëve serbosllavë që gëzojnë
mbështetje të fuqishme si në Europë, ashtu edhe në botë. Në anën tjetër
stimulohet armiku në luftë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandaj,
njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë edhe shqiptarët se me anën
decentralizimit dhe negociatave nuk fitohet pavarësia e Kosovës. Askush nuk
vjen për ta pastruar ahurin e Augjiasit, thotë një fjalë librore. 1.09.2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.