Luan Bexheti-Aktori shqiptar që jeton në Amerikë
Aktori shqiptar që jeton në Amerikë, Luan Bexheti, tregon realizimin e dokumentarit
"Kontrata ime
me lypësin
"Cadillac man"
Anila Mema
Pas debutimit të tij si aktor, në filmin e njohur "Maree" dhe në mjaft realizime të tjera pas tij, aktori shqiptar, Luan Bexheti, që jeton prej vitesh në Amerikë, shfaqet si producent. Këtë rrugë e nis me një film dokumentar, në bashkëpunim me regjisorin amerikan, Michael Regan. Filmi titullohet "Cadillac man", në të cilin trajtohet jeta dhe peripecitë e një njeriu që jeton në rrugë për 11 vite me radhë. Por historia e tij është më e çuditshme nga të tjerat që shihen rëndom këto kohë. "Cadillac" është një burrë rreth të 50-ve, me menaxher dhe agjent personal. Por si lindi ideja për ta bërë personazh filmit dhe cilat janë peripecitë e kaluara deri në përfundimin e tij. Projektet dhe bashkëpunimet e reja të aktorit nga Tetova, Luan Bexheti, do t’i mësoni në një intervistë të dhënë për gazetën "Panorama".
Pasi jeni bërë i njohur si aktor, tashmë shfaqeni dhe si producent. Si erdhi kjo zgjedhje tek ju?
Në fillim të vitit 2005, përveç aktrimit vendosa të merrem edhe me punën si producent, kjo falë mundësive që kam dhe dëshirës për t’ju krijuar sa më shumë oferta kolegëve të mi, qofshin këta shqiptarë apo amerikanë. Kështu që pas përpjekjeve të shumta formova kompaninë "Hell’s Kitchen films", drejtues i së cilës është regjisori dhe aktori, Michael Regan.
Si lindi bashkëpunimi juaj me aktorin dhe regjisorin amerikan, Michael Regan?
E kam njohur gjatë vitit 1995, kur studioja në shkollën e artit "The Lee strasberg Theatre Institute" në Manhattan. Michael është një njeri i zgjuar dhe shumë bujar, për më tepër është në një gjendje shumë të mirë financiare, për të mos thënë milioner dhe ka mundësi të realizojë projekte të mira.
Më pas një film dokumentar…
Ideja për filmin "Cadillac man" lindi kur unë lexova krejt rastësisht një artikull në revistën e famshme amerikane "Esquire". Më tërhoqi shumë ky shkrim dhe vendosa t’i tregoja Michael-it. Artikulli i publikuar në revistën "Esquire" fliste për një njeri të rrugës, të cilin e thërrisnin "Cadillac man", emër që i ishte vendosur për faktin se kishte pësuar shumë aksidente në rrugë, dhe më e çuditshmja ishte se të gjitha makinat që e kishin aksidentuar kishin qenë të tipit "Cadillac’. U interesuam për këtë njeri, që me të vërtetë ishte interesant, dhe pas disa ditësh e gjetëm. Biseduam me të që të realizojmë një film dokumentar mbi jetën e tij, por mund të them që nuk ishte shumë e lehtë për të filluar xhirimet, pasi u desh të flisnim me agjentin, avokatin dhe shtëpinë botuese ku ai po boton një libër për jetën e tij. Kjo histori më habiti paska, pasi unë kam disa vjet që merrem me aktrim dhe ende nuk kam agjent që punon te kompania ICM (një nga agjencitë më të mëdha në Amerikë), ndërsa ai është thjesht një njeri që jeton në rrugë dhe ka jo vetëm agjentin nga ICM, por edhe një kontratë me një shtëpi botuese të madhe këtu në Amerikë.
Domethënë nënshkruat kontratë. Cilat ishin detyrimet tuaja ndaj tij gjatë kësaj marrëveshjeje me "Cadillac man"?
Po nënshkruam një kontratë, e cila kushtoi shumë. Sipas kontratës që nënshkrova me të për të realizuar filmin dokumentar mbi jetën e "Cadillac man", jam i detyruar që t’i blej veshje dimërore, ta paguaj dhe t’i siguroj një vend ku ai të vendosë gjërat e tij personale. I kam plotësuar të gjitha këto kërkesa para se ai ta nënshkruante kontratën për realizmin e filmit.
Pse pikërisht një film për "Cadillac man"?
"Cadillac man" jeton në rrugë prej 11 vjetësh. Eshtë afro pesëdhjetë vjeç. Ka mbajtur gjithmonë një ditar. Një ditë, një gazetar i "Esuqire" e kishte pyetur se çfarë fshihej në ditarin e tij. Në më se 80 faqe tekst të ditarit të tij Cadillac ka shkruar për disa incidente që i kanë ndodhur në rrugë. Këtu nis dhe karriera e "Cadillac man". Ai bëhet i famshëm nga një artikull i bujshëm, që u botua në maj të po këtij viti në revistën e famshme amerikane "Esquire". Menjëherë pas këtij publikimi të tij në revistë edhe shumë gazeta të tjera me emër si; "New York Daily News", "Newsday", "Astoria Times" rendën të shkruajnë për të.
Në çfarë faze ndodheni me realizimin e këtij dokumentari?
Tani ne jemi duke realizuar montazhin e filmit "Cadillac man, king of ditmars" (që pritet të dalë gjatë muajit shtatorit). Jemi në tratativa me disa festivale ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës ku do të konkurrojë. Përveç shfaqjes së filmit në Amerikë kemi menduar dhe shpresojmë ta shfaqim edhe në Tiranë, kur të realizohet festivali i filmit "Tirana International Film Festival".
Cila janë projektet që do të pasojnë tashmë në rrugën e re që keni nisur?
Kohët e fundit pas realizimit të "Cadillac man" së bashku me regjisorin amerikan, Michael Regan, po përgatitemi për një tjetër film dokumentar. Ai do të titullohet "Scientology".
Kush është Luan Bexheti
Luan Bexheti ka lindur në Tetovë, në vitin 1972. Në moshën katërvjeçare familja largohet drejt Norvegjisë, ku vazhdon të jetojë ende dhe ku Bexheti shkon për pushimet e dimrit. Ndërsa pushimet e verës i kalon në Tetovë. Jeton në Nju Jork, ku ka kryer edhe studimet në Institutin e njohur të Teatrit në Nju Jork "Lee Strasberg". Karriera e tij artistike si aktor evidentohet në mjaft filma shqiptarë dhe të huaj.
I njohur te "Maree"
"Maree", një prodhim shqiptaro-italian i regjisorit italian, Xhejms Pellerito, në të cilin luan shqiptari nga Tetova, Luan Bexheti.
"Maree" (Baticat) ka marrë vlerësimet maksimale gjatë vitit 2003-2004, duke fituar çmime në Festivalin e Nju Orleansit, në Festivalin e Tiburonit me çmimin "Federico Fellini", në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Eshtë një film dokumentar që bën pjesë në rrethin e filmave për çmimin "Oscar".

Komentet e ruajtura
Luan Bexheti eshte nje aktor i mire dhe bukurosh, krenohem qe eshte nga vendlindja ime.
Drita.
DK. :D
Drita.
DK. :D
Oj Drita, Edhe une mendoj se luani ka talent.Haroje Luanin por nga je ti me konkret? Tetove Gostivari? :wink:
Luan Bexheti a eshte aktor apo producent? Une ketu e lexova se ai meret edhe si producent.
Tung
Luli Ferizaj
Tung
Luli Ferizaj
E pash nje foto me Luan Bexhetin dhe Ledina Celo te webfaqja e RadioFocus.net woooaaw super sexy.A jan te dashuruar?
Aktori shqiptar- Luan Bexheti
--------------------------------------------------------------------------------
Rrëfimi i aktorit shqiptar në Nju Jork. Oferta e regjisorit Kujtim Çashku në filmin ”Syri Magjik”. Së fundi suksesi i filmit ”Maree” i James Pelleritos, në rrethin e të nominuarve për ”Oscar”, ku aktori Luan Bexheti interpreton rolin e shqiptarit emigrant
Luan Bexheti, një shqiptar nëpër batica
Elsa Demo
Luan Bexheti po e ndien veten më afër Shqipërisë, sipas mënyrës që ai donte të ndodhte, me kinemanë. I larguar nga Tetova në Novergji me familjen, në moshën 4 vjeç, ndoqi rrugën e aktrimit fillimisht në Oslo e më pas duke ndjekur studimet në Institutin e njohur të teatrit në Nju Jork ”Lee Strasberg”. Endrra për të interpretuar një ditë në një film shqiptar realizohet me ofertën e regjisorit Kujtim Çashku, për filmin “Syri Magjik” që ka përfunduar xhirimet disa muaj më parë.
Ndërkaq Luan Bexheti duket i lumtur që një tjetër film, ”Maree” (Baticat) ku interpreton rolin kryesor ka marrë vlerësimet maksimale gjatë vitit 2003-2004 duke fituar çmime në Festivalin e Nju Orleansit, në Festivalin e Tiburonit me çmimin ”Federico Fellini”, në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Në filmin ”Maree” të regjisorit italian James Pellerito, Bexheti interpreton rolin e një shqiptari që shkon në Venecia për t’i gjetur një strehë të birit. Maqedonia prej nga ata vinin babai me të birin po kalon ditë të vështira për shkak të luftës. Djaloshi i vogël italian, Davide Murtas në rolin e Arbenit, djalit të Luan Bexhetit, në këtë film interpreton në gjuhën shqipe.
Ky film tashmë është në rrethin e filmave për nominimin e Çmimit ”Oscar” në kategorinë ”Best short film” (Filmi më i mirë i shkurtër). Ky shans i është dhënë me të fituar Çminin “Grand Prize” në USA Film Festival në Teksas.
Intervistë
Kush është Luan Bexheti ?
Luan Bexheti është Luan Bexheti. Atëherë, kam lindur në Tetovë, Maqedoni, në vitin 1972. Në moshën katërvjeçare familje ime dhe unë largohemi drejt Norvegjisë. Ata vazhdojnë të jetonë aty sot e kësaj dite. Para se të nisja studimet për aktrim vazhdoja të punoja në Oslo ku deri në vitin 1992 drejtoja një rrjet videotekash. E mbylla këtë biznes, pas një fatkeqësie familjare. Dhe fillova të merrem me art.
Fillimi ishte i rastësishëm. Ndodhi që bashkë me një fotograf italian realizuam një servis fotografik (që në fakt i doja si kujtim për të dashurën). Fotografitë janë në duart e disa agjencive që kërkonin modelë dhe më njoftuan për të bërë një audicion për reklama të ndryshme si Levi’s, Trenat e Norvegjisë, për Bashkimin Evropian, e cila ka qenë dhe më e rëndësishmja për mua.
Para vendimit për t’u bërë aktor, doja të isha një gangster. Kur një ditë të bukur policia norvegjeze më arrestoi e më futi në burg për disa ditë, atëherë ndërrova mendje dhe vendosa që herë tjetër rolin e gangsterit ta luaj vetëm në kinema, sepse pashë që me burgun nuk bëhet shaka. Aktrimi më lejon të luaj kriminelin dhe të mos futem në burg.
Kur u ndodhët për herë të parë në sheshxhirimin e një filmi?
Ka ndodhur me “Endrrën”, film i një regjisori norvegjez. Kjo ishte përvoja ime e parë në kinema, menjëherë pas saj mora vendimin të marr formimin e duhur, të shkollohem. Nisa studimet dyvjeçare, ‘95-97 në një prej shkollave shumë të rëndësishme të artit të aktrimit, “The Lee Strasberg Theatre Institute”, në New York.
Ikët përfundimisht nga Oslo? Besoj nuk ka qenë e lehtë për ju të çani në rrugën e artit në Amerikë. Cila ka qenë periudha më vështirë?
Të them të drejtën, periudha më e vështirë ka qenë fillimi, vendimi për të ikur nga familja dhe për të nisur studimet. Norvegjia nuk ishte vendi i përshtatshëm për t’u bërë aktor. Im at ka bërë të pamundurën të më kthente nga rruga ku isha nisur, po kisha vendosur dhe askush nuk mund të më ndërronte mendjen. Më tha të studioja për avokat ose mësues, punë që ai e kishte bërë gjithë jetën, sepse sipas tij, aktorët nuk kanë jetë të qëndrueshme (kjo është pak e vërtetë) dhe e kanë të vështirë të bëjnë jetë familjare. I thashë se tashmë e kisha vendosur dhe pikë.
Prej disa kohësh ju keni ardhur në Shqipëri për xhirime në filmin “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Çashku. Cili është roli juaj aty dhe përse e pranuat?
Kontakti im i parë me regjisorin Kujtim Çashku ishte në vitin 1996, por nuk na u dha mundësia të bashkëpunonim, deri në vitin 2003, kur më ofroi rolin e Benit, një gjirokastrit që mundohet ta fitojë paranë me çdo kusht. Rolin e pranova, sepse dëshira për të interpretuar në një film shqiptar ishte dhe mbetet e madhe. Nga ana tjetër, ishte rekomandimi i aktorit Timo Flloko, që gjithashtu interpreton tek ”Syri magjik”.
Sa për Timo Fllokon, ai më është gjendur me punën që kemi bërë për 5 javë në teater, dhe kam mësuar prej tij aq sa nuk kisha marrë për 2 vjet në shkollën që përfundova në Nju Jork.
Ky ishte bashkëpunimi i parë me një regjisor shqiptar?
Kam marrë pjesë në filmat që kanë realizuar 4 regjisorë shqiptarë këtu në Amerikë. Janë Urim Leka, Rock Markolovich, Dimitër Ismailaj dhe Agim Gërbeshi. Ndërkohë jam në pritje për të nisur nga puna me regjisorin Fatmir Koçi në filmin e tij të ardhshëm, i cili do të nisë xhirimet këtë vit. Eshtë fjala për filmin ”Një mbret për synetllëk”.
Filmi me metrazh të shkurtër ”Maree”, ku keni rolin kryesor ka pasur sukses. Si ndodhi që ju interpretoni pikërisht rolin e një shqiptari të Maqedonisë?
Ishte regjisori James Pellerito i cili më foli për filmin e tij të ardhshëm ”Maree” (Baticat), që do të xhirohej në Venecia. Aktorja Elza Zagreda e kishte sugjeruar se Bexheti ndoshta do të ishte aktori i duhur për këtë rol. Me këtë film që më pëlqen shumë pata mundësi të tregoj se ç’di të bëj duke përdorur anën e fortë dhe serioze të Luan Bexhetit, sepse deri tani kam dhënë më shumë në komedi. Kam punuar shumë për të realizuar rolin dramatik të shqiptarit tek ”Maree”. James Pellerito është nga ata regjisorë që me artin e tyre mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve sociale, siç është rasti i emigrantit shqiptar në Itali. Pelleritos ka shfaqur mospëlqimin e tij për mënyrën se si italianët i trajtojnë emigrantët dhe për këtë arsye ai realizoi filmin ku unë luaj, ”Maree”.
Filmi është kualifikuar në listën e atyre që do të nominohen për ”Oskar”. Kjo për arsye se filmi i regjisorit Pellerito është me metrazh të shkurtër e në këto raste duhet të kalojë provën e disa festivaleve të filmit që zhvillohen në Amerikë, e pas kësaj të shqyrtohet nominimi. ”Maree”, tashmë ka fituar USA Film Festival në Texas dhe automatikisht ai do merret në konsideratë nga Akademia në Los Angeles.
31/05/2004

Nga Revista Prestige (Greqi)
Shqiptari që preku Hollywood – in
Nga Gjergji Gambeta
Keni ikur në moshë shumë të vogël nga vendlindja juaj Tetovë. Cilat janë lidhjet tuaja me Tetovën apo Shqipërinë? Sa shpesh i vizitoni ju ato ?
Kam qenë në moshën 4 vjeçare kur u vendosëm familjarisht në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Në vendlindje time Tetovë, shkoj çdo vit për të kaluar pushimet verore dhe qëndroj afërsisht dy muaj. Në Shqipëri shkoj më shumë për arsye pune. Mendoj se nuk shkoj mjaft, kam një «uri» të madhe për Shqipërinë. Shpresoj Të gjendem më shpesh atje në të ardhmen.
Jeni një aktor që keni provuar fatin tuaj edhe si producent. Si do tu pëlqente të vazhdonit karrierën tuaj më pas?
Unë mendoj se obligimi im kryesor në fushën e kinematografisë do të jetë aktrimi. Më pas, me kalimin e viteve, pasi të jem pjekur më shumë profesionalisht, të kem fituar eksperiencë më të madhe në këtë fushë, mendoj se do të vazhdoj si producent dhe regjizor.
Sa e vështirë është për një aktor të ecë në një vend të huaj, për më tepër në Amerikë? Ju ka ndihmuar më shumë fakti që ju keni studjuar atje?
Jeta për një aktor të ri në Amerikë është shumë shumë e vështirë. Janë shumë të paktë studentët të cilët 10 vjet pas përfundimit të studimeve të tyre në fushën e aktrimit, ende merren me art. Dhe kjo për vetë faktin se jeta është shumë e shtrenjtë në New York dhe Los Angeles. Kjo do të thotë se ato ëndrra që dikush ka në fillim të karrierës bëhen ëndrra që shumë janë të detyruar t’i harrojnë dhe çojnë në një jetë me shumë probleme ekonomike. Për mua nuk ka rrugëdalje tjetër, nuk do të dorëzohem, vetëm do të ec përpara dhe do të luftoj me të gjitha forcat që të arrij qëllimin tim, i cili është një karrierë e mirë si aktor shqiptar në Hollywood dhe kaq.Për tu përfgjigjur edhe pjesës së dytë të pyetjes suaj, mendoj se fakti që unë kam studiuar në Amerikë, në «Lee Strasberg Theatre Institute», ka ndihmuar në sukseset që kam pasur deri tani si aktor në Amerikë.
Sa e vështirë apo e lehtë është të punosh me regjisorë të njohur si Michael Moore?
Nuk është aspak e vështirë të punosh me regjisorë si Michael Moore se ata janë profesionistë dhe e dinë punën mjaft mirë. Vështirë është të punosh me regjisorë të rinj që nuk kanë shumë përvojë në film ose teatër.
"Cadillac Man" është një film dokumentar. Pasi të na thoni me pak fjalë përse bën fjalë ky film, mund të na thoni, nga eksperienca juaj, nëse është më e vështirë të bësh një film të tillë se sa një film të zakonshëm?
Filmi dokumentar "Cadillac Man" është një film për jetën e një njeriu që jeton në rrugët e New York-ut dhe është duke botuar një libër për eksperiencën e tij në rrugë. "Cadillac" ka nënshkruar kontratë me një shtëpi botuese që do të botojë librin e tij prej 500 faqesh për ngjarjet në rrugë.Unë mendoj se filmat dokumentarë janë më të lehtë se filmat e zakonshëm. Nuk e di pse, por mua më duken më të lehtë por jo me ndonjë ndryshim të madh, pasi edhe filmat dokumentarë kanë nevojë për shumë punë dhe përgatitje.
Mendoni se filmi "Maree", i vlerësuar me një sërë çmimesh, mund të quhet si filmi që ka shënuar një kthesë të ndjeshme në karrierën tuaj, pra ju ka bërë më të njohur si aktor?
Po "Maree" me ka ndihmuar në karieren time. Por, me keqardhje dua të them se unë kam realizuar edhe shumë filma të tjerë që do të më bënin edhe më tepër me famë dhe këtë e them me bindje të plotë. Fatkeqësisht është diçka që nuk varet nga mua pasi producentët dhe regjisorët e këtyre filmave duke mos pasur besim në produktin e tyre, kanë vendosur të mos i shfaqin ato por t’i mbajnë të kyçura në ndonjë sirtar të harruar ku askush nuk do të mund t’i shohë.Për shembull, një film që kam realizuar vitin e kaluar, të quajtur "Viagra Monolouges", i cili është një film shumë interesant për Viagra-n, nuk mund ta dërgoj për të konkuruar në "Tirana Film Festival" pasi regjisori i tij James Franklin nuk ka besim në filmin e tij dhe nuk më lejon të bëj këtë hap dhe për këtë më vjen shumë keq sepse filmi është shumë i mirë.
Do tu pëlqente të merrnit pjesë në filma shqiptarë? Mendoni se kinematografia shqiptare ka nevojë të kalojë akoma nëpërmjet disa stadeve zhvillimi? Çfarë mendoni se i mungon asaj?
Unë kam marrë pjesë në filmin "Syri Magjik" të Kujtim Çashkut dhe do të luaj edhe në filmin "Viti Mbrapsht" i kineastit Fatmir Koçi dhe shpresoj se do të luaj në të paktën 100 filma shqiptarë.Kinomatografia shqiptare ende nuk ka arritur në nivelin që duhet dhe që mund të arrinte. Unë kam besim te regjisorët tanë, mendoj se ata së shpejti do të realizojnë kryevepra dhe shpresoj se unë do jem një prej aktorëve që do t’i ndihmojë ata që të dalim sa më mirë, duke pasur parasysh eksperiencën time nga Amerika. Mendoj se kinematografisë shqiptare i mungon financimi, ky është faktori më kryesor në punën e një regjisori, i jep atij mundësinë të punësojë njerëz me shumë talent në mënyrë që filmi i tij të dalë me më shumë kualitet.
Në një të ardhme të afërt, si keni në plan të shfaqeni në ekran, si aktor apo si producent? Çfarë jeni duke punuar tani?
Shpresoj të shfaqem si aktor. Unë punoj si producent vetëm që të siguroj eksistencën. Por nga ana tjetër në Show Biz nëse e marrin vesh se je edhe producent atëherë ekziston mundësia më e madhe të të japin role sepse e dinë se je serioz dhe nuk do të prishësh punë në produksionin e filmit ose dramës. Tani po përgatitet të shfaqet "Hija", një dramë e Ismail Kadaresë me regjisor Xhevat Limanin. Më pas mendoj të shkoj të punoj në Shqipëri me Fatmir Koçin dhe do të filloj të xhiroj një dokumentar tjetër i cili do të quhet "Scientology".
Lexuesit mund të marrin një informacion më të zgjeruar për Luan Bexhetin tek www.luanbexheti.com ose www.hellskitchenfilms.com

NGA GENTIAN MINGA
Dikur nuk mund as ta mendonte, por ja që tani shumë shpejt do të jetë në një film përkrah aktorëve Tom Kruiz dhe Xhon Travolta. Ëndrra e tij është përvijuar bindshëm: të bëhet një nga aktorët më të njohur dhe të paguar në Amerikë.
Luan Bexheti është nga Odri i Tetovës, ka lindur në vitin 1972. I ati i tij gjatë gjithë jetës ka punuar si arsimtar, kështu që ai dhe fëmijët e tjerë të shtëpisë morën një kulturë strikte dhe një edukatë të mirë. Megjithë rregullin dhe disiplinën, përsëri Luani nuk ka kaluar një fëmijëri me probleme. Përkundrazi! Ajo është një periudhë e lumtur të cilën e kujton me mall, sepse që fëmijë ai i kishte të gjitha kushtet e plotësuara. Nga ajo kohë plot me ëndrra, por jo aq të mëdha sa të orientonin të ardhmen e tij, ai kujton me shaka: “Në fillim kam pasur dëshirë të bëhem hoxhë, pastaj gangster dhe si përfundim u bëra aktor. Tani dua të bëhem producent. Nuk më zë vendi vend!”
Vetëm në moshën 4 vjeçare, Bexhetit iu desh të linte vendlindjen e tij, Odrin, sepse i ati nuk ishte komunist dhe atë kohë kjo përbënte një problem. Përveç faktit, që ai nuk e pranonte këtë përkatësi politike, ishte edhe një fakt tjetër, kombësia e tij shqiptare, ndaj maqedonasit do ta pushonin nga puna. Familjes së Bexhetit iu desh të emigronte në Oslo të Norvegjisë, ku vazhdon ende të jetojë sot e kësaj dite. Atëherë të atit të Luanit, një kushëri do t‘i këshillonte të emigronte në Çikago, sepse “Atje është jeta dhe jo kund tjetër” Një shok u përpoq t‘i siguronte atij një vizë, por nuk e mbajti fjalën... Ndoshta nuk ishte e thënë që qysh atëherë Luani të vinte në tokën e premtuar, aty ku do t‘i realizoheshin disa nga ëndrrat “e mezithëna me zë të lartë”. Kështu që, familja e tij emigroi në Perëndim, në Norvegji, sepse kjo ishte mundësia e vetme që iu dha për të mbijetuar. Sot Luani është i lumtur që jeton në Amerikë dhe ka çarë në atë vend që dikur iu mohua familjes së vet. “Gjithsesi babi, edhe kur e ftoj të vijë në Amerikë për qejf refuzon, sepse përton të udhëtojë tetë orë me avion”, shprehet Bexheti për revistën “Shqip” teksa vë buzën në gaz. Luani, edhe pse ka luajtur në shumë filma hollivudian, edhe pse punon me artistë të njohur në kontinentin e zilepsur, përsëri mbetet shqiptar, sidomos përsa i përket familjes: “Kam një familje të madhe, tipike shqiptare. Jemi tre vëllezër dhe tri motra”, vazhdon prezantimin e vet Bexheti. Vëllai i tij i vogël është inxhinier informatik, kurse i madhi punon si DJ prej 22 vitesh në një disko të madhe e të njohur në Oslo, pronë e familjes Bexheti. Një motër jeton në Danimarkë, kurse dy të tjerat në Norvegji ku punojnë si mjeke.
Si shkoi Luan Bexheti në Amerikë. Jeta dhe aktivitetet e tij atje
Përpara se të nisej në New York, Luani ishte tashmë i familjarizuar me kamerat. Në Norvegji kishte një karrierë të varfër në sasi, por tepër cilësore... Kishte bërë disa reklama të mëdhaja, ndër të cilat veçon atë të vitit 1994 kur u bë një nga fytyrat kryesore në reklamën kundër Unionit Europian, pasi atë kohë Norvegjia nuk pranoi të bashkohet me EU-në. Ky spot është transmetuar në CNN, Sky News, Euro News etj... “Gjithsesi nuk isha i kënaqur me kaq, doja të luaja në më shumë filma”, -tregon për ambicjet e veta Luan Bexheti, i cili do ta provonte sërish suksesin në fushën publicitare në Amerikë, kur do të bënte reklamën e NISSAN-it. Në kohën kur bluante në mendje plot ëndrra dhe dëshirat e pasionet e tij kërkonin të shpërthenin, dajua i Luanit, Jonuz Emini i ofroi nipit para për të studjuar në Amerikë. Bexheti do të mbërrinte në Los Angeles “me xhepat plot” – siç thotë ai, dhe do të merrte leksione teatri nga profesorët më në zë të kësaj gjinie, nxënës të Lee Strasbergut. Në shkollën ku do të regjistrohej, do të studjonte në të njëjtin kurs me fëmijë njerëzish të pushtetshëm, nga familje të njohura në Amerikë si për shembull, Afërditi Savalas, mbesa e Telly Kojak Savalasit apo të bijat e aktorit hollivudian Andi Garcia. Me ndihmën e profesorëve dhe miqëve të rinj, që Luani bëri gjatë kohës së shkollës, do të xhironte disa filma, reklama dhe do të interpretonte në disa pjesë teatrale. Kështu filloi karriera amerikane, e cila...: “Shpresoj të vazhdojë përgjithnjë”, -thotë Luani. Një nga momentet më të këndshme që kujton kur ishte në Amerikë për të studiuar, është kur jetonte përkrah Xhulia Robertsit. “Vëllai im ka ardhur enkas nga Norvegjia me shpresë se do të shihte Xhulian ’live’ dhe kur e pa, u habit tej mase.” Dikur edhe atij i bënin përshtypje të tilla gjëra, kurse sot jo më... “I njoh nga afër, personalisht thuajse gjysmën e aktorëve më të mëdhenj të Hollivudit,” -rrëfen për “Shqip” Bexheti.
Pas Sten Dragotit, vëllezërve Belushi dhe Eliza Dushkut një tjetër shqiptar hyn bindshëm në Hollivud. “Shpresoj se do e arrij qëllimin të bëhem një nga aktorët më të mëdhenj dhe të paguar në Amerikë”, -thotë Bexheti. Na rrëfen se Sten Dragotin e ka mik të afërm, takohen dhe bisedojnë shpesh së bashku për projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me idenë për të xhiruar një film ku ndoshta gjen një rol edhe për Luanin. “Edhe Xhejms Belushin e kam takuar, por me të nuk kam atë lidhje, atë marrëdhënie që do të doja të kisha. Është tip paksa i ftohtë!” -tregon Bexheti. Megjithatë, shqiptarë ose jo, këta janë më së shumti artistë të Hollivudit, sepse sipas dëshmisë së Luanit: “Nuk është e thënë që të jetosh se s`bën në Hollivud për të qenë pjesë e tij!”
Para se të fillonte ’boom’-in profesional në Njw York, Bexheti ka jetuar për disa kohë në Los Angeles e më pas në Kaliforni. Në këto dy vende jeta i është dukur paksa e bezdisshme, sepse ...: “Ngado që hidhje sytë, shikoje aktorë dhe kjo pas disa ditëve bëhej diçka bajate. Të paktën në Njw York njerëzit janë “normal” dhe nuk ndodh që edhe shoferi i autobuzit të jetë aktor në xhirim e sipër”. Kur fillimisht mbërriti në Amerikë, Luani mendonte se do të bënte karrierë shpejt e shpejt, por...shprehet ai: “Tani jam bindur, jam përgatitur shpirtërisht që të punojë edhe 50 vjetë të tjera nëse dua të arrijë qëllimet që i kam vënë vetes”.
Luani nuk i ka shkëputur gjithsesi lidhjet me vendlindjen e tij, sepse kthehet çdo verë për të pushuar rreth dy muaj në Odër. Lidhjet me vendlindjen dhe origjinën, i ruan edhe në profesion: Ka provuar që me regji të Nikolin Franit të interpretojë në Amerikë një pjesë teatrale të titulluar “Vëllazëri e Interes” së bashku me aktoren dhe këngëtaren e njohur sidomos në Shqipëri, Bleona Qerretin. Ky projekt nuk mori dot jetë, sepse kjo e fundit ka pasur impenjime në muzikë, ndaj nuk mundi t`i dedikohej këtij projekti teatral. Një përvojë “të papërsëritshme dhe unike” siç e quan vet Luani, ai e ka kaluar teksa xhironte në Gjirokastër filmin “Syri Magjik” me regjisorin shqiptar Kujtim Çashku.
Kurse kulmi i karrierës së Bexhetit, mund të quhet pjesëmarrja në shfaqjen televizive “Majkëll Mur live” të regjisorit Majkëll Mur, i cili vitin që shkoi fitoi çmimin e parë të Kanës me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, “Farenhajt 9/11”.
Përfshirja e Luanit në Actor‘s Handbook (Doracaku i Aktorëve)
Është i vetmi aktor shqiptar që është përfshirë në antologjinë për aktor “Actor`s Handbook” shkruar nga Sherry Eaker. “Ndihem krenar, i lumtur dhe nuk më besohet se një intervistë që dhashë për gazetën “Backstage” do të botohej në librin “Actor’s Handbook” -shprehet Bexheti. Në faqen 321 të këtij libri, ai jep një këshillë për të gjithë ata që duan të bëhen aktorë, duke rrëfyer përjetimet vetjake: “Kur jam në prapaskenë fokusohem në një objekt që e kam në skenë, sepse ai më ndihmon të koncentrohem”. Këtë metodë të regjisorit të madh rus, Stanisllavski, Luani e ka mësuar në “Lee Strasberg Theatre Institute”. “Në fillim, kur dilja në skenë, frikësohesha prej publikut, por pasi e mësova këtë teknik frika ime zgjat vetëm 3 minuta. Pas kësaj, ndihem rehat në skenë, harroj gjithçka dhe mund të aktroj sinqerisht”, - shprehet Luan Bexheti.
Shkak për t‘u bërë pjesë e “Actor‘s Handbook” u bë regjisori Elias Stimaç, me të cilin Bexheti ka bashkëpunuar në disa projekte teatrale. Ky është një libër, të cilin e lexojnë me kërshëri jo vetëm pjesa më e madhe e atyre që aspirojnë për t‘u bërë aktorë në të ardhmen, por edhe vet aktorët e afirmuar dhe të njohur tashmë në skenat dhe ekranet botërore.
Projekti më i fundit.
Ambicjet për të ardhmen
Projekti që Luani sapo ka përfunduar është filmi dokumentar “The Cadillac Man” ku ai është në rolin e producentit. Protagonisti i kësaj historie është personazh real, i vërtetë. Bëhet fjalë për një prej afro 500.000 veteranëve të luftës që jeton rrugëve të SHBA-së. Cadillac man e ka marrë emrin prej disa makinave që e kanë shtypur herë pas here në rrugët e Njw Yorkut dhe që janë çuditërisht të gjitha të tipit Cadillac. Teksa kthehej nga Majemi në Njw York me avion, Luani lexoi në revistën e njohur amerikane “Esquire” historinë e këtij njeriu dhe i propozoi mikut të vet, regjisorit Majkëll Regan, që ta takonin këtë njeri dhe të bënin për të një film dokumentar. Cadillac man-i është me famë në Amerikë dhe shumë gazeta e revista kanë shkruar për të, por ky është i pari dhe i vetmi film dokumentar që i kanë kushtuar.
Për të ardhmen, Luan Bexheti ka ambicje edhe më të mëdha… Nuk dëshiron që një ditë të mendojë “pse nuk provoi të realizonte ëndrrën për t`u bërë aktor”, – siç i pëlqen ta theksojë herë pas here. “Nuk dua të jetoj dhe të vdes anonim. Kur të vdes unë, dua ta dijë krejt Bota se ka vdekur Luan Bexheti”, – shprehet ai... Ndaj edhe po punon që ta realizojë këtë ambicje! Aktualisht, është në diskutim e sipër një projektfilm me aktorët Tom Kruiz dhe Xhon Travolta ku edhe Luani mund të interpretojë. Nëse ky projekt merr udhën e realizimit, atëherë mund të themi se Bexheti ka goditur në zemër të Hollivudit. Ne e pyetëm Luanin se çfarë po bëhet aktualisht me këtë plan ambicioz, dhe ai na tha se ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht, por shanset janë të mëdha. Filmi është dokumentar dhe titullohet “Scientology”, një temë që sipas Bexhetit është fort e dashur për Tom Cruizin dhe Xhon Travoltën. E bukura e kësaj pjese, ajo që e josh më tepër Luanin është pikërisht pjesëmarrja në të e dy kolosëve të ekranit të vogël amerikan, pasi dokumentarët nuk janë të preferuarit e tij. “Parapëlqej filmat artistik dhe pjesët teatrale”, – shprehet Bexheti. Kjo është arsyeja pse pranoi me kënaqësi të interpretojë një pjesë në dramën “Hija” me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të shqiptarit tjetër që jeton në Amerikë, Xhevat Limani. Kjo do të jetë e dyta herë që Bexheti punon me Limanin, pas vënies në skenë të dramës “Anatema” ku ai interpreton rolin e Djallit.
:D

NGA Anduela Nika
Revista Klan (Albania)
Shqiptari qw prodhoi “Cadillac Man”
Historia e endacakut amerikan, që shtypej vetëm nga makina cadillac ka
përfunduar
në një dokumentar të prodhuar nga një shqiptar. Aktori Luan Bexheti
shfaqet si
producent
në këtë film. Si arriti të nënshkruajë kontratën më të lirë me
“Cadillac Man”, 50
vjeçarin vip, që jeton poshtë një ure. Në projektet e Bexhetit është
dhe një film
me Tom Kruis e Xhon Travolta
Nga Anduela Nika
Ka ndodhur në Amerikë. Personazhi kryesor i një dokumentari i kërkoi
si pagesë
producentit të tij shqiptar vetëm rroba për dimër. Një kërkesë që e
shtangu
shqiptarin, i cili kishte planifikuar të derdhte jo pak para për ta
patur në
filmin e tij. Ai është një endacak si shumë syresh në Nju Jork; jeton
me
mbeturina, fle në kartona, madje dhe i kanë urinuar ndërsa flinte.
Asnjëra nga
këto nuk do të kishte shqetësuar asnjë gazetar të "Esquire", “Neë York
Daily
Neës", "Neësday", "Astoria Times" të rendte për të shkruar për të.
Madje as
shqiptarit Luan Bexheti nuk do ti kishte lëvizur qerpiku e jo më xhepi,
për të
investuar në një dokumentar, që do ta shihte si protagonist. Ajo që i
kishte
çuditur të gjithë dhe që e bëri endacakun 50 vjeçar sa hap e mbyll sytë
një
“person shumë të rëndësishëm”, ishin aksidentet e shumta që kishte
pësuar në
rrugë. Nuk ishte aq për mënyrën se si ai kishte arritur të mbijetonte,
se sa për
faktin se makinat që e kishin shtypur në rrugë ishin të gjitha
“Cadillac”.
Endacaku nuk ka një emër, thotë se i ka prerë të gjitha lidhjet me të
kaluarën e
tij enigmatike dhe tani quhet thjesht dhe vetëm “Cadillac Man”. Para
kësaj
historie, që mund të renditet fare mirë në librin “Të çuditshme, por të
vërteta”,
Luan Bexheti kishte mbetur me gojë hapur. Kishte fërkuar fort duart,
duke ndjerë
ti tringëllijë në kokë era e suksesit. Kishte formuar numrin e
telefonit të mikut
të tij, aktorit dhe regjisorit të njohur Maikëll Regan, duke i rrëfyer
për
historinë e endacakut. Regan e kishte intriguar menjëherë ideja dhe
njëherësh
kapluar habia për ish studentin e tij shqiptar. “Një njeri ambicioz si
Bexheti,
nuk mund të qëndronte kaq në hije, duke bërë vetëm producentin”, kishte
menduar
Regan. Por Luanit, aq i bëhej. Atij i interesonte të prodhonte një
dokumentar për
personin më Vip të Amerikës dhe kaq. Ishte i gatshëm të pranonte çdo
kërkesë të
“Cadillac Man”, madje dhe më ekstravaganten, vetëm e vetëm që ai të
nënshkruante
një kontratë me të. “Dua që të më blesh rroba për dimër dhe të më
sigurosh një
vend për të vendosur sendet e mia personale”, kjo ishte kërkesa e vetme
që
“Cadillac” i bëri producentit të ri shqiptar. “Që të takoheshe me të,
më parë
duhej të takoje menaxherin e tij personal. Isha pregatitur për ndonjë
shifër të
madhe, ndërkohë që u gjenda vetëm duke i blerë rroba për në dimër”.
Lajmi i dokumentarit ishte përhapur sakaq në media. Flitej për
“Cadillac Man”,
për regjisorin Regan, por asgjëkundi nuk përmendej emri i producentit
shqiptar:
“Kjo ngaqë isha producent dhe gazetarëve nuk ju intereson shumë për
producentët.
U ndjeva keq”. Por kjo është Amerika, të bëjnë vip, po aq shpejt sa dhe
të
harrojnë. Por Bexheti gjithsesi nuk ka ndërmend ta bëjë për shumë kohë
producentin, edhe pse kjo po i sjell shumë para. Ndoshta më shumë, se
dhe rolet
që ka interpretuar së fundmi. “Dua të bëj para dhe këtë e arrij vetëm
duke bërë
producentin”.
Aktrimi mbetet ëndrra e tij më e madhe, që e gërvish sa herë që luan në
ndonjë
film, edhe kur ka role fare të vogla. “Nuk stepem, edhe kur më ofrojnë
role që
s’kanë shumë peshë. Jam mësuar ti kërkoj fort gjërat e mia, askush nuk
mi ofron
në një pjatancë, ku unë të zgjas dorën dhe ti gëlltis lehtësisht. Një
nga këto
kafshata, që në fakt është dhe më e madhja për tu kapërdirë, është
Hollivudi. E
ka studiuar gjatë dhe ka pregatitur një strategji alla shqiptarçe.
Domethënë ti
biesh nga Kina, duke bërë producentin. Pas dokumentarit “Cadillac Man”,
i cili do
të trametohet në fund të muajit shtator në Amerikë, për të konkuruar më
pas në
disa Festivale Ndërkombëtare, përfshi dhe Festivalin e Filmit me
Metrazh të
Shkurtër, në Tiranë, Bexheti ka nisur një dokumentar tjetër, që do ta
shohë në
krah të Tom Kruis dhe Xhon Travoltës. Bëhet fjalë për dokumentarin
“Scientology”,
feja që praktikojnë të dy aktorët e mëdhenj. “Kjo është një mënyrë e
mirë për të
krijuar lidhje. Unë i ftoj në dokumentarët e mi, ata më ftojnë në
filmat e tyre.
Ndoshta. Shpresoj?!”. Deri tani, të paktën e ka të sigurtë ftesën që i
ka bërë
kineasti Fatmir Koçi për të luajtur në filmin e tij “Viti i mbrapshtë“.
Pastaj e
pret “Hija” e Ismail Kadaresë në Nju Jork, ku do të luajë në dramën e
vënë nga
regjisori Xhevat Limani.
Por në jetën e tij prej 33 vjeçari nuk ka qenë gjithçka fushë me lule
dhe me një
tapet të kuq në mes. Vite më parë kur famija Bexheti, nga Tetova e
Maqedonisë, i
largohej varfërisë dhe diskriminimit, duke u arratisur në Norvegji,
djali i tyre,
Luani ishte vetëm katër vjeç. Ndoshta në këtë rrugëtim dhimbje, i
ngjizet dhe
dëshira që një ditë të interpretojë në skenë këtë dramë. Gjithnjë e më
tepër
bëhej i ndërgjegjshëm se ai nuk ishte vendi i tij. Tjetër gjuhë flitej
në
shtëpinë e tij e tjetër gjuhë jashtë saj. Jo vetëm fjalët, por edhe
këngët,
zakonet e lëvizjeve në shtëpi, psherëtimat e nënës, pamja e babait që
ndryshonte
nga ajo e norvegjezëve. Ishte një lloj shoku kulturor, që me kalimin e
viteve
arrin ta kthejë në favor të tij. Ai tashmë e dinte se i përkiste një
populli me
fat tragjik e të vonuar në histori, ndaj dhe kishte një arsye më shumë
se të
tjerët për të dalë nga turma. E nis me disa reklama modeste
norvegjeze, siç
ishin ato të kompanive të qarkullimit hekurudhor, të veshjeve, kafesë,
lëngjeve
të frutave etj. Shumë shpejt arrin madje dhe të sigurojë një menaxher.
Virusi tashmë i kishte hyrë. Ai do të bëhej i famshëm. Nis të marrë
leksione në
një shkollë teatri të Oslos. Më pas një rastësi e kërkuar i siguron dhe
bashkëpunimin e parë me një regjisor polak, që vinte në skenë dramën
”Qyteti im”
i një autori amerikan. Që në fillim vendos të aktrojë në gjuhën angleze
dhe për
këtë arsye nuk ka provuar të bëjë karrierë në Norvegji”. Por mendja e
tij
fluturonte shumë lart, në shkollën amerikane, atë më të famshmen e
aktrimit,
“The Lee Strasberg Theatre Institute”. Atje ku kanë studiuar aktorë të
kalibrit
të Xheims Din, Merilin Monro, Marlon Brando, Pol Njuman, Dastin Hofman,
Al
Paçino, Robert De Niro dhe gjenerata e re e aktorëve si Anzhelina
Zholi, Alek
Bolduin dhe shqiptari Luan Bexheti. Ishte një bursë dy vjeçare prej
100.000
dollarësh amerikanë, që ia bëri dhuratë daja i tij. “As në ëndërr nuk
mund ti
shihja aq shumë para. Po të mos ishte për të, nuk do ta kisha prekur
kurrë
Amerikën si aktor”. Pasaporta e “Lee Strasberg” do ti hapte shumë
dyer, aq sa
Bexheti do të nisej me turravrap drejt tyre me frikën se mos i
mbylleshin. Një
prej tyre ishte dhe filmi ”Maree” i regjisorit Xheims Pelerito, të
cilin e ka
xhiruar në Venecia të Italisë.
Projekti tjetër ka qenë një program në kanalin “Bravo” me regjisorin
Maikëll Mur.
(Mur është bërë i famshëm pasi fitoi Oskarin për filmin “Boëling for
Columbine”
dhe çmimin më të lartë në Festivalin e Kanës me filmin “Farenheight
911”). Ka një
rol dhe tek “Syri Magjik” i Kujtim Çashkut, i xhiruar dy vjet më parë
në
Gjirokastër dhe që ende nuk e ka parë dritën e premierës.
Të paktën për “Cadillac Man” nuk do të presë kaq gjatë për ta parë të
ekranizuar
dhe për më tepër që do të ketë me miliona shikues që do ta shohin. Po
sepse ajo
është historia e endacakut më vip të Amerikës, që për ta kontaktuar më
parë duhet
të kalosh tek avokati dhe menaxheri i tij personal dhe që vazhdon të
jetojë
poshtë një ure, aty ku pret takime e bën intervista. Kjo ndodh në
Amerikë. Atje
ku një shqiptar arrin të bëjë producentin e një dokumentari, që
parashikohet të
ketë me miliona teleshikues, lidh kontratën më të lirë të mundshme me
protagonistin kryesor. Vetëm rroba për të veshur në dimër. Anduela Nika
“Baticat” e Bexhetit
Luan Bexheti ka lindur në Odri afër Tetovës në Maqedoni, në 11 gusht
1972. Në
moshën katërvjeçare familja largohet drejt Norvegjisë. Familja e tij
vazhdon të
jetojë ende në Norvegji, ku Bexheti shkon për pushimet e Dimrit. Ndërsa
pushimet
e verës i kalon në Tetovë. Vetë jeton në Nju Jork, që nga viti 1995,
kur dhe ka
kryer studimet në Institutin e njohur të teatrit në Nju Jork "Lee
Strasberg".
Para disa vitesh është përfshirë në librin “Actors handbook” për
metodën e
Stanisllavskit “The Method” të cilën e ka studiuar në Lee Strasberg
Institute.
Karriera e tij artistike si aktor evidentohet në mjaft filma shqiptarë
dhe të
huaj. I njohur tek "Maree", një prodhim shqiptaro-italian i regjisorit
italian,
Xhejms Pellerito në të cilin luan shqiptari nga Tetova Luan Bexheti.
“Maree”
(Baticat) ka marrë vlerësimet maksimale gjatë vitit 2003-2004, duke
fituar çmime
në Festivalin e Nju Orleansit, në Festivalin e Tiburonit me çmimin
"Federico
Fellini", në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit
Amerikan
është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Eshtë një film
dokumentar
që bën pjesë në rrethin e filmave për Çmimit "Oscar".

Luan Bexheti ene ki vetem me muhabete kishte kon ene me fotografi qeterse nuk kishte dit.........
Luan Bexheti Mendoj se behet fjal per nje te ashtequajtur akor i cili lavderohet shum sidomos kur vjen ne vendlindje sepse atje nuk e mer ndor askush.sidoqoft me falni se ju kritikova por ja nje keshill nga un:Lejoni qe te flasin veprat e jo te flasesh ti per vete.Ske ber asgje a ben shum panik......Te pershendes
Para disa ditesh une ju dhash nje pergjegje postimeve qe i keni ketu per Luan Bexhetin dhe ju i keni hekur, nuk e kuptoj pse?
Nese redaksia e hek nje fakt kunder ketyre akuzimeve per Luan Bexhetin, athere ndoshta dikush nga redaksija juaj i ka shkruar keto pallavra per Luanin.
Ndoshta Luan Bexheti nuk ju mer ndor juve dhe jo ju Luan Bexhetin kur eshte ai ne Tetove.
KJ

Luan Bexheti a eshte aktor apo producent? Une ketu e lexova se ai meret edhe si producent.:?: :roll: :oops: :? 8) :( :) :D :shock: :evil: :!:
Tung
Luli Ferizaj
Aktori shqiptar- Luan Bexheti
--------------------------------------------------------------------------------
Rrëfimi i aktorit shqiptar në Nju Jork. Oferta e regjisorit Kujtim Çashku në filmin ”Syri Magjik”. Së fundi suksesi i filmit ”Maree” i James Pelleritos, në rrethin e të nominuarve për ”Oscar”, ku aktori Luan Bexheti interpreton rolin e shqiptarit emigrant
Luan Bexheti, një shqiptar nëpër batica
Elsa Demo
Luan Bexheti po e ndien veten më afër Shqipërisë, sipas mënyrës që ai donte të ndodhte, me kinemanë. I larguar nga Tetova në Novergji me familjen, në moshën 4 vjeç, ndoqi rrugën e aktrimit fillimisht në Oslo e më pas duke ndjekur studimet në Institutin e njohur të teatrit në Nju Jork ”Lee Strasberg”. Endrra për të interpretuar një ditë në një film shqiptar realizohet me ofertën e regjisorit Kujtim Çashku, për filmin “Syri Magjik” që ka përfunduar xhirimet disa muaj më parë.
Ndërkaq Luan Bexheti duket i lumtur që një tjetër film, ”Maree” (Baticat) ku interpreton rolin kryesor ka marrë vlerësimet maksimale gjatë vitit 2003-2004 duke fituar çmime në Festivalin e Nju Orleansit, në Festivalin e Tiburonit me çmimin ”Federico Fellini”, në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Në filmin ”Maree” të regjisorit italian James Pellerito, Bexheti interpreton rolin e një shqiptari që shkon në Venecia për t’i gjetur një strehë të birit. Maqedonia prej nga ata vinin babai me të birin po kalon ditë të vështira për shkak të luftës. Djaloshi i vogël italian, Davide Murtas në rolin e Arbenit, djalit të Luan Bexhetit, në këtë film interpreton në gjuhën shqipe.
Ky film tashmë është në rrethin e filmave për nominimin e Çmimit ”Oscar” në kategorinë ”Best short film” (Filmi më i mirë i shkurtër). Ky shans i është dhënë me të fituar Çminin “Grand Prize” në USA Film Festival në Teksas.
Intervistë
Kush është Luan Bexheti ?
Luan Bexheti është Luan Bexheti. Atëherë, kam lindur në Tetovë, Maqedoni, në vitin 1972. Në moshën katërvjeçare familje ime dhe unë largohemi drejt Norvegjisë. Ata vazhdojnë të jetonë aty sot e kësaj dite. Para se të nisja studimet për aktrim vazhdoja të punoja në Oslo ku deri në vitin 1992 drejtoja një rrjet videotekash. E mbylla këtë biznes, pas një fatkeqësie familjare. Dhe fillova të merrem me art.
Fillimi ishte i rastësishëm. Ndodhi që bashkë me një fotograf italian realizuam një servis fotografik (që në fakt i doja si kujtim për të dashurën). Fotografitë janë në duart e disa agjencive që kërkonin modelë dhe më njoftuan për të bërë një audicion për reklama të ndryshme si Levi’s, Trenat e Norvegjisë, për Bashkimin Evropian, e cila ka qenë dhe më e rëndësishmja për mua.
Para vendimit për t’u bërë aktor, doja të isha një gangster. Kur një ditë të bukur policia norvegjeze më arrestoi e më futi në burg për disa ditë, atëherë ndërrova mendje dhe vendosa që herë tjetër rolin e gangsterit ta luaj vetëm në kinema, sepse pashë që me burgun nuk bëhet shaka. Aktrimi më lejon të luaj kriminelin dhe të mos futem në burg.
Kur u ndodhët për herë të parë në sheshxhirimin e një filmi?
Ka ndodhur me “Endrrën”, film i një regjisori norvegjez. Kjo ishte përvoja ime e parë në kinema, menjëherë pas saj mora vendimin të marr formimin e duhur, të shkollohem. Nisa studimet dyvjeçare, ‘95-97 në një prej shkollave shumë të rëndësishme të artit të aktrimit, “The Lee Strasberg Theatre Institute”, në New York.
Ikët përfundimisht nga Oslo? Besoj nuk ka qenë e lehtë për ju të çani në rrugën e artit në Amerikë. Cila ka qenë periudha më vështirë?
Të them të drejtën, periudha më e vështirë ka qenë fillimi, vendimi për të ikur nga familja dhe për të nisur studimet. Norvegjia nuk ishte vendi i përshtatshëm për t’u bërë aktor. Im at ka bërë të pamundurën të më kthente nga rruga ku isha nisur, po kisha vendosur dhe askush nuk mund të më ndërronte mendjen. Më tha të studioja për avokat ose mësues, punë që ai e kishte bërë gjithë jetën, sepse sipas tij, aktorët nuk kanë jetë të qëndrueshme (kjo është pak e vërtetë) dhe e kanë të vështirë të bëjnë jetë familjare. I thashë se tashmë e kisha vendosur dhe pikë.
Prej disa kohësh ju keni ardhur në Shqipëri për xhirime në filmin “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Çashku. Cili është roli juaj aty dhe përse e pranuat?
Kontakti im i parë me regjisorin Kujtim Çashku ishte në vitin 1996, por nuk na u dha mundësia të bashkëpunonim, deri në vitin 2003, kur më ofroi rolin e Benit, një gjirokastrit që mundohet ta fitojë paranë me çdo kusht. Rolin e pranova, sepse dëshira për të interpretuar në një film shqiptar ishte dhe mbetet e madhe. Nga ana tjetër, ishte rekomandimi i aktorit Timo Flloko, që gjithashtu interpreton tek ”Syri magjik”.
Sa për Timo Fllokon, ai më është gjendur me punën që kemi bërë për 5 javë në teater, dhe kam mësuar prej tij aq sa nuk kisha marrë për 2 vjet në shkollën që përfundova në Nju Jork.
Ky ishte bashkëpunimi i parë me një regjisor shqiptar?
Kam marrë pjesë në filmat që kanë realizuar 4 regjisorë shqiptarë këtu në Amerikë. Janë Urim Leka, Rock Markolovich, Dimitër Ismailaj dhe Agim Gërbeshi. Ndërkohë jam në pritje për të nisur nga puna me regjisorin Fatmir Koçi në filmin e tij të ardhshëm, i cili do të nisë xhirimet këtë vit. Eshtë fjala për filmin ”Një mbret për synetllëk”.
Filmi me metrazh të shkurtër ”Maree”, ku keni rolin kryesor ka pasur sukses. Si ndodhi që ju interpretoni pikërisht rolin e një shqiptari të Maqedonisë?
Ishte regjisori James Pellerito i cili më foli për filmin e tij të ardhshëm ”Maree” (Baticat), që do të xhirohej në Venecia. Aktorja Elza Zagreda e kishte sugjeruar se Bexheti ndoshta do të ishte aktori i duhur për këtë rol. Me këtë film që më pëlqen shumë pata mundësi të tregoj se ç’di të bëj duke përdorur anën e fortë dhe serioze të Luan Bexhetit, sepse deri tani kam dhënë më shumë në komedi. Kam punuar shumë për të realizuar rolin dramatik të shqiptarit tek ”Maree”. James Pellerito është nga ata regjisorë që me artin e tyre mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve sociale, siç është rasti i emigrantit shqiptar në Itali. Pelleritos ka shfaqur mospëlqimin e tij për mënyrën se si italianët i trajtojnë emigrantët dhe për këtë arsye ai realizoi filmin ku unë luaj, ”Maree”.
Filmi është kualifikuar në listën e atyre që do të nominohen për ”Oskar”. Kjo për arsye se filmi i regjisorit Pellerito është me metrazh të shkurtër e në këto raste duhet të kalojë provën e disa festivaleve të filmit që zhvillohen në Amerikë, e pas kësaj të shqyrtohet nominimi. ”Maree”, tashmë ka fituar USA Film Festival në Texas dhe automatikisht ai do merret në konsideratë nga Akademia në Los Angeles.
31/05/2004
Aktori shqiptar- Luan Bexheti[Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër]

jg
vjh
:oops:
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
vjh
:oops:
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
:)
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.