LETËRSI HUMORISTIKE SHKODRANE NË VARGJE

2005-08-25 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Agim Doci

LETËRSI HUMORISTIKE SHKODRANE NË VARGJE

Shkodër loce, mirë se të gjeta!
Djep kulture dhe humorit.
T'i kam bà dhe unë do bejta
Për problemet e humorit!...

Eh moj Shkodra e Kol Tivarit
Që n'humor digjet si prushi.
Ti ke lindur Hasan Smajën
Dem Kastratin e Tef Palushin!
Numër 1 Tano Banushin!
Paulin Prekën dhe Zef Dedën
Mërgim Mujën humor - specin...
Paulin Prekën e Pavdeshëm
Mark Kaftallin prej Serreqit.
E n'qytet Njazi Burgija
E n'kitarrë Gjosho Vasija!!!

Brez mbas brezi rrjedh humori
N'Shkodër ke humor çdo hap.
gazin n'Shkodër ne e korrim
Sidomos kur pjekim krap!...

Dhe Molieri Madhështor
Kur fillojn t'i fikej jeta
zanin Shkodrës sa i ndigjoj
gati i dogj Veprat e veta!

Sa Gezim Kruja i Zallit të Kirit
dhe djal axhet i Skënderit
si artist ndër ta ma i miri
asnjë fjalë...për çështje Nderit

I pat thanë dhe Simon Pepës
Paulin Palit e Primo Shllakut
Mos lakmoni gjetht e qepës!
Se jemi balli i bajrakut!...

Sepse ka hibrid me kokra
kallamoq me fije të barit...
Origjinë përgjys' nga Shkodra
rrah me uthull e hu Bazhdarit!...

SI KA DALË "VLLAZNIJA" KAMPION BOTE!!!

Në Shqypni e nise e para
lojën e bukur top e kamë (kambë)
Prej Serreqit në Arrën e Madhe
Në lagjen Ndocaj e n' Tophanë!

Ke nxjerr Yje të pa harrum
Si Boriçin Zot i Zotit!
Ndéj beqar i stazhionum
Ia dha jetën...komplet topit!

Muhamet Dibrën, Xhelal Jukën
Prek Gjeloshin - Kapidan!
Xhod Shaqirin, që krejt Pukën
e pat rréjt veç me nji kamb'

Simon Dedën - bombardjer
Që kish "predha" si mortaja
Dhe Lin Shllakun - "brigadier"
Motorr lojet - Kolec Kraja

E dorzove dorë më dor'
nga nji brez në brez stafetën
Sabah bizin centërfor
Mjeshtër sulmi - Mehdin Zhegën!...

Zan Rragamin - sa nji plep.
Me vrapim, si vrap kaprollit
çapalikun - hallagrep...
si me kenë taroç Stambollit!

Me Kol Gjonin, Koçobashin
Moj "Vllazni" pate lan' nam'
se nga një herë lojën e bajshin:
"O merr topin, o thé ndoi kamë!"

Sa dhe Mali i Taraboshit
po t'ish Mal bamë me allçi
S'do ia dilte Koçobashit
me njit kocat që ka thy...

Elegancë? - Esta Rakiqi
I ka dhan' lojës lezet!
kaq e dridhte bukur shtatin
Thu' se ishte mbrend në balet¨

Ismet Hoxha e Halil Puka
Paulin Ndoja që t'shtoj namin
Kapiten - t'qoft hallal buka!!!
80 muaj - Selami Danin!!!

Nxorre n'fushë, gjith kto djelmoça
Moj "Vllazni" t'i puthsha sytë
Në 68-ën kto taroça
të rrshtun n'kategori t'dytë!...

Po ti u ngrite mbas 1 viti
si Anté që e puth Tokën!
dhe me Forcë të Kolektivit
E çudite komplet Botën!

Po besa mos u çuditni
që "Vllaznija" figuron
Në 69-ën e në 71-shin
për gjithë Globin si Kampion!!!

Mundi "Varnën" e Bullgarit!
që pat mujt midis Evropës
"Sporting Klubin" e Shtutgartit
nënkampioni i gjith botës!

"Sporting Klubi" mundi Juven
"Inter" club dhe Fiorentinën
Rrahu "Bryzhin" e Belgjikës
"Sent Etienin" dhe Argjentinën(!!!)

Ndaj zinxnhiri i krahasimit
N'Argjentin për bes mbaron
kështu "Vllazinja" - p¨rfundimit
në gjith Botën del Kampion!

Ky ekip asht far e hithit
(një shkodran e tha i pari...)
kët ekip sa ta kositish
mbas dy ditsh i del prap bari!

Se janë lagjet e shkodranvet
si minierat e futbollit
veç Shiroka dhe Kopliku
Rrahin skuadrat e Stambollit!!!

Lé ma Vraka e Vau Déjsi
që kan' bà ekip prej murit
me ju vesh fanellën e kuqe
rrahin skuadrën e Rud Gulit...


Të nderuar bashkëforumas!
E gjeta këtë humor poetik në "arkivat" e mija dhe thashë po u jap të gjithëve dhe veçanërisht dashamirëve të mij SHKODRANË - kënaqësinë e këtyre vargjeve që i kam shkruar në vitin 1976 në Zyrën e mikut tim J. Papingji!
E risolla për respekt dhe humor në forumin Letërsia, nëse moderatorët e shohin me vend le t'a transferojnë ku të duan!
Me respekt
LAVDI POETËVE TË PAHHARUESHËM SHKODRANË DHE LOJTARËVE QË KANË VESHUR FANELLËN E VLLAZNISË SË SHKODRËS!
Agimi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.