Ismail Kadare-Jeta dhe veprat

2005-08-24 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Ismail Kadare-Jeta dhe veprat


Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la
gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në
gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të
Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë
Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet
Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj
drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë.
I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit
qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit
diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft

të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara
të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu
mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë
në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë
të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e
Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve
kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një
rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin
shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit
të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli
im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat
fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri
Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u
tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej
frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e
njeriut shqiptar, të historisë së tij
kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në
vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën
tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa
ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare,
është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e
qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të
historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e
përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre,
ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më
të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj
Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar
më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon
shkenca e
historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën
tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin
shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit
të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun
shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull
i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i
saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I.
Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me
"Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi
poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në
mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë,
përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit
(narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë
dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe
jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të
vendit për më shumë
se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh
quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë
së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke
përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek
Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej
Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një
bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për
njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës
kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por
që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që
shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën
një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi
parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend
kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet
misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një
armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e
gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja
dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe
përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe
hija
(fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë
qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe
kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga
hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e
saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje
e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga
hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk
është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e
zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket
qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga
barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë
fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi
shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të
varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje
me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe
figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë
asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet
varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës
veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e
thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme
shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret
dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e
dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit;
varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me
piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që,
sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta
pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me
veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të
huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj
shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën
e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e
ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të
tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe
humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket
sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga
mesazhi dhe shpresa për
një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e
meriton, ndihet të pohojë autori.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.