Agron LLaka, shpetimtari i humorit Shqiptar

2005-08-24 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Agron LLaka, shpetimtari i humorit Shqiptar


Ndoshta disa nga ju mendoni se titulli i artikullit eshte i ekzagjeruar, dhe i fryre
per ti dhene nje tis sensational shkrimit, por ju siguroj qe dicka e tille eshte
larg realitetit. Kur erdhi Agron Llaka ne skenen e humorit Shqiptar, ne si admirues
ndjeme nje vale freskie nga skena e pallatit te kongreseve.

Kjo vale freskie kishte nje origjinalitet jugor, Tepelenas. Agron Llaka me pasionin
e tij per humorin dhe imitimet origjinale te personazhve publike Shqiptare u pelqye
menjehere nga publiku mbare kombetar. Para se Agroni te debutonte ne skenen e
pallatit te kongrese, ai qe i mirenjohur ne skenat e vogela te qyteteve jugore te
Shqiperise. Agroni ishte nje hero popullor ne Tepelene dhe kudo ne Jug.

Shume njerez e mbajne mend Llaken si njeri i etur mbas kultures popullore Shqiptare.
Nje nga pikat e tij te dobeta eshte dhe kenga labe. Agroni e ka shprehur dashurine
e tij per kengen labe qe ne fillimit e tij ne Memaliaj, ku me shoke neper parqet e
gjelberta te Memaliaj, ai ja merrte kenges labe duke mahnitur kedo me zerin e tij
burreror por edhe me aftesine per t'ia kthyer me ze shpelle, si i thone leberit.
Fakti eshte se Agroni nuk e ka fshehur kurre identitetin e tij Tepelenas. Sic ndodh
shpesh here, kur njeriu leviz nga nje treve e Shqiperise ne nje tjeter, dialekti
ateror mund te ndryshoje ne favor te dialektit te ri. Por Agronin nuk e ka degjuar
askush te shprehet ne zhargone te Shqiperise se mesme, kudo si ne skene dhe ne jete
publike Agroni flet Tepelence.

Eshte origjinaliteti i tij qe e ka kthyer Agronin nga nje humorist te njohur te
Shqiperise, ne nje nga yjet e vetme te humorit Shqiptar tani per tani. Agroni eshte
jo vetem nje imitues fantastik, por nje humorist imagjinativ dhe modern. Kete cilesi
e ndante dhe me partnerin e tij kolosal Koco Devole. Kur Llaka dhe Devolle filluan
bashkepunimin e tyre, publiku Shqiptar perjetoi humorin me te mire ne historine
kater mije vjecar te kombit tone. As argetuesit e Teutes Ilire, nuk mund te
krahasoheshin me rrezatimin ne skene te ciftit Llaka-Devole. Keta te dy jane
shaktaret e modernizimit te humorit shqiptar. Pasi kaluan rreth pese vite pas
rrevolucionit Demokratik, humori Shqiptar ndodhej ne krize. Skenat ku rregjimi
komunist tallej dhe humorizohej qene bere bajate dhe jo origjinale.
Agron Llaka dhe Koco Devolle, e ndryshuan kete realitet duke sjelle skece ne skene
qe jo vetem piketonin nje aspekt te historise Shqiptare, por qe piketonin spektrin e
gjere te Shqiptarise.

Tani me, nuk shikoheshin me skece me Sillon dhe banden e sahan-lepiresve, por skece
qe humorizonin mitizimn e luftes nacional clirimtare si dhe aspekte te tjera te
jetes Shqiptare. Agroni e beri famen e tij me imitimin e ish Presidentit Sali
Berisha, dicka e tille kerkohej nga publiku sa here qe ai hypte ne nje skene. Aq
mire e imitonte Z.Berisha, Agroni, sa dhe vete ish Presidenti jo i kenaqur me
talljet publike, e admironte talentin e Agronit.

Programet e Vitit te Ri, ku Agron Llaka dhe Koco Devolle bashkepunuan, mbeten
programet me te para nga shikuesi mbare Shqiptar. Agroni ben humor inteligjent dhe
te thjeshte, qe i sjell buzeqeshjen cdo shtrese sociale. Por Koco Devolle, kishte
plane te tjera. Ai ju largua skenes Shqiptare duke lene nje boshllek te madh ne
publikun Shqiptar. Ishte ky moment deciziv ne historine e humorit Shqiptar qe
kishte nevojen e Agronit si lider i humorit tone.

Agroni pas ikjes se Devolles, u morr me sektakle televizie, duke bashkepunuar me
Tele-Bingo, dhe Agron Bajkon. Sot ai eshte nje nga figurat kryesore te emisionit
humoristik "Portokalli".

Portokalli” eshte nje show televiziv humoristik i perjavshem, prodhim i Top Channel.
Titulli i spektaklit - “Portokalli” - nuk ka te beje aspak me frutin ekzotik
“portokall”, por me ngjyren portokalli te semaforeve te rruges. Kjo lidhet me
realitetin shqiptar, i cili shpesh duket si nje makine e ndaluar ne nje semafor te
mbetur ne ngjyren portokalli, gje qe nuk e lejon as te shkoje perpara, por as te
kthehet prapa. Personazhet e “Portokalli” jane njerez te mbetur pikerisht ketu, ne
kete pike kritike, me hallet e tyre te perditshme, te cilet, sic ndodh ne nje
kryqezim rruge, perballin fatet me njeri-tjetrin. ~ Faqja e Portokalli online.

Agroni eshte dielli i atij spektakli, ku te gjitha personazhet verviten drejt tij,
Agroni hedh drite mi ta, dhe ata shkelqejne nen driten e tij qe sa vjen dhe rritet
ne aspektin e humorit Shqiptar. Ai ka ecur shume, qe nga ditet e skenave te erreta
te jugut. Tanime eshte nje nga personazhet me babaxhane te skenes mbare Shqiptare.
Eshte i admiruar jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne trojet etnike Shqiptare si edhe
ne Diaspore. Si Baba dhe burre, Agroni i mbetet besnik familjes se tij ne rradhe te
pare, dhe si artist dhe humorist, ai i mbetet besnik publikut bujar Shqiptar.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.