DECENTRALIZIMI- STANDARD I OBLIGUESHËM VETËM PËR SHQIPTARË
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
DECENTRALIZIMI- STANDARD I OBLIGUESHËM VETËM PËR SHQIPTARËT NË BALLKAN?!
Në etapën vendimtare historike, kur Kosova i plotëson të gjitha kushtet
juridiko-politike dhe ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare, që të njihet si shtet
i pavarur sovran në Ballkan, UNMIK-u, Qevria mulate e Kosovës dhe Serbia kanë rënë
në ujdi të përbashkët, që në Kosovë, së pari të fillojë zbatimi i procesit të
decentralizimit, ashtu, siç është sanksionuar paraprakisht ky “institut juridik” në
dokumentet ligjore të Qeverisë dhe të Parlamentit të Republikës së Serbisë për
Kosovën, sipas të cilave “Kosova parashikohet pjesë integrale e territorit etnik
dhe administrativ të Serbisë”. Pse Serbia e ndihmuar nga UNMIK-u dhe nga Bashkimi
Evropian (BE) nuk po zgjedh mjete dhe forma për të decentralizuar Kosovën në favor
të së “drejtës së autorësisë” koloniale të Serbisë dhe të Malit të Zi, nuk është
kurrfarë novus-i, duke qenë se sipas kushtetutës në fuqi të Republikës së Serbisë
dhe të Kartës kushtetuese të Unionit të SMZ-së, “Kosova është pjesë e Serbisë,
përkatësisht e
SMZ-së”.
Mirëpo, habit fakti se si qeveria dhe politika zyrtare e Kosovës (para se të
zgjidhej statusi përfundimtar i Kosovës) janë pajtuar me politikën zyrtare të
qeverisë së Serbisë, të UNMIK-ut dhe të BE-së, që të zbatohet procesi i
decentralizimit të imponuar në territorin e Kosovës, në emër dhe, për hir të
“mbrojtjes” së të drejtave dhe lirive të minoritetit serbomalazez në
Kosovë,”mbrojtje” kjo, e cila Serbisë i garanton statusin e mëtejmë të
sovranitetit kolonial mbi Kosovën shqiptare. Bashkëpjesëmarrja e qeverisë së
Kosovës në hartimin, në mbështetjen, në miratmin dhe në zbatimin e drafteve të saj
“piloteske” të decentralizimit, sipas alfabetit=brumit serbomalazez dhe
evro-ndërkombëtar: “A, B, C” të analfabetëve politikë shqiptarë të qeverisë mulate
të Kosovës, justifikon dhe legjitimon të drejtën historike dhe juridike
kolonialiste të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së mbi Kosovën si “pjesë
integrale e tyre”, ashtu siç parashikojnë: kushtetuta, plani, rezoluta,
deklarata për Kosovën, të miratuara nga Kuvendi dhe Qeveria e Serbisë “demokratike”
me të cilën, fatkeqësisht, qeveria e sotme e Kosovës ka gjetur gjuhë të përbashkët
dhe interesa komplementare për të zbatuar decentralizimin si “proces
ligjor-historik” serbomadh në kurriz të ricopëtimit të territorit etnik shqiptar të
Kosovës.
(1) Ricopëtimi i Kosovës sipas “drafteve juridike” të politikës
centralizuese-kolonialiste të Serbisë
Bazënisje për të hapur “portën e ndryrë” të negociatave me politikën zyrtare të
qeverisë së Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me qeverinë serbe të Beogradit
me kohë ka sonduar terrenin (duke e bojkotuar dhe akuzuar UNMIK-un qe gjashtë vjet
radhazi/1999-2005/, se kinëse së bashku me palën shqiptare janë fajtorët kryesorë
për “mohimin” e të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë) politiko-propagandistik
dhe diplomatik para bashkësisë ndërkombëtare, duke nxjerrë tre akte kryesore ligjore
për “shpëtimin” e minoritetit serb në Kosovë, përkatësisht për rikthimin e Kosovës
në sovranitetin e vjetër kolonial të Serbisë: (I) “Deklarata për Kosovën, e miratuar
nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më 27 gusht 2003”. Në pikët 8 dhe 10 të
konkluzioneve të kësaj Deklarate, thuhet: “ Për statusin e Kosovës nuk mund të
fillohet kurrfarë debatimi, përderisa të mos plotësohen standardet për jetën
mulitetnike dhe të mos zbatohet decentralizimi i Kosovës në përputhje me dispozitat
e Rezolutës
1244 të KS të Kombeve të Bashkuara (10.VI.1999), me rekomandimet e
“Projektrezolutës për autonominë speciale të Kosovës” së Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës(24.06.2003), me dispozitat e Marrëveshjes tekniko-ushtarake
për Kosovën (9.VI.1999), si dhe me Dokumentin e përbashkët për bashkëpunimin e
RFJ-së me UNMIK-un (5.XI.2001), që të gjitha këto akte normative-juridike dhe
politike, ndër të tjera, parashikojnë (dy pika kyç): (1) Kthimin e të
shpërngulurëve serbomalazezë dhe, (2) fillimin e zbatimit të procesit të
decentralizimit të Kosovës, si mekanizëm i garancisë së statusit kolektiv dhe të
drejtave kolektive të bashkësisë nacionale serbe në Kosovë”. (Burimi:”SG RS ,br.36,
23. 08. 2003); (II) ”Rezoluta për Kosovën”(26.04.2004), e hartuar dhe e miratuar
nga Kuvendi Popullor i Repubikës së Serbisë, sipas Nenit 73 pika 2 (qëndrim-kërkesa
nën /a/), thuhet: “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e Bashkësisë
Shtetërore Serbia dhe Mali I Zi”.(Burimi: SG
RS,br.26.26.03.2004); (III) Në “Planin për zgjidhjen politike të situatës së
tanishme në Kosovë” (29.IV.2004), i hartuar dhe i miratuar nga Kuvendi Popullor i
Republikës së Serbisë, sipas Nenit 73 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së
Serbisë, thuhet se: “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e
Bashkësisë Shtetërore Serbia dhe Mali i Zi”.(Burimi:SG RS, br.33, 29.04.2004).
Duhet të nënvizojmë se të gjitha këto dokumente me peshë ligjore dhe politike, të
miratuara nga qeveria dhe kuvendi i Serbisë për Kosovën përbëjnë bazën e platformës
poltiike kolonialiste të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së, që përmes
institucionit decentralizim, të dekompozojnë territorin etnik shqiptar të Kosovës në
pjesë të veçanta të enklavave të minoritetit serb (pa marrë parasysh sesa do të
jetë numri i krijimit të komunave serbomalazeze në truallin etnik shqiptar të
Kosovës). Një copëtim i këtillë i territorit etnik të Kosovës, e parashikon edhe
kjo “klauzolë” e Planit të Serbisë për Kosovën: “ Plani i propozuar duhet të
caktojë parimet, suazat dhe institucionet e autonomisë territoriale për
komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshqiptare. Ky Plan nuk do të rrezikonte
tërësinë territoriale të Krahinës, as të drejtat ligjore të komunitetit etnik
shqiptar. Parimi i "autonomisë brenda autonomisë" nuk është heqje dorë nga
parimi i ndërtimit të
shoqërisë multietnike e multikulturore të Krahinës, por përkundrazi, është e
vetmja mënyrë e realizimit të këtyre parimeve. (Po aty, “Palni i Serbisë për
Kosovën”,nr.33.29.04.2004). Ja, pra edhe ky paragraf i “Planit të Serbisë për
Kosovën” haptazi nxjerrë në shesh synimin e fundit të politikës serbomadhe të
Beogradit ndaj neokolonizimit të territorit të Kosovës, duke kërkuar krijimin dhe
njohjen e “autonomisë territoriale dhe politike serbe” në kuadrin e autonomisë
territoriale e gjeopolitike shqiptare të Kosovës. Për më tepër, përmbajtja e
këtij paragrafi: “autonomi brenda autonomisë” si para opinionit të brendshëm, ashtu
edhe para atij ndërkombëtar, pretendon që “ligjërisht” përmes zbatimit të
“standardit ndërkombëtar” të decentralizimit të justifikojë të “drejtën e
autorësisë” koloniale dhe neokoloniale serbe të Beogradit mbi Kosovën indigjene
të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, pavarësisht nga interpretimi serb i “parimit”:
“autonomi brenda autonomisë”, kjo “formulë” e
vjetër e kolonialzimit dhe e militarizmit serbomadh, juridikisht as ligjërisht nuk
ka kurrfarë baze të vlefshme që të zbatohet në praktikë, edhe pse është shprehur në
frymën e floskulës politiko-propgandistike të Beogradit zyrtar, i cili edhe pa
prezencën e ish-kryetarit të Serbisë gjenocidale (diktatorit), Slobodan Milosheviq,
po orvatet që këtë ta jusitifikojë para OKB-së, OSBE-së, BE-së etj. si “parim me
bazë ligjore-juridike” për krijimin e një Kosove “ të re multietnike dhe
multikulturore”, në përputhje me “standardet ndërkombëtare”, por vetëm në kuadrin e
jurisdikskionit territorial dhe shtetëror të sovranitetit kolonial të Serbisë,
përkatësisht të Unionit të SMZ-së. Pavarësisht se kjo “formulë” serbomadhe për
ricopëtimin dhe rikolonizimin e mëtejmë të Kosovës ( përmes decentralizimit, ashtu
siç parashikojnë të tre dokumentet e theksuara të qeverisë dhe të kuvendit të
Serbisë, se “Kosova është pjesë e Serbisë, përkatësisht e SMZ-së”) ka gjetur
mbështetje direkte nga ana e
disa faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK, OSBE, BE), qeveria as populli
shqiptar i Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë zbatimin e një “formule”
të tillë, sepse është me bazament të kolonializmit dhe të imperializmit të vjetër
dhe të ri të Serbisë së madhe në kurriz të përthithjes së territorit të Kosovës
dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike.
2. Së pari, decentralizimi i Serbisë, i Malit të Zi, i Greqisë dhe
i Maqedonisë e pastaj decentralizimi i Kosovës !
Shumë thjesht, meqë procesi i decentralizimit qenka “parim juridik ndërkombëtar”
për zgjidhjen e konflikteve koloniale dhe ndëretnike në dimensione ndërkombëtare,
atëherë edhe politika shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, nuk do
të kishte asnjë arsye pse të mos e pranonte zbatimin e këtij mekanizimi ligjor për
zgjidhjen graduale të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Natyrisht, këtë
“formulë shpëtimtare” si politika shqiptare, ashtu edhe i gjithë kombi shqiptar në
rajonin ballkanik, duhet ta kenë pranuar vetëm me këtë kusht reciprociteti: - Së
pari, decentralizimi i SMZ-së, i Maqedonisë dhe i Greqisë, pastaj i Kosovës,
përkatësisht i Shqipërisë Etnike.
Vërtet, po qe se përfaqësuesit kompetentë të BE-së, të OKB-së, të OSBE-së etj.
(sipas marrëveshjeve dhe ligjeve të tyre të miratuara në favor të integrimit, të
rajonizimit dhe të decentralzimit të Evropës, së këndjemi edhe të Ballkanit)
konsiderojnë se decentralizimi është instrument i pashmangshëm ligjor dhe universal
demokratik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve ndëretnike rajonale
dhe ndërajonale në Evropë, atëherë, patjetër, ata, duhet të revidojnë “itinerarin”
e zbatimit të decentralizimit, të cilin e kanë filluar në Kosovë, si mbështetje
direkte të planeve dhe të ligjeve rikolonizuese të Serbisë.
Për të mos rënë viktimë të politikës ditore shqiptare, të politikës pushtuese
kolonialiste të Serbisë, si dhe të mbështetësve të tyre evro-ndërkombëtarë (BE,
OKB, OSBE etj.), se me zbatimin e “formulës së decentralizimit” në Kosovë në llogari
të “mbrojtjes” së të drejtave elemenatre të minoritetit serbomalazez, do të arrihej
“pajtimi, siguria, paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë si bashkësi multietnike,
por në tërë rajonin ballkanik”, shqiptarët e Kosovës dhe të të gjithave treva të
tjera të Shqipërisë Etnike, të kolonizuar nga serbosllavët, njëzërit dhe pa vonuar,
duhet të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare, që procesin e decentralizimit
universal, (BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja), së pari ta fillojnë në Serbi, në Mali të Zi,
në Maqedoni dhe në Greqi, (jo në Kosovës, as në Shqipëri) ku të drejtat dhe liritë e
minoriteteve josllave: të shqiptarëve, të hungarezëve, të myslimanëve dhe të
kroatëve janë nën çdo minimum të standardit të respektimit dhe të përligjjes së tyre
sipas
marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe
të minoriteteve.
(A) Duke qenë se, veç problemit kolonial të Kosovës, Serbia dhe Mali i Zi po
ballafaqohen edhe me problemet e pazgjidhura shekullore të minoriteteve (shqiptare,
kroate, myslimane dhe hungareze etj.) në “Luginën e Preshevës” (Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë etj.), ku shumcia dërrmuese e popullatës është shqiptare, ku sipas së
drejtës së tyre historike (sepse Anamorava është pjesë integrale e Shqipërisë
Etnike) dhe të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane, kanë plotësisht të
drejtë ligjore në realizimin e kërkesës së autonomisë së tyre territoriale,
politike dhe kulturore (gjithësesi më shumë) sesa po kërkon Serbia me planet, me
rezolutat, me kushtetutat dhe me deklaratat e saj për minoritetin e saj serbomalazez
në Kosovë, ku identiteti i përgjithshëm i tyre nuk mund të krahasohet me
identitetin e shqiptarëve të Anamoravës, sepse minoriteti serbo-malazez në Kosovë ka
statusin e kolonizatorit në tokë të huaj, që nga viti 1912 e deri më sot, kurse
shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc,
në Medvegjë etj., që nga viti 1876 kanë statusin e kolonizuar vassal nën Serbi,
edhe pse ata janë në token e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike. Pra, në rastin
konkret, tërheqja e një paralelizimi mes minoritetit kolonizues serbomalazez në
Kosovën shqiptare dhe minoritet shqiptar, të kolonizuar nën Serbi, historikisht,
ligjërisht dhe juridikisht nuk është i barasvlershëm në asnjë segment të pozitës së
tyre, kur është fjala për realizimin e të drejtave dhe të kërkesave të tyre për
autonominë e tyre territoriale dhe politike. Edhe sipas parimit të decentralizimit,
pala shqiptare në Anamoravë, e gëzon të drejtën e autonomisë së plotë brenda
kufijve ekzistues artificialë administrativë të Serbisë, kurse pala e minoritet
serbomalazez në Kosovë nuk e gëzon një të drejtë të tillë, sepse është minoritet në
përqindje 10%, kurse shqiptarët në trekëndshin e theksuar të Anamoravës përbëjnë
shumicën dërrmuese të popullsisë rreth 90%, si dhe janë në tokën e tyre
stërgjyshore, kurse 10%
serbomalzez është element ardhacak-pjellë e politikës pushtuese barbarike të
Serbisë dhe të Malit të Zi, i cili nuk gëzon asnjë të drejtë, që të realizojë
ndonjë “autonomi mbi autonomi” (sipas planeve dhe drafteve “ligjore” dhe
“demokratike”, të miratuara të Serbisë, sipas të cilave “Kosova është pjesë e
Serbisë+Malit të Zi) në kurriz të copëtiomit të ndonjë pjese të territorit të
Kosovës shqiptare.
Shikuar realisht dhe drejtësisht gjendja e përgjithshme e shqiptarëve të Preshevës,
të Bujanocit dhe të Medvegjës së kolonizuar dhe të terrorizuar nga sundimi
kolonial shekullor serb, së pari, kërkon zbatimin urgjent të procesit të
decentralizimit dhe të rajonizimit të Serbisë, e jo të Kosovës në asnjë mënyrë,
sepse nuk ekziston asnjë arsye humane, as ligjore, që Kosova në emër të
“decentralzimit universal”, të ricopëtohet në favor të enklavave dhe të eksklavave
serbomnalazeze kolonizuese, duke iu njohur autonominë e tyre të plotë territoriale
dhe politike (autonomi mbi autonomi-shtet mbi shtet) me institucionet e tyre
përkatëse të pushtetit shtetëror si pandan të pushtettit shtetëror shqiptar në
Kosovë.
(B) Gjithashtu, do të ishte amorale, jodemokratike dhe joligjore, që Bashkimi
Evropian (BE) si dhe të gjitha instancat e tij vepruese, të angazhohen në përfundmin
e marrëveshjeve të ndryshme me Unionin e SMZ-së, që ky shtet me hipotekë të
paamnistueshme gjenocidale (1990-1999) kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe
shqiptarëve, në një të ardhme të afërt të aderojë në “familjen” e BE-së, si dhe,
ç’është edhe më e keqe dhe më fatale ta decentralizojë-ricopëtojë rajonin e Kosovës
shqiptare në favor të sundimit kolonial të Serbisë, para se të jetë decentralizuar
në kuptimin politik dhe territorial vetë Serbia dhe Mali i Zi, duke iu njohur dhe
garantuar ligjërisht (sipas rregullave dhe normave ndërkombëtare) autonominë e plotë
shqiptarëve në “Luginën e Preshevës”(Anamoravës, historikisht pjesë e natyrshme e
territorit të Shqipërisë Etnike); myslimanëve boshnjakë (me prejardhje shqiptare,
por të asimiluar me dhunë dhe me terror gjenocid nga sundimet e deristome
kolonialiste
serbomalazeze) në “Novi Pazar” (Tregu i Ri), që territorialisht i përket Kosovës,
përkatësisht Shqipërisë Etnike; shqiptarëve në Mal të Zi; kroatëve në Vojvodinë
etj. Me një fjalë, para se të jetë rrubullakësuar procesi i dcentralizimit dhe i
rajonizimit të Serbisë dhe të Malit të Zi në favor të minoriteteve të theksuara
shqiptare, kroate, myslimane etj., shqiptarët nuk do të duhej të pranonin asnjë
lloj decentralizimi në Kosovë (pavarësisht nga planet grabitçare kolonilaiste të
Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe të ultimatumeve e diktateve të BE-së, OSBE-së
dhe të OKB-së, që në rastin konkret të decentralizimit të Kosovës sheshazi e
favorizojnë “formulën” e vjetër me përmbajtje serbomadhe: “Kosovë
multietnike-decentralizuese” nën jurisdiksionin e deritashëm kolonial të Serbisë),
sepse ky virus, ia shtuquajtur “parim juridiko-demokratik”, i legalziuar dhe i
mbështetur nga BE-ja, nga Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe e Boris Tadiqit, e
Vojislav Koshtunicës, e Nebojsha Çoviqit, e
vladika Artmeijes, si dhe nga qeveria mulate e Bajram Kosumit, ka për qëllim jo
vetëm ricopëtimin e territorit të Kosovës, por edhe të territorit të Veriut dhe të
Jugut të Shqipërisë së sotme (50%) të pavarur ngase atje sipas “parimit
decentralizues” të BE-së, të Unionit të SMZ-së, të Greqisë dhe të Maqedonisë,
minorteti serbomalazez dhe greko-maqedon, tanimë kanë përgatitur “draftet
piloteske” “A, B, C”, që të zbatohen edhe në enklavat dhe në eksklavat e tyre në
rajonet e theksuara të Shqipërisë, duke marrë për bazë rastin drastik dhe iracional
të “decentralizimit” të Kosovës.
(C) Nëse, vërtet, fenomeni i decentralizimit është “insitut juridik”dhe
“demokratik” ndërkombëtar, me peshë detyruese të zbatimit të tij për zgjidhjen e
problemeve ndëretnike në Ballkan, dhe më gjerë, atëherë pse ky parim të zbatohet në
mënyrë selektive dhe të njëanshme vetëm ndaj shqiptarëve, pikësë pari në Kosovën, e
cila që nga 10 qershori 1999 nodhet nën protektoratin juridik dhe administraiv
ndërkombëtar, kur dihet, se në kuptimin e cilësisë së subjektivitetit juridik
ndërkombëtar Kosova ende nuk ka atributet elementare, as përkatëse të shtetit
demokratik apo të centralizuar, sepse de jure ende është koloni-“pjesë intgerale e
territorit të SMZ-së”,sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara. Pra, sipas kësaj logjike të politikës dhe të “drejtësisë” ndërkombëtare,
si OKB-ja, BE-ja, ashtu edhe OSBE-ja, së pari, ligjërisht janë të obliguara të
zgjidhin problemin kolonial të shumicës dërrmuese (mbi 90% shqiptarë me histori dhe
me cilësinë autoktone të
vazhdimësisë natyrore gjeopolitike dhe tradicionale të Shqipërisë Etnike), e si hap
të dytë, me t’u krijuar Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, sikurse shtetet e
tjera në Ballkan, Serbia (kuptohet sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare për
të drejtat dhe liritë e minoriteteve) ka të drejtë, që të interesohet për mbrojtjen
dhe liritë e të drejtave të pakicës serbomalazeze, si fundërrinë e mbetur e
sistemit kolonialist serbomadh. Ndryshe, siç ka filluar tani Serbia me ricopëtimin
e Kosovës përmes “decentralizimit evro-ndërkombëtar” (mjerisht, të mbështetur
verbërisht, antikombëtarisht, andiligjërisht dhe antidemokratikisht edhe nga
Qeveria mulate e Kosovës, e cila pa dyshim se, do të mbajë përgjegjësi të
paamnistueshme para historisë dhe popullit të kolonizuar të Kosovës, po qe se
realizohet “decentralizimi” i Kosovës sipas planeve kolonialiste të “shoferëve
demokratë” të Serbisë së madhe dhe të “pilotëve stinorë” të Bashkimit Evropian(BE)
dhe të OKB-së.
Derisa nuk është bërë vonë, qeveria e Kosovës dhe të gjitha strukturat e saj
përcjellëse, do të ishte potez racional politik, kombëtar dhe demokratik, që sa më
parë të jetë e mundur, të anulojnë çdo vendim të gabuar dhe proserb, që ka për
qëllim decentralizimin-ricopëtimin e Kosovës në favor të krijimit të autonomisë
territoriale dhe politike të minoritetit kolon serbomalazez, ashtu siç po kërkon
Beogradi dhe aleatetët e tij mbështetës evro-ndërkombëtarë (BE-ja, OKB-ja dhe
OSBE-ja), dhe në vend të zbatimit të të ashtuquajturave “drafte piloteske”
(serbo-ervropiane) në Kosovë, së pari, në mënyrë ligjotre dhe demokratike, të marrin
pëlqimin shumicës dërrmuese të popullit shqiptar në Kosovë, duke kërkuar, që ai në
mënyrë të vullnetshme dhe demokratike, të deklarohet përmes institutit të
Referendumit, pajtohet apo nuk pajtohet me zbatimin e procesit të “decentralziimit”
dhe të rajonizimit të Kosovës, i cili do të ishte në dobi të njohjes së krijimit të
autonomisë territoriale dhe
politike të pakicës serbomalazeze, e jo të krijimit të asnjë bashkësie multietnike,
as demokratike, siç propagandojnë në mënyrën më bizare antiligjoire,
antidemokratike dhe antishqiptare makroplanet “piloteske” të politikës pushtuese
kolonialiste të Beogradit dhe të mbështetësve të tyre evro-ndërkombëtarë.
Prandaj, duke marrë për bazë realitetet e krijuara në Kosovë, si dhe të drejtën
historike dhe të vetëvendosjes (si kushte dhe kategroi të pashmangshme morale,
ligjgore dhe demokratike) së Kosovës së kolonizuar, qeveria e Kosovës, “topin” e
procesit të decentralzimit, së pari, duhet ta rishkelmojë drejt në “portën” kryesore
të Beogradit, i cili, patjetër, duhet ta ketë kusht të domosdoshëm si për hyrjen e
Serbisë në negociata me Kosovën, ashtu edhe për kandidaturën e saj për të hyrë në
Bashkimin Evropian(BE). Pa plotësimin e këtyre dy kushteve: Së pari (1), pa
decentralizimin dhe rajonizimin e Serbisë (procese këto që nënkuptojnë shkëputjen e
vazhdimësisë historike dhe politike nga Serbia gjenocidale dhe kolonialiste e
Slobodan Milosheviqit, si dhe e pasardhësëve të tij, si antitezë e domosdoshme e
demokratizimit të Serbisë, si kusht për krijimin e stabilitetit dhe të sigurisë në
rajon), të mos fillohet asnjë lloj decentralizimi në Kosovë dhe, së dyti (2), pa
njohjen e pavarësisë
dhe të së drjetës së vetëvendosjes së Kosovës, Bashkimi Evropian (BE) nuk ka asnjë
bazë të vlefshme ligjore, as morale, që ta ketë pranuar në radhët e “familjes “
intgeruese si anëtar të tij me të drejta dhe detyrime të barabarta as sot e as
nesër, sepse SMZ-ja, së pari, duhet të “shkundet” ndërkombëtarisht (ashtu, sikurse
Gjermania nazifashiste e Hitlerit dhe e bashkëpunëtorëve të tij kriminelë, më 1945
në Procein historik gjykues të Nyrnbergut) nga hipoteka e saj gjenocidale dhe
kolonialiste shekullore dhe e sotme (1990-1999), e pastaj, si shtet i ri demokratik
dhe i decentralizuar, t’i hapen dyert edhe në BE, OKB,OSBE, NATO..., etj. Ndryshe,
problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, do të mbetet i pazgjidhur dhe me
rreziqe të mëdha dhe të paparashikuara si për paqen, ashtu edhe për sigurinë në
rajon.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.