RRUGA E VETME QË SHPIE DREJT ZGJIDHJES PËRFUNDIMTARE TË STAT
RRUGA E VETME QË SHPIE DREJT ZGJIDHJES PËRFUNDIMTARE TË STATUSIT TË KOSOVËS,
KA VETËM NJË EMËR – VETËVENDOSJE!
Shkruan:Sejdi Veseli
Edhe gjashtë vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme e cila na u
imponua për ta bërë, shumica absolute e popullit të Kosovës po bashkpërjeton
dhembjet e shumta të Atëmëmëdheut, të kapluar nga një krizë e thellë dhe e
gjithanshme.
Kosova ishte kapluar në një krizë të rëndë që kur ishte pushtuar nga Serbia.
Por, kjo krizë u thellua nga plagët që iu shkaktuan asaj, nga terrori
shtetëror serbo-çetnik dhe makineria gjenocidale e tij, për çka edhe u
detyrua t’i rrokë armët për t’u mbrojtur dhe çliruar. Kriza kosovare vazhdon
të thellohet edhe me fajin e atyre, të cilët përkundër hileve në vazhdimësi
që u kishin bërë shqiptarëve në të kaluarën, pas përfundimit të luftës u
pritën miqësisht nga populli shqiptar, me njërën dorë në zemër dhe me
tjetrën me buqetë lulesh, të gatshme për t’ua dhuruar.
Populli shqiptar, pas krejt atyre dhembjeve dhe sakatosjeve që përjetoj nga
pushtuesi serbo-çetnik dhe luftës heroike që bëri për t’u çliruar prej tij,
shpresonte se më në fund nga Bashkësia Ndërkombëtare do të ndihmohej pa hile
dhe së paku në dy drejtime. Së pari për eliminimin sa më të shpejtë të
pasojave të luftës të sapo përfunduar dhe së dyti, se do të ndihmohej në
ndërtimin e një shoqërie vërtetë demokratike, natyrisht në përputhje të
plotë me vullnetin e popullit, të shprehur me verdiktin e përcaktimit të tij
të lirshëm, në një referendum gjithë popullor.
Shqiptarët shpresonin së koti, se ajo çka përjetuan para syve të Bashkësisë
Ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe
diplomatike, sidomos të Evropës njerkë dhe shpirtkatile ndaj tyre. Andaj
edhe shpresonin, se më në fund Bashkësia ndërkombëtare do t’i korrigjojë
padrejtësitë e rënda që u kishte bërë shqiptarëve për më shumë se një
shekull, duke u falur fqinjëve grabitqar, më shumë se gjysmën e Atëmëmëdheut
të tyre.
Në këtë etapë të historisë, Bashkësia ndërkombëtare e kishte shansin e
vetëm dhe të fundit për të reflektuar drejt, mirë dhe përfundimisht. Por kjo
nuk ndodhi, në raport vetëm me shqiptarët ajo vazhdon të sillet sipas
mendësisë politike të kohës së Konferencës së Paqes (1919-1920). Siç dihet
në kohën kur në këtë konferencë u miratuan pretendimet territoriale të
Jugosllavisë dhe Greqisë, ndaj tërësisë teritoriale të Shqipërisë, por jo
edhe kërkesat e delegacionit shqiptar për rishikimin e kufijve, me qëllim të
përfshirjes brenda shtetit shqiptar të territoreve që ishin shkëputur
dhunshëm më 1878 dhe 1913. Si pasojë e kësaj mendësie të mykur politike,
sot, gjashtë vjet pas përfundimit të luftës heroike çlirimtare, të cilën u
detyruan ta bëjnë shqiptarët nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, në aleancë ma forcën më të madhe të kohës-NATO-n, mund të
konstatohet edhe pse me keqardhje, se jo vetëm nuk është zgjidhur statusi
përfundimtar i Kosovës, por ajo vazhdon të lëshohet rrokapjekthi drejt një
gjendjeje me pasoja të paparashikueshme. Megjithatë duhet konstatuar, se
nëse e fajësojmë vetëm Bashkësinë ndërkombëtare, do të ishim larg
realitetit, sepse fajtori kryesor për këtë gjendje shumë të rëndë në të
cilën vegjeton Kosova, është faktori politik shqiptar. Gabimet e qëllimshme
dhe në vazhdimësi të kastës të dështakëve politik vendor, fillimisht të
vetëmandatuar dhe më vonë të mandatuar nga vota e popullit të manipuluar,
sot Kosova gjendet në pozicionin e padefinuar politik.
Cilësimi i gabimeve të shumicës së “përfaqësuesve” politik të Kosovës si të
qëllimshme, nga lexuesi i këtij shkrimi nuk do të duhej të kuptohej si diçka
joreale. Tanimë dihet botërisht, se të gjitha lëshimet të cilat i bënë në
vazhdimësi, ishin pasojë e mosgatishmërisë së shumicës së këtyre
“përfaqësuesve” të pakurrizorë për të rezistuar me vendosmëri, siç u ka hije
përfaqësuesve të një populli të etshëm për liri, ndaj presioneve që bëheshin
nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, sidomos nga ata për të cilat dihej se
ishin miq tradicional të sllavo-grekëve në përgjithësi dhe të serbëve në
veçanti.
Sot, po këta pakurrizor paraqiten para popullit, secili më “patriot” se
tjetri, pa u skuqur fare, se pabesitë e tyre kanë dalur sheshazi dhe të
lakuriqësuara.
Siç duket, këta “zotëri” të eksituar në seancat e shpeshta me padronët e
tyre ndërkombëtar, për fatkeqësinë e tyre nuk janë në gjendje të kuptojnë,
se besimi që kishte populli ndaj tyre ka filluar të venitet.
Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme!
Më në fund, populli ka filluar ta kuptojë për së mbari:
-se lëshimet e njëpasnjëshme të “përfaqësuesve” të korruptuar politik
kosovar, ndaj kërkesave të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare, përkundër
faktit se dyshohej me bazë se këto kërkesa ishin të Beogradit zyrtar, siç po
dëshmohet përditë, ato plagosën rënd të drejtat legjitime të popullit
shumicë të Kosovës, pra të shqiptarëve, të cilët e popullojnë me shumicë
këtë truall etnik të tyre, që prej kohës së pellazgo-ilirëve e deri në ditët
e sotme dhe, me siguri do ta popullojnë për derisa të ketë njerëz mbi tokë!
-se këta “zotëri” edhe në të ardhmen, ashtu si edhe në të kaluarën, për hir
të mbrojtjes së interesave të tyre meskine, nuk do të bëjnë as edhe
përpjekjet më të vogla për të ngulur këmbë në mbrojtje të kërkesave
legjitime të popullit shqiptar, për të jetuar i lirë dhe për të konsumuar të
drejtën universale për të vetëvendosur lirshëm të ardhmen e tij. E drejtë
kjo e garantuar me dokumentet ndërkombëtare, si me ato të aprovuara nga OKB,
ashtu dhe me ato të aprovuara nga BE dhe OSBE.
-se të ashtuquajturat IPVQ, përkundër faktit se janë konstruktuar dhe
ndërtuar në bazë të verdiktit të votës së qytetarëve të Kosovës, nuk janë
duke vepruar në funksion të realizimit të objektivave programore, të
përpiluara dhe të planëzuara në përputhje me kërkesat e popullit.
-se të ashtuquajturat IPVQ të Kosovës, janë sajuar vetëm për të zbatuar
detyrat që u parashtrohen nga Protektori dhe stafi i tij unmikistanez. Ato
ishin, janë dhe mbeten leva në duart e UNMIK-ut, të vendosura për t’i
shërbyer atij, për përmbushjen e objektivave strategjike deri në ditët e
sotme në dëm të interesave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, të
politikave të disa çarqeve ndërkombëtare, të dëshmuara si mike tradicionale
të pansllavizmit dhe si mbrojtëse të politikës hegjemoniste të tij në
Ballkan;
-se përmbushja e kërkesave të minoritetit serb është brenga kryesore e
këtyre zotërinjve, pa u mërzitur fare se shkalla e cënimit të drejtave
njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar i cili e përbën 90 % të
banorëve të Kosovës, si pasoj e përmbushjes së këtyre kërkesave, në shumicën
e rasteve gjason me kohën e pushtimit serbomadh!
Zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe përreth saj, janë këto dëshmi
shumë të qarta, se si pasojë e gabimeve të qëllimta dhe në vazhdimësi të
këtyre dështakëve shqipfolës, ju ka dhënë mundësia dreqit dhe të birit për
të ushqyer tryezën e pazarllëqeve, të po atyre qarqeve të cilat në të
kaluarën, pa mëshirën më të vogël e gjymtuan Truallin etnik shqiptar, duke i
shkëputur 4 pjesë të mëdha nga tërsia e tij, për t’ua dhuruar dobiçëve të
tyre sllavo-grek.
Në këtë shkrim do ta veçoja vetëm njërin prej tyre.
Ky është zoti Dag Bendou, një bashkëpunëtor i Institutit “Katon”, nga
Washingtoni. Duhet theksuar, se ky zotëri ishte edhe Këshilltar special i
ish Presidentit amerikan Ronald Regan. Edhe ky zotëri i vendosur për të
marrë diçka nga kulaçi i nxehtë i Kosovës, sidomos këto ditë kur pritet të
konkretizohet procedura për zgjidhjen e statusit final të saj. Kështu që me
05 gusht 2005, para mikrofonave të WOA-emisioni në gjuhen serbe edhe
z.Bendou iu krijua hapësirë për të publikuar receta, se si duhet të zgjidhet
statusi final i Kosovës.
Ky zotëri propozon që Kosovës duhet t’i njihet pavarësia, por jo në tërë
tërësinë territoriale të saj, ngase sipas këtij eksperti “demokrat” dhe të
“paanshëm”, pjesët e banuara me shumicë serbe (lexo: enklavat serbe të
krijuara menjëherë pas luftës me ndihmën e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, të cilat
në bazë të projekteve të sajesës servile të Unmikistanit të ashtuquajturës
Qeveria e Kosovës, mëtojnë të legalizohen me procesin e
decentralizimit...), duhet të mbeten pjesë e Serbisë!
Ky deklarim i zotit Bendou u publikua në të përditshmen kosovare “Lajm
ekskluzive” të dt. 06 gusht 2005, në faqen 2, si dhe nga Agjencia serbe e
lajmeve Beta, po në këtë datë.
Duke lexuar përmbajtjen e këtij deklarimi, pa u lëshuar në një analizë të
thellë, të imponohen dy nga përfundimet e mundshme:
-se ky ekspert amerikan është njëri nga të indoktrinuarit nga propaganda
antishqiptare e hegjemonistëve serbomëdhenj;
-se ky ekspert amerikan, për ndonjë arsye të njohur për te, e paska marrë
rolin e njërit nga zëdhënësit e Lobit serb në Amerikë. Kjo vërehet qartë nga
brumi i deklarimit të tij, i cili është në përputhje të plotë me brumin e
elaborateve antishqiptare, të përpiluara nga ASSHA* dhe Kreu i KOS** dhe të
miratuara e zbatuara nga politika e hegjemonistëve serbomëdhenj të Beogradit
zyrtar.
* Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve;
**Kisha Ortodokse Serbe.
Deklarimi i këtij eksperti amerikan para mikrofonave të WOA-emisioni në
serbisht: “...se zgjidhja e problemit të Kosovës, do të jetë në natyrën e
kompromisit..”. lakuriqëson një rrezik shumë serioz i cili i kanoset të
ardhmes së Kosovës.
Ja se pse?
Dihet botërisht se “qeveritarët” kosovar, me veprimet e tyre të përditshme
(sipas instruksioneve të unmikistanezve, natyrisht të përpiluara nga
Beogradi zyrtar), në shërbim të zgjidhjes së “drejtë” të statusit
përfundimtar të Kosovës, po japin dëshmi të mjaftueshme, se edhe janë kah
përpiqen për një formë të zgjidhjes, ngjashëm me atë që deklaron z.Bendou.
Në bisedimet “shqiptaro”-serbe për zgjidhjen e statusit final, për çka
përpiqen “qeveritarët” e Kosovës, hegjemonistët serbomëdhenj të Beogradit
dhe rezidentët e tyre ( në krye të enklavave serbe), me siguri do të
parashtrojnë kërkesën e tyre maksimale, të modifikuar si “më pak se pavarësi
dhe më shumë se autonomi”, ndërsa, siç edhe dihet, pala kosovare do të
parashtrojë kërkesën minimale - për pavarësinë e Kosovës. Vlerësimi i
kërkesës të cilën do ta parashtrojë pala kosovare, si minimale është i
qëndrueshëm, ngase ajo është në shpërputhje të plotë me aspiratën reale të
popullit. Dihet botërisht, se aspirata reale e popullit shqiptar, është
ribashkimi me vëllezërit e tij, në një shtet të vetëm kombëtar. Gjithashtu,
dihet botërisht se populli shqiptar, është kundër negociatave për zgjidhjen
e statusit të Kosovës, sidomos me Serbinë. Ai është i vendosur që të
shfrytëzojë të drejtën e tij për vetëvendosje!
Siç edhe dihet, për të arritur deri te zgjidhja e një kontesti në mes të dy
palëve, domosdoshmërisht dhe pashmangshëm të dyja palët duhet të bëjnë
kompromise. Gjithashtu dihet, se arritja e kompromisit nënkupton, zbutje e
kërkesave të parashtruara nga të dyja palët në fillim të bisedimeve.
Me siguri pala serbe do t’i paraprij palës kosovare, duke pranuar si
zgjidhje kompromisi pavarësinë e Kosovës, por me kusht që enklavat, vendet e
shenjta dhe kulturore “serbe”, të mbeten nën juridiksionin serbijan.
Kështu që pala kosovare do të gjendet në pozitë të vështirë, ngase çdo
kompromis nga ana e saj, nënkupton mbetjen e Kosovës nën tutelën e Serbisë.
Atëherë “qeveritarët” e Kosovës do ta kuptojnë, se kundërshtimet e
shprehura publikisht, veçanërisht në grafitet e Lëvizës-Vetëvendosje nuk
paskan qenë prishje e rendit dhe punë për SHPK, por një paralajmërim i asaj
çfarë do të përjetojë Kosova, në negociatat eventuale me Serbinë për
zgjidhjen e statusit final të saj. Por, atëherë do të jetë shumë vonë për
ta, ndërsa pasojat do të jenë të paparashikueshme.
Përballë këtij rreziku shumë serioz, para popullit tonë imponohen detyra
shumë emergjente:
-Të organizohet sa nuk është bërë vonë, për të punuar me përkushtim për
realizimin një objektivi të vetëm-Vetëvendosjen!
-T’i thotë shkurt, qartë dhe shqip, si miqve ashtu dhe armiqve, se RRUGA E
VETME QË SHPIE DREJT ZGJIDHJËS PËRFUNDIMTARE TË STATUSIT TË KOSOVËS, LUGINËS
SË PRSHEVËS, LUGINËS SË VARDARIT, MALËSISË SË MADHE DHE ÇAMËRISË, KA VETËM
NJË EMËR – VETËVENDOSJE!
-T’i thotë mjaft (a)politikës aktuale, si asaj në pozitë, ashtu dha asaj në
opozitë e cila e ka futur Kosovën në rrugë të pa krye dhe me plotë rreziqe
për të ardhmen e saj!
-Të ndërmarrë veprimet përkatëse demokratike, konkrete dhe efikase, deri në
realizimin e të drejtës së tij legjitime për Vetëvendosje!
Sot është momenti i fundit për ndërmarrjen e veprimeve konkrete, të
vendosura, demokratike dhe të organizuara drejt e mirë, për t’u liruar
përfundimisht nga të gjithë ata të cilët kanë dhënë dëshmi të mjaftuara, se
jo vetëm nuk kanë aftësi, por as gatishmëri për t’i pri popullit tonë drejt
realizimit të aspiratës së tij të ligjshme, për të jetuar i lirë dhe
dinjitoz në Truallin e vetë amtar, por, çka është edhe më keq, për hir të
interesave të tyre të sëmura karrieriste dhe klanore, janë duke e rikthyer
Kosovën në prehrin e Serbisë!
Thënë shul e shqip, nëse nuk organizohemi për t’u liruar nga kjo farë jona
e keqe, do ta përjetojmë shumë shpejt reprizën e Mbledhjes famëkeqe të
Prizrenit, por tani me pasoja shumë më të rënda dhe vështirë të riparueshme!
Me 16 gusht 2005, Prishtinë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.