Artikull..
INJORIMI DHE MOHIMI I VLERAVE KOMBËTARE NGA POLITIKANËT SHQIPTARË DJE DHE SOT ÇOI DHE PO NA SHPIE DREJT RREZIQEVE TË REJA!
Shkruan:
Fadil SHYTI
Gjatë historisë sonë të lashtë e të re kombi shqiptar bëri përpjekëje kurdoherë të çlirohet nga pushtuesit e huaj, për ta bërë ketë vepër sublime, natyrisht, kjo kërkoi mund dhe sakrifica të mëdha.
Brezni të tëra, atdhetarë dhe atdhetare e derdhën djersën, gjakun për ta bërë një Shqipëri të lirë, të ribashkuar dhe të përparuar.
Mbase, për këtë ideal të lartë fisnik, njerëzor dhe kombëtar nuk mjaftuan vetëm këto elemente, pra sakrificat dhe vetëmohimi...
Koha e vërtetoi katërcipërisht se për t´u arritur këto ideale njerëzore dhe kombëtare, kërkohej dhe kërkohet që nga gjiri i popullit tonë të dalin njerëz me vizione të qarta kombëtare që e shpiejnë përpara ardhmërinë tonë gjithëkombëtare.
Gjithashtu, koha e vërtetoi se gjatë histroisë sonë të lashtë e të re, padyshim se këta flakadanë nuk munguan asnjëherë:; kujtojmë këtu rilindasin e madh, Sami Frashërin i cili e projetkoi elaboratin politik "Shqipëria ç´ka qenë, ç´është dhe ç´do të bëhet", që me të drejtë mund të konsiderohet si statusi i LSHP; për ta bërë Shqipërinë Etnike, "Zvicrën e Ballkanit", pastaj kujtojmë këtu atdhetarin e madh, Hasan Prishtinën, motoja jetësore e të cilit qe: ribashkimi i Shqipërisë Etnike, ay kur ishte në parlamentin turk do të deklaronte: " nëse nuk plotësohen kërkesat politike të shqiptarëve, (ato 12 pikat e njohura në histori si 12 pikat e librit të kuq, nga Kuvendi i Junikut), unë do të jem i pari që do t´i rroku flamurin dhe pushkën e do të dalë në malet e Kosovës"!
Dihen rrethanat si rrodhën pastaj në vitet 1908-1912...
Kryengritja gjithëpopullore e përfshiu Shqipërinë Etnike.
Kujtojmë, me pietet të lartë heroin e madh kombëtar Shaban Palluzhën, i cili kur e kuptoi se "komunistët" jugosllavë e tradhëtuan udhëheqëjen shqiptare dhe popullin shqiptar, me guximin e pakufishëm që e karakterizonte e lëshoi kushtrimin për çlirimin e trojeve etnike shqiptare nga okupatorët jugosllavë.
Duke bërë heroizma të pashoqe me aradhat e tij, në kryengritjen e madhe të vitit 1945-të.
Pastaj, kujtojmë këtu me respekt të pakufishëm komandantin legjendar, Adem Jasharin, i cili duke e parë se politika pacifiste me Ibrahim Rugovën në krye, kishte hyrë në rrugë pa krye dhe nuk po i sillte asgjë të mirë Kosovës dhe viseve tjera shqiptare e dha kushtirmin e lirisë, nga malet e Drenicës Kreshnike, duke ua prishur planet e errëta krajlëve të rinj të Serbisë dhe puthadorëve të tyre që donin ta serbizonin dhe nënshtronin përtjetësisht, Kosovën dhe viset tjera shqiptare.
Ua përkujtova lexuesve këto personalitete të ndritura kombëtare, për faktin që pothuajse të njëjtin fat e patën gjatë përpjekëjeve të tyre për ta bërë Shqipërinë, ashtu siç do të duhej të ishte, ashtu siç duanin ta kenë shqiptarët.
Në këtë rrugë qëndrese deri sot ecën dhe po ecin pa u përkulur, heroi i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi dhe pasardhësit e tij politikë: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Gafurr Adili, Albin Kurti dhe të tjerë...
Nëse shtrojmë pyetjen: përse nuk u arrit, fitorja jonë madhore deri sot, lirisht mund të konkludojmë se këta ideologë asnjëherë gjatë hsitorisë nuk e patën dhe nuk e kanë përkrahjen e duhur nga vetë faktorët politikë relevantë, pushtatarët e Shqipërisë Etnike.
E, fatkeqësisht, jo vetëm nuk u ndihmuan, por jor rallë edhe u injoruan, u mohuan me gjithë arsenalin politiko-ushtarak që e dispononin dhe e disponojnë deri sot pushtetarët e pa shtet, apo më saktë kolaboriacionistët e hapur dhe të maskuar.
Duke e bërë këtë ata u solidarizuan dhe po solidarizohen i bashkuan dhe po i bashkojnë armët dhe emblemat e turpit me armiqtë më të egër të kombit shqiptarë, me okupatorët sllavë.
Ta kujtojmë këtu periudhën e errët të robërisë së Kosovës me vise tjera shqiptare, në kohën e mbretërisë SKS-së, atëbotë mbreti, Ahmet Zogolli, do të binjakzohej me shovenistët serbë, pastaj do të marshonte nga Beogradi me ushtritë serbo-ruse, ( Pashiqoviqo-Vrangeloviq ),drejt Tiranës, për t´i ndjekur e vrarë opozitarët demokratë; Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Avni Rustemin e të tjerë...
Me zjarr e hekur Zogolli erdhi në pushtet, por Shqipëria s´u bë dot shtet ashtu siç e dëshironin dhe e dëshirojnë atdhetarët shqiptarë.
Dihet pastaj, periudha e pasluftës së dytë botërore; për shqiptarët qe një ferr i vërtetë, qe një burg i madh nën Jugosllavinë titiste, atëbotë dualën si urithët elementë kolaboracionistë si: Ali Shukriu, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Azem Vllasi të cilët me zjarr e hekur përkrahë okupatorëve serbo-jugosllavë, e shtypën çdo kërkesë të drejtë kombëtare.
Ata, pamëshirë e dënuan rininë dhe popullin e Kosovës kur demonstronte për kërkesa të drejta historike: Vetëvendosjen, Flamurin, Kosovën Republikë, në vitet 1968-1981, këtë revolucion të madh popullor ata verbërisht e quajtën kundërrevolucion, ata ishin të pangopur për pushtet për pozita në shtetin të huaj dhe këtë e mbronin egërsisht duke i ndjekur, burgosur e vrarë atdhetarët dhe atdhetaret e viseve të Shqipërisë Etnike.
Serbia, këta qyqarë e xhelatë i shfrytëzoi, i shtrydhi si farat e lulediellit e pastaj i hodhi si qenie të pa vlera...
Pra, kolaboracionisti famëkeq Sinan Hasani, do të arrinte deri në majat më të larta të pisllëkut të pushtetit në shtetin e huaj, por Kosova po gjakosej si mos më keq!...
Këta kanibalë shqipfolës do të majmeshin si derrat, por Kosova me vise tjera shqiptare, edhe me bekimin e tyre lëngoi për gjysmë shekulli në robëri.
Fundi i viteve 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta do të karakterizohej me lëvizje të mëdha çlirimtare në Ballkan dhe në Europë, nga popujt liridashës të këtyre rajoneve do të shkilej si një tullumbace, "Konferenca paqësore" e Helsinkit (1975), sepse kufijtë do të pësonin ndryshime.
Dihet që nga kjo Konferencë ishin aprovuar qëndrime që e ndalonin të bëhej kjo, pra ndryshimi i kufijëve.
Mos të harrojmë këtu se: prej qeverive të shteteve të rajonit vetëm qeveria shqiptare nuk e përktrahu atëbotë këtë vendim imperialisto-ekspansionist.
Për faktin se nga trungu i saj kishin mbetur shumë vise shqiptare jashtë.
Strategu Enver Hoxha, në Kongresin e VII-të, të PPSH-së, ( Tiranë, Nëntor, 1976) , do ta quante këtë Konferencë, "Konferencë e jo sigurimit europian".
Këto ndryshime, natyrisht do të ndikonin thellë edhe në politikën shqiptare.
Shpresohej se po hapeshin perspektiva të reja drejt realizimit të fitoreve madhore siç janë: vetëvendosja, pavarsia dhe ribashkimi kombëtar në një shtet për shqiptarët.
Udhëheqësit që dualën në ballë të popullit, Sali Berisha, Ibrahim Rugova & Co, ia premtonin popullit këto objektiva historike.
Trumbetohej me të madhe nga politikanët "modernistë" dhe krijohej përshtypja se për t´u arritur këto; pengesë ishte vetëm sistemi komunist se përndryshe gjithçka do të shkonte si mjaltë e sheqer!!!
Por, siç u pa më vonë, kjo qe vetëm mashtrim!...
Aleatët pro-sllavë, dhe puthadorët e tyre si kurdoherë edhe kësaj radhe vepruan me pabesi.
Fatkeqësisht, koha e ashtuquajtur e tranzicionit u bë pjellë e reakcionit!
Asnjë hap përpara s´po shkohej nga këto premtime boshe, nuk ndihmonin këtu as sevilizmi i jashtëm, as karizmi i brendshëm i Berishës, as lutjet paqësore të premteve, as eleganca histerike me shallë, alla franceze e Rugovës.
Në vitet 90-ta, Shqipëria londineze, po vuante nga varfëria dhe anarkia, Kosova me vise po gjakosej dhe po turpërohej si mos më keq nga Serbia.
Këta politikanë narcistë do të kënaqeshin dhe po kënaqen me pushtet, por Shqipëria Etnike hoqi dhe po heq të zitë e ullirit.
Objektivat madhore historike të shqiptarëve, po vendnumërojnë!...
Si rrjedhim i këtyre fatkeqësive që popullit shqiptar i ranë mbi kokë, doemos revolucionarët duhej të ngriteshin, t´i prinin popullit në luftërat çlirimtare.
Fatmirsisht, barrierat pacifiste dhe shigjetat e helmuara të okupatorëve u thyen përballë uraganit, popullit liridashës shqiptar.
Çka po ngjanë sot:
Mjerimi politik i pushtetarëve shqiptarë s´po ka fund!...
Tani, Kosova me vise shqiptare edhe pas tri luftërave çlirimtare ende nuk e gëzon statusin e barabartë si shtetet tjera të ish-Jugosllavisë.
Sepse, diplomacia ndërkombëtare duke e parë pavendosmërinë e udhëheqësve shqiptarë, pozitë-opozitë, nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe Podgorica, nuk lodhet së premtuari "parajsën europiane", kinse: "Kosova do të integrohet në Europë", këtu qëllimisht harrohen viset tjera shqiptare, pra nuk dihet për ardhmërinë e tyre apo më saktë prapa këtyre lajkave politike, prapa këtyre frazave boshe të tyre, fshihet tragjedia jonë.
Diplomacia ndërkombëtare nuk ngutet për ta zgjidhur çështjen shqiptare në Ballkan, por me makinacione "moderne" përkrahë politikanëve "modernë", ka vënë barriera të pakapërcyeshme për shqiptarët, për të ecur përpara në histori...
Servilizmi, tërheqja dhe pajtimi i pushtetarëve shqiptarë me të keqen - tradhtinë, që na e servojnë të huajt, çdo ditë e më tepër shqiptarët po i ndërgjegjëson se sërish ata vetë duhet ta marrin fatin e tyre në dorë.
Ndërkëmbëzave me emrin standarde tani po i shtohen edhe të tjerë vragonj, që fillimisht s´ishin:
a. decentarlizimi, që do të thotë shkurt e shqip: ndarja e Kosovës, sipas orekseve të kolonizatorëve serbë.
b. mohimi i të drejtës për VETËVENDOSJE për Kosvën dhe viseve tjera shqiptare, konform Rezolutës 1514 të OKB-së, të datës 14.12.1960 për pavarësim të territoreve e popujve të kolonizuar.
-Kohëve të fundit po bëhet propogandë e ethshme nga politikanë ndërkombëtarë dhe vendorë që të bëhet kthimi i serbëve të shpërngulur nga Kosova para dhe gjatë luftës, pra kolonët serbë i paskan ruajtur tapitë e tyre ardhacake nga krajlët: Car Dushani, Nikolla Pashiqi, Aleksandër Rankoviqi, Sllobodan Millosheviqi, prandaj thuhet kinse kjo qenka tokë e tyre den baba den!!!
Këto ditë, kolonët izrealitë po tërhiqen nga Gaza, pra nga disa koloni që ishin vendosur dikur padresjtësisht në vitet 60-ta, por ja si për ironi të fatit historik të popullit tonë, tani pikërisht këto ditë, ftohen dhe bekohen kolonët serbë për ta multietnizuar Kosovën!!!
Si duket në këtë fillimshekull, kanë ndërruar vetëm polet e kolonializmit imperialist që e ka vetëm një fytyrë, fytyrën e tij të poshtër okupuese.
Tmerron fakti se kjo tani servohet edhe nga "ajka" e demokracisë botërore, me emrin UNMIK, dhe bekohet nga vetë qeveritarët shqiptarë të Kosovës.
Të paranosh decentralizimin në fakt ke pranauar kolonizimin e ri të Kosovës.
Të pranosh negociatat me krerët çetnikë serbë, rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës, do të thotë ke pranuar kapitullimin pa kushte përballë tyre.
Do të thotë e ke lënë qëllimisht në harresë çështjen e pazgjidhur të viseve tjera shqiptare që lëngojnë sot si koloni sllave.
Opinioni i brendshëm dhe i jashtëm fort mirë e di çka deklaronin krerët serbë të Serbisë "demokratike" për dialogun me shqiptarët.
Ata, thoshin:
" ne nuk hyjmë në dialog me udhëheqjen e Kosovës derisa, në krye të qeverisë së Kosovës, është Ramush Haradinaj".
Prandaj, unmikasit dhe gjykata e Hagës, të nxitur nga serbët dhe në bashkëpunim me kolaboracionistë që e hanë bukën e Kosovës por ngrejnë dolli me shlivovicën serbe, s´lanë gur pa lëvizur derisa e dërguan Ramushin të lidhur në Hagë, pastaj e linçuan politikisht , kryeministrin me famë të lartë ushtarake.
Si duket ky përbënte një pengesë serioze në negociatat e ardhshme, në rrugën e tij si politikan.
Kur e penalizuan veprimtarinë e tij, duke ia mohuar të drejtën që të qëndroj në poste të larta politke, për faktin se përkohësisht pret të mbrohet në liri, për "krimet" e bëra gjatë luftës çlirimtare, tani udhëheqëja e Kosovës, pranon pa kushte bisedime me Beogradin.
Tani shtroj pyetjet:
përse qeveria e Kosvës, nuk flet me të njëjtën gjuhë me armiqtë tanë shkullorë; pra me gjuhën e bojkotit?!!!
Përse qeveritaritarët e Kosovës nuk ngulën këmbë që të mos ketë bisedime me qeveritarët serbë, pa u hequr nga skena politike çetnikët si: Oliver Ivanoviqi, Vojisllav Koshtunica, Vuk Drazhkoviqi, Nebojsha Çoviqi e të tjerë!!!
Kur dihen si në dritën e diellit veprat e tyre kriminale dhe antishqiptare?!!!
Përse qeveritarët e Kososvës, pranojnë bisedime pa një status të barabartë të Kosovës me Serbinë?!!!
Përse qeveritarët e Kosovës, pranojnë biedime pa u këthyer ende trupat e pagjetur të shqiptarëve, të cilat ende dergjen në tokat dhe lumenjt e Serbisë?!!!
Përse qeveritarët e Kosovës pranojnë bisedime pa u paguar ende dëmet e luftës, që Serbia ia bëri popullit të Kosovës?!!!
Përse qeveritarët e Kosovës pranojnë bisedime pa u këthyer ato miljona lekë, të grabitura në bankën e Kosovës, nga pushteti okupator serbë?!!!
...Dhe si për ironi dhe cinizëm politik, harrohen të gjitha këto dhe sot u ndërtohen shtëpi luksoze dhe u jepen miljona lekë benificione kolonëve serbë që duan të këthehen në Kosovë!!!
Për më tepër kur këta as deri sot nuk i njohin institucionet e Kosovës e cila ka mbetur qe gjashtë vite pas luftës, pa statusin që i takon!
Një vend kinse me pretektorat ndërkombëtar, por në fakt është këthyer në koloni...
Përse qeveritarët e Kosovës asnjëherë nuk e zënë në gojë emigracionin shqiptar, kur qindra e mijëra bashkëatdhetarë të tyre janë detyruar të ikun nga trojet e veta etnike ?!!!
Jo, shqiptarët nuk shkuan atje për ekskusrione o për pikniqe në hotelet as në parqet e Europës, Amerikës, Australisë e deri në Zelandën e Re, por të ndjekur të persekutuar, të lënë rrugëve pa punë, e të pa perspektivë nga pushteti okupator e gjaksor i Serbisë, nëpër vite e dekada?!!!
Por, me theks të veçantë pushtetarët, duhej ta ngritnin zërin atje ku duhet, pra në instancat më të larta ndërkombëtare, për shpërngulejn e madhe gjatë dhe pas viteve 90-ta.
Mërgimtarët shqiptarë janë harruar sikur të ishin njerëz jo shqiptarë, por sikur të ishin nga Afganistani apo Argjentina, sepse, sikur të ishin nga Rusia, dikush do të kujdesej për ´ta, ashtu siç po kujdesen të gjithë, për pasardhësit e tyre, serbët.
A e mendojnë ndonjëherë pushtetarët e pa shtet të Kosovës dhe ata të viseve tjera shqiptare që mosinteresimi për këta njerëz të Atmëmëdheut, është sa marrëzi aq edhe një tradhëti kombëtare; kur dihet fakti që mërgata shqiptare në të gjitha kohërat e ka luajtur dhe do ta luan rolin e vet pozitiv në çuarjen përpara drejt proceseve historike?!
Ajo, për këto proçese historike e derdhi dhe do ta derdhë djersën dhe gjakun!
Ajo, e ngriti dhe do ta ngritë zërin liridashës, pavarsisht vendit ku jetoi apo ku jeton!
Jo, zotërinjë politikanë modernë!
Nuk ndihmohet as nderohet mërgata shqiptare vetëm duke ia kushtuar asaj ndonjë orë në radio - televizion, apo duke shkruar me konsideratë për të, në gazeta.
Mërgata shqiptare ndihmohet dhe nderohet duke bërë përpjekëje që ajo të riatdhesohet!
Mërgata shqiptare ndihmohet dhe nderohet kur bëhen investime për t´u arritur kjo objektivë madhore jetësore e një pjese kaq të madhe të kombit.
Vallë, a nuk ka investuar me djersë e gjak mërgata shqiptare, që t´i bëhet kjo ndihmë, që t´i bëhet ky nderë?!
Në këtë vështrim problemesh që na preokupojnë të gjithëve; do të shtroja pyetjen:
sa lekë u ndanë nga qeveritarët e Kosovës dhe në viset tjera etnike shqiptare, që t´i riatdhesojnë ato qindra e mijëra familje shqiptare?
I them të gjitha këto, sepse një pjesë e gjenit shqiptar po shkon drejt asimilimit, një pjesë e madhe, të paktën 1/4, e popullit tonë po na tjetërsohet, po shkon drejt "shkrirjes".
Mendoni vetëm njëherë o pushtetarë pa shtet, po edhe ju me atë gjysmë shteti shqiptar, çfarë pasojash do të ketë Shqipëria Etnike, kur breznitë e reja që do vijnë, pjesët e trungut të saj të shkapërderdhura nëpër botë, një ditë s´do të dijnë për vendin as për origjinën e tyre.
Për këtë tragjedi të heshtur, pa klithma, breznitë që do vijnë do të ju gjykojnë!...
Prandaj, të reflektoni kthjellësisht, të bëni hapërime që emigracionin e shpiejnë drejt riatdhesimit, pra këthimit në identitet kombëtar të njeriut shqiptar.
Populli ynë thotë:
"kush dëshiron ta ndajë drejtësinë si duhet, le ta merr një maje tehu thike e ta vendosë në trupin e vet, ndërsa majen e tehut tjetër ta vë në trup të kundërshtarit, pastaj ta tërheq, ashtu do ta kuptoj si duhet si matet drejtësia, atëherë, natyrisht njeriu do të gjykoj drejt".
Kjo, maksimë vlenë për të gjithë ata që se respektojnë kodin moral dhe politik të drejtësisë.
Vallë, kur do të gjykohet drejt edhe për popullin tonë të shumëvuajtur?
Prandaj, të nderuar pushtetarë të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike,
qëndroni me dinjitet, qëndroni të papërkulur përballë bllokadave, pranoni kërkesat gjithëkombëtare siç pranohen kërkesat e drejta, me krenari dhe guxim, përballë komploteve dhe intrigave, mashtrimeve dhe kërcnimeve të qarqeve të huaja, atyre që ishin dhe janë aleate besnike të pushtuesve sllavë.
Populli, ua dha besimin me votën e tij, prandaj ju mos e shkelni besimin e tij!...
Mendoj, çelsi kryesor i tejkalimit të këtyre barrierave që po na sjellin aq shumë krajata është vendosmëria juaj dhe jona për:
VETËVENDOSJE e cila mesiguri do të na shpie drejt fitoreve të mëdha kombëtare.
Përndryshe, sot o nesër do t´ju dënon populli dhe do t´ju mallkon historia!
Suedi, 20. 08. 2005

Komentet e ruajtura
Më duket jashzakonisht paraqitje patetike dhe një qasje racional, e cila, le me e pa, se ku shko ideologu i "asaj qe piqet dhe qe s'hiqet". Nuk mund te flitet akoma me racionalisht nga këta idelog, per asfarë Shqiperie Etnike, ju lus mos e perfolni këtë term, sepse kjo nuk mund te përfaqsoj as me pak e as me shumë, se një luster mbi këpucat e një varfanjaku. Lirojeni Kombin nga këto lustra me te cilat i sherbeni sedrave tuja.
[adresë e fshehur]
[adresë e fshehur]
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.