kuriozitete

2005-08-16 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Avioni i së ardhmes, fërkimi me ajrin thuajse zero
I riu 28-vjeçar turk Hasan H. Jeni ka arritur të përgatisë projektin e një avioni që mund të qëndrojë në hapësirë pa u furnizuar me lëndë djegëse. Gazeta turke “Zaman” bën të ditur një lajm interesant, sipas të cilit, një i ri turk, i dashuruar qysh në fëmijëri me aviacionin, ka arritur të tërheqë vëmendjen e forcave të armatosura turke përmes përgatitjes së projektit të një avioni që është në gjendje të fluturojë pa përdorur lëndë djegëse.
28-vjeçari Hasan Hysejn Jeni ka mundur të shpikë një teknologji të re që i krijon mundësinë motorit të avionit të përdorë si lëndë djegëse gazrat ekzistuese në atmosferë. Përveç kësaj, konstrukti i avionit parashikohet të jetë i tillë që të sigurojë uljen e fërkimit me ajrin thuajse në zero.
I pakapshëm për radarët
Një tjetër karakteristikë e modelit të avionit të përgatitur nga 28-vjeçari i apasionuar është edhe pakapshmëria e tij nga radarët. Duke qenë se avioni është në gjendje të fluturojë pa nxjerrë zjarr nga motori, ai nuk mund të ndiqet as nga radarët, as nga raketat goditëse që tërhiqen nga nxehtësia e trupit të avionëve të zakonshëm. Zbritja e fërkimit në zero dhe çlirimi i avionit nga ngarkesa e lëndës djegëse, e cila në avionët e zakonshëm arrin deri në 6,5 tonë, e bën këtë avion më të manovrueshëm. Sipas llogaritjeve, aftësia manovruese e këtij avioni është afro 40% më e lartë se ajo e avionëve të deritanishëm, ndërsa shpejtësia e tij llogaritet të jetë 20% më e lartë.
Në rast të realizimit të këtij avioni, është normale që edhe avionë si F117, B2, TR1 apo U2 të mbeten primitivë. Avioni në fjalë përbëhet nga 70% aluminium, 15% çelik, 5% titan, si dhe disa pjesë të tjera që nuk bëhen të ditura.
Projekti
Pas njoftimeve që u dërgoi forcave ajrore turke, Hasan H. Jeni u ftua në Komandën e Logjistikës Ajrore në Ankara dhe sqaroi projektin tij në prani të një ekipi të kryesuar nga gjenerallejtënant Erdoan Karakush dhe nga inxhinieri ushtarak Ouz Sejran. Ekipi i përbërë nga ushtarakë të lartë u njoh me projektin në një “brifing” që zgjati shtatë orë. Më pas komisioni deklaroi se projekti është i logjikshëm dhe i realizueshëm, por për shkak të vështirësive ekonomike që Turqia po përjeton kohët e fundit, vënia e tij në jetë mund të nisë pas një periudhe prej 15-20 vjetësh.


-Mona Lisa
.Historik mbi portretin më të njohur në botë, Zhakonda e da Vinçit. Në frëngjisht njihet si La Joconde ; italisht - La Gioconda ; ndërsa në shumicën e gjuhëve të tjera të botës njihet si Mona Lisa.
.Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi ne 1479 dhe mendohet te kete qene rreth 24 vjec ne kohen kur Leonardo pikturoi portretin e saj.
.Ne 1495 ( 16 vjec) Lisa u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili kish pas qene i martuar dy here (grate kishin vdekur) dhe ishte 19 vjec me i madh se Lisa. Duke qene i pasur, egziston besimi se ai ka paguar da Vincin per ti bere portretin e gruas se tij (ky portret nuk u be ndonjehere pjese e koleksionit te tij (Francescos)).
.Da Vinci ka perdorur efektin e "sfumatos" per te pikturuar portretin e Mona Lises, kjo per te shmangur vijat dhe per te krijuar nje efekt atmosferik.
.Ne 1530 piktura i kaloi mbretit te Frances, Francis I , i cili pagoi gati $105,000. Ne ate kohe piktura mund te admirohej vetem nga klasa e larte qe kishte hyrje ne pallatin mbreteror.
.Ne 1625 fama e piktures kishte marre dhene, ne ate kohe Duka e Buckingham po mundohej ta blinte kete pikture per Angline.
.Ne 1650 piktura u leviz ne "Louvre" , shtepi mbreterore ne ate kohe (sot muze).
.Gjate viteve 1700 piktura u mbrojt ne banimet private te mbretit. Ne 1800 u vendos ne dhomen e gjumit te Napoleonit, ne Tuileres, deri ne 1804, kohe ne te cilen u zhvendos ne Galerine e Madhe te Muzeut Louvre.
.Ne kohen kur piktura u be publike, jo vetem shume piktore e admiruan dhe filluam te punonin mbi kopjet e saj por dhe masat i dhane nje vleresim shume te larte. Nga mesi i viteve 1800 kjo pikture ishte kthyer ne nje legjende.
.Ne 1911 Mona Lisen e vodhen nga muzeu. Ne kete kohe ajo u publikua ne gazeta, piktura madje dhe kartona per femije.
.Pablo Picasso ishte nje nga njerzit qe u moren ne pyetje ne kete kohe. Ai kishte blere me pare disa skulptura gurri nga nje burre i quajtur Pieret (skulptura te cilat ishin vjedhur nga po i njejti muze), rrjedhimisht Picasso mendonte se Mona Lisa ishte vjedhur nga i njejti njeri.
.Ne 1939 kur ne France filloi Lufta e Dyte Boterore, muzeu Louvre evakuoi punimet me te shtrenjta dhe te rendesishme (ketu dhe Mona Lisa), ne nje vend larg Parisit.
.Per te treguar se keto punime ishin akoma ne gjendje te mire, njerzit qe u moren me mirembajtjen e tyre perdornin kodin "la Joconde a le sourire" (Zhakonda eshte duke qeshur).
.Ne 1963 Mona Lisa u paraqit ne nje Galeri Nacionale ne SHBA ku gati 1 ½ milion njerez qendruan ne rradhe per ta pare. Po ne kete vit Salvador Dali shkroi nje artikull per Art News (Lajme Arti) ku diskutonte teorite e tij mbi efektet provokuese te kesaj pikture. Ku artikull u publikua perseri ne 1992 (faqja 166).
.Mona Lisa u paraqit ne Japoni ne pranvere te vitit 1974, ne muzeun Nacional te Tokios. Piktura terhoqi gati 1.5 milion vizitore, duke arritur nje rekord per vezhgues pikturash ne Japoni (rekordi nuk eshte thyer akoma). Xhami me tre shtresa i cili mbron Mona Lisen ishte dhurate e Japonezeve pas kesaj "vizite te piktures" ne Japoni.
.Ne 1982/1983 artisti japonez Tadahiko Ogawa krijoi nje kopje te Mona Lises te perbere nga 63 feta buke, te thekur. Origjinali i kopjes* ekspozohet ne Mexico City ndersa ne Orlando, Fl (SHBA) eshte nje tjeter kopje e krikuar nga Ogawa por duke perdorur "material/ushqim" tjeter.
Ky ishte krijimi i tij i pare. Ne koleksionin e tij bejne pjese dhe "Gostia e Fundit" e da Vincit si dhe "Lindja e Venusit" nga Botticelli.
.Kopja me permasa me te vogla te kesaj pikture eshte krijuar nga Yves Gerard ( 9x13 milimetra) nga Luxemburgu, dhe ndodhet sot ne Muzeum e Miniaturave ne Drome, Fronce.
.Eric Harshbarger krijoi nje mozaik te titulluar "Mona Lego" (pasi perdori LEGO te zeza, blu, jeshile, te kuqe, te bardha dhe te verdha). Per kete projekt ju deshen rreth 2000 LEGO. Permasat e mozaikut jane 6 kembe e gjere dhe 8 kembe e larte.
.Artisti bashkekohor Karen Eland krijoi Mona Lisen duke perdorur kafe (qe pijme) si ngjyre dhe e titulloi krijimin "Mona Latte" .
.Monalisa eshte perdorur si karakter ne kartona per femije si Breshkat Ninja ( Ninja Turtles) ; u perdor si sfond per lojrat e reja te Star Trek si dhe njerzit krijuan nje lule te quajtur Mona Lisa e cila zgjatet gati 2 kembe nga toka dhe perbehet nga tone te ndryshme te rozes.
.Ne 1990, artistja franceze Orlan ka filluar serine e gjashte operacioneve plastike ne menyre qe te duket si nje "krijim kompjuterik", i cili u formua nga bashkimi i fotove te Mona Lizes, Psyche (e Gerome) si dhe "Lindja e Venusit"(Botticelli). Deri tani aktorez i kane dhene ballin e Mona Lizes, hunden e Psyche dhe mjekren e Venusit.
.Ne 2000 ne Japoni u hap ekspozita " Les 100 Sourires de Monna Lisa" ( 100 te qeshurat e Mona Lises), ku moren pjese punime te artisteve te cilin kishin kopjuar apo kishin rrikrijuar "Mona Lisen" pergjate 5 shekujve te shkuar.
.Egziston gjithashtu nje teori e cila trajton idene se Xhakonda mund te jete nje vete-portret i da Vincit.

.-Studenti, qe eshte quajtur ndryshe dhe "student ne perjetesi" eshte Robert Cronin, nga Anglia.
Ai i nisi studimet e tij, ne Ney Jersey ne Usa,ne 9 Nnedor te vitit 1948..
Nuk i perfundoi, por i nderpreu dhe per here te dyte, i vazhdoi ato, me 30 mai 200 ne moshen 53 vjecare..
Ndersa diplomimin e tij, e arriti ne moshen 73 vjecare,ku ai studioi per 272 dite gjithsej..

Ka shumë njerëz që mendojnë se krokodili në tokë është I ngadalshëm dhe se vështirë lëviz. Kjo është një bindje e gabuar, sepse praktika ka treguar që krokodili mund të arrijë në tokë një shpejtësi deri në pesëdhjetë kilometra në orë. Në kontinentin e Australisë krokodili është një rrezik I madh për popullsinë e atij vendi. Ai është aq i shpejtë dhe i shkathët sa mund të zërë edhe ndonjë qen që ndahet nga i zoti. Nëpër ujërat e Australisë krokodilët matin shpeshherë forcat e tyre edhe me peshkaqentë dhe ? pësojnë kusarët e detit. Për këtë arsye peshkaqentë nuk hynë në ato vende ku mund të ketë krokodilë. Flitet që një kalimtar e pyet një djalosh se a mos kishte peshkaqenë në një vend ku donte të freskohej. Djaloshi përgjigjet, Jo këtu nuk ka kurrë peshkaqen. Por kur ai turist i afrohet ujit, djaloshi shton - Këtu nuk ka peshkaqen, sepse ata u frikësohen shumë krokodilëve.

Sipas studimeve të deritashme ka dalë se gjarpri tokësor më helmues është një lloj që quhet Notechis sentatus, I cili ka helm më shumë se gjarpërinjtë e tjerë. Helmi I tij është aq I fortë sa vetëm 0,6 miligram mjaftojnë për të mbytur njeriun. Kur një gjarpri të këtillë mund t*nxirren 26.2 miligram helm, del se ai mund të mbysë 43 njerëz. Ky lloj gjarpri jeton në Australinë veriore.


Anaconda është gjarpri më I gjatë në botë. Ai jeton në rajonet tropike të Amerikës së Jugut. Anaconda më e gjatë, që është zënë në Kolumbi, ka qenë 11 metra e gjysmë. Gjarpri më I shpejtë kondsiderohet se është Mamba e zezë afrikane. Gjarpri që ka helmin më të fortë ëshë një gjarpër deti, Hydroplis belcheri, I cili jeton buzë bregdetit veriperëndimor të Australisë

Ndryshimi me i madh i temperatures. Brenda nje dite (prej 21 deri me 22 janar 1916) ka ngjare ne Brouning (SHBA). Ate dite temperatura ka zbritur atje prej +7 grade C ne -45 grade C. Ngritja me e larte e temperatures ditore ka ndodhur me 22 janar 1943 ne Spearfish (Dakota e Jugut), kur Brenda dy minutash (prej ores 7.30 deri me 7.32) temperatura eshte ngritur prej +20 grade C ne +27 grade C.

Gëzuar ditëlindjen Internet
Data zyrtare e lindjes është 1973, por ndodh vetëm në 1993 që rrjeti hyn në jetën e të gjithëve duke e ndryshuar atë përfundimisht. Të gjithë heronjtë e këtij revolucioni çuditërisht janë burra...Data zyrtare e shkruar në librat e historisë është tetori i 1969. Dy kompjutera komunikonin nga 500 km distancë. Njëri në universitetin e Kalifornisë tjetri në atë të Stendfordit. Vështërsia qëndron në gjetjen e një gjuhe matematike universale, në mënyrë që të dialogojnë sa më shumë kompjutera. Kësaj do t'ja arrijë një student inxhinjerie, Kalifornian, Vinton Cerf. Është viti 1973. E drejtë apo e gabuar ky vit u caktua si viti i lindjes së internetit dhe Cerf babai i tij. Por në ato vite ata që e përdornin rrjetin ishin vetëm kërkuesit universitarë dhe të apasionuarit pas elektronikës, pasi kodet alfanumerike ishin shumë komplekse. Në muajt e parë të 1993 Marc Andersen, student 22 vjeçar shpik Mosaic, një program për të pasur sitet mbi ekranin e kompjuterit tonë, njëlloj siç i shikojmë dhe sot. Kështu për të apasionuarit pas ditëlindjeve mund të themi se ditëlindja e vërtetë e internetit është 1993 pra vetëm dhjetë vjet më parë.

Kampioni i matematikës thyen rekordin e llogaritjes mendore
Një shkencëtar gjerman kompjuterash ka thyer rekordin botëror për llogaritjen mendore, i cili ka llogaritur rrënjën e 13 të një numri 100 shifror për 11.80 sekonda. Gert Mittring, shkencëtar kompjuterash 38 vjeç, arriti të bëjë llogaritjen më shpejt se të pranishmit me makina llogaritëse, gjatë një aktiviteti në qytetin perëndimor Giessen, të sponsorizuar nga Muzeumi i Matematikës. Një zëdhënës i muzeumit tha se Mittring kishte thyer rekordin e vendosur në 1988 nga Alexis Lemaire nga Franca, i cili e bëri një llogaritje të tillë për 13.55 sekonda

Kukulla më e vjetër, që është zbuluar deri më tash, është e mocme 1800 vjet. Këtë lodër e kanë gjetur arkeologët që në vitin 1889 në një varr të vjetër romak dhe që atëherë kjo jeton në muze. Arkeologët jo vetëm që kanë arritur të përtërijnë këtë lodër të lashtë, por edhe të zbulojnë historinë pikëlluese të cupëzës që ka lozur me të. Kjo lodër ka qenë e Kreperi Trifenit, vajzë e një familjeje fisnike. Sipas zakonit të kohës kjo cupëz është fejuar që në foshnjëri me njëfarë Filetin. Emri I të fejuarit është gravuar në një unazë të gjetur në po atë varr ku është gjetur kukulla. Merret me mend se e fejuara ka vdekur para se të martohej, prandaj bashkë me të është varrosur edhe lodra e dashur e saj.

Kirk Dagllasi , aktor i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich.Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin,pershkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte cifut.

-Bojkonur eshtë kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi.Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 mil.$ Kazakistanit.

-Mesharin ,këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

-Mari Kiri. eshtë femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.

-Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957

-Bomba atomike Për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg.

-Banori I pese miliardte I tokes është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde.

Dinosauri me i gjate ...mendohet te kete qene 48m.
Nje percaktim i sakte, eshte i pamundur,pasi e vetmja deshmi, per kete eshte vetem nje gjurme e vetme, e gjetur.Ne vitin 1994,ne New Mexico..u zbuluan perseri eshtrat e nje Dinosauri ,me gjatesi 38 deri 45 metra.

3106Karat eshte zbulimi me i madh,ne historine e Kerkimit te Diamantit.
Kjo sasi u gjet me 26 Janar te vitit 1905 ne qytetin e Sud Afrikes,Premier Mine.

Qytetarët e Bonvilit, në veri të Kalifornisë, nuk lejojnë kurrsesi qe ndonjë i jashtëm të përzihet në punët e tyre të brendshme. Të jashtëmit, ata i konsiderojnë edhe banorët e lokaliteteve përreth qytetit. Për t'i ruajtur fshehtësitë e tyre nga të tjerët bonvilasit kanë trilluar një gjuhë krejt të ndryshme nga gjuha e tyre kombëtare. që është e pakuptueshme për të jashtmit.

Filmi i parë vizatimor ka dalë në vitin 1908. krijuesi I tij ka qenë francezi Emil Koli, e filmi është quajtur Fantazmagoria. Brenda një kohe fare të shkurtër filmi vizatimor ka pushtuar botën. Atë vit kur në Evropë shpërtheu lufta e parë botërore, amerikanët gjejnë një teknikë të re, e cila ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e krijimit të filmit vizatimor. Ajo mënyrë e re mbahet edhe sot e kësaj dite- mënyra e vizatimit në celluloid (në vend të letrës). Por, një ndryshim të madh të vërtetë e bën Ëolt Dizni në vitet 30, kur I hyn kësaj pune me seriozitet të duhur. Ai nuk ka qenë vetëm gjeni vizatimi por edhe gjeni zbulimesh teknike me të cilat ka ndryshuar plotësisht mënyra e xhirimit të filmit.

Gara më e cuditshme që ka ngjarë ndonjëherë në atletikë është gara në kërcim trehapësh në Lojërat Olimpike në Meksikë në vitin 1968. që në fazën kualifikuese italiani Gentile ka arritur record të ri botërorë 17.10 metër.
Të nesërmen ne finale prapë Gentile përmirëson rekordin botërorë 17.22 m. Por, ka gjë të sigurt.
Në serinë e tretë Viktor Sanjejevi ia kalon për një cm 17.23m.
Vjen seria e katert dhe braziliani Predeusia arrin rekord të ri 17.27m.
Kur kjo dramë arrin kulmin e zhvillimit të vet prapë paraqitet në skenë Viktor Sanjejevi në serinë e peste dhe kërcen 17.39 m dhe triumfon.
Pra Brenda dy ditësh në atë olimpiadë rekordi botërorë është thyer pesë herë me radhë.

-me thuaj me ke rri te te them kush je


Davidi i Firenzes, statuja më e vizituar në botë
Një nga pikat më të vizituara turistike në fqinjët tanë, është Davidi i Michelangelos. Vitin tjetër ai mbush 500 vjet. Mbas përfundimit të tij artisti i madh e dorëzoi në “Opera del Duomo” te Firenzes më 1501, por u zbulua për t’u admiruar nga qytetarët vetëm më 8 shtator 1504.
Davidi i Michelangelos, piktorit dhe skulptorit të madh të Firenzes (1475-1564) është një nga statujat më të famshme të botës. Kanë kaluar gati 500 vjet dhe akoma të mrekullon me bukurine e saj. Flokët kaçurele dhe fytyra e tij kanë një finesë të pa parë. Kush ka pasur „fatin e madh“ ta vizitojë është “hipnotizuar“ nga përsosmëria e bukurisë së tij. Nuk janë shumë në botë veprat që të entuziazmojnë në këtë nivel. « Mona Lisa » dhe « Ultima Cena » të Leonardo Da Vincit, “Cappella Sistina” në qytetin e Vatikanit te Michelangelos etj. Por gjithsesi ngelemi në Itali. Jo se vendet e tjera nuk kanë vepra arti, por në nivelin e të ashtuquajturit “Il rinascimento Italiano” ku përfshihen veprat e artit në vitet 1500 i gjejmë vetëm këtu. Çdo vit Davidi takohet me miliona vizitore nga gjithë bota. Eshtë një lumë njerëzish që nuk mbaron kurrë, dimër e verë e çdo ditë të javës. Statuja e Davidit qe nga lindja e saj nuk ka pasur jetë te lehtë. Ky bllok i larte prej 5 m u shkëput nga miniera e Fantiscritti afër Carrares dhe per nje kohë të gjate gati 40 vjet mbeti në mëshirën e fatit, i braktisur nën agjentet atmosferikë. Më vonë kur Michelangelo e kishte mbaruar së gdhenduri kryeveprën e vet, do ta lëmonte “lëkurën” e trupit te tij muaj të tërë para se ta ekspozonte statujën e vet para “Palazzo Vecchio”. Dëmin e parë Davidi e pësoi kur krahu i majte i tij u thye gjate nje revolte popullore në vitin 1527. Ju ngjit, përsëri por perzierja e materialit qe u perdor per rregullimin e krahut akoma sot duket me sy. Në vitin 1843 vjen demi më i madh. Kishte ardhur momenti qe te bëhej një restaurim total per te hequr “pisllekun” qe e mbulonte, i ngjitur ne lekure gjate 300 vjeteve te qendrimit ne ambient te hapur. Metoda qe u perdor ishte me te vertete devastante. Ne fillim statuja u mbulua e gjitha me qiri (nuk shpjegohet mire arsyeja, ndofta per ta mbrojtur ose për t’i dhënë pak ngjyrë siperfaqes) e me vone per t’u pastruar gjithçka u përdor acidi clorhidrik. Ne vitin 1991 ndersa ishte i ekspozuar në tribunen e Academisë, mori nje tjetër goditje nga qytetari Pietro Cannata qe me nje çekan i shkatëroi gishtin e dyte te kembës (qe iu rindërtua me pluhurin e vet).

Nje rekord eshte vendosur ne bote dhe per hapjen e zarfave..
Kete rekord e mban Francezi,Henri Pereira.
Ai arriti te hape per 47 ore e 48 minuta,60 171 Letra.Duart e 44 vjecarit u enjten pas pak.

Pulla e pare vetengjitese (qe eksiston dhe sot)u zbulua ne vitin 1964 nga Sierra Leone.Per here te pare u perdoren ne New York,dhe me pas u perhapen kudo neper bote..

Syzet per here te pare,jane shpikur ndermjet viteve 1285 dhe 1290.Atehere ekzistonin vetem 2 xhama te vecante qe lidheshin me nje pjese,me material druri ne mes tyre.

Jin Songhao, një katermbedhjete vjeçar kinez me origjine koreane ka fituar titullin e mbretit te te ftohtit duke i rezistuar per kater ore ngrices siberiane komplet i zveshur. Ky njeri ka plot dymbedhjete vjet qe ushtrohet duke vrapuar i zhveshur ne mes te bores per tre kilomeraer ne dite e duke e mbyllur vrapin me nje banje ne ujin e akullt. Dieta e tij ditore, qe ai shprehet se e ka kthyer ne nje pinguin njerezor Eshte me baze mishrash te bardhe dhe me molle e mjalte.

Sipas disave e para kartoline kujtim u stampua ne Ekspozicionin e Pergjithshem te vitit 1889 ne Paris. Kishte si pamje Kullen Eiffel.

Objekti me i prezantuar mbi kartolina në gjithe shekullin e kaluar ndoshta ishte perendimi i diellit.

Grekerit mendoni se dekompozimi ndoshta ishte veper e vazove te gurit dhe i therrisnin vemje, ose me mire hames mishi.

Ne xhepat e te vdekurve, Andinet (amerike jugore) vendosin nje qese me duhan dhe nje gjethe kokaine per ti bere balle udhetimit ne boten e pertejme

Një kërpudhë shitet në Londër për... 52 000 dollar
Një kërpudhë e bardhë toskane, prej 852 gramësh iu shit për 52 000 USD restorantit "Zafferano" të Londrës, gjatë një ankandi organizuar pranë Firences, njofton shtypi italian. Sipas organizatorëve të këtij ankandi ndërkombëtar, zhvilluar të dielën në një kështjellë toskane, ky çmim përbën një rekord botëror. Nga ankandi u mblodhën gjithsej 103 700 USD që do të shkojnë në një spital për fëmijë në Firence, për fondacionin anglez të Sarah Ferguson "Children in crisis", dhe për Foodbank në Nju Jork. Në fillim të nëntorit, një kërpudhë në Piemonte, në verilindje të Italisë, që peshonte 1,05 kg ishte vlerësuar me 41 000 USD

X-43A fluturon në shpejtësi 10 Mach
Avioni pa pilot X-43A arriti të theje rekordin e shpejtësisë për fluturim atmosferik duke arritur 10 Mach apo 11,265 km/h. Fluturimi i X-43A është shtyre për një ditë pasi testimet e pajisjeve nuk u bëne me kohë. Zhvillimet e X-43A do të lejojnë përpunimin e avioneve më të lire dhe efikase për fluturim në Tokë si dhe përparimit të aviacionit komercial

Zogu me i madh, qe ka ekzistuar ndonjehere ka jetuar para 5 - 8 milione vjetesh ne Toke,afersisht 150 km larg Buenos Airos..ku jane gjetur dhe skeletet.
Ky lloj zogu, ishte afersisht 7,5 metra i gjate dhe kishte nje peshe afersisht 74 kg.. .
Studiuesit e kane quajtur ate, nje Zog gjigand dhe e kane krahasuar, me nje Konkord te vogel.

Llojshmerine me te madhe te zogjve e ka Kolumbia.Ne kete vend te Amerikes jugore,jetojne rreth 1500 lloje zogjsh,duke filluar nga llojet e pelikaneve deri tek Kolibri (zogu me i vogel)

Folene me te madhe te zogjve,e pare deri me sot ne bote,e ka ndertuar nje cift zogjsh ne Florida.
Ajo ishte 3 metra e gjere dhe 6 metra e thelle.

Nje amerikan kaloi nje jave ne burg per arsye se tre femijet e tij te vegjel ishin djegur nga dielli , gjate pushimeve ne plazhe !

Ndertimi i shtepise se bardhe ne Amerike filloi ne vitin 1792 . Ne vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e pare "qe jetuan aty
Breshka e vjeter 261 vjet

Nje punetor i kopshtit zoologjik ne Kairo vendosi nje torte te ditelindjes mbi samarin e nje breshke te Galapagosit . Kjo kafshe eshte e lindur me 1742 dhe gjate ketyre diteve kishte 261 vjet . Breshkat e medha te Galapagosit mund te jetojne deri ne 360 vjet .


Lotët zhdukin bakteriet dhe mbrojnë sytë nga infeksionet.

Në gjuhë gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar.
-Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.
-Dielli është 100 milion km.
larg nga toka.
-Shpejtësia e dritës është 300,000 km/në sekondë.

Zgjohet pas tetë vjetësh
Polici Dokuen , SHBA , u zgjua nga gjumi , ku kishte rënë që në vitin 1988 , pas një goditje në kokë nga një i dehur . Posa u zgjua , Dokueni nisi të flasë dhe të bëjë shaka me pjestarët e familjes . Ai i njohu dy djemtë e tij , të cilët ishin pesë dhe shtatë vjeç , kur i ati ra në gjumë .

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë

Ka tri lloje dashurish;
Dashuri për dashuri-më e natyrshmja.
Dashuri familjare-tradiconalja.
Dashuri miqësore-më e reja.


Ka tri lloje politikanësh;
Politikanë të karrieres.
Politikanë të imponizuar-të pa aftë.
politikanë të shtirë-oportunistë


Ka tri lloje mësuesish;
Ata që dinë pak dhe nuk perpiqen të mësojnë-indiferentët.
Ata që dinë pak por kujtojnë që dinë shumë-mendjemëdhenjtë.
Ata që dinë shumë dhe që u japin edhe të tjereve-të aftët.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.