lexoni

2005-08-16 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Rekordin per Gjatesi per grate,e mban Zeng Jinlian ,nga Kina.. Ajo tashme ka vdekur por rekordi nuk eshte thyer akoma..
Ajo ishte 2 meter e 48 cm..(ka vdekur me 13 shkurt 1982)

Ndersa, ajo qe vjen mbas saj eshte Amerikanja Sandy Allen me 2 metra e 31 cm..
Sandy, lindi si nje femije normale ne gjatesi dhe me peshe normale 2,950 g por zhvillimi i mevonshem i saj ishte anormal..
Keshtu, ne moshen 10 - vjecare ajo ishte 1,90 m e gjate..ndersa ne moshen 16 vjecaer 2,16 m....


Ndersa rekordin, per grate me peshe me te rende,e mban perseri amerikania, Rosalie Bradford..
Ne janarin e vitit 1987, ajo arriti dhe kulmin e peshes se saj,me 544 kg..

Doktori me i ri ne bote,eshte Balamurali Ambati, i lindur ne Amerike me 29 Juli 1977.
Ai u diplomua, ne Maunt Sinai SChool of Medicine in New York City, me 19 Mai 1995 ne moshen 17 vjecare..

Binjaket me te rende ne Bote,jane vellezerit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe qe vdiq ne vitin 1979,)me te vellane Benny LLoyd,po i lindur ne vitin 1946 dhe qe vdiq ne vitin 2001..
Keta dy vellezer, linden si femije normale dhe ishin te tille, deri ne moshen 6 vjecare..
Ne nendorin e vitit ´78, ata arriten peshen e tyre maksimale, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg..Si rrjedhim dhe i kesaj peshe, ata vdiqen nga semundje ne zemer..

Ne Kore njerzit i numerojne vitet e jetes qysh ne shtatzani,kur isha ne shkolle ne klase na erdhi nje vajze nga Koreja e jugut dhe kur profesori e pyeti per moshen, ajo u pergjigj, "Ne vendin tim jam 21 dhe ketu jam 20" te gjithe klasa ja filloi te qeshurit


Kur prishet ujësjellësi apo kur jemi të etur, atherë jemi të vetëdijshëm se sa jemi të varur prej ujit. Numrat që pasojnë tregojnë se sa ujë na nevojitet. Sasia mesatare ditore në shtëpi për banorë sillet rreth 200 deri 300 litra. Prej tyre 20 % (40 deri 60 litra) harxhohen për pastrim, 40 % (80 deri 120 litra për higjienë personale, 10 deri 20 % (rreth 25 litra) për lajren e rrobave, 1 deri 2 % (rreth 2.5 litra) për pastrimin e enëve, kurse sasia tjetër për ujitjen e kopshtit, larjen e automobilit...

Ushiqmi natën nuk të trashë?!
Ngrënja e ushqimit natën nuk të trashë, pohojnë shkenctarët amerikan, të cilët kanë zhvilluar teste në 47 majmuna femra. Këta shkenctarë nga Universiteti i Oregonit, kanë zhvilluar eksperimente, duke i ushqyer majmunët në kohë të ndryshme, zakonisht natën dhe orët e vona. Ata kanë treguar se nuk ekziston asnjë lidhje në mes të kohës, ushqimit dhe trashjes. "Gjithmonë na kanë folur të mos hamë në orët e vona sepse do të trashemi, edhe pse nuk kishte baza shkencore për një thënje të tillë" thotë Xhudi Kamerun, e cila deri te ky zbulim ka ardhë me kolegët e saj."Gjatë hulumtimit që kemi bërë, ne kemi shënuar kohën se kur kanë ngrënë majmunët. Disa prej tyre kanë ngrënë vetëm natën dhe orët e vona, dhe ne kemi vërtetuar se nuk ekziston asnjë lidhje në mes të kohës së konzumimit dhe trashjes", tha ajo.
Najxhel Denbi nga shoqata e dijabetikëve thotë: gjëja kryesore është se një kalori është një kalori, pa marrë parasysh se në çfarë kohe e merrni atë, organizmi juaj nuk mund ta dijë se sa është ora. Është me rëndësi çka dhe sa hani ju, e jo se në çfarë kohe hani, natën apo ditën" tha Denbi.

Nëse keni telefon mobil të vjetër mbi 4-5 vjet nuk është e preferuar të lajmroheni me cingrrimën e parë. Në këtë moment fusha elektromagnetike është shumë e fortë sepse telefoni kërkon radiofrekunecën me të cilën mund të punojë.
Nëse ka mundësi, shmanguni telefonatave në hapsira të vogla dhe të mbyllura ku telefoni rrit forcën e veprimit në organizmin tonë, dhe një efekt i ngjajshëm shkaktohet edhe nga telefonatat e gjata.
Telefoni mobil në sirtarin gjatë natës afër krevatit? Me siguri se ndikon në gjum


Kafja mbron nga diabetesi
Studimet e bëra në Finlandë, shtetin në të cilin pihet shumë kafe, sjell të dhëna të cilat tregojnë se pija më e përhapur në botë mund të mbrojë nga diabetesi, tipi i cili paraqitet tek personat e rritur.
Gratë të cilat pijnë 2-3 filxhana në ditë në ditë janë 2-3 herë më pak, për 29% të predispozuara të sëmunden nga diabetesi, kurse kjo sasi tek meshkujt është 27 %.
Këta shkenctarë ende nuk kanë zbuluar se në çfarë mënyre kafja mbron nga diabetesi, duke treguar se me rritjen e sasisë së kafes rritet edhe efekti i saj mbrojtës.
Në këtë studim janë përfshirë 14.000 njerëz, dhe rezulatet e institutit Nacional për hulumtime për shëndetin publik janë të njejta me ato të studimeve tjera.


Video lojërat bëjnë fëmijët e trashë dhe agresiv
Skenctarët Suedez kanë vërtetuar një gjë çka mund edhe të paramendohet: lojrat në kompjuter mund të kenë efekt shumë të keq në rritjen e fëmijës.
Në kohën e fundit në mediume shumë shpesh po shkruhet rreth efekteve anësore të lojërave agresive. Një gjë të tillë ndodh shpesh edhe me lojën "Vice City" ku janë shënuar incidente të shumta, që ka ndikuar loja agresive me armë.
Analizën të cilën e kishin bërë shkenctarët (ndër të cilën kishte edhe psikiatër fëmijësh) do të shfaqet në dokumentarin e quajtur "Deadly Game".
Citatet ndër të cilat përmenden është edhe ajo e kandidatin demokrat për kryetarë të SHBA-së, Joseph Liberman, i cili lojën "Grand Theft Auto" e ka përshkaur si të tmerrshme.
"Luajtja e video lojërave është brengosëse sepse lojtarët ushtrojnë skenarin të cilin mund ta shprehin në jetën e përditshme" tha Michael Rich, një anëtarë i Akademisë Pediatrike në Amerikë.
Me këtë nuk pajtohet një lojtar 16 vjeçar Suedez Gustav Niel-Berggren. "Të gjuash dikend në lojë është si të japësh gol në ndonjë ndeshje futbolli" tha ai.
Tregu i video lojërave në Amerikë ka vlerë prej 10 miliardë dollarë.


Ushtrimet fizike sigurojnë një shërim më të shpejtë nga depresioni

Ushtrimet fizike kanë një efekt më të shpejtë dhe më efikas se barërat antidepresive te pacientat me një depresivitet më të rëndë. Rezultate pozitive janë shenuar në një eksperiment që u zhvillua në shtatë femra dhe pesë meshkuj, të një moshe mesatare prej 49 vite, me depresivitet episodik, të cilat mesatarisht zgjasin nëntë muaj, që janë të dijagnostifikuara me revizionin statistik dhe diagnostik (Diagnostic and Statistical Manual Revision IV).
Tek 10 pacienta barërat antidepresive nuk kishin efekt në shërimin e simptomeve.
Në studimet që kishte bërë Dr Fernando Dimeo dhe bashkpuntorët nga lëmia e Mjeksisë Sportive në Frie Universitetin e Berlinit (Department of Sports Medicine, Freie University of Berlin, Germany), 12 pacienta iu nënshtruan ecjes nëpër "shiritin lëvizës" për 30 minuta, çdo ditë, edhe atë 10 ditë rresht. Treningu përmbante 3 minuta ecje intenzive të shoqëruar me ecje të ngadaltë. Intenziteti i treningut shpejtohej në vartësi nga qëndrushemëria e punës së zemrës së pacientit.
Pesha e depresionit matej në fillim dhe në fund të programit. Pacientat gjithashtu tregonin për disponimin e tyre në fillim, në mes dhe në fund të tretmanit dhjetë ditor, duke përdorur shkallën e Hamiltonit për rezultimin e depresionit (Hamilton Rating Scale for Depression).
Pas 10 ditëve, 6 pacientë ishin shumë më pak depresiv, duke përfshirë edhe pesë të tjerë tek të cilët antidepresivët nuk kishin kurrfarë efekte. Tek 2 pacientë kishin një përmirësim të pakt, kurse tek 4 nuk kishte kurrfarë ndryshimi. Gjeneralisht, simptomet objektive ishin zvogluar për një të tretën kurse ato subjektive për 25%.
Gjashtë pacientë kishin kërkuar vazhdim të programit.
Dr Dimeo dhe bashkëpunëtorët theksuan se ky program ka dhënë rezultate pozitive tek pacientat për një kohë të shkurtë. "Duke marrë parasysh se barërat antidepresive kanë një periudhë latence prej 2 deri 4 javë, rezultatet e arritura me këtë program tregojnë për mundësinë e pregaditjes klinike, deri tani të pamundur me një tretman farmakologjik. Një numër i konsiderueshëm nuk tregon përmirësim edhe me doza optimale të barërave të dhëna dhe për këta pacienta ky trening do të paraqesë një opcion të një terapie të sigurt. Do të theksoj se 5 nga 10 pacientë te të cilët nuk kishin efekt barërat, ushtrimet treguan se janë përmirësuar simptomet e pacientave, dhe të gjithë ata theksuan se ky tretman është i përshtatshëm për një përmirësim për gjendjen e tyre.

Shtëpiaket tradhëtojnë burrat virtualisht

Gratë shtëpiake tradhëtojnë burrat e tyre virtualisht, kryesisht me anë të chat-it, është ky rezultati i një sondazhi të bërë së fundmi në Itali. Sipas studimit del se tashmë është bërë në modë të chatosh në internet, ndërkohë që si rrjedhim numri i tradhëtive të tipit Cyber, kanë qenë në rritje vitet e fundit. Rasti më i freskët ka qenë ai, kur një grua tradhëtoi burrin e saj, duke dalë live në webcam për një burrë tjetër. Bashkëshorti i cili e kishte përgjuar, u hakmorr duke publikuar live në internet një akt seksual me të dashurën e tij, duke e tradhëtuar atë tashmë publikisht. Sipas specialistëve shkak u kryesor i tradhëtive virtuale vjen nga vetmia dhe trishtimi i tepruar që karakterizon kryesisht grate shtëpiake, pasi bashkëshortët e tyre, shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës jashtë shtëpisë. Vetëm në Itali rreth 3 milion gra chatojnë rregullisht në një ditë që do të thotë se në 7 gra 6 janë frekuentuese të lojrave virtuale dashurore. Studimi tregon se rreth 60 për qind e grave kanë pasur një njohje virtuale, edhe pse njëkohësisht mund të jenë të martuara apo fejuara, ndërkohë që 70 për qind e tyre kryesisht të moshës 2-45 vjeç, kanë tradhëtuar më shumë se një herë bashkëshortët. Ndërkohë që përpos 3 milion grave që chatojnë në Itali rregullisht, rreth 11 milion të tjerë, kryesisht meshkuj, chatojnë me qëllimin e vetëm, aventura eorike. Ndërkohë që vihet re një tjetër argument interesant në këtë sondazh, ku gratë bëjnë lojra të shumta duke shkëmbyer partnerët e tyre në chat apo realizojnë lojra të ndryshme erotike me ndihmën e chatit

Nepalez, 75 vjçari martohet me një qen për t'i sjellë fat
Një nepalez 75-vjeçar u "martua" me një qen, duke zbatuar një zakon rajonal për të sjellë fat. Megjithatë ai vdiq tre ditë më pas. Një ceremoni bashkoi Phulram Chadhary dhe kafshën të shtunën në fshatin Durgualit, në distriktin e Kailalit, në jugperëndim të Nepalit, ku komuniteti Tharu beson se një burrë plak, i cili "martohet" me një qen mund të ketë dhëmbë të rinj. "Ai mendonte se kjo gjë do ta ndihmonte të shmangte më tej fatkeqësitë në jetë. Por ai vdiq disa ditë më pas", njoftoi e përditshmja " Gorkhapatra".

Një suedezeje i kthehet portofoli i humbur para 40 vjetëve
Një portofol i humbur në jug të Suedisë, më shumë se 40 vjet më parë, i është rikthyer të zonjës, së bashku me të hollat që ndodheshin brenda në portofol. Gulli Wihlborg ishte 18 vjeçe kur humbi portofolin e saj ndërsa ishte duke ecur me biçikletë në qytetin Trellemborg në verën e vitit 1963. Në portofol kishte 45.54 korona, një shumë për të cilën ajo tha se ishte gjysma e qirasë mujore në atë kohë, disa fatura dhe fotografi. Ato të holla kanë sot një vlerë prej rreth 412 koronash ose 56 dollarë. Portofoli mbërriti me postë në shtëpinë e saj në qytetin Malmo, ku ajo banon që prej 25 vitesh, me shënimin "E dashur Gulli. Mos hiq dorë asnjëherë nga shpresa. Ky është portofoli yt që humb në Ostersjogatan (emri i rrugës) shumë vite më parë. përshëndetje nga Trellemborgu". "Kjo është fantastike", i tha ajo gazetës rajonale "Terellemborg Allehanda". Dërguesi ishte anonim.

Futbollistët më të shëmtuar të botës
Sa herë jeni duke ndjekur ndonjë ndeshje futbolli keni menduar: “Sa i shëmtuar është ky futbollist”, por askujt nuk u ka shkuar në mend që të bëjë listën e futbollistëve më të shëmtuar. Fatmirësisht, anglezët e famshëm për humor, e kanë bërë një gjë të ngjashme për adhuruesit e futbollit. Në faqen e internetit www.uglyfootballers.com është bërë një promovim i vogël i fytyrave të ndryshme të futbollit botëror.Sigurisht atyre më të shëmtuarve. Pa marrë parasysh se njerëzit thonë se lidhur me shijet nuk duhet të diskutohet, pasi askush nuk ka të njëjtat shije. Kështu që është zgjedhur edhe ekipi më i shëmtuar i Kampionatit botëror dhe trajnerët. Për çdo njërin nga ata është llogaritur se sa i shëmtuar është, vlera e së cilës është në interval prej 1 deri në 10. Sigurisht se gjithçka nuk do të mbetej vetëm në rrëfim, për secilin është dorëzuar edhe një dëshmi, pra disa fotografi. Ndër lojtarët më të shëmtuar nga vendet ballkanike, është ish-lojtari i Partizanit, slloveni Zllatko Zahoviç me notën mesatare 8, të cilin në krahasim me notën e Kanus (10), pa dyshim mund të themi që Zahoviç është bukurosh. Sukses kanë arritur edhe futbollistë të tjerë siç janë Sokrates, Brajtner, Maradona apo Ronaldo në 11-tëshen ideale të të gjitha kohërave. Në këtë konkurrencë Prosineçki ka hyrë në tetëshe, krahasuar me dhjetëshen e ku bën pjesë holandezi Rajzinger. Nuk do të ishte korrekte nëse nuk përmendet edhe futbollisti i tretë nga ish-Jugosllavia, Sasha Çurçiç, që renditet me notën 2. Rradhitja e gjyqtarëve nuk ishte edhe aq e forte, pasi pa dyshim nuk kishte konkurrencë për italianin Pjer Luigji Kolina, që ishte në krye të toplistës

-Elton John ofendon rëndë Madonën
Veterani i muzikës pop Elton John e mbushi gojën me fjalë të rënda ndaj yllit të popit amerikan Madonna, duke thënë se ajo i mashtroi fansat e saj duke mos kënduar live në skenë. Reagimi i Madonës ishte i menjëhershëm duke kundërshtuar çdo gjë që John tha në ndarjen e çmimeve të revistes “Q” në Londër. “Nuk kam kënduar asnjëherë me playback dhe nuk kam kritikuar asnjëherë këngëtarët e tjerë”- tregoi ajo për mediat. Ajo ishte kandiduar për të marrë një çmim për turneun e saj të këtij viti të quajtur “Reinvention” por çmimin e morri banda britanike Muse. Ndërsa Elton John u ngjit në skenë për të marrë një çmim ai filloi të fliste fjalë të ndyra për Madonën dhe e përfundoi me fjalët “Çdo këngëtar bileta e të cilit kushton 134 dollarë por që nuk këndon live duhet vrarë”. Megjithatë 46 vjeçarja u shfaq para mediave duke u shtirur si jo shumë e shqetësuar për fjalët e John megjithëse kjo ishte shumë e vështirë për tu besuar.

- Vajza e Ornela Mutit në prehrin e një shqiptari
Algen Nikolla është emri i dashnorit më të ri të divës së filmit dhe modës Naike Rivelli, përndryshe e bija e legjendës Ornella Mutti. Nuk ishte dielli i nxehtë, as plazhi e as natyra e bukur e qytetit bregdetar francez Saint – Tropez arsyeja për turin e shumë gazetarëve dhe paparacëve në drejtim të këtij vendi. Atje kalonte pushimet aktorja 30 vjeçare Naike Rivelli, vajza e Ornella Mutti, e kjo nuk është e gjitha. Ajo që më shumë u interesonte paparacëve të pamëshirshëm ishte zbulimi i mashkullit, të cilit Naike vazhdimisht i fërkonte këmbët. Bëhet fjalë për shqiptarin 29 vjeçar Algen Nikolla nga Shqipëria, i njohur si bashkëpuntor i jetsett-it të famshëm Massimo Gargia. Algeni dhe Naike Rivelli janë njohuar para ca muajsh, gjatë një nate festive në Monako. “Që atëherë ata janë bashkë natë e ditë. E kur ndahen gjithë ditën e kalojnë duke telefonuar njeri-tjetrin”, thotë njëra nga bashkëpuntoret e Rivellit. Për bukuroshin shqiptar Algen Nikolla mediat nuk japin asnjë detaj në lidhje me rolet sado të vogla aë ai ka luajtur në filma të ndryshëm, ndërkohë që Naike Rivelli ka luajtur me sukses në filmat “Grafi” dhe “Monte Christo”.


- Diana, mund të jetë vrarë nga shërbimet sekrete
Dyshime të reja mbi vrasjen tragjike të princeshës Diana. Këtë herë dyshimet janë fokusuar mbi ish të dashurin e saj të parë që vdiq në një aksident me motor në vitin 1987. Bëhet fjalë për një lidhje jashtëmartesore që Diana ka pasur me truprojën e saj personale Barry Mannakee, i martuar baba i dy fëmijëve. Ky fakt është zbuluar në disa letra që ajo kishte shkruar, në të cilat tregonte për njohjen që kishte pasur me truprojën e vet si dhe njohjen e tyre e cila ishte ngjizur gjatë një kursi recitimi, cili ishte regjistruar, edhe momenti kur Diana ishte duke u puthur me truprojën e saj. Kjo provë është marrë në shqyrtim nga shefi i shërbimeve sekrete Sir John Stevens, i cili urdhëroi hapjen e dosjes së hetimit të kësaj çështjeje, e cila mund të ketë qenë shkak edhe për eliminim e saj. Sipas medias britanike lidhjet e shumta dashurore të princeshës, kanë qenë një shkak më shumë që familja mbretërore ti kërkonte shërbimeve secrete zhdukjen e saj pa shumë bujë, ndërkohë që martesa ishte në krizë prek kohësh. Flirti me Mannakee, ka lindur në vitin 85, menjëherë pas lindjes së djalit të dytë Harry, por me sa duket gojët e liga që qarkullonin në pallatin mbretëro, kanë sjellë shkarkimin e menjëhershëm të trupropjës, i cili vdiq në një aksident 9 muaj më pas. Princesha e ka marrë vesh lajmin nga bashkëshorti, ndërkohë që ishte duke ndjekur festivalin e Kanës. Diana pati një reagim dramatik, kur morri vesh lajmin duke flakur nga qafa bizhutë e saj dhe me pas është larguar drejt Anglisë. Sipas medias britanike Diana ka qenë gjithnjë e fiksuar pas kësaj ngjarjeje, madje ka tentuar të kontaktojë me shpirtin e ish-të dashurit të saj në një medium spiritual.


-Datëlindja e Ronaldos, kthehet në orgji
Prostituta, alkool dhe drogë, kjo ka qenë atmosfera e datëlindjes së futbollistit të njohur Ronaldo. Flitet më shumë për baste dhe lojra të tipit orgji për këtë mbrëmje, ku nuk ka munguar prania e miqve të ngushtë të futbollistit si Roberto Carlos dhe Beckham. Nga tregimet e personave që kanë qenë të pranishëm, bëhet fjalë për 10 prostituta të cilat me sa duket kanë ndezur atmosferën, për të sjellë në qejf 27 vjeçarin brazilian dhe miqtë e tij. Qëllimisht në këtë mbrëmje të fshehtë nuk kanë qenë të ftuara edhe gratë e lojravë të tjerë, pasi ato do të prishnin gjithë festën tregojnë burimet. Karmen dhe Lulu dy prej prostitutave të pranishme tregojnë se janë argëtuar pa masë, sepse kanë organizuar lojra në grup, edhe pse shumë prej tyre kanë qenë paksa skandaloze. Një nga lojrat më argëtuese ka qenë ajo midis Carmen dhe Roberto Carlos, ku ky i fundit ka dalë me 2 mijë euro më pak nga xhepi, për shkak të basteve të humbura. Të pranishmet tregojnë se kanë lënë festën, kur Ronaldo i ka thënë se do t’i paguante vetëm gjysmën e shumës të premtuar, pasi momentet që ato kishin kaluar nuk ishin të zakonshme. Por ky nuk ka qenë një argument bindës, pasi për prostitutat, biznesi mbetet biznes, pavarsisht nga klientët. Pasi kanë lënë festën përgjysëm, 10 prostitutat kanë denoncuar në television ngjarjen, e cila ka mbushur faqet e të përdishmeve spanjolle.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.