Kondova s'eshte cerdhe islamizmi
MAQEDONI, Arben Xhaferri hedh poshte tezen fetare: Kondova s'eshte cerdhe islamizmi
-Kauzes shqiptare ne Maqedoni po i vishet nje petk fetar, qe tensionon edhe me shume situaten. Keshtu deklaroi kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Arber Xhaferi per gazeten "Koha Ditore", lidhur me deklaratat ne media, pas takimit mes kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. Media njoftoi se te dy palet diskutuan disa dite me pare lidhur me pranine e mundshme te "ekstremisteve islamike ne Kondove".
I pyetur nga gazeta "Koha Ditore", pas nje aktiviteti partiak ne Shkup, Xhaferri tha se "perhapja e tezave per egzistencen e ekstremizmit islamik ne Maqedoni dhe hapesirat tjera shqiptare, ka per qellim qe, akuzes shqiptare t'i vishet ajo fetare. Sipas Xhaferit, keto dyshime i takojne arsenalit te tezave per kompromentimin e politikes shqiptare, qe pergatiten nga "kuzhina" te ndryshme anti shqiptare. "Ne Kondove dhe ne shume vende te tjera, do te jetojne dhe do te egzistojne muslimane te devotshem qe kane besim ne Zot. Ata jane njerez te dobishem per cdo shoqeri, pasi e forcojne moralin e nje populli",- tha ai.
Xhaferri shtoi se "populli shqiptar ne pergjithesi, nuk mund te harroje asnjehere kontributin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian ne mbijetesen e shqiptareve ne keto hapesira. Prandaj, ata nuk mund te kene politike qe u kundervihet interesave te tyre. Forca terroriste te tilla qe abuzojne me fene nuk ka dhe nuk do te kete ne hapesirat shqiptare. Ju me siguri u referoheni komenteve ne gazeta, sipas te cilave Nano dhe zoti Ahmeti paskan hedhur kete teze",- tha Xhaferri. "Mendoj se ata nuk mund te jene aq naive, sidomos Nano, qe me gojen e tij te prodhoje nje shpifje qe pergatisin kuzhinat e ndryshme antishqiptare",- shtoi ai.
Kreu i PDSH-se shtoi se "me keto deklarata synojne te thone se ne Maqedoni, apo ne hapesirat e tjera shqiptare, nuk paska kauze shqiptare, paska kauze fetare, ne pergjithesi, ne bote te gjithe fete gezojne te drejten e tyre, pra edhe ne Maqedoni, ku njerezit me liri te plote i shfaqin bindjet e tyre fetare". Sipas tij, detyren e prodhuesit te ketyre aferave koheve te fundit, e ka marre presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski. "Ne kohen e fundit, ofruesi i aferave te tilla eshte presidenti Cervenkovski. Ai me siguri nuk ka cka te beje dhe me merzine e vet, prodhon fenomene te tilla. Kondova eshte nje rast qe nuk duhet te marre kaq shume energji dhe te krijoje kaq shume brengosje per qytetaret",- shtoi lideri i opozites shqiptare ne Maqedoni.
"Ky problem nuk ekziston si paraqitje drejt integritetit, apo sigurise ne Maqedoni. Dikush kerkon qe te krijoje armiqesi, me te cilat nuk mundemi as ne dhe as kush tjeter te dale ne krye",- theksoi Xhaferri. Lideri i opozites shqiptare ka paralajmeruar per devijimin e procesit politik ne vend, duke thene se partia qeverisese shqiptare, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) ka deshtuar. "Aktualisht procesi politik po devijon ne menyre te rrezikshme. Ky kurs politik serish i mllefos shqiptaret dhe mund te krijoje efekte shume negative. PDSH-ja kohet te fundit po hesht, per shkak se heshtja e saj flet ne te mire te nje pohimi te pranuar nga te gjithe se, proceset politike ne Maqedoni nuk zhvillohen si duhet dhe se partia qe eshte ne Qeveri, ka deshtuar totalisht",- shtoi Xhaferi, duke theksuar se platforma politike qe perfaqeson partia e tij, eshte varianti me i sigurt per shqiptaret
"Kohet e fundit po na atribuojne shume gjera, mirepo ju duhet qe te jeni te sigurt se PDSH-ja ben nje filozofi te veten politike, ka strukture shume te fuqishme dhe pergjithesisht ka parasysh dy interesa paresore",- tha Xhaferri. "Interesi kryesor eshte mireqenia e shqiptareve, pra pavaresimi i pozites se tyre ne sistem dhe ceshtja e dyte eshte siguria e shqiptareve ne Maqedoni",- theksoi ai. "Ne nuk do te bejme politike me viktima, ne nuk do te viktimizojme askend, por do ta zhvillojme betejen e fuqishme politike dhe intelektuale per t'i arritur rezultatet qe i kemi parashikuar me programin tone, per te mbrojtur ato qe jane aritur deri me tani",- nenvizoi kryetari i PDSH-se. em/em (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.