10 sekretet per te joshur te tjeret ne vere

2005-08-10 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

10 sekretet per te joshur te tjeret ne vere
Është vapa që stimulon vënien në dukje, sensi i mendejlehtësisë, tangat dhe fizikët e kalitur që na kalojnë përpara ose është vetë vera që përfaqëson një moment trasgresioni. Pushimet janë periudha ideale për të filluar një histori romantike, një flirt të vogël ose edhe një aventure të vetëm një nate.
Do të bësh për vete bjondinë që i ke shkuar pas gjithë vitit apo atë djalin që në palestër të pëlqente vertet shumë, por nuk di si të bësh?
Ja 10 këshilla për të dy palët që të bëjnë menjëherë shenjë dhe ta bëjnë të bjerë në këmbët e tyre.

1.Buzëqesh. Është ngjitëse dhe nuk kushton. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Do jesh një person magnetik.


2.Bëj komplimenta. Ata më të mirët janë ata që bëhen papritur dhe bëjnë të ditur se ke vënë re diçka të veçantë. Mbani mend që komplimentat duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe origjinalë. Nëse ju bëjnë ndonjë, përgjigjia duhet të jetë thjesht faleminderit.



3.Shikimi. Shikoje personin tjetër në sy, por këtë bëjeni embëlsisht, por jo më shumë se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diçka tjetër. Mos e kontrolloni kurrë me sy sepse do ta vini në siklet.



4.Dëgjo. Ke dy veshë dhe një gojë sepse duhet të dëgjosh dyfishin e asaj që flet. Të dish të dëgjosh është një art i vërtetë. Personi që të intereson do të vijë direkt tek ty. Mbani mend: të gjithëve u pëlqen ti dëgjojnë.



5.Bëj hapin e parë. Afrohu tek personi që të intereson dhe thuaji “përshëndetje”



6.Mundohu të jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar në ftues. Nuk jeni një person pasiv që pret arritjen e një historie, jeni komiteti i mirëseardhjes.



7.Përdor ndihmësat. Mos dil nga shtëpia pa ndihmësat: janë aksesorë për të filluar një bisedë natyrale. E mbjanë të gjallë dhe i bën të tjerët të flasin me ty. Ndihmësit më të mirë janë: qeni, aksesorë të pazakontë, profum shumë i mirë, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetë apo një libër i bukur.



8.Argëtohu. Ji shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobësitë e tua.



9.Fillo një bisedë. Mënyra më e mirë është përshëndetja. Flit për atë që keni përreth, bëj një pyetje, kërkoji ndihmë ose shpreh një opinion.



10.Flirtimi është një dhunti. Një joshës apo joshëse e mirë ka besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga rreziqet. Mundohuni të jeni entuziastë e sidomos pozitivë.

Marre nga shekulli.com.al

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.