NË HAGË NUK DËNOHEN "KRIMET" POR PAVARSIA E KOSOVË
Shkruan:
Xhemil ZEQIRI
NË HAGË NUK DËNOHEN "KRIMET" POR PAVARSIA E KOSOVËS!
Pas akuzave të bijëve më të mirë të Kosovës, ish-komandantëve të UÇK-së,
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj me shokë; jemi dëshmitarë se si rrjodhën
ngjarjet pas asaj që qe planifikuar nga Grupi i Kontaktit; pas një presioni
të madh shqiptarët e nënshkruan atë marveshjen famëkeqe të
Rambujës-Parisit.
Ndërsa, serbët nuk e nënshkruan, sepse nuk ishin të kënaqur,(ashtu si në
vitin 1913-të, në Konferencën e Lonndrës kur u coptuan territoret shqiptare,
delegacioni serb bëri protesta dhe nuk ishte i kënaqur se nuk e gllabëroj
tërësisht Shqipërinë).
Dihet nga të gjithë, se në ate kohë (gjatë Konferences së Rambujës) ishte
një depresion tek ushtria serbe dhe te përkrahësit e tyre rus.
TV- Danez atëbotë, e paraqiti një inçizim prej Dumës ruse (Parlamnetit rus)
ku disa parlamentarë e dënonin politkën serbe dhe luftën e tyre në Kosovë;
ne nuk mundemi ta përkrahim këtë politkë të S. Millosheviqit, thoshin ata…
Ndërsa, delegacioni i Kosovës u kënaq me disa premtime boshe kinse
diplomacia botërore do ta detyrojë Serbinë të hyjë në dialog dhe të njohë
dokumentin e Rambujës…
Duhet patjetër të përkujtojmë se gjatë kohës së bisedimeve (pazarllëqeve)në
Rambuje, që Serbia dhe aleatje e saj LDK-ja, me Ibraim Rugovën,ishin të
bindura se nuk do ketë intervenim të NATO-s, sepse shpresonin,
katërcipërisht se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk do miratohet
kërkesa për intervenim ushtarak.
Dhe, kërkesat e I.Rugovës për intervenim të NATO-s, dhe ndërhyrja e një
administrate ndërkombëtare në Kosovë, si duket e kishin marrë heret lejen
edhe nga Serbia, që ky t´i shprehte lirisht këto, në konferencat për
shtyp.
Kjo mundet të argumentohet se kur SH.B.A, dhe NATO-ja intervenuan ishte
pikrisht I.Rugova që kërkonte krahas Millosheviqit e Shainoviqit; të
ndërpriten bombardimet se kjo kërkesë bëhej prej I. Rugovës, sepse këtij i
dhimbseshin civilët serbë, duke i harruar civilët shqiptarë që masakroheshin
njëkohësisht nga ushtria dhe paramilitarët serbë!!!
Gjatë 78-të ditë lufte nga ajri me një largësi mbi 10000 metra, bobardonte
NATO-ja, ndërsa në tokë bëhej resistenca nga bijtë më të mirë kombit
shqiptar nga mbarë hapësira ballkanike dhe diaspora, nga bijë e bija që u
radhitën nën amblemën famëmadhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po, sigurisht që për këtë heroizem në të ardhmen duhet të mirren shkrimtarë,
puplicistë dhe analistë e ndryshëm, jo vetëm nga hapësira gjithëshqiptare,
por edhe nga ajo ndërkombëtare, përparimtare.
Televizionet vendore dhe të huaja duhet të bëjnë dhjetëra e qindra filma
dokumentarë për pasqyrimin e heroizmave të pashoqe që bënë ushtarët e
UÇK-së, kur NATO-ja, bombardonte nga ajri.
Dihet nga të gjithë, gjithashtu se ushtria serbe bënte kërdinë, bënte
pamëshirë masakra mbi popullatën e pambrojtur, prandaj nga dhuna e terrori,
një pjesë e madhe; afër 1 milon ikën në Shqipërinë e Andejdrinit, (dyshoj,
kjo ka mundur të bëhet, edhe me porosinë e partive pacifiste dhe
agjenturave të huaja), kinse duke e bërë këtë shpërngulje biblike, vetëm
atëherë, do të na përkrahin Evropa dhe Amerika.
Ndërsa, si edhe më parë gjatë historisë, kombi shqiptar u gjend në UNITET,
në Shqipërinë e Andej- drinit, populli i një gjuhe i një gjaku dhe i një
flamuri u dha çdo gjë, që kishte në vatrat e veta, refugjatëve nga Kosova,
atje u pritën me bukë e kripë e zemër bujarie, ashtu siç pritet dhe nderohet
vëllau prej vëllau;ishte një bashkim shpirtëror nga kjo fatkeqsi historike.
Ndërsa, në Maqedoni në Stankovec, Bllacë, Nepreshten e gjetiu, shfaqej hapur
një urretje e madhe, një nëçmim i madh ndaj shqiptarëve, por nga ato vende
të mallkuara, do t´i nxirrnin kosovarët shqiptarë, vëllezërit e tyre
shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nën administrimin e Maqedonisë, ata
do t´i hapnin zemrat dhe portat për refugjatët, njësoj si vëllezërit që nga
Shkodra deri në Vlorë, Sarandë e gjetkë.
-Në ato situata shumë delikate dhe tragjike do të shfaqej në TV botërore
I.Rugova duke ia shtërnguar dorën miqësisht, Millosheviqit.
Nuk ka hiq rëndesi a shkoj vet apo e morën me dhunë, kur dihet fakti se ajo
pjesa e rrezikuar e delegacionit të Rambujës u ndalen në Tiranë.
Ishte pikrisht ky Rugovë, që nuk zbriste nga aeroplani por "trimi", i botës
së çudirave, dëshironte të nisej për në Prishtinë.
Siç dukej, ai heret i kishte bërë hesapet, me "hanxhiun" e huaj,
Millosheviqin.Edhe pse pilotët kishin marrë informacione se në malet e
Kosovës, janë duke u zhvilluar luftime të rrepta nga UÇK-ja dhe ushtria
serbe.I.Rugova, nuk zbriti nga aroplani, por këmbënguli që të shkonte në
Prishtinë, sepse atje e kishte më të sigurt se e mbronte policia serbe!!!
Pastaj, rregjimi millosheviqian, do ta lejonte që ky "zotëri i kidnapuar",
të fluturonte si dikur mbreti Ahmet Zogu, prej Beogradi drejt Romës!
Ai, presidenti i zgjedhur prej popullit edhe kur ishte Kosova në gjendje
lufte, nuk do të kthehej nga Italia në Kosovë, derisa UÇK-ja, të çarmatosej!
Të gjitha këto që përmendëm heroizmat, po për fat të keq edhe dështimet në
politikë e kanë burimin tek ajo Konferenca famëkeqe e Rambujës dhe pastaj
tek Marrëveshja e Kumanovës, ku tërësisht u injorua faktori UÇK, por edhe
tek rezoluta e Këshillit të Sigurimit, 1244, që bazohet tek ato,
konferencë-marrëveshje, që pasoi pastaj nënshkrimi në Paris...
Dhe, kështu prapakëthehu, do rjedhin ngjarjet hap pas hapi, do të shtrihet
pastaj, Korniza Kushtetuese,Marvesheja Hekerup-Çoviç e të tjera intriga që
do përgaditeshin në dëm të shqiptarëve, sipas versioneve nga hekerupët e
"rinj", që do vijnë...
Po, edhe shumë plane tjera do jenë në dëm të shqiptarëve dhe
Kosovës!Pastaj,do bëhen edhe zgjedhjet e para lokale dhe ato parlamnetare ku
fitues do jenë "partitë demiokratike" pacifiste, faktikisht ata që e fituan
luftën dhe u përgjakën me ushtrinë serbe në tokën shqiptare, pakuptimisht do
të ngelin opozitë!!!
Kush kupton sadopak në politkë i njeh edhe këto intriga që iu benë atyre
partive të dala nga lufta (shembull tipik ishte edhe në luftën
nacional-çlirimtare ku ”miqtë" e sotshëm, anglo-amerikanë do të këkonin nga
Enver Hoxha që edhe bashkpuntorët e gjermanëve dhe italianëve të dalin në
zgjidhje të lira), por strategu i luftës dhe i politikës shqiptare, për gadi
gjysmë shekulli; nuk pati pranuar që të Shqipëria dhe parlamenti i saj të
bëhet lesharapi, të firmosin së bashku atdhetarë dhe tradhëtarë, sikurse e
detyruan delegacionin e UÇK-së, në Rambuje.
Enver Hoxha, po t´i kishte lejuar të hyjnë në zgjedhje ballistët,
legalistët, e parti tjera që do të mbinin pas çlirimit, si këpurdhat pas
shiut; pra simotrat e tyre, ato, pastaj padyshim me ndimën e ”miqëve të
shiqptarëve”, nën rrogoz do t´i fitonin zgjidhjet dhe pastaj antifashistët
do të përballeshin me akuza:
për genocid ndaj popullit të vet, sikur sot që po dënohen komandantët dhe
ushtarët trima, para ”drejtsësisë” në gjyqet si në Hagë po edhe në Kosovë.
Me Rugovën në krye të Kosovës, si para dhe pas luftës,po kemi vetëm vuajtje,
varfëri, ndjekëje, dhe persekutime!
Shpifjet ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së, si gazetat shqiptare, ashtu edhe të
hueja, dolën në shesh se gjatë luftës krerët e LDK-së, dhe vazalët e tyre,
shërbëtorët e urtë të serbëve okupatorë, jo vetem që e sabotuan luftën por
ato kishin bërë edhe raporte me shpifje dhe trillime ndaj luftëtarëve të
lirisë.
Raportet e errëta montuese, nga Eqrem Kryeziu me shtabin e tij famëkeq, të
atij komisioni për krime lufte do të dalin sheshit.
Kjo, ishte një tradhëti pakrye, që vetëm të kenë përkrahje nga serbët dhe
ndërkombëtarët, këto komisione të LDK-së, po e dëmtonin luftën heroike të
UÇK-së, prej atyre raporteve, pastaj prokurorët serbë dhe gjykata e Hagës do
të trilloj akuza, dhe dosje ndaj çlirimtarve.
Në fillim do të dënohet për ”krime ” lufte Dauti Haradinaj me shokë një hero
i gjallë, më pastaj edhe Rrustem Mustafa "Remi", me shokë me akuza
qesharake gjenocid ndaj polullit shqiptar, sepse gjatë luftës na qenkan
vrarë edhe disa bashkëpuntorë të policisë serbe.etj, etj.
Luftën e fitojnë gjeneralët e jo ushtarët!
Pra, lufta ushtarakisht u fitua, por lufta politike humbi.
Pse ngjau kështu?
- Sepse:të kujtojmë thënjen gjeniale të Napalon Bonapartës:
"Lufta fitohet me komandantët, që të jenë luan, s´ka randësi, ushtarët le të
jenë gomarë, por lufta humbet, nëse ushtarët janë luanë dhe komandantët janë
gomarë".
Kjo, tragjedi, ndodhi tek ne!
- Politkën e udhëhoqi "komandanti gomar" me emrin I. Rugova, dhe humbëm,
ndërsa luanët ishin: Adem Jashari e Ramush Haradinaj, pra ishin luanët
ushtarakë dhe e fituan luftën.
Jo! Natoja nuk e çliroi Kosovën para qëndresës së tyre heroike; pastaj ata
bënë pazarllëqe në dëm të shqiptarëve në Kumanovë, lufta fitohet nga toka
(me kambësori) e jo nga qielli.
Tani, që kemi mjaft politikanë, "të hollë", le të bëjnë eksperimnete me vite
të tëra, në trupin shqiptar agjeturat e ndryshme. Dhe, tani le të shohin
sërish ( se si duket kanë harruar shpejtë), narcistët pacifistë, se ushtari
i huaj është i huaj.Po kush do çoftë ai edhe nga vendi më mik, le të dihet
mirë, se ai ka ardhur aty t´i mbron vetëm interesat gjeo-politke dhe jo
shqipatrët ndaj të cilëve po përgaditen lloj-lloj skenarësh, të errëta, më
vonë dikujt të shpresojmë se do t´i vijnë mendtë, por atëherë, do të na
humbin "dhentë", po druaj do të jetë shumë vonë, për përmirësime...
Këto manipulime politike, si më heret edhe tani po i bënë Grupi i Kontaktit,
kur mendon se Kosovës nuk i lejohet Vetëvendosja, as Ribashkimi me
Shqipërinë, apo me viset tjera shqiptare që e rrethojnë në kufi; por për të
ardhmen e saj të vendosin të tjerët, të vendosë KS, për më keq, të vendosin
dhe armiqtë e saj të përbetuar sllavo-okupatorët dhe mikja e tyre e vjetër,
Rusia.
Kjo, është shkelje flagrante mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje!
Në vitet e vetadmnistrimit jugosllav kur Kosovën e kishin okupim serbët dhe
vazlët e tyre; Azem Vllasi dhe Rrahman Morina, çlirimtarëve, prengat ua
vinin në duar; ndersa, këto "aleatët" e vjetër e "miqtë" e rinj të
unmikistanit, po ua lidhin duart çlirimtarëve me paseardhësit e Vllasit e
Morinës: I. Rugova, N. Daci S. Hamiti, Eqrem Kryeziu etj, prangat
shqiptarëve po ua hedhë në kokë!!!
Si duket kjo qenka lidhje "moderne" apo jo?!
Si vet politika e tyre lavire, aha "më falni", moderne!
Këto janë ato prangat në tru që ua kanë vënë puthadorët e huaj
shqiptarëve.Kjo, tregon edhe sa u besuan, e përcollën Ramush Haradinajn me
”daulle" deri në aeroport, me bindje se do ta lirojnë të mbrohet në liri!!!
Kam bindjen se komandantin legjendar, R.Hardinajn, nuk e lirojnë të mbrohet
në liri, sepse ata nuk e morën ta lirojnë, por edhe në rastin "më fatlum"
edhe sikur ta lirojnë, më nuk do jetë legjenar, as pushtetar, por shërbëtor
i klanit Rugova dhe unmikistanit.
E, kjo do të ishte për të vdekje për së gjalli...
Atë, dhe çlirimtarët tjerë do të liroheshin vetëm me organizim të
mirëfilltë, me demonstrata të fuqishme e të përditshme se ai është
komnadanti i ynë dhe ka sakrifikuar familjen edhe jetën në mbrojtje të
popullit, e të pavarsisë, prandaj, populli duhet ta kupton drejt e jo të
dëgjon raporterët profiterët titist, të tipit Agim Zatriqi e të Agim Malajve
që ia imponojnë popullit terrorin psikologjik me ato farëkëqiat komente të
"famshme" të tyre.
Ata, që prej kohës së Titos, e kanë pasur "den-baba-den", si pronë private
RTP, tash,kinse RTK.
Politika e tyre antikombëtare, doli hapur edhe njëherë prej marsit të vitit
2004, pas trazirave popullore.Prandaj, duke i parë të gjitha këto ngjarje në
dritën e së vërtetës, jam i shtërnguar nga rrethanat e krijuara, që si
shqiptar i brengosur, për këto që po ngjajnë, t´ju bëjë një thirrje të
gjithë intelektualëve përparimtarë, në të gjitha institucionet e atdheut, të
gjitha shoqatat jo qeveritare që ta demaskojnë kudo, kurdhoherë dhe në çdo
vend politikën dinake të unmikistanit e cila është vënë në shërbim të
Serbisë, fatkeqësisht kësaj politike famëkeqe po i shërbejnë me besnikëri të
verbër edhe "politikanët" modernistë.
Kopenhagë, 14 prill 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.