STATUSI I ÇAMERISË SHQIPTARE NË KOLIZION ME TË DREJTËN
BAROMETRI DIPLOMATIK
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
STATUSI I ÇAMERISË SHQIPTARE NË KOLIZION ME TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE DHE ME
“DEMOKRACINË UNIVERSALE” TË EVROPËS SË INTEGRUAR
“ Nëse fuqitë e dikurshme kolonialiste evropiane (Anglia, Franca, Spanja dhe
Portugalia) gëzojnë të drejtën juridike mbi kolonitë e tyre të dikurshme: Amerikën
Jugore dhe atë Veriore”, - atëherë një të drejtë të këtillë, do të duhej ta gëzonin
edhe shtetet e sotme kolonialiste serbosllave ballkanikeke : Greqia, Serbia, Mali
i Zi dhe Maqedonia mbi territoret e kolonizuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë
Etnike , që nga vitet 1878;1912-1913 (!?)
- - -
Historia shekullore e lashtësisë së Shqipërisë Etnike në Ballkan ka provuar se
“shqiptarët-neoilirët” kurrnjëherë nuk janë pajtuar me robërinë dhe me sundimet e
huaja kolonialiste barbare të vendeve fqinje serbosllave dhe të perandorive:
romake, bizantine dhe osmane, por gjithmonë i kanë luftuar ato, duke zhvilluar
kryengritje dhe luftëra të drejta për ta mbrojtur identitetin e tyre etnik,
kulturor, kombëtar, politik, shtetëror dhe territorial. Këtë konstatim tonin e
mbështesin edhe këto argumente të qëndrueshme të historiografisë ndërkombëtare
të autorëve të ndryshëm se: “ Shqiptarët nuk kanë dashtë kurrë të bijnë nën zgjedhë
të Serbëve e të Malazezëve as nën atë të Turqve e të Grekëve. S’u vyen fort atyne qi
pushtuesi t’a ndrrojë emnin... ata kanë vdekë e kanë për të vdekë deri sa të mbesin
gjallë nji luftar, burr a plak, fëmij a grue, për të qëndruem kundra Serbve e
Malazezve kah veriu, kundra Italijanve kah prendimi, kundra Grekve kah jugu.” (Citat
i cituar në
veprën “Të drejtat e Shqipërisë Etnike”, “Albin”, Tiranë, 2001, f.201 nga autori
frëng J. Godart, “L’ Albanie en 1921, f.16: “Jamais les Albanais n’ont voulu passer
sous le joug des Serbs ou des Montenegrins, pas plus que des Turcs ou des Grecs.
Peu leur importait que la domination changeat de nom; ils ont supporte celle des
Turcs, parce qu’elle ne s’eserçait que par intermittences, mais ils se sont fait
massacrer et il continueront a se faire massacrer, aussi longtemps qu’il leur
restera un combattant, homme, vieillard ou enfant, ou femme, pour resister contre
les Serbes et les Montenegrins au Nord, countre les Italiens aul’ Ouest, contre
les Grecs au Sud”).
Mirëpo, me gjithë përpjekjet e derisotme shekullore për liri dhe për pavarësi, më
se gjysma (mbi 50%) e kombit dhe e territorit shqiptar ende, edhe sot ka ngelur nën
sundimin kolonial të shteteve fqinje serbosllave. Një copëtim i tillë i padrejtë (si
rrjedhim i luftërave grabitçare kolonizuese dhe i gjenocideve të përgjkashme të
fqnijve serbosllavë mbi qenien shqiptare) të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve,
është i papranueshëm si në kuptimin e së drejtës historike shqiptare, ashtu edhe të
së drejtës ndërkombëtare. Kjo padrejtësi shekullore ndaj shqiptarëve dhe tokave të
tyre autoktone nuk mund të murkullohet dhe, për më tepër të justifikohet me
politikën e standardeve demokratike plurlaiste dhe integruese evropiane, as me
filozofinë liberaliste të tregut të lirë ngase moralisht, historikisht, ligjërisht
dhe demokratikisht shqiptarëve u janë mohuar dhe tjetërsuar të drejtat më
elementare ekzistenciale për të jetuar të lirë dhe të bashkuar brenda shtetit të
tyre kombëtar
sovran, ashtu siç është rasti me popujt dhe me vendet fqnije të Shqipërisë Etnike
në Ballkan.
Pavarësisht nga politika propagandistike antishqiptare e qeverisë dhe e Kishës
greke, si dhe ajo e mbështetësve të saj nga partnerët serbosllavë imperilaistë
ballkanikë, që çështjes çame t’i “vëjnë kapak” të përjetshëm në llogari të rrudhjes
territoriale të Shqipërisë Etnike, çështja e Çamërisë SHQIPTARE nuk mund të
shikohet e izoluar nga historia e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore e
Shqipërisë Etnike, sepse i përket tërësisë së saj unike territoriale dhe kombëtare e
jo kursesi Greqisë së “Megalidesë”, siç pohojnë imperialistët grekë. Këtë të vërtetë
në favor të historisë së tërësisë së Shqipërisë Etnike, e mbështet edhe ky argument
me peshë shkencore dhe objektive, i shprehur nga historiani i shquar rumun, Prof.Dr.
N. Jorga: “ se është e pamundur të ndahet historia e Veriut nga ajo e Jugut, sikurse
është e pamundur të ndahet historia e Malcisë nga ajo e Mirditës.”( Shih në: “Të
drejtat e Shqipërisë Etnike”, “Albin”, Tiranë, 2001, f.147). Gjithashtu, në këtë
kuptim, jo
vetëm se është e pamundur, por është iracionale dhe e papranueshme si në aspektin e
së drejtës historike, ashtu edhe në aspektin e së drejtës së vetëvendosjes
kombëtare dhe ndërkombëtare, që 50% territorit indigjen e Shqipërisë Etnike dhe e
shqiptarëve, të ruajë statusin e deritashëm të plaçkës koloniale nën sovranitetin
shtetëror të Greqisë, të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, pavarësisht se
gjysmë Shqipëria e pavarur e sotme, është përcaktuar për reformat noveluese të
integrimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit sipas standardeve dhe parametrave
të parashikuar të agjendës transitore politke, ekonomike dhe të drejtave të njeriut
etj. Një kurs të këtillë të politikës së jashtme të Shqipërisë në kuptimin
reformues, integrues, pluralist dhe demokratik rajonal dhe evropian, nuk duhet ta
kenë keqkuptuar dhe keqinterpretuar kolonialistët e vjetër dhe të rinj
serbo-malazezë dhe greko-maqedonë, se ajo, tamimë me aderimin e saj në aleancat
integruese të “Ballkanit
Perëndimor” dhe të Evropës Lindore, është pajtuar me fatin tragjik të gjysmës së
trupit të saj të copëtuar dhe të kolonizuar nga partnerët serbo-sllavë në emër të
“rujatjes së paqes, të sigurisë dhe demokracisë” në përmasa ballkanike dhe
evropiane. Përkundrazi, rasti i njohjes së Republikës së Kosovës nga Parlamenti i
Republikës së Shqipërisë, si dhe ngritja e problemit të minoritetit çam në shkallë
të marrëdhënieve bilaterale të qeverisë së Shqipërisë dhe të Greqisë, që në fillim
të viteve të 90-ta të shekullit XX, provojnë qartazi se shteti shqiptar në asnjë
mënyrë (pavarësisht nga traktativat e fshehta dhe të hapura të aleatëve
tradicionalë serbosllavë me aspirata të vjetra shekullore, që të ricoptojnë dhe të
rikolonizojnë edhe më tej trojet etnike shqiptare në emër të ndonjë demokracie dhe
integrimi të improvizuar në dimensione rajonale a ndërajonale, si substancë
parësore dhe e qëndrueshme për promovimin e tregjeve të lira liberale të
pakufijshme, që në thelb, nuk njohin
institutin e së drejtës së vetëvendosjes si kategori juridike, por vetëm interesin
ekonomiko-tregtar në dimensione ndërkombëtare) nuk do të luajë rolin e ndonjë
“mediatori” të huaj, duke qëndruar indiferent edhe në shekullin XXI ndaj çështjes
së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.
Në veçanti, që nga përfudnimi i luftës së ftohtë në vitin 1990 të shekullit XX,
kur përfundimisht mbyllet kaptina gjysmëshekullore e ish-BRSS-së si superfuqi
botërore e kampit të shteteve socialiste, liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe
të drejtat e minoriteteve, në kuptimin juridik kanë evoluuar në rregullat dhe në
normat e së drjetës së përgjithshme zakonore ndërkombëtare. Mirëpo, me gjithë
ndryshimet pozitive në mbrojtjen dhe në afirmimin e të drejtave të njeriut si
institut ligjor ndërkombëtar, statusi i minoritetit çam shqiptar të Greqisë ka
ngelur i pazgjidhur. Për statu quo-n e çështjes së minoritet çam në Greqi, fajtor
krysor është vetë Greqia (anëtare e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OKB-së dhe e
OSBE-së), qeveria e së cilës çështjen çame ende e quan inekzistente, edhe pse
kjo, edhe në fillimshekullin XXI (viti 2005) është e gjallë dhe frymën që nga kohët
antike të Ilirisë, të perandorive romake, bizantine, osmane etj.
Gjatë viteve të fundit (1990-2005) si në aspektin intensiv, ashtu edhe në atë
ekstensiv është shkruar mjaft për çështjen e minoritetit çam dhe të Çamërisë
shqiptare me ç’rast kjo, me të drejtë është bërë objekt shqyrtimi edhe në sfondin
e institucioneve dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian (BE), të OKB-së, të
OSBE-së, si dhe të qeverisë së Republikës Shqipërisë. Mirëpo, jo edhe për qeverinë
“demokratike” të Greqisë dhe për sundimtarët e saj grekomëdhenj, të cilët, edhe
sot, në fillimshekullin XXI, e kontestojnë çështjen çame në të gjitha dimensionet
e saj (etnike, territoriale, historike, politike, demokratike dhe juridike etj.),
si rrjedhim i “Megalidesë” së mbijetuar në shekuj, në saje të së cilës dhe, me
ndihmën e Fuqive të Mëdha të Evropës, e kanë copëtuar dhe kolonizuar Epirin-Çamërinë
e Shqipërisë Etnike. Mirëpo, të drejtën historike të popullit çam mbi territorin e
tij indigjen shqiptar (edhe pse shumcia dërrmuese e tij është përzënë në saje të
gjenocidit të
kryer grekomadh, e cila sot ka statusin e refugjatit në Shqipëri, në Itali, në
Turqi, në Evropë, në Amerikë dhe në Australi), të njohur me emrin
Epiri-Iliria-Çamëria, Greqia e madhe raciste, antidemokratike dhe antishqiptare,
mbi asnjë bazë ligjore nuk ka të drejtë që ta tjetërsojë përgjithmonë, sepse
titullar i saj legjitim është Shqipëria Etnike dhe shqiptarët e askush tjetër,
pavarësisht nga intrigat dhe falsifikimet e historiografisë dhe të politikës së
djeshme dhe të sotshme “demokratike” të Greqisë dhe të Kishës Ortodokse Greke në
favor të mjegullimit dhe të mohimit të së vërtetës historike mbi Çamërinë dhe çamët
shqiptarë, që historikisht, ligjërisht dhe territorialisht i përkasin vetëm
Shqipërisë Etnike. Kjo e vërtetë mbi historinë shekullore të Çamërisë ua verbon
sytë sundimtarëve grekomanë dhe “regjimit demokratik” të sotshëm të Athinës.
Mirëpo, kjo është çështje e tyre, të cilën asesi nuk do të kenë mundësi, që ta
mbajnë si “çështje të brendshme greke” të konservuar
edhe në shekullin XXI, sepse Greqia që nga formimi i saj si shtet i pavarur (si
krijesë e Fuqive të Mëdha Evropiane) më 1832 e deri më sot, ka nënshkruar një sërë
traktatesh ndërkombëtare, sipas të cilave është e detyruar, që t’i përligjë të
drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të minoriteteve jogreke në Greqi, së këndejmi
edhe të minoritet shqiptar çam. Ndryshe, si çamët (qoftë brenda, qoftë jashtë
Greqisë), ashtu edhe qeveria e Republikës Shqipërisë, janë të shtrënguar që të
ushtrojnë kërkesën e tyre këmbëngulëse instancave përkatëse të OKB-së, të OSBE-së,
të BE-së (Këshillit Evropian, Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, si dhe Gjykatës Ndërkombëtare), me qëllim që të rishqyrtohet
statusi juridik ligjor i Greqisë si anëtar i këtyre institucioneve ndërkombëtare.
Përderisa Greqia nuk e miraton kërkesën e ligjshme të minoriteti çam, që të
riatdhesohet në truallin e tij etnik të Çamerisë, asaj duhet t’i kontestohet,
përkatësisht t’i “ngrihet” statusi
ekzistues juridik ndërkombëtar (sipas së drejtës ndërkombëtare, konventave,
marrëveshjeve dhe protokolleve ndërkombëtare dhe evropiane), si dhe t’i kufizohet
pjesëmarrja dhe aktiviteti i saj i mëtejshëm në të gjitha organiztat dhe
institucionet e theksuara evropiane e ndërkombëtare, duke i vënë sanksione ligjore
sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Gjenealogjia historike
(I)
"Çamëria me një sipërfaqe mbi 10.000 mijë km2 shtrihet në pjesën veriperëndimore
të Greqisë së sotme. Në kohën antike territori saj autokton njihet me emrin krahina
e Ilirisë (Epiri). Nocioni Çamëri është me prejardhje të ilirishtes, të sajuar
sipas emrit të lumit Thiamis (Kalamai), që përshkonte territorin e fisit të lashtë
ilir të Thesprotëve. Çamëria ishte pjesë e Perandorisë Romake para se të pushtohej
nga bizantinët, dhe në shekullin XIII u bë pjesë e despotatit të Epirit. Në gjysmën
e parë të shekullit XIV u përfshi në despotatin shqiptar të Artës. Mbas pushtimit
ottoman në shekullin XV, ajo ishte së pari në sanxhakun e Delvinës, mandej në atë
të Janinës. Në shekujt XVII dhe XVIII, popullsia shumicë shqiptare e Çamërisë
veriore nga Konispoli në lumin Gliqi u kthye me forcë në besimin islam, ndërkohë që
ata që jetonin në jug të Gliqit deri në Gjirin e Prevezës mbetën kristianë
ortodoksë.”(Shih: Miranda Vikers, Çështja çame/The Cham issue/, Prishtinë, 2002,
f.16).
Gjithashtu, veçori tjetër e prejardhjes së autoktonisë së lashtë të minoritetit
shqiptar (të konfesionit ortodoks dhe islam) në Greqi është gjuha shqipe, e cila me
shekuj e ka ruajtur origjinalitetin e saj, duke mos u helmatisur dhe bastarduar
me gjuhën greke. Këtë fenomen relevant, që dëshmon koherencën historike të
ekzistencës së emrit të Çamerisë dhe të çamëve, në çasjen e tij teoriko-shkencore
me titull “Vazhdimësia shqiptare e Çamerisë”, Sali Bollati, pohon se : “Çamëria si
krahinë autoktone shqiptare, banuar prej mijëra vjetësh nga fiset ilire të
Thesprotëve, ka ruajtur me fanatizëm e besënikëri identitetin e saj nëpërmjet
gjuhës së ëmbël shqipe, që Naimi i madh e ka simbolizuar si ‘ Gjuhë Perëndie’,
sepse si e tillë ka tingëlluar që në lashtësi në trojet etnike të shqiptarëve
derisa u shkruajt për së pari ‘Gluhë’ nga Buzuku e flitet ende nga Çamët,
Arvanitasit dhe Arbëreshët e Italisë akoma edhe sot. Kufijtë etnikë më kuptimplotë
janë ata ku brenda tyre fjala më e dashur
dhe më e shtrenjtë për çdo njeri-fjala NANË shqiptohet njësoj si në Çamëri, Hot,
Grudë, Kosovë ose Dibër” ( Shih: “Illyria”, Nju-Jork, nr.1445, 17-19 maj 2005,
f.33). Këtë konstatim racional dhe me bazë të qëndrueshme të trashëgimisë
historike, kulturore, etnike dhe gjuhësore, S. Bollati e ka ilustruar për mrekulli,
duke e cituar edhe këtë strofë të poezisë së patritoitit dhe të veprimtarit të
shquar shqiptar, Vaso P. Shkodrani, cili tërë jetën e tij e ka flijuar në favor
të kultivimit dhe të rujatjes së traditës, të kulturës, të gjuhës shqipe, të
bashkimit të shqiptarëve (pa dallim feje e krahine) dhe të Shqipërisë Etnike, duke
apostrofuar dhe duke përsëritur gjithmonë sintagmën e tij të pavdekshme kombëtare
patriotike gjithëshqiptare, që “Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit
është shqiptaria”:
“ Qysh prej Tivari deri në Prevezë
Gjithkund lëshon Dielli dritë e rreze;
Asht Toka Jonë, t’Parët na e kanë lanë,
Kush t’mos e preki se desim të tanë!”
(Vaso Pashë Shkodrani)
Se vërtet, ndër shekuj shqiptarët e Greqisë e kanë ruajtur identitetin e tyre etnik,
kulturor, kombëtar dhe gjuhësor tradicional shqiptar, është me interes të
shumëfishtë për shkencën historiografike dhe për drejtësinë kombëtare dhe
ndërkombëtare, të japim edhe këtë observim objektiv të Sali Bollatit, të cilin, e
ka pasqyruar në saje të shqyrtimit të “dokumenteve të vjetra të Brtish Museum, të
cilat flasin për zbulimet arkeologjike të kohës romake (jo helenike) në fshatrat
shqiptare pranë Paramithisë më 1792!” Në këtë kontekst të gjenealogjisë së vjetër të
shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre të pastër shqipe, S. Bollati ka pasyruar këtë
shembull karakteristik: “ Më 1879 Peshkopi i Çamerisë, Grigori, detyrohet të
përkthejë në shqip pjesë të Dhjatës së Re, meqenëse besimtarët e krishterë të
Çamerisë nuk kuptonin meshë në gjuhën greke(emrat: Shënmërizë e Shëndjellë e
dëshmojnë më së miri shqiptarzimin e tyre)”. (“Illyria”, Po aty, f.33).
Po ashtu, edhe në lidhje me vjetërisnë dhe me qendresën e derisotme rrebesheve
helenike, romake, bizantine dhe osmane të toponimisë etnike të shqiptarëve dhe të
Çamerisë në Greqi, S. Bollati vë ndë dukje se : “ Toponimia më e pastër se e çdo
krahine tjetër e trojeve etnike ndodhet në Çamëri: emra vendesh e fshatrash si
Ledhëz-vendlindja e Pirros, Lopës, Lëkurës, Gurës, Vreshtëz, Shënmërizë, Shëndjellë,
Rapes, Dushkaras etj.” (“Illyria”, po aty, f.33).
Në favor të kësaj teze të qëndrueshme historike mbi origjinën e Çamerisë dhe të
çamëve kanë shkruar shumë shkencëtarë (historianë, filologë, antropologë, sociologë,
etnografë, etnologë, politikanë, diplomatë, shkrimtarë etj.) shqiptarë, evropianë
dhe botërorë, gjë që në kuadrin e këtij punimi është e pamundur të pasqyrohen të
gjitha pikëpamjet e tyre pozitive lidhur me origjinën dhe me ekzistencën e çështjes
çame dhe të Çamerisë shqiptare. Mirëpo, në këtë vështrim, (për t’i vënë në dijeni
qarqet shoviniste greke, si dhe tërë opinionin ndërkombëtar se Çamëria dhe çamët
kanë ekzistuar dhe, jetojnë edhe sot, por shumica dërrmuese e tyre kanë statusin e
refugjatit në shtetet e ndryshme fqinje, evropiane dhe botërore, si rrjedhim i
ushtrimit të gjenocidit të shtetit grek në periudha të ndryshme të historisë) është
me interes të shumëfishtë të ndriqimit të së vërtetës historike të qenies së
Çamërisë dhe të çamëve shqiptarë, të paktën të jepet ky konkluzion aksiomatik
shkencor: “ Në
elementin shqiptar të veriut u shkaktuan përzënie të mëdha qysh nga goditja e parë
turke (1387). Ndërkaq, në jug vazhdonte ekspansioni i shqiptarëve në Epir, Thesali
dhe Atikë. Gjatë shekullit XV nga presioni turk krijohet diaspora e vërtetë
shqiptare, e cila është më e fuqishme se ajo ilire në kohën romake. Me kalimin në
truallin Italian ajo të kujton dyndjen e mesapëve të lashtë. Në Senatin e Raguzës
në vitin 1388 (gusht) shqyrtohet çështja e refugjatëve shqiptarë (faciendo libere
relaxari omnes Albanenses fugientes captos per nostros). Në Rekana refugjatët
shqiptarë përmendën në vitin 1437, ndërsa në Jakinë (1458) dhe në Venedik (1444)
kishte koloni të forta shqiptare. Në Apuli dhe Kalabri (1467 fra l’altri Albanesi
quail so passati et passano omni di in questo nostro regno) filloi me rrjedhë nga e
tërë Shqipëria (1442, 1467, 1478) një lumë i vërtetë i njerëzve, të cilët në veri
ishin përzierë me dalmatët e jugut (1419)…Këta ishin kryesisht shqiptarët nga
Greqia. Emigrimin në
Itali e përfundojnë emigrantët e Himarës në vitin 1744. Në vitin 1886 në 79 komuna
të Italisë kishte 196.768 shqiptarë. Dialekti i tyre është i afërt me dialektin
toskë të shqiptarëve të Greqisë”. (Milan Shuflaj, “Serbët dhe shqiptarët”,
“Bargjini”. Tiranë, 2002, f.50-51).
(II)
Edhe periudha e historisë së re dhe, e asaj më të re, d.m.th. historia e sotme e
provon vazhdimësinë e qeniesë antike të shqiptarëve të Epirit në Greqi. Mirëpo, edhe
gjatë shekujve XIX dhe XX qarqet shoviniste greke së bashku me kishën e tyre
ortodokse, siç janë duke vepruar edhe në fillimshekullin XXI, duke përdorur të
gjitha mjetet dhe format ilegale: të dhunës, të tortures, të përndjekjes, të
vrasjes, të pastrimit etnik, të shpërnguljes me dhunë dhe me terror të minoritet
shqiptar, (që të gjitha këto elemente përbëjnë përkufizimin e veprës gjenocidale
sipas së drejtës ndërkombëtare) me të vetmin qëllim që para botës, të mohojnë
faktet e gjalla dhe të pukndërshtueshme historike të dikurshme dhe të sotshme, se në
Greqi: “Nuk ekziston kurrfarë minoriteti shqiptar, as kurrfarë Çamërie”. Këtë absurd
historiko-juridik dhe, pse mos të thuhet këtë idiotizëm sui generis të “shkencës
historike” falsifikatore, si dhe të qëndrimeve e pikëpamjeve të qeverisë dhe të
Kishës Orotodokse ndaj
çështjes shqiptare dhe Çamerisë, e kanë përligjur “juridikisht” dhe amoralisht edhe
vendimet e padrejta dhe të njëanshme antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878),
të Konferencës së Londrës (1913) dhe të Konferencës së Paqes së Parisit
(1919-1920).
Se në çfarë stadi vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878) ndikuan
negativisht në opinionin e gjithmbarshëm kombëtar shqiptar, kronologjikisht po
japim disa pjesë fragmentare të dokumenteve historike të kohës përkatëse (telegrame,
nota, memorandume etj, drejtuar “kryerrobaqepësve” të diplomacisë kolonialiste të
kancelarive evropiane, të cilat, me vendiemt e tyre antiligjore, trojet etnike të
shqiptarëve i kishin hedhur në pazarin unik serbosllav, pa asnjë çmim), të cilat
pasyqrojnë qëndrimet dhe pikëpamajet e drejta dhe të njëzëshme të shqiptarëve në
denoncimin e tyre, për shkak se, sipas tyre, tokat etnike shqiptare, pa i pyetur
fare shqiptarët, si të vetmit titullarë legjitimë të tyre , (“asët” e Kongresit të
Berlinit, Lloyd George, Otto Won Bizmark etj. në emër të rujatjes së ekuilbirt të
paqes në Evropë), ua kanë dhuruar Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kundër një
padrejtësie të këtillë të diplomacisë kolonialsite të Fuqive të Mëdha të Evropës,
ndër
zërat e parë të pavarësisë dhe të bashkimit të Shqipërisë Etnike u prononcua: 1.
Lidhja Shqiptare e Prizreni (13 qershor 1878) me Memornadumin e saj, drejtuar
“Sir Beaconsfield-it, Përfaqësuesit t’Anglisë në Kongresin e Berlinit, duke
nënvizuar se… Sikurse nuk jemi dhe s duem të jemi turq, kështu kemi për t’u
kundërshtuem me të gjitha fuqitë atyne qi duen të na bajnë a sllavë, a austriakë a
grekë. Na s duem të jemi veç se Shqiptarë…. Shqipnija s mund të bashkohet me
Greqinë pse ndryshime të thella rrace, gjuhe, dokesh e qytetnimi e bajnë të
pamundun ketë bashkim; Shqipnija s’ka për ta duruem kurr sundimin sllav, të vijë
ai nga ana e Malit të Zi a nga ana e Bullgarisë…”; 2. Prej Maleve të Shqipnisë:..”
Na Shqiptarët e vërtetë shpallim botnisht para Zotit e para njerëzve se Epiri i
moiçëm a Shqipnija e Poshtme, Epiri i rij a Shqipnija e Mesme, Shqipnija e Epër a
Gegnija… u përkasin të gjithë shqiptarëve, qi kanë pasun qysh nga kohët ma të
lashta… e betohemi në gjak të Babavet
t’inë e në shpatë të pathyeshme të Fatosit t’inë Gjegj Kastriot Skanderbegut se
kemi për t’i mprojtun me trimninë e pashoqe të Babave t’inë.”; 3. (Manastir, 1896):
Thirrje qeverive t”Europës: “…Na s duem t’u sjellim kurrnji dam as Grekëve, as
Serbve, as Bullgareve… Na duem vetem t’a jetojmë jetën t’anë, dmth. që mund të
bashkohemi e të mprohemi nga ngatërresat e fqinjve të pandërgjegjshëm…” 4.
(Stambollë, 1897): Memorandum i Shqiptarëve Ambasadorit t’ Anglisë: “ Ka ardhë koha
të dukemi faqe botës si njerëz të lire e jo si shtazë. E po qe se Shqipnijja me
ndihmën e Europës nuk mund të rimëkambet si nji Kombi si Zoti që e ka ba, atëherë
duhet thane se ka ardhë dita e vdekjes së sajë, pse kështu nuk mund të qëndrojmë
më… ne duem të jetojmë si njerëz të lire, si jetojnë popujt tjerë që lulzojnë e
përparojnë në çdo vepër qytetnimi… Na duem që të gjitha vilajetet shqiptare të
bashkohen në nji vilajet të vetëm me nji sundimtar shqiptar…”; 5.(1897)- Komiteti
Shqiptar: “… Shqipnija lypë me
za të naltë të drejtat e veta, ajo do të jetojë…Shqiptarët duen pike së pari
tansinë e Atdheut të tyne që nuk qe kurr plotsisht e nënshtrueme as prej Romakëve,
as prej Turqve as prej kurrkuj tjetër…Shqiptarët duen unjisimin e Shqipnisë…”; 6. (
1 janar 1898) – Shqiptarët e Kolonive Botës së qytetnueme: “… Po qe se Grekët,
Bullgarët, Serbët, Malazezët e quajnë vehten vllazën t’anë, na si vllazën i
pranojmë, por se i cili të rrijë në shtëpi të vet! Na s’kemi kurrnji lakmi e
kurrnji mëtim mbi tokat e tyne; na duem vetëm Shqipninë për Shqiptarët!...Na kemi
për të lypë pa u lodhë kurr, që të njihen të drejtat t’ona, që të njihet Kombi
Shqiptar, si u ba për Grekë, për Bullgarë, për Serbë, për Malazezë e për Rumunë. Na
s’jemi as Grekë, as Turq, as Sllavë: bota mbarë e din, e na e pohojmë botnisht, pa
kurrnji kufizim a nënkuptim. Fitues a përkohësisht të mujtun, na kemi për të
luftuem gjithmonë për librin a mprojtje t’Atdheut, e lufta jonë kundra të huejvet,
a e çilët a e mëshehëtë s’ka
për të mejtun kurrr… Na duem unjisimin e Vilajeteve e njohtimin e të drejtave t’ona
mbi krahina qe me gjithse shqiptare janë vu nga diplomacija nën zgjedhë të huej. Na
duem që sundimtarët t’anë jenë shqiptarë; na duem gjuhë, kishë e shkollë kombtare…”
7.(Korrik, 1898) – Lidhja Shqiptare Qendrore Ekzekutive: “… Të gjithë ata që në çdo
mënyrë bashkëpunojnë me anmiq të huej kundra unjisisë e tansisë së Shqipnisë,
mbahen si tradhtarë e të denjë për ndëshkim të gjaksve t’Atdheut.”; 8. (Prill,
1903) – Shqiptarët e Veriut Komisionit të reformave: “… Shqiptarët s’durojnë
kurrsesi ndamjen e Shqipnisë në Serbi të Vjetër, në Maqedoni e n’ Epir për dobi të
popujve të huej… Shqiptarët s’duen sundimtarë e nëpunës të huej…” ( Citate të
citiara në original në veprën : Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë,
2001, f.185, 186, 187, 188, 189).
Përmbajtja e citateve të theksuara pasqyron ndërgjegjën e lartë të vetëflijimit,
të heroizmit dhe të krenarisë kombëtare athetare të shqiptarëve kundër padrejtësisë
së Evropës tiranike kolonialiste (si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut). Kjo forcë
dhe vendosmëri, e shprehur në mënyrë unike kundër vendimeve dhe planeve
grabitçare të Fuqive të Mëdha të Evropës në llogari të territoreve të
Shqipërisë Etnike, më pastaj u konkretizua me luftërat dhe me kryengritjet e
pareshtura shqiptare kundër çizmes së hekurt kolonialiste të shteteve fqinje
serbosllave siç janë Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Ky është një nga argumentet
më të qëndrueshme dhe më racionale, që provon se shqiptarët kurrnjëherë gjatë
historisë së tyre nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre historike dhe
ligjore, që t’i rikthjenë territoret e tyre nën sovranitetin territotiral dhe
shtetëror të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, Fuqitë e Mëdha Evropiane këtë argument të
qëndrueshëm
ligjërisht dhe, të dëshmuar praktikisht nga kryengritjet dhe luftërat e pareshtura
të shqiptarëve, asnjëherë, e as sot, në fillimshekullin XXI, në vrullin e
integrimeve ekonomiko-pilitike, liberlae- tregtare dhe demokratike (me theks të
posaçëm) të ish-vendeve të kampit socialist-komunist të Evropës Lindore, nuk e kanë
e marrë në konsideratë, në mënyrë që t’i revidojnë vendimet e tyre të padrejta ndaj
shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonizuar nga vendet fqinje
serbosllave me ndihmën e drejtpërdrejtë të aleatëve të tyre, siç ishin (Rusia,
Franca dhe Anglia). Përkundrazi, në emër të intgerimit, të demokratizimit dhe të
tregut të lirë “gjithevroopian”, edhe më tutje vazhdojnë të njëjtën politikë
strategjike, nën maskën e “demokracisë universiale” dhe të ruajtjes së “ekuilibrit
ballkanik”, se vetëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, nuk ka ndryshim të
kufijve në Ballkan. Në thelb, ky kurs i politikës së ashtuquajtur
integruese-demokratike evropiane është
në diskurs me parimin e së drejtës së vetëvendosjes sipas së drejtës ndërkombëtare
dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse sheshit mohon të drejtën historike dhe të
vetëvendosjes së shqiptarëve mbi territorin e tyre etnik, i cili që nga viti 1912
ndodhet pronë e paligjshme e kolonializimit serbo-malazez dhe grek. Nëse, vërtet
edhe Bashkimi Evropian(BE) i sotëm vazhdon me “stilin e vjetër” të strategjisë
gjeopolitike të Evropës së vjetër të llojd xhorxhëve, të klemansove, të bizmarkëve
dhe të carëve të tjerë ruso-komunistë, atëherë, është e pamundur që t’i shmangemi
ripërsërtijes së kësaj pyetjeje me bazë historike, etike dhe ligjore: - “ Nëse
fuqitë e dikurshme kolonialiste evropiane ( Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia)
gëzojnë të drejtën juridike mbi kolonitë e tyre të dikurshme: Amerikën Jugore dhe
Veriore”, atëherë një të drejtë të këtillë, do të duhej ta gëzonin edhe Greqia,
Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kolonialiste mbi territoret e kolonizuara të
shqiptarëve dhe të
Shqipërisë Etnike(!?)
Mirëpo, historikisht, ligjërisht, moralisht, politikisht dhe juridikisht një e
drejtë të tillë, që i përket politikës dhe sistemit kolonialist nuk e gëzojnë as
fuqitë e theksuara të dikurshme kolonialiste evropiane (Anglia, Franca, Spanja dhe
Portugalia) mbi tokat indigjene amerikane, e së këndejmi, as fuqitë e sotme
kolonialiste serbosllave ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) mbi
tokat indigjene (mbi 50%) të Shqipërisë Etnike, sepse kjo e drejtë është e dënueshme
sipas normave të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkaura (OKB).
Prandaj, me gjithë faktet e pakundërshtueshme hisorike dhe juridike, se e drejta dhe
drejtësia është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu siç është ajo
në anën e Amerikës Veriore dhe Jugore e jo në anën e kolonizatorëve të dikurshëm të
tyre (Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia), dhe të aksit serbosllav (Serbia, Mali
i Zi, Greqia dhe Maqedonia), kjo e drejtë ka ngelur e diskutueshme vetëm për
shqiptarët në Ballkan, si rrjedhim i vendimeve të njëanshme, të padrejta, të
turpshme dhe antishqiptare të Kongresit të Berlinit(1878), të Konferencës së
Ambasadorëve të Londrës(1913), dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919-1920).
Pikërisht, në saje të këtyre vendimeve arbitrare, amorale dhe jolegale, u tjetërsua
edhe “pjesa jugore e territorit të Shqipërisë nga ana e Greqisë, me gjithë faktin
se banorët e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe atij mysliman.
Derisa shqiptarët ortodoksë ishin në shenjestër të helenizimit, shqiptarët
myslimanë, gjithashtu masakroheshin dhe dëboheshin nga vendet e tyre stërgjyshore
nga ana e qeverisë greke. Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin Jugor
(Çamëria ose Thesprotia siç quhej nga grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë
etnik në Evropë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame është një nga
tragjeditë më të dhembshme të kontinentit të Evropës. Sipas statistikës së vjetër
të qeverisë greke, në vitin 1936 në Çamëri kanë jetuar 26.000 mijë shqiptarë.
Mëpastaj, si rrjedhim i pastrimit etnik dhe i gjenocidit të vitit 1944-1945 nga
Çameria janë dëbuar mbi 30.000 shqiptarë myslimanë, të cilët si refugjatë vendosen
në Republikën
Socialiste të Shqipërisë. Sipas statistikës më të re, sot në Shqipëri jetojnë mbi
150.000 refugjatë çamë (pa të drejtë rikthimi në Çamërinë e tyre stërgjyshore,
sepse Greqia “demokratike”, anëtare e BE-së, e NATO-s, e OSBE-së dhe e OKB-së, nuk
e njeh problemin e Çamërisë, as të rezidentëve të saj indigjenë shqiptarë –
nënvizim i autorit). Në anën tjetër, numri i tashëm i shqiptarëve në Çamëri, që
jetojnë në Greqi, vlerësohet se është rreth 100.000 mijë sish. Mirëpo, edhe ky
popull është i zhveshur nga çdo lloj i të drejtave minoritare sikurse pjesëtarët e
minoriteteve të tjera, që jetojnë në Greqi. Pjesëtarët e minoritetit shqiptar
flasin gjuhën e tyre shqipe vetëm në shtëpi (domethënë, si minoritet shqiptar janë
të diskriminuar në maksimum nga ana e qeverisë raciste greke, gjë që ky keqtrajtim
mbi bazën kombëtare, poltike, fetare dhe kulturore, është i dënueshëm sipas
marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë elementare të
minoriteteve – mh). Sipas
regjistrimit të përgjithshëm të administratës turke, bërë më 1910, vlerësohet se në
rajonin e Çamërisë ishin 83.000 mijë shtëpi ortodokse dhe myslimane. Gjiuthashtu,
sipas hartës demografike të Misionit Ushtarak Britanik, dërguar qeverisë angleze në
fund të Luftës së Dytë Botërore, vihet në dukje se 75% të popullatës së Çamerësië
ishte shqiptare”. )” (Burimi: Ethnic Albanians in Greece/Cham Albanians/, Ministry
of Foreign Affairs of Republic of Turkey-www.mfa.gov.).
Përndjekja dhe shfarosja e shqiptarëve çamë si shkak dhe pasojë e politikës dhe e
praktikës antisemitiste e qeverisë greke, në mënyrë të insititucionalizuar dhe
sistematike, siç provojnë në mënyrë të dokumentuar shifrat statistikore analitike të
burimit të theksuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë në
faqen e saj zyrtare www.mfa.gov. : “ka filluar të aplikohej nga fundi i Luftës së
Dytë Botërore (1944-1945), kur bandat kriminele fashiste të gjeneralit famëkeq grek,
Napoleon Zervas, përfundimisht kryen spastrimin e shqiptarëve myslimanë nga Çamëria
e tyre shqiptare. Pikërisht, më 27 qershor 1944, bandat kriminele barbare greke
ushtruan terror gjenocid kundër shqiptarëve (vrasje, dhumime, keqtrajtime
antinjerëzore, duke masakruar fëmijë, gra shtatëzëna. Mbi 1400 burra, gra dhe
fëmijë qenë vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore brenda 24 orësh në qytetin e
Panaritit. Ajo që ndodhi të Martën, më 27 qershor të vitit 1944, vërtet ishte e
llahtarshme dhe,
për mbarë Çamërinë shënoi datën e Shën Bartolomeut. Gjatë periudhës qershor 1944 –
mars 1945 në Filat janë vrarë 1286 shqiptarë, në Gumenicë janë vrarë 192, në
Margelik dhe në Pargë janë vrarë 626 sish, si dhe janë zhdukur dhjetra-qindra të
tjerë. Në të njëjtën periudhë si rrjedhim i terrorit gjenocid grek në Çamëri janë
masakruar 2900 burra dhe djemë të rinj; 214 gra; 96 fëmijë; janë dhunuar 745 gra;
76 janë kidnapuar; 32 fëmijë më të ri se 3 vjet janë masakruar me thikë; 5800
shtëpi dhe vende të shenjta janë djegur dhe janë shkretëruar. Mbi 30.000 mijë
shqiptarë janë përzënë me dhunë nga rajoni i Çamërisë, të cilët kanë përfunduar si
refugjatë në Republikën e Shqipërisë.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore qeveria e Shqipërisë çështjen çame e ka
parashtruar në Konferewncën e Paqes së Parisit(1946). Mirëpo, Konferenca e
Ministrave të Jashtëm të fuqive aleate jo vetëm se i morën parasysh rrethanat e
rënda të çamëve, të cilët ishin objekt shqyrtimi, por, gjithashtu, kërkuan
riatdhesimin e tyre, si dhe rimëkëmbjen e pasurisë së tyre të vjedhur dhe të
plaçkitur nga qeveria greke.
Komisioni Ndërkombëtar i Hetuesisë së OKB-së, i caktuar për vefikimin e tragjedisë
në të dy anët e kufirit, përfundoi raportin e tij më 1946-1947, i cili ishte
ngjeshur me përplot fakte të evidencuara për masakrën dhe tragjedinë e dhembshme të
popullit çam.
Realitetet e historisë së sotme të Çamërisë, kërkojnë vëmendje të merituiar nga ana
e bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të zgjidhë në mënyrë paqësore dhe me çdo
kusht statusin e shqiptarëve çamë në përputhje me ligjet ekzistuese ndërkombëtare
të njohjes së drejtave dhe lirive të minoriteteve. Greqia nuk mund t’i shmanget
ndëshkimit ndërkombëtar të gjenocidit të saj, të kryer ndaj shqiptarëve çamë.
Kështu që, Greqia, jo vetëm se duhet pranuar botërisht, duke iu kërkuar falje
viktimave shqiptare çame dhe Shqipërisë , se ka kryer një akt të tillë
anticivilizues kundër shqiptarëve çamë, i cili është i dënueshëm sipas së drejtës
ndërkombëtare, por edhe është detyrueshme, që të ndryshojë paragrafët e Kushtetutës
së saj dhe, t’i harmonizojë me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare,
duke ua njoh të drejtat e plota të ligjshme dhe legjitime minmoritet shqiptar çam.
Në radhë të parë, Grdeqia është e detyrueshme, që të legalizojë të drejtën e
rikthimit minoritetit
shqiptar çam në Çamëri, si dhe dëmshpërblimin për tërë pasurinë e tyre të plaçkitur
dhe të grabitur me rastin e ushtrimit të terrorit gjenocid 1944-1945– mh).
Gjithashtu, përpos përgjegjësisë për kriemt e kryera të gjenocditi ndaj shqiptarëve
dhe Çamërisë, qeveria greke është e detyruar ligjërisht që t’i respektojë të
drejtat civile dhe ligjore të mbi 100.000 mijë shqiptarëve, të cilët sot jetojnë në
Greqi. Gjithashtu, qeveria greke nuk pranon faktin e pamohueshëm se sot në
Shqipëri jetojnë mbi 150.000 mijë refugjatë çamë. Për më tepër, këtë realitet të
hidhur të shqiptarëve çamë, të cilët në Shqipëri kanë statusin e refugjatit, Greqia
zyrtarisht ka deklaruar se kurrë nuk do të pranojë që këta të rikthehen në
vendlindjen e tyre. Po në këtë frymë të politikës raciste të qeverisë greke, në maj
të vitit 1992, në Tiranë, është prononcuar edhe ish-kryeministri i qeverisë greke,
Konstantin Micotakis: {[Ata, sipas ligjeve greke konsiderohen si kriminelë të
luftës]}”(Po aty,
www.mfa.gov.).
Edhe pse K. Micotakis së bashku me të gjithë qeveritarët e tjerë grekë njëzërit e
mohojnë ekzistencën e çështjes çame, si dhe ekzistencën e mbi 100.000 shqiptarëve,
që jetojnë sot në Greqi (shumcia dërrmuese e tyre janë shqiptarë ortodoksë, por të
asimiluar, si rrjedhim i politikës raciste dhe të aparteidit të qeverisë greke, që
kishte, dhe ka për qëllim të fundmë ndryshimin e strukturës demografike të elemntit
indigjen shqiptar në favor të kolonizimit dhe të tjetërsimit të Çamërisë shqiptare),
duke përjashtuar refugjatët migrantë shqiptarë të Shqipërisë, të cilët pas vitit
1990 janë strehuar në Greqi për çështje ekonomike, nuk mund të pranohet, as të
justifikohet në asnjë mënyrë teza e ndërruar e K. Micotakisit dhe e
bashkëmenidmtarëve të tij racistë grekë, “ se popullata çame është kriminele, duke
qenë se ajo i ka shërbyer okuptarit gjerman”, sepse e vërteta është kjo: terroristë,
kriminelë, si dhe kollaboracionistë të okupatorit nazifashist gjerman kanë qenë
bandat dhe
fallangat greke të drejtuara nga vetë politika qeveritare greke dhe nga Kisha
Ortodokse Greke. Ndërkaq, popullata shqiptare çame ka zhvilluar rezistencë të
luftës vetëmbrojtëse kundër forcave paramilitare terroriste dhe fashiste greke. Në
mbështetje të kësaj së vërteteje të pamohueshme historike mbi tragjedinë çame,
edhe “Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, më 1994 e shpalli 27 Qershorin 1944 si
ditë përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe në shenjë të
viktimave të hollokaustit grek në Çamerinë shqiptare, Shqipëria ka ngritur
monumentin historik përkujtimor në Konsipol.”(Po aty, www.mfa.gov.).
Përshpejtimi i zgjidhjes së statusit minoritar të çamëve të Çamërisë shqiptare,
varet nga ushtrimi i presionit të qeverisë aktuale të Shqipërisë, si dhe i
faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët për hir të harmonizimit të
interesave afatgjata të procesit të integrimit dhe të globalizimit në përmasa
ndërkombëtare (kanë premtuar se Shqipërinë në vitin 2020, do ta fusin në “familjen”
e BE-së. Mirëpo, fatkeqësisht një premtim i tillë “afatshkurtër” nuk do të
përmbushet as në vitin 2020, sepse sipas standardeve të dyfishta të BE-së, Shqipëria
(për shkak të çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan, parashikohet që
domosdo të mbahet e varur, “peng” dhe e destabilizuar sikurse 16 vitet e shkuara
gjatë dekadës së fundme e shekullit XX, dhe dekadës së parë të shekullit XXI) janë
duke aplikuar “metodologjinë pragmatike” të standardeve të dyfishta ndaj shqiptarëve
në Ballkan, duke iu mohuar të drejtën e vetëvendosjes dhe të ribashkimit të tyre në
një shtet të
vetëm kombëtar shqiptar vetëm brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopilitikë
të Shqipërisë Etnike, pa cenuar asnjë pëllëmbë të territorit të shteteve fqinje
serbosllave ballkanike.
Së fundi, pavarësisht nga synimet afatshkurtëra apo afatgjata të strategjisë dhe të
taktikës së politikës së brishtë 16-vjeçare shqiptare dhe të traktativave të
diplomacisë ndërkombëtare ndaj “amortizimit” dhe injorimit flagrant antiligjor,
antihuman dhe antidemokratik të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së
shqiptarëve, që të rikrijojnë shtetin e tyre kombëtar brenda kufijve sovranë të
pavarur të Shqipërisë Etnike, pa dyshim se do të falimentojë aplikimi i “standardave
decentralziuese” evropiane ndaj shteteve ballkanike, si rrjedhim i tolerancës së
politikës dhe të praktikës së militarizimit dhe të neokolonializmit shekullor
serbosllav(Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia) mbi tokat etnike të shqiptarëve
në Ballkan.
Së pari, nga ana e BE-së, e OKB-së dhe e Amerikës, duhet duhet të merret në
konsideratë të thellë dhe të gjithanshme humane dhe ligjore “decentralizimi” i
kolonializmit serbomadh dhe grekomadh në favor të jetësimit të së djetës së
vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan. Mëpastaj, si hap i dytë, të bëhet
“decentralzimi” i pushtetit shtetëror të Kosovës sipas “standardeve ndërkombëtare”
të kantonizimit të Kosovës në favor të autonomisë politike dhe territoriale të
enklavave të minoritetit serb, sipas modelit të falimentuar federalist të sistemit
shtetëror të entitit serb në Bosnjë e Hercegovinë ( Marrëveshja e Dejtonit, 1995, e
cila, përpos ndërprerjes së luftës, dhe vendosjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinë,
asgjë tjetër nuk ka siguruar në mënyrë të barabartë për perspektivën e ardhshme të
tre poipujt e atjeshëm: kroat, mysliman dhe serb. Këtë anakronizëm të federatës
kroato-serrbe-muslimane, e dëshmon edhe “prania e tri ushtrive të ndryshme
serbo-kroate-myslimane”, siç
deklaroi Richard Holbrook në Srebrenicë, më 11 korrik 2005, me rastin e
përkujtimit të 10-vjetorit të gjenocidit serbomadh mbi 8000 mijë viktima myslimane
boshnjake).

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.