Përkundër lehjeve të qenve, karvani i Lëvizjes Vetëvendosje
Përkundër lehjeve të qenve, karvani i Lëvizjes Vetëvendosje do të qajë
përpara
Shkruan: Sejdi Veseli
Siç po shihet për çdo ditë e më tepër, veprimtaria e Lëvizjes Vetëvendosje,
e drejtuar nga një shtresë e intelektualëve të rinj për nga mosha, por me
përvojë të pasur politike dhe të dëshmuar si të pa korruptueshëm, e ka
tronditur deri në palcë dhe ka filluar ta prishë rehatinë e shterpësisë, jo
vetëm të disa klaneve të korruptuara politike, por edhe ish zagarëve të
zgjebosur të UDB-së.
Në gazetën “Lajm ekskluzive” të datës 1o gusht 2005, në faqe 3, u botua
një letërnxirrje me titull “Grafitet”, të firmosur nga udbashi dhe
diferencuesi i viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, prof.dr. Skender
Boshnjaku, neuropsikiatër.
Duke e lexuar këtë letërnxirje u befasova shumë, nga fakt se si është e
mundur që në një gazetë serioze, siç është Lajm ekskluzive, të gjej vend një
shkrim i tillë plotë vrer udbesk.
Kur e pashë se kush është autori, nuk me befasuan sloganet plotë nënçmim
ndaj grafiteve të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase ai këto slogane i ka mësuar
përmendësh nga udbashet e Beogradit (Dajt e tij) dhe servilet e tyre
shqipfolës në kohën e diferencimeve “ideo-politike” të viteve të 80-ta të
shekullit të kaluar.
Siç shihet edhe në këtë shkrim, autori e ka humbur aftësinë e orientimit në
kohë dhe hapësirë, me siguri edhe si pasojë e sëmurjes profesionale, andaj
nuk është në gjendje të kuptojë, se kurrën e kurrës nuk do të kthehet
pushteti i dajave të tij, i të cilit ishte dhe mbetet lake i përbetuar!
Për hirë të lexuesit e shoh të nevojshme që t’i them disa nga faktet për
letërnxirrësin Skender Boshnjakun:
Në kohën e përndjekjes së rinisë shqiptare të Kosovës, pas Pranverës së
përgjakshme 1981, ky argat i shovinizmit serbomadh, nëpër mbledhjet ku
bëheshin diferencime, deklaronte, “se rinia kosovare është irridentiste,
nacionaliste dhe shkatërruese e vëllazërim bashkimit, andaj duhet të dënohet
me dënimet më të ashpra;
Ishte ky pasues i Mengeles, duke shkelur me të dy thundrat Betimin e
Hipokratit, i cili vlerësonte “profesionalisht” të rinjtë shqiptar pas
masakrimeve që përjetonin nëpër skutat e UDB-së, se a janë të aftë për të
dalë para gjyqeve. Aftësia e madhe “profesionale” e këtij far doktori
komiteti, ia mundësonte që të rinjtë shqiptar t’i shpallte të aftë për t’u
përgjigjur dhe dënuar, vetëm në bazë të një testi formal, i cili përbëhej
nga një pyetje e vetme: “sa këmbë i ka dhia”. Kjo ka ndodhur konkretisht me
të riun Rrahman Dini, i cili ka vdekur pas luftës nga pasojat e torturave
udbeske, të mbikëqyrur nga ky “doktor” dhe shefi i tij Sasha Dobriçanin;
Ishte ky “doktor” militant i patriotizmit socialist jugosllav, kur në
sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ku gjykoheshin pjestarët e Frontit
Nacionalçlirimtar Shqiptar, ku merrte pjesë si “ekspert” i mjekësisë
udbashe, që kërkoi nga mjetet e komunikimit masiv që të sqarojnë, se nuk
është epidemiologu dr.Skender M. Boshnjaku. Unë nuk jam irredentist, sepse
jam djali i Titos dhe jam i gatshëm të vdes për vëllazërim-bashkimin dhe
tërësinë territoriale të RSFJ-së....
Dihen marifetet e këtij doktori, si përgjegjës zyrtar për shëndetësi me
minatorët e Trepçës, gjatë grevave të tyre heroike, në mbrojtje të
Kosovës......;
Ishte ky “doktor” i cili njëkohësisht me futjen e masave të dhunshme nga
pushteti serbo-çetnik, kur i ngazëllyer nga “fitorja” ndaj “irridentes” iu
vërsul mbishkrimeve në gjuhën shqipe duke i thyer dhe duke i shkelur me
thundrat e tij zabune.......Qëndrimi i tij edhe sot në kuadër të QKU-së nuk
i bënë nder, si stafit drejtues të saj e as Ministrisë së Shëndetësisë.
Kam bindjen se për t’u vlerësuar drejt personi i këtij “doktori”, janë të
mjaftueshme këto pak të dhëna.
Po e përfundoj këtë shkrim duke i sugjeruar “hërsisë” së tij,
“neuropsikiatrit” Skender Boshnjaku, që të analizoj veprimet e përkrahura
nga populli përditë e më tepër të Lëvizjes-Vetvendosje, të drejtuar nga ai
që e quan Mesi, aq më parë do të gjej shërimin nga smundja e tij e
kahmotshme për idhujt e pashtershëm sllavofolës, të cilët ende vazhdon t’i
kërkoj. Kam bindjen, se vërtet kjo kohë e idhujve tashmë ka perënduar!
Me 10 gusht 2005, Prishtinë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.