Letër e hapur Ministrit të punëve të jashtme Per Stig Møller

2005-08-08 · Forumi historik RTVZIK · 5 përgjigje të ruajtura

Letër e hapur Ministrit të punëve të jashtme Per Stig Møller
Xhemil Zeqiri

Unë i lejoj vetes t´ju drejtohem juve, si një veprimtar për të drejtat e
liritë njeriut nga Kosova, i cili ka kërkuar një vend të lirë në Danimarkë
i mërguar nga terrori shtetëror serb, së bashku me mijera bashkëkombas të
mi.
Unë, kam mësuar se statusi i ardhmërisë së Kosovës do të diskutohet në
Këshillin e Sigurimi te OKB-së, së shpejti.

Pasi që Danimarka për momentin është anëtare e Këshillit të Sigurimit, e
shfrytëzoj rastin, që t´ju drejtohem juve dhe qeverisë suaj, për t´ia
tërhequr vëmendjen opinionit të jashtëm , për pakënaqsitë dhe frustrimet që
janë në rritje tek popullata shqiptare, për mos sqarimin e ardhmërisë së
Kosovës.

OKB-ja, me Rezolutën 1244, ka ngritur idenë për standardet para statusit,
dmth, ka kërkesa tek popullata shqiptare në Kosovë, për të përmbushur disa
kushte, që në veçanti u përket të drejtave të pakicave e të serbëve në
veçanti.

Ky është një plan absurd, që ka për qëllim, shtyrjen e zgjidhjes së drejtë e
deri në pambarim të statusit të Kosovës.

Është UNMIK-u e jo popullata shqiptare, që e ka fuqinë organizative,
legjislative dhe ekzekutive në Kosovë dhe influencën vendimtare si në
zhvillimin ekonomik, politik, social etj, mbi Kosovën.

Si mund të kërkohen këto kushte nga popullata shqiptare, kur vetë atyre u
janë marrë të drejtat më elementare njerëzore dhe kombëtare sot?!

Më lejoni t´ua përkujtoj juve, se një Kryesi komunale nuk ka të drejtë që
vetë, të hapë një kohë ( terminal ) të autobusëve pa miratim nga ana e
UNMIK-ut.

Natyrisht, që nuk është vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që ka të drejtë
të shtrojë këto kërkesa me qëllim që zhvillimi të ecën duke filluar nga
disa standarde.

Popullata shqiptare në Kosovë, kërkon gjithashtu që OKB-ja, t´i bazojë
vendimet e tyre mbi bazën e pranimit të së drejtës së shqiptarëve për
vetëvendosje.
Kjo çështje është thelbi i problemit.

Shqiptarët e robëruar nga ish-Jugosllavia, ishin kombi i tretë, nga madhësia
dhe nga numri i popullsisë, por megjithatë, jugosllavët ua morën të drejtën
për vetëvendosje, të cilën është dashtur ta kenë, duke u bazuar në
Kushtetutën e ish Jugosllavisë.

Pastaj, kur ish-Jugosllavia u shkatërua, shqiptarët e Kosovës u harruan në
mëshirën e fatit, pastaj, pasoi një shtypje brutale nga ana serbe.
Përkundër shumë thirrjeve, për t´ua tërhequr vëmendjen, për një përgaditje
për një krim ndaj njerezimit, Kosova u la nën çizmet vrastare të S.
Millosheviqit, i cili përsëri si në kohën e krajlëve të egër të Serbisë,
bëri pastrime etnike, brutale.

E gjithë kjo tani është histori e cila nuk mund të ndryshohet, por me
rëndësi është që të mësohet nga pësimet e kësaj historie dhe të kthjelloheni
e të mos bëhen të njëjtat gabime përsëri, ashtu siç janë bërë deri tani këto
padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar, i cili është penguar për të
vendosur mbi fatin e vet, pasi që fuqite e mëdha i kanë ndarë shumë
territore, ku shqiptaret kanë jetuar me mijëra vite të bashkuar tani ato i
kanë okupuar fqinjët e tyre.

Të kujtoj se kur shteti i ri shqiptar u krijua 1912/13, nën administrimin e
tij u lanë vetëm një pakicë e shqiptarëve dhe pjesa me e madhe e territoreve
të banuara me shqiptarë ngelën jashtë shtetit amë, Shqiperisë.
Udhëheqësia serbe tani thotë se Kosovës duhet t´i jepet më tepër se autonomi
e me pak pavarësi!!!
Kjo është një strategji dinake, taktikë vetëm e vetëm për t´ju pamundësuar
shqiptarëve që të kenë të drejtën e tyre për të vendosur vetë për ardhmërinë
e tyre.

Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Bosnja u shkëputën nga ish- Jugosllavia
pas luftërave të përgjakshme dhe pastaj atyre iu respektua referendumi.
Ne Jylandin jugor(të Danimarkës), kufijt u tërhoqën pas referendumeve.
Referendumet e shqiptarëve u injoruan.
Pse na refuzohen neve shqiptarëve të njëjtat të drejta si që sot i gëzojnë
popujt tjerë të Ballkanit dhe më tej?!...

Shqiptarët, duan që të jetojnë në paqe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ne, nuk duam që t´i përzëmë apo t´i shtypim serbët por duam të ndërtojmë një
Kosovë të lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj shtypje etnike, gjë që
asnjëhere më herët s´ka qenë e mundshme.

Shqiptarët kërkojnë:

-të drejtën për vetëvendosje,
-ushtria dhe policia serbe të tërhiqen nga Kosova, ndërsa robërit e luftës
të lirohen menjëherë.
-të gjithë trupat e të vrarëve shqiptarë dhe të pagjeturit, të këthehen sa
më parë në Kosovë, për t´u rivarrosur në mënyrë të rregullt nga familjarët
e tyre.
- qeveria e Beogradit të detyrohet t´i këthejë të gjitha të hollat që ia ka
vjedhur Kosovës, si psh, fondet e pensioneve dhe vlera tjera, pasi të
verifikohen ( zbulohen ) nga një komision i pavarur apo ngjashëm.
- dhe së fundi:
Serbia, duhet të paguaj për dëmet e luftës që i ka shkaktuar
Kosovës, për të gjitha shkatërrimet e të mirave materiale, që ia ka
shkaktuar popullatës shqiptare.



Me respekt:
Xhemil Zeqiri,
Kryetar i Këshillit për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut në Kosovë.(dega në Danimark)

Ørholmgade, 9 st th
2200 København N

Kopenhagen, 01. 07. 05

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-05

O komunist , ti a do me na i prishish punet edhe me Bashkesine nderkombetare a?

Përgjigjja 2 · 2005-12-05

Sa e bajtshme duket kur e verteta perzihet me jeremite e dikuj te shkaktuara nga famofobia e pambarim. Se duhet te ndikohet tek organizmat nderkombetar ne lidhjhe me çeshtjen e Kosoves kjo eshte nje gje qe duhet te behet, por ka edhe dy gjera te tjera qe jane po aq te rendesishme dhe ato jane: si duhet ta bejme kete dhe kush duhet ta beje kete. Sigurisht qe secili ka te drejt ti drejtohet me letra kujtdo qofshin keta edhe qeveritar e diplomat, por nese deshirojm qe keto letra te ken ndikim atehere duhet ta dime qe po u bene letra "kallaballek", ato qe shkruhen aty jo qe nuk do merren parasyshe por do te perfundojne ne koshin e plehrave pa u lexuar fare. Po i paraqes vetem disa gabime nga kjo leter drejtuar Ministrit të punëve të jashtme Per Stig Møller
citoj:
Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Bosnja u shkëputën nga ish- Jugosllavia
pas luftërave të përgjakshme dhe pastaj atyre iu respektua referendumi.

Nga secili dihet fare mire qe Sllovenia dhe Maqedonia nuk u perfshine ne lufte, ndersa ne anen tjeter vetem ketyre te fundit ju pranua referendumi, bile me sa di Sllovenia nuk kishte zhvilluar referendum ne lidhje me kete qeshtje, ajo ishte vendosur nga parlamenti, por vetem Maqedonia ishte ajo qe zhvilloi referendum, ndersa luften ne Kroaci dhe Bosnje e nderpreu Konferenca e Dejtonit e nenshkruar ne Paris.
Shqiptarët kërkojnë:
...
-ushtria dhe policia serbe të tërhiqen nga Kosova, ndërsa robërit e luftës
të lirohen menjëherë.
-të gjithë trupat e të vrarëve shqiptarë dhe të pagjeturit, të këthehen sa
më parë në Kosovë, për t´u rivarrosur në mënyrë të rregullt nga familjarët
e tyre.
...

Se ku i ka pare ata ushtare dhe polic serb ky zotria une nuk e di ndoshta nuk e ka te qart ne cilin vite dhe ne qfar gjendje eshte Kosova ne momentin kur shkruan. Se ne veri te Mitrovices egzistojne grupe kriminale qofshin keta edhe ish pjestar te policise ose ushtrise se dikurshme te Millosheviqit, arsyeja qe ushtria dhe policija serbe jan terhequr 6 vite me pore e demtone "peshen" e kesaj letre. Per me teper te gjeturit e vrare duhet te kthehen ne atdhe si dhe te kerkohet ne gjetjen e te pagjeturve, por qe "te pagjeturit" te kthehen ne Kosove, kjo do ta bente te qeshe z.Minister.

Per ndryshe ne kete leter nuk ka diqka terheqese dhe analitike qe te mund te terhiqte vemendjen e nje diplomati aq me teper kur behet fjale per nje qeshtje jo te tijen. Andaj ose duhet te shpenzojme me teper kohe kur vendosim ti shkruajm nje diplomati, ose nese nuk i'a kemi zanat kalemit ti'a leme atyre qe i'a kane.

Shqipria Shqiptareve!

Përgjigjja 3 · 2005-12-05

O komunist , ti a do me na i prishish punet edhe me Bashkesine nderkombetare a?
Po besa nuk di a ashte Komunist Xhemil Zeqiri,per ju iç-kushi cdo kush që e mbron çeshtjen kombetare eshte komunist,
Edhe Adem Jashari Komandanti Legjendar per ju eshte Komunist.të tan shpijunat që punojn per sllavet dhe miqët e sllaveve jan Demokrat ashtu deklarohet Balli dhe zogistat që nuk jan shum por bejn jehon se titistat i keqperdorin i mashtrojn,dhe kta jan po ata pë një koc mashtrohen mjerim.Dhe nuk e sheh gomar ballisti se Mitrovica dhe enkllavat serbe nepe Kosov jan mbush me Ushtri.polic dhe paramilitar serb.per ju ka randesi që kta kriminelet e evropes të jen aty po statusi nuk eshte me randesi sepse ia keni dhan Rugovicit besimin të zgjedh hallet e shqiptarve ,e ai Titist me shall nuk eshte në gjendje të formuloj një leter -Peticion politik ,Ndersa Xhemil Zeqiri ka Botuar 3 libra Politik.

Përgjigjja 4 · 2005-12-06

Ti Besnik emrin e ke shume te mire, por nuk po me duket se e bart me merite kete emer?!
E them kete se ti nuk i je besnik as fjales sate. Kur ka thene Balli ate qe ti e pjerdhë ne kete forum? Balli, zotria juaj, e ka percaktuar vijen e tije kombetare gjashte dekada me pare dhe per te nuk eshte e rendesishme nese ata qe punojnë ne dem te çeshtejes kombetare me ose pa vetedije, te quhen komunist, demokrat apo çkado tjeter, ne daq thirri edhe Hashim Shala, emri nuk ndryshon gje. Paramilitaret neper enklava qe permend ti, ne mitrovice p.sh edhe po te goditen nuk i ndihmon gje Kosoves, perkundrazi vetem e demton, se po i vrave 10 vijne 10 tjere. Por nese don ti godasish te gjithe dhe ti pastrosh keto pjese, atehere duhet te gjesh forma, e njera prej tyre eshte edhe ajo diplomatike, e ti godasish ne strofull, ne Beograd. Gjarprit nuk i bihet ne bisht po ne koke, nese e ki njemend. E sa per librat e Xhemil Zeqirit, te them te drejten nuk i kam lexuar, mirpo ne baz te keti shkrimi po te them ty se ne Kosove sot CD dhe "libra" eshte fare e lehte te editohen, mjafton nje fond i vogel material dhe libri ose albumi juaj "muzikore" te reklamohet ne vitrinat e dyqaneve, e po pate nje fond te majm ate e sheh edhe ne reklamat e mediave. E leri ti ata komunista e demokrat, mos fut spica, se populli e di me mire se ti se kujt ja jep fronin.
Rrofte Balli Kombetar!
Rroft idelai yne per Clirim e Bashkim Kombetar!

Përgjigjja 5 · 2006-01-14

Jo besa bashksija nderkombtare e ka vendos me na len nder shkije.edhe nje¨her po shkilet gjku i Shban Polluzhes dhe Adem Jasharit.Ja c na the Golbergu Amerikan në prishtin dse duet kompromis.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.