FAMILJES ATDHETARE TË HARADINAJVE LEGJENDARË
Shkruan:
Fadil SHYTI
FAMILJES ATDHETARE TË HARADINAJVE LEGJENDARË
LETËR NGUSHLLIMI
I nderuar xhaxhi Hilmi,
Lajmi për vrasjen e djalit tëndë Enverit, ish-luftëtarit të UÇK-së, heroike dhe invalid i luftës, më ka tronditur thellë në shpirt ashtu si çdo shqiptar atdhetar kudo brenda e jashtë atdheut.
Në pamundësi me qenë atje pranë jush fizikisht, për ta ndarë dhembjen me ju, më lejoni t´i shprehi valët e pikëllimit të thellë që po na vërshojnë mua dhe familjen time.
Familja juaj emblematike, ka dhënë shumë djersë dhe gjak për lirinë e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare.
Por, i dashur bacë,
Liria ende s´ ka trokitur në trojet tona...
Prandaj, edhe sot në rrugët e Kosovës, po sulen tinëzisht hijena të cilat po bëjnë krime të tmerrshme mbi bijtë dhe bijat e saj më të devotshëm, mbi ushtarët e UÇK-së.
Këto hijena tinëzare, na e vranë Enverin.
Duke e bërë këtë, ata e kanë vrarë një ushtar besnik të saj që s´i trembej syri të luftonte përballë forcave çetnike.
Prej kohësh, njerëz analistë, përparimtarë dhe guximtarë kanë folur dhe kanë shkruar se rregjimi serbë në Kosovë po vepron me dorën e tij gjakatare, por disa politikanëve pacifistë të Kosëvës, nga njëri vesh u hynte në tjetrin u dilte ky paralajmërim largpamës.
Tani, kur po ngjajnë këto krime të nxitura nga çarqe të errëta të brendshme dhe të jashtme, po e ndiejmë edhe më thellë dhembjen për ushtarët tanë, njëkohësisht po e ndiejmë më thellë urrejtjen ndaj armiqëve dhe tradhëtisë.
Por, koha luftë këto i ka!
Ne, e dijmë prej kohësh që luftërat janë dy formash:
luftëra të hapura dhe luftëra të fshehta.
Si po e shohim tani kjo e fundit i ka hapur këthetrat, armiqtë tani po përpiqen t´ia errësojnë dhe vonojnë rrezet e lirisë së ardhshme trojeve shqiptare.
Por, kot e kanë, këthim prapa s´do të ketë përjetë!
Ty, bacë i nderuar në luftën e hapur ia fale Shqipërisë Etnike dy djemë trima, Luanin dhe Shkëlzenin, ashtu ia rrite nderin dhe krenarinë Glloxhanit dhe anekënd trojeve etnike shqiptare.
Ndërsa, pastaj tre bijtë tuaj flakadanë, shkëlqyen në atë luftë tejet të pabarabartë, përkrahë tyre ushtarët zulmë mëdhenjë nga të gjitha trevat shqiptare që nga Gjirokastra e Vlora deri në Tetovë e Shalë, që nga Llapi e Gollaku e deri në Drenicë e Kaçanik.
Djemtë tuaj i kishin dhe përjetësisht do t´i kenë yje të ndritura në betejat për lirinë e trojeve shqiptare.
Kur në Drenicën heroike, për herë të parë, më 1991, ua këtheu pushkën ushtarëve të krajlit serbë, Adem Jashari, kreshniku i Shqipërisë, pasi e çau rrethimin, atë natë kishte bërë konak në Kullën Qëndresë tek Haradinanjt legjendarë.
Pastaj, do të lidhej besa shqiptare , që përkrahë do jemi deri në fitore kundër rregjimit pushtues të Serbisë.
...Dhe, ngjau kështu, sepse ju ishit dy familje, nga ato familje heroike shqiptare, të brumosuara me ide kombëtare, që siç thotë një këngë jona popullore epike:
Kurrë armiqtë si bëri vëlla
Po, brez pas brezi t´u vra me shkja!
Eh mor bacë i dashur, paqen e brishtë dhe luftën e fshehtë i ndanë veç një tis i hollë, prandaj, ka shumë ngjarje që i ngjajnë luftës, nga kjo paqe e rrejshme s´ka asgjë të sigurt për fatet tona!
Kjo, pushkë që të vrau ty, vrau Kosovën shpi për shpi - thuhet në këngën për heroin tonë Bjaram Curri.
Me këtë dua t´ju përkujtoj shqiptarëve që jo vetëm dhembja për Enverin por dhe fakti që reksioni po ngre kokë, kemi drejt të na shqetësoj, ta rrisim vigjilencën dhe të na zgjoj nga gjumi!...
Paqja e brishtë apo më drejt paqja e përgjakur or bacë, ca kohë më parë t´i rrëmbeu në burgje djalmoshat sypetrita, Gjeneral Dautin, e pastaj edhe Komandantin legjendar, Ramushin.
Dhembja, për këtë akt të turpshëm të "drejtësisë" vendore dhe ndërkombëtare na i ka vrerosur zemrat.
Por, zemrat tona të hidhura vrerë, u freskuan për ca çaste kur viganët e luftërave dhe të burrgjeve, i pamë nga afër e nga larg se kishin mbetur të fortë, të pathyeshëm dhe madhështorë!...
Viganët e lirisë sërish do të këthehen burgjeve, sepse Kosova me vise të robëruara ende po e përjetojnë jetën e burgut!
- Kur atdheut i burgosen çlirimtarët, natyrisht që edhe atdheu e përjeton jetën-burg!
Kështu, do të jetë deri në fitore!...
Ata, u këthyen në familje të rënduar nga dhembjet për vëllain dhe malli për të afërmit, por për asnjë çast s´u ligshtuan, por qëndruan si luftëtarët në furtuna, që me buzëqeshje i presin stuhitë e jetës-luftë !...
Përshëndetja e tyre me plot vitalitet qëndrese, përballë teje or bacë, si e Ramushit ashtu edhe ajo e Dautit, i ka mahnitur miqtë dhe natyrisht, i ka goditur armiqtë!
Qëndrimi i tyre, tejet dinjitoz na ka dhënë forca kurajo edhe ne të dashurve tuaj, brenda e jashtë atdheut.
Kështu, kanë qëndruar burrat e Shqipërisë në shekuj, prandaj nga kjo qëndresë titanike, natyrisht, ia kemi arritur të mbijetojmë dhe të qëndrojmë si komb, anipse armiqtë na i kanë copëtuar pamëshirshëm trojet tona, por kurrë s´ia kanë arritur as do të arrijnë t´i copëtojnë e t´i thyejnë shpirtërat tonë liridashës.
Më lejo i dashur bacë, edhe njëherë t´i shprehi ngushllimet e mia të sinqerta dhe të mbarë familjes Shyti, nga katundi Ashlan i rrethit të Vushtrrisë, e cila në luftën çlirimtare, 1998-199, ia dha tre dëshmorë dhe një dëshmore lirisë .
Mbahuni të fortë dhe krenarë , si kurdoherë të pathyeshëm përballë stuhive të luftës çlirimtare!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Rroftë Shqipëria Etnike!
Suedi, 18 prill 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.