Asnjë kompromis për shtetin e Kosovës
Asnjë kompromis për shtetin e Kosovës
Xhevat Bislimi
Shteti i pavarur është kërkesë minimale dhe kompromisi më i madh i kombit
shqiptar për zgjidhjen e çështjes së njërës prej krahinave më të mëdha shqiptare,
Kosovës. Historikisht, Kosova e sotme dhe krahina të tjera, që edhe sot mbahen të
pushtuara nga “Maqedonia”, Mali i Zi, Greqia dhe Serbia, kanë qenë dhe janë toka
shqiptare të Shqipërisë. Ka edhe krahina të tjera (dikur shqiptare) të
shpopulluara me hekur e zjarr (spastrim etnik) nga ushtritë e këtyre vendeve
fqinje. Shqiptari, megjithëse i vetëm përballë këtyre fqinjve shovinistë dhe
miqëve të tyre, nuk i pushoi kurrë përpjekjet dhe luftërat për çlirim dhe bashkim
kombëtar, por sot jemi këtu ku jemi…
Edhe programi kombëtar dhe politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të
përmblidhet në një fjali të vetme: “Çlirimi i tokave të pushtuara dhe bashkimi i
tyre me shtetin amë, Shqipërinë”. Nën trysninë e Fuqive të Mëdha (veçmas të
SHBA-së) UÇK-ja dhe kombi shqiptar “hoqën” dorë nga lufta për çlirimin e tokave
shqiptare nën “Maqedoni” (Zona e Dytë e UÇK-së) dhe nën Malin e Zi (Zona e Tretë e
UÇK-së).
“Fitorja” e zgjedhjeve pas luftës nga forca politike, që nuk bëri as përpjekjen
dhe mundin më të vogël për lirinë e Kosovës, e dobësoi jashtëzakonisht shumë
pozicionin e kombit shqiptar përballë Serbisë dhe përballë disa Fuqive të Mëdha.
Po t’i fitonin zgjedhjet ata, që fituan luftën kundër Serbisë, Kosova do të bëhej
shtet më së voni pas tre vjetësh. Me LDK-në dhe hyzmeqaren e saj, AAK-në, le që
nuk u bë as për gjashtë vjet, por ka rrezik të mos bëhet kurrë… Tashmë po bëhet
thirrje hapur edhe nga qendrat ndërkombëtare të vendosjes që klasa politike e
Kosovës të bëjë kompromis me Serbinë, të heqë dorë nga kërkesa për shtet të
pavarur. Kjo thirrje (apel) nuk i drejtohet LDK-së,
sepse ajo nuk kishte për qëllim asnjëherë (këtë qëllim nuk e ka as sot) krijimin e
shtetit të Kosovës. Thirrja u drejtohet forcave që e çliruan Kosovën me luftë të
armatosur dhe që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik angazhimit të tyre për shtetin e
Kosovës. Thirrje i bëhet shumicës absolute të popullit shqiptar (70%) që nuk ka
votuar për LDK-AAK-në dhe që nuk do të heq dorë kurrë nga e drejta për jetë të lirë
dhe të pavarur nga vrastarja e tij, Serbia. Populli shqiptar i Kosovës dhe i
krahinave të tjera të pushtuara shqiptare ka të drejtë absolute historike, politike,
kombëtare e njerëzore për të kërkuar dhe për të luftuar për çlirim dhe bashkim
kombëtar. Në interes dhe në të mirë të paqes kombi shqiptar (edhe shteti shqiptar)
“hoqi” dorë nga e drejta e tij për bashkim dhe u kufizua në kërkesën minimale për
shtet të pavarur të Kosovës. A ka kompromis më të madh se ky? Cili komb në Ballkan
ka
bërë kompromise të këtilla me të drejtat e tij? Jo vetëm që nuk kanë bërë kompromise
të këtilla, por kanë pushtuar dhe vazhdojnë t’i mbajnë të pushtuara tokat e
Shqipërisë. Në vend se klasa politike dhe institucionale e Kosovës (veçmas shteti
shqiptar) të insistojë në çështjen e pazgjidhur të tokave të pushtuara shqiptare,
ajo është e gatshme dhe po bënë pazarllëqe të rrezikshme edhe në dëm të krahinës së
çliruar shqiptare, Kosovës. Kanë nisur të shtohen dhe fuqizohen zërat që vijnë nga
qendra të fuqishme të vendosjes për kompromis, për të hequr dorë nga kërkesa për
shtetin e Kosovës. Këta zëra janë rezultat i politikës së qullët dhe
kolaboracioniste të LDK-së (tash edhe të një grupimi të vogël politik që po quhet
AAK). Gatishmëria konstante e kësaj force politike për kompromise në dëm të Kosovës
dhe të çështjes shqiptare po krijon në botë opinion të gabuar për Kosovën dhe
popullin e saj
liridashës. Nuk është pa mëkate edhe shteti shqiptar. Madje, mund të them pa u
frikësuar se po gaboj, që Tirana zyrtare është përgjegjësja kryesore për këtë
gjendje poshtruese të kombit shqiptar. Qëndrimi gati neutral i saj në raport me
tokat e saj të pushtuara, sidomos pas lufte, i ka inkurajuar fqinjtë tanë shovinistë
dhe miqtë e tyre për ofanziva të reja politike e diplomatike kundër Kosovës dhe
kundër krahinave të tjera shqiptare. Shteti shqiptar dhe çdo forcë politike që e
ndjen veten shqiptare duhet urgjentisht të merren vesh dhe t’u dalin përpara këtyre
zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë dhe rreth saj. Bota duhet ta ketë të qartë se
LDK-ja nuk e ka përfaqësuar Kosovën edhe athëherë kur është thirrur dhe votuar 99% e
jo më tash. Argumenti më i mirë për këtë është Lufta Antipushtuese Çlirimtare e
UÇK-së, që gjeti përkrahje në mbarë kombin shqiptar dhe më vonë edhe në botën
demokratike. Insistimi i disa Fuqive të Mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
duke biseduar (dialoguar) me Serbinë (duke hequr dorë edhe nga kërkesa minimale, nga
shteti i Kosovës), nga njëra anë, dhe duke e decentralizuar (ndarë Kosovën), nga ana
tjetër, do të çojë në një luftë të re dhe do të hap edhe çështje dhe hesape të tjera
në Ballkan (shqiptarët në “Maqedoni”, në Mal të Zi, në Greqi dhe në Serbi). Prandaj,
Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të bjerë viktimë e politikave të tredhura të
LDK-së dhe satelitëve të saj. Vetëm pranimi i vullnetit dhe i të drejtës së popullit
shqiptar të Kosovës mund të shpie në paqe, qëndrueshmëri dhe siguri afatgjate të
Ballkanit. Rezoluta 1244 nuk është “fjala e zotit” dhe as bibël e kuran. Ajo duhet
të zëvendësohet urgjentisht me një rezolutë që do të pranonte dhe sanksiononte
vullnetin e Kosovës për shtet të pavarur dhe demokratik. Vetëm populli
i lirë dhe i pavarur i Kosovës mund t’i garantojë edhe të drejtat dhe liritë e
pakicave kombëtare pa asnjë përjashtim. Ka ardhur koha dhe janë pjekur të gjitha
kushtet që vullneti i kombit shqiptar të jetë fjala e zotit…

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.