Anagdota
Beqir ELSHANI
YLLI I DAVIDIT
Sekretari i OKB-së kishte dalur në park për të shitur mallë. Në tavolinën e
tij të vogël ka vendosur disa gjëra shumë tërheqëse. Afrohet një pacifist
dhe e pyet.
- Sa kushton Pëllumbi i Paqës?
- 100 dollarë. Merre, ta jap më lirë.
- Po, Ylli i Davidit sa kushton? - pyeti përsëri paqisti që po ngutej për të
blerë.
- Ky është unikat, prandaj nuk e shes.
- Atëherë, pse e mban në tavolinë? - shtoi pacifisti.
- E mbaj në rast se ndonjë më kërcënohet me grusht, - tha sekretari i
OKB-së.
PËR SHQIPNIN E MADHE
Dy të burgosur, njëri për plaçkitje, tjetri për politikë bisedojnë.
- Për çka je në burg? - e pyeti i burgosuri për hjani kolegun e tij.
- Kam kërkuar Shqipnin e Madhe, - u përgjegj i burgosuri politik.
- Për zotin, nuk je në vete! Nuk ka mujt Abdyl Frashëri me ba Shqipnin e
Madhe, jo më ti…
- Po, ti, për çka je në burg? - pyeti i burgosuri politik.
- Unë i kam thyer tri banka shtetnore. Mirëpo së shpejti do të lirohem,
sepse rrënjët i kam thellë në qeveri, - plotësoi hajni!
- Paskam fat, meqë ti gëzon autoritet në dhe mund të më nxjerrësh prej
burgut, - tha i burgosuri politik.
Ç’ËSHTË LIRIA?
Në orën e mësimit të gjuhës shqipe mbahen ushtrimet e gramatikës.
- Ç’është Liria? - e pyeti profesori nxënësin në tabelë.
- Liria, Liria... është dashnorja e Unmikut, - u përgjegj nxënësi.
SA BËJNË NJË PULË EDHE NJË DHELPËN?
- Sa bëjnë një pulë edhe një dhelpën? - pyeti daja nipin.
- Bëjnë një dhelpën - u përgjegj nipi.
- Ti qenke i dobët në matematikë, - tha daja.
- I dobët në matematikë, por i zgjuar në diplomaci, - plotësoi nipi.
KLARKU NË GJYKATËN E HAGËS
Shkoi ish-komandanti i forcave të armatosura të NATO-s, Uesli Klark, për të
dëshmuar për krimet serbe në Kosovë.
- Ju, amerikanët më keni ardhë në majë të hundës.- tha Millosheviçi që u
prish në fytyrë, posa e pa Klarkun në gjykatore.
- Kështu ka thënë edhe Hitleri dikur, megjithatë ne e mbrojtëm njerëzimin, -
tha Uesli Klark.
- Mbase i keni mbrojtur edhe pëllumbat? - shtoi kasapi serb.
- Për fat të keq, asnjë nuk ka mbetur, të gjitha i ke vrarë ti me vëllezërit
e tu, - tha ish-komandanti i forcave të NATO-s.
GJENERALI I KOSOVËS NË HAGË
- Gjeneral Sulejmani, si kalove në Hagë? - e pyeti Hashim Thaçi në
Prishtinë.
- Të them të drejtën, gjatë gjykimit të bashkëluftëtarëve të mi në seancë,
mu duk se gjindem në Beograd. …vetëm që nuk flitej serbisht, - tha gjeneral
Sylejmani pas kthimit prej Gjykatës Ndërkombëtare në Hagës.
EDHE HAJNAT FESTOJNË
Duke iu falënderuar mungesës së dritës elektrike hajnat u bënë çirak duke
vjedhur natën. Një ditë festonin hajnat për suksesin e gjahut të tyre,
prandaj papritmas dikush hyri në odë dhe u thotë:
- Lajm i ri në ditarin televiziv! Tani e pas do të ketë pandërprerje dritë
elektrike.
- E dim! Sot është një prilli, dita e rrenës, - ia pritën hajnat duke
ngritur dollinë.
HAJNI DHE POLICI
Në auditorin e fakultetit juridik mbahen provimet.
- Çka ka dallim hajni me policin? - e pyeti profesori i jurisprudencës
studentin.
- Dallimi është se hajni vjedh pa protokoll, kurse polici vjedh me
protokoll, - u përgjegj studenti.
- Ah, sa pyetje e lehtë!… - pëshpëriti një nga studentët në auditor.
- Qetësi!- bërtiti profesori.
SHISHJA E MARTINOVIQIT
Një qytetar hyn në librari, mirëpo papritmas e sheh librin e trashë “Rasti
Martinoviq“ në vitrinë dhe instinktivisht e mbyll hundën.
- Kujdes! Ti po më fyen! Kjo nuk është nevojtore. - tha librari i prekur.
- Në mos qoftë nevojtore, bile stallë derrash… - ia priti qytetari duke ia
kthyer shpinën librarisë.
QENI DHE SHTYLLA E TRANSPARENTIT
Një kopshtar e lidhi qenin në shtyllën e transparentit ”JUGOSLLAVIA” sa për
të hyrë në shitore.
- Ku dreqin më lidhe në këtë shtyllë, këtu nuk ka asgjë për të kruar
dhëmbët. - tha qeni duke lagur me urinë shtyllën dhe duke nuhatur vendin.
- Mos u shqetëso, miku im, sepse edhe ashtu shtylla po më kalbet, ndaj ti
shumë lehtë mund të më shkulësh dhe ti mund të ikësh prej këtuhit.
- Nuk e bëj dot, sepse ”Jugosllavia” më bie në kokë dhe më mbyt në vend, -
kundërshtoi qeni që po e priste kopshtarin e vet.
LOTË APO UJË?
Dy kosovarë bisedojnë.
- A ka më shumë lotë apo ujë në Shqypni? - pyeti i pari të dytin.
- Bereqaversen, korrupcioni dhe kriminaliteti nuk po lanë mu shterrë lotët e
njerëzve që vuajnë, - tha i dyti.
QORTIMI PROFESORESHËS
- Astrit, vitin e kaluar ke qenë më i miri në klasë, sivjet e ke lëshuar.
Ç’është me ty, kështu? - e qortoi profesoresha maturantin.
- Ashtu është! Do të përmirësohem nëse ju vishni pantollone dhe jo fustan
mbi gjunj, - u arsyetua maturanti me vështrim përtoke.
UNË JAM VETERINARE
Një grua ishte në prag të lindjes, ndaj bashkëshorti u nis për të kërkuar
ndihmën e shpejtë. Duke shkuar rrugës takon një grua me mantel të bardhë në
automolil.
- Ju lutem, zonjë, gruaja ime po lind... Ju duhet t’i ndihmoni asaj.
- Më vjen keq, zotëri, unë jam veterinare.
- Nuk ka rëndësi në jeni mami apo veterinare. Në kohën kur unë linda, nënës
sime i ka ndihmuar halla Rrushe analfabete.
LOJA ME KAFAZIN
Një qytetar paguan gjobën 1000 dollarë për shkak se liroi zogun nga kafazi i
zonjës.
Pas dy-tri ditësh mësoi se zogu ishte kthyer përsëri në kafaz. Prandaj zonja
u gëzua për fitimin e dollarëve.
- Nuk di, pse ka mbetur të thuhet zogu i lirisë, kur unë pagova për lirinë e
tij, megjithatë zogu përsëri kthehet në kafazin e mbyllur, - u ankua
shpëtimtari.
- Kot mundohesh, sepse zogu i zonjës është mësuar me robërinë, - plotësoi
miku i tij.
KOSOVARI NË ULQIN
Një ditë vere të bukur në Ulqin, një kosovar me plis të bardhë shkoi tek
kryetari i komunës. Kryetari ishte shqiptar dhe në derën e zyrës figuronte
emri i tij.
Porsa kosovari hyri, tha “mirëdita“, kurse ai ia ktheu me “dobardan“,
prandaj e qortoi.
- Shoku kryetar, ti ose je qorr, ose je budallë. Ky kapuçi bardhë kallëzon
se jam shqiptar dhe jo shka, - tha kosovari duke prekur plisin me gishtin
tregues, pastaj doli jashtë.
PËLLUMBI DHE GRINDJA
- Babi, një ditë iu afrova pëllumbit dhe ai fare s’u tremb prej meje, - tha
vogëlushi.
- Sa mirë! Edhe pëllumbat po e din se je djali i pacifistit, - plotësoi
babai i krekosur.
- Ashtu, babi! Pikërisht dje më ra grusht një serb dhe unë e tolerova,
mirëpo një drenicak gjaknxehtë u hakmor për mua, - tregoi i biri.
- Pse nuk e lajmërove unmikun që ta arrestojnë drenicakun?!
RROBAT E NGJASHME
Një mbrëmje duke shikuar lajmet televizive, i zoti i shtëpisë pa një
ministër me rroba të ngjashme si të tij, dhe gruas i tha:
- E dashur, shiko a i kam rrobat në dollap, se mos m’i ka vjedhur
qerratai...
- Je në vete! Edhe po t’ia falësh, ministri s’t’i merr, pa lë më... - e
qortoi gruaja.
- E dashur, edhe ministrat po vjedhin. Prandaj më mirë shiko nëse i kam
rrobat në dollap.
VËMENDJA
Një qytetar ankohet te psikologu, për hallin që e mundon.
-Psikolog, kam një manirë! Nuk mund të lexoj tekstin e filmit, sidomos ato
skenat e aktoreve me gjoks dhe kofshe të zbuluara.
- Atëherë, mos i shiko filmat! - e qortoi psikologu.
- Unë kërkoj këshillë prej teje dhe jo ultimatum! - u ankua qytetari.
TESTIM PËR PUNË
Një ndërmarrje kërkonte një llogaritar, ku sipas konkursit paraqiten disa
kandidatë. Një kandidat i fundit hyn dhe i përgjigjet pyetjeve të
parashtruara në kompjuter.
Njëra nga pyetjet matematikore ishte: Sa bëjnë katër herë shtatë?
Kandidati mendoi pak dhe shtypi numrin ”30”. Pastaj shefi i tha se
refuzohet.
Pas një jave, shefi sërish e thirri në punë.
Atëherë kandidati pyeti:
- Përse më thirrët, ndonëse isha i dobët.
-Megjithatë, ti ishe më i miri ndër kandidatët tjerë. - e njoftoi shefi.
SHËRBIMI I MYSHTERIUT
Një pronar i restorantit kërkonte një punëtor, ndaj një kandidat paraqitet
për punë dhe pronari zhvillon një bisedë me të.
- Po qe se në restorant vjen një ministër dhe ai kërkon kos, mirëpo për
fatkeqësi gota nuk mbushet deri në vijën akademike, atëherë ç’do të bëje ti:
A do ta nderosh ministrin me gjysmë gote kos apo do t’i kërkosh falje se nuk
ka mbetur më?
- Do t’i shtoj edhe pak ujë kosit dhe ministri do të mbetet i knaqur, - u
përgjegj kandidati.
- Nesër eja në punë! - i tha pronari punëtorit të ri.
KUMBARA DHE VOGËLUSHI
Një ditë kumbara shkoi për vizitë tek familja e djalit trevjeçar. Ai i pyeti
prindërit e vogëlushit se a po e mban ende thithën në gojë.
- Jo, e ka humbur! - tha nëna e vogëlushit.
- Ia ka marrë ky ministri me mustakë, që po flet në televizor, - shtoi babai
i vogëlushit duke drejtuar gishtin në ekranin e televizorit.
SPECI DJEGËS DHE DROGA
Një student shqiptar banonte bashk me një student suedez në Universitetin e
Lundit. Një ditë studenti shqiptar shtroi drekën dhe në tryezë vuri dy-tri
speca djegës. Studenti suedez mori një specë djegës dhe e kollufiti sikur të
ishte banane. Pas pak, nisi të ankohet.
- Ti më mashtrove me këtë drogë!... - reagoi studenti suedez.
- Nuk është drogë, por spec djegës. Po të ishte drogë ti do të këndoje, -
tha studenti shqiptar.
ABETAJRA E VUKUT
Filologut serb, Vuk Karaxhiqit, i kishte lindur dëshira për të përpiluar një
abetare të gjuhës shqipe. Dëshironte që t’i pushtonte zemrat e shqiptarëve,
mirëpo i pengonin gjashtë shkronjat që nuk i kishte bukvari i tij. Një ditë
iu drejtua Jernej Kopitarit.
- Zotëri Kopitar, shqiptarët kanë një gjuhë të egër, - tha Vuk Karaxhiqi.
- Nëse gjuha shqipe është e egër, atëherë ne jemi budallenjë, - kundërshtoi
me mospajtim filologu slloven.
VOGËLUSHJA DHE KUKULLA
- Mjeshtër, a bën ta ndërroj këtë kukull, - tha një vogëlushe posa hyri në
shitore.
- E, ç’të keqe ka kukulla? Mos ndoshta nuk këndon bukur?! - pyeti mjeshtri.
- Për të kënduar, këndon bukur. Mirëpo nëse unë i them “të lumtë”, kukulla
më thotë “faleminderit”, por edhe nëse i them “mjaft se më shurdhove” prapë
më thotë “faleminderit”.
- Mirë, atëherë cilën do? - pyeti mjeshtri.
- Dua një kukull që kur ta qortoj, të hesht së pakut, - tha vogëlushja me
fytyrë të ngrysur.
SYZET E ERRËTA DHE MJERIMI
- A e di për çka Fatos Nano po i mban syzat e errëta? - iu drejtua njëri
bashkëbiseduesit të vet.
- Për shkak se paparazët po e bezdisin me kamera vezulluese, prandaj po i
dhëmbin sytë. Ka fituar nam të madh, qerratai - u përgjegj i dyti.
- Jo për atë, por sepse nuk mundet të shoh mjerimin e popullit shqiptar, -
tha i pari.
- Në qoftë ashtu, atëherë nuk dëshiron të shoh as kriminalitetin që popullin
e ka mbërthyer për fyti, - plotësoi i dyti.
PARASHIKIMI I MAGJISTARIT
Një shqiptar shkoi tek magjistari për parashikimin e fatit. Magjistari ia
mori gishtat e dorës dhe të gjithave ua shqiptoi nga një emër astrologjik.
Për gishtin e madh tha se quhet gishti i Jupiterit, për gishtin tregues tha
se quhet gishti i Fatosit, për gishtin e mesëm tha se quhet gishti i Sales,
për gishtin e unazës tha se është i së dashurës dhe për gishtin e vogël tha
se është i popullit. Parashikimi i magjistarit e lëndoi shqiptarin, prandaj
ky i shkurtoi dy gishtat - të Fatosit dhe të Sales. Pas një jave magjistari
e takoi fatkeqin në qytet dhe u trondit nga parashikimi i fatit të tij të
zymtë, prandaj e mallëkoi veteveten:
- Mu thaftë goja, në parashikofsha më fatin e njerëzve!
MINISTRI DHE DROGA
- Zoti ministër, a keni drogë? - pyeti një qytetar, i cili trokiti në derë
të shtëpisë së ministrit.
- Po, djali im merret me to. Hyni brenda! - tha ministri duke hapur derën.
- S’ka si ju, zoti ministër! Rrofshi! - përgëzoi i mysafiri i drogës.
- Aman, vetëm në telefon mos ma përmend drogën, se më zë belaja. Sa për
këtu, si në shtëpinë tënde… - tha ministri dhe shkoi në detyrën e
ministrisë.
REVOLTË REVOLTA
- Si quhesh? - e pyeti referenti i zyres qytetarin në sportele.
- Quhem Revoltë, - u përgjegj qytetari.
- Mbiemri?
- Revolta.
- Revoltë Revolta apo?!…tha referenti i zyres që donte të bindej, nëse nuk
gabonte, pastaj vazhdoi.
- Prej nga je?
- Prej Revoltës.
- Do të thotë se ti quhesh Revoltë Revolta prej katundit Revoltë.
- Ashtu, zotni!
- Po shteti si quhet, - iu drejtua me pyetjen e fundit referenti.
- Shteti quhet Qyqari, - tha katundari prej Revoltes.
FJALËT E NDYTA
- Baba, dje takova disa njerëz që fare nuk përdornin fjalë të ndyta, - nisi
tregimin vogëlushi.
- E pabesueshme, po ku ashtu?! - u habit babai.
- Me një fshat, matanë bjeshkës… Ata nuk dinin ç’është politika, prandaj nuk
dinin të shanin. Përveç kësaj thonin se të shash është sikur ta mbysish
njeriun. Unë u befasova kur i dëgjova.
- Bir, mendova se e ke fjalën për mua si anëtar i parlamentit që jam.
- Sa për këtë, ti je kampion për sharje. Mamaja thotë se derisa nuk ishe në
parlament nuk ke ditur t’i thuash as ”pis” maces, por si ke hyr në parlament
shan edhe vetveten.
KUSARËT ME GJYMTYRË
- Baba, si duken kusarët për nga fizionomia? - pyeti djaloshi kureshtar.
- Paj, kusarët, si të them… janë me një sy, me një këmbë, besa edhe me një
krahë, - u përgjegj babai.
- Mirëpo kusarëve të qeverisë asgjë nuk u mungojnë! Ata i kanë të gjitha
gjymtyrët në trup, bile sytë i kanë më të fortë se piloti, - plotësoi
djaloshi.
LUTJA E MBRAPSHTË E FISNIKES
- Zot, kurrë mos u bashkoft populli shqiptar! - tha një grua në mes të
sheshit.
- Mos, moj, të plaçin sytë! Thuaj inshalla bashkohemi! Bashkimi është i
nevojshëm për kombin tonë, - e qortoi një qytetar.
- Për mua jo!!! Sapo të bashkohen shqiptarët bashkëshorti im do të vdes prej
gëzimit. Ndaj unë nuk dua që të mbetem pa burrë, ende jam e re! - u ankua
gruaja.
- Sa për këtë, mos u brengos, sepse shqiptarët s’po bashkohen as për ditën e
flamurit, lë më përgjithmonë, - shtoi një tjetër qytetar.
YLLI NË FLAMUR
- A e di për çka ia kanë hequr yllin shqiponjës në flamurin kombëtar? -
pyeti i pari të dytin.
- Për shkak se është simbol i komunizmit, - u përgjegj i dyti.
- Jo, për atë, por për shkak se nuk e meritojmë, - plotësoi i pari.
AFGANISTANI DHE BINGOLOTO
- Ju, shqiptaret, jeni tranue! - kështu tha një afganistaneze me banim në
Berlin. - Unë kam ik prej Afganistanit, kurse çikat e juaja shkojnë e rrasen
sikur t’ish malli i babës.
- Mend për herën tjetër! - Mbase shqiptaret nuk do t’ia mësyejnë jo vetëm
kah Afganistani, por as kryet s’kanë me kthye kah lindja, - tha një gazetar
shqiptar.
- Vallahi, ne jemi kundër Afganistanit konservativ, veçse jemi edhe kundër
bingolotës kosovare me çika të zhveshura, - tha afganistanezja e mllefosur.
STANDARDI DHE POLICIA
Ministri i ekonomisë dhe i financave tha se për vitin e ardhshëm
planifikojnë të zbutet papunësia dhe të ngritet standardi. Kurse ministri i
mbrojtes duke fshirë djersët prej nervozës tha se për vitin e ardhshëm
parashikojnë që gjysma e policëve të flaken në rrugë.
- Pse shqetsoheni?! Ju duhet të gëzohen për ngritjen e standardit, - tha
ministri i ekonomisë.
- Paj, kur të ngritet standardi, policët e mi do të flaken në rrugë, - u
përgjegj ministri i mbrojtjes.
LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT
- Luli, çka po flitet në shtyllën e telefonit? - pyeti njëri kur pa shokun e
tij mbështetur në shtyllën e telefonit.
- Po flitet se Beogradi do ta njoh pavarësinë e Kosovës? - u përgjegj me
shpoti shoku i tij.
- Atëherë serbët qenkan ba katolikë, - plotësoi shoku i tij.
FATKEQËSI AUTOMOBILISTIKE
Një ditë në rrugët e Kosovës ngjau një fatkeqësi automobilistike, aty qëlloi
një gazetar anglez. Ai dinte pak shqip, prandaj fetkeqësinë e automobilit e
përshkroi me stil të lartë në shtypin kosovar:
- Shoferi i makinës ndërroi jetë; gruaja e tij shkoi në amshim, kurse qeni i
tyre vdiq në vend, që sipas fjalorit të gjuhës angleze fjala die ka dy
kuptime: vdiq për njerëz dhe ngordhi për kafshë.
AMBIENTI HOMOSEKSUAL
- Ne jemi për mbrojtjen e ambientit homoseksual! - kështu brohoritën një
grup njerëzish që kishin dalur dorë për dorë në protestë.
- Kush dreqin po u pengon këtyre të bëjnë dashuri mes vete?! - thanë disa
qytetarë teksa i panë.
- Çka po lypin këta, djema? - pyeti një plakë me shkop që po kalonte andej
pari.
- Këta p’e lypin Hitlerin, mixhë! - shtoi një tjetër.
BOSTANXHIU NË TREG
- Zotni, duket se ti shet bostan, kurse në shpallje shkruan kunguj! Mos
është ndonjë gabim?! - tha një myshteri në treg.
- Vëlla, këta janë bostane ashtu siç janë kriminelët serbë në Mitrovicë, por
rrobat i kanë të KFOR-it, - tregoi bostanxhiu.
NEGOCIATA ME MJESHTRIN
- Mjeshtër ora ime ec përpara, - u ankua një qytetar para orëndreqësit.
- Kthjeni shigjetën në minus dhe ora do të ec mbarë, - e këshilloi mjeshtri.
- Kot, përndryshe nuk do të vija tek ju.
- Atëherë ne mund të bëjmë negociata, ti më jep orën kurse unë të jap një
çamçakëz, - tha mjeshtri duke përtypur me gojë, ndërkohë që po riparonte një
orë.
SHURDHAN, APO QORR
- A është më mirë me kan shurdhan, apo qorr? - pyeti i pari të dytin.
- Paj, me kan shurdhan nuk e dëgjon piskamën e popullit; me kan qorr nuk e
sheh bërllokun në qytet, - u përgjegj i dyti.
GAZETARI
- Ku punon? - e pyeti referenti një qytetar.
- Jam gazetar i ”Bujkut” - u përgjegj gazetari.
- Sa keq, gazetar dhe punon bujk, - shprehu keqardhje referenti.
TELEVEZORI ME DIGITAL
Një qytetar ankohet për televizorin e prishur.
Televizori im ka pengesa të shpeshta. Fatos Nanon ma qet duplikat, Sali
Berishën ma qet duke u dridhur, kurse Ibrahim Rugovën ma qet duke
buzëqeshur.
- Nuk mund t’i ndreq këta…, por mund ta heqi digitalin që kurrqysh mos të
dalin në teve. - tha TV- mekaniku.
DY RRUGË TË REJA
- Kemi ndërtuar dy rrugë të reja në Tiranë, - tha kryetari i Bashkisë së
Tiranës.
- Si do të quhen ato dy rrugë të reja? – pyeti një gazetar.
- E para do të quhet Berisha ik, kurse e dyta do të quhet Nano ik.
KA EDHE MË KEQ
- Pash ëndërr se Sali Berisha kish hip në gomar, ndaj tiranasit u habitën
dhe i thanë:
- Si u bë puna jote të zbresësh prej automobilit në gomar?!
- Ka edhe më keq se unë, shikoni se kush po vjen pas meje – tha Berisha.
Çka me pa, po vinte Fatos Nano me paterica, tiranasit u trishtuan kur e
panë.
- Sa keq, dikur i kapëceje fushë e dete, tani ec me paterica, - i shprehën
keqardhje tiranasit.
- Ka edhe më keq se unë, shikoni se kush po vjen pas meje – tha Nano.
Populli priti më kot, por askush nuk erdh më keq se Berisha me Nanon.
VIJA E GOTËS SË RAKISË
Kamarieri i shërbeu tre myshterinjë në kafene, duke ua mbushur gotat me raki
rrushi. Nga pakujdesia njërit ia mbushi gotën mbi vijën e verdhë
horizontale. Atëherë myshteriu ia tërhoqi vërejtjen:
- Kujdes, mos e tejkalo vijën, unë nuk jam ministër.
MOSMARRËVESHJE NË DOGANË
- Çka ke në çantë, - e pyeti doganieri qytetarin.
- Helm, – tha qytetari.
- Helm! Hape menjëherë! – bërtiti doganieri dhe vuri dorëzat për kontrollë.
Duke kontrulluar pa se kishte vetëm duhan. - Ky qenka duhan dhe jo helm.
- Unë i them helm, kurse ti, po deshe mund ti thuash edhe mjalt, - pohoi
qytetari duke mbyllur çantën.
DUELI I KAUBOJËVE SHQIPTARË
- Nesër do të mbahet dueli i kaubojëve shqiptarë. Të dy palët kanë revole,
kanë para dhe janë fermerë të mëdhenj, - tha kryetari i komisionit para
forumit të gazetarëve.
- Cili prej tyre do dal fitues? - pyeti një gazetar.
- Nëse vriten të dy kaubojët, shpëton Shqiperia, nëse vritet njëri prej
tyre, vaj medet për popullin.

- Atëherë ne mund të bëjmë negociata, ti më jep orën e prishur kurse unë të
jap një çamçakëz, - tha mjeshtri duke përtypur me gojë, ndërkohë që po
riparonte një orë.
IRONIA ME PESHKAQENIN
- Nuk e kam ditur që kroatët janë kaq të poshtër! – kështu i tha shqiptari
boshnjakut.
- Pse, athua! – pyeti boshnjaku.
- Sepse peshkaqeni në detin Adriatik po lyp me shkue në Beograd, mirëpo
kroatët nuk e lejojnë, - tregoi shqiptari me ironi.
- Do të demokratizohen ndonjëherë edhe këta kroatët… - shtoi boshnjaku me
ironi.
DËSHIRAT PËR VITIN E RI
- Cilat janë tri dëshirat e tua për vitin e ri? - e pyetën dhelprën gjatë
pritjes së vitit të ri.
- Dëshira ime është që unë të bëhem diplomat, - tha dhelpra.
- Kurse dy të tjerat?! - vazhduan me pyetjet përgëzuesit.
- Dy dëshirat tjera ua fali vëllezërve të mi: ujkut dhe ariut.
- Mirëpo ne nuk dimë se cilat janë? - përsëritën pyetjen.
- Nëse ju nuk e dini, e dinë vëllezërit e mi, - përfundoi dhelpra.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.