HERAKLIU SHQIPTAR DHE KENTAURI SERB

2005-08-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Beqir ELSHANI

HERAKLIU SHQIPTAR DHE KENTAURI SERB

Sipas mitologjisë greke thuhet se heroi legjendar Herakliu ishte bir i
Zeusit dhe i Alkimenës. Në fillim vrau hidrën, pastaj luanin, kentaurin dhe
përbindëshat e ndryshëm që shkatërronin frytet e punës së popullit. Një
legjendë e tillë bashkëkohore, me plotë lavdi do të shkruhej edhe për
Herakliun shqiptar të milineumit të tretë, dhe ky është Albin Kurti. Ky trim
është bir i Kosovës dhe vëlla i Prometheut - Adem Demaçit, prej të cilit
Serbia ka frikë. Në fillim Albini i sfidoi të gjithë armiqtë e popullit
shqiptar, mirëpo kur deshi të sfidojë Kentaurin serb, e mbrojti Unmik-u.
Gjatë luftës në Kosovë, në krye me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Ademi Jashari, trashëgimtari i luftës për liri dhe bashkim të
popullit shqiptar, Albin Kurti burgoset. Ishte i vetmi përfaqsues i të
burgosurve dhe i të zhdukurve shqiptarë, prandaj i rrethuar me bajoneta
serbe mbrojti kauzën e drejtë të Kosovës. Në dokumentarin televiziv një
shqiptar po fliste serbisht për fitoren e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,
ishte Albin Kurti që po i sfidonte armiqtë e popullit shqiptar. Pas
përfundimit të luftës, nën presionin e vazhdueshëm të Federatës
Ndërkombëtare të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe në emër të kërkesave
të shumta, po aq edhe të zëshme nga ana popullit shqiptar, Albini lirohet
nga kazamatet serbe.
Tani në Kosovë, nën administrimin e Unmik-ut dhe në prani të KFOR-it,
NATO-s, Albin Kurti përsëri është burgosur, sepse kundërshton ndërhyrjen e
qarqeve reaksionare serbe në Kosovë, kundërshton hyrjen e luftënxitësve në
Kosovë, kundërshton negociatat me pushtuesin, kundërshton standardet para
statusit të Kosovës. Në fund, kërkon që të gjithë kriminelët serbë sipas
regjistrit në çarshaf të dënohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës,
njëkohësisht të lirohen të pafajshmit shqiptarë, që kanë luftuar për
çlirimin e Kosovës, sepse në Gjykatën Ndërkombëtare duhet të shkojnë
kriminelët serbë që masakruan popullin shqiptar, dhe jo çlirimtarët
shqiptarë që luftuan për mbrojtjen e atdheut. Këtu shihet se si Unmik-u ia
dëshiron luftën Kosovës, prandaj popullin shqiptar e provokon me ”vizitat” e
programuara serbe, ku fill pas ministrit të jashtëm serb, vjen ministri i
mbrojtjes serbe. Ministrat serbë nuk angazhohen për mirëqenjen e popujve në
Kosovë, por pakicën serbe e nxitin që të veprojë sa më keq, në mënyrë që të
lind një konflikt i ri drejt gjakderdhjes, përkundër fotografive të shumta
të shqiptarëve të zhdukur, të cilat krahas vajtimit të nënave dhe motrave
qëndrojnë në rrethojën e Parlamentit të Kosovës.
Ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviq, serbët i qortoi duke u thënë:
”Mjaft më nga komandat e Beogradit”. Pa dyshim se është një damagogji
tradicionale serbe, që e thotë ditën, kurse natën të shkrumbon. Një
deklaratë të ngjashme muajin e kaluar dha edhe Oliver Ivanoviqi, kinse do të
bashkëpunojnë me Këshillin e Sigurimit dhe jo me Qeverinë e Serbisë. Siç
duket, të dy palët serbe kanë besim në mrekullinë çudibërëse të OKB-së, në
kurriz të Kosovës. Pastaj vazhdon me gjuhën e kërcënimit: ”Mbi shqiptarët e
Kosovës të ushtrohet një trysni që të dalin nga istikamet e urrejtjes dhe
ekstremizmit, dhe të bëjnë hap drejt kompromisit”. Kjo gjuhë e ashpër e
diskursit politik duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, shqiptarët i
detyron që të pranojnë prangat e autonomisë. Dihet që ky, fundamentalist i
jashtëm pravosllav, në Kosovë hyn fill pas transportimit të kufomave
shqiptare nga Beogradi në Prishtinë. Prandaj në vend se Serbia të skuqet për
krimet e shkaktuara ndaj popullatës shqiptare, ajo kërkon skllavërimin
mesjetar të Kosovës. Pastaj vazhdon: ”Në qoftë se nuk do të gjindet zgjidhja
e pranueshme për të gjitha palët, Ballkani mund të ballkanizojë Europën,
prandaj është mirë të bëhet europianizmi i Ballkanit”. (Fakti, 28 qershor
2005). Kjo e fundit quhet ultimatum, që do të thotë se bisha serbe ende
është në këmbët e superfuqisë ballaknike. Si e tillë mundohet të gjunjëzojë
të gjithë ballkanasit, pastaj të niset drejt Europës. Kjo tingëllon sikur
Serbia nuk pranon të shkojë në Bashkimin Europian pa e flijuar Kosovën sipas
besimeve skllavëruese.
Nuk është me rëndësi se ç’thonë ministrat serbë, me rëndësi është që
Bashkimi Europian dhe Bashkësia Ndërkombëtare të mos veprojnë sipas kutit të
kollajshëm serb, sepse do të ballafaqohen me një luftë të re. Prandaj mbetet
që Këshilli i Sigurimit në OKB të flakë Rezolutën 1244, dhe në mënyrë të
drejtpërdrejt të njoh pavarësinë e Kosovës, përndryshe Serbia nuk ndalet me
pushtimin dhe masakrimin boshnjakëve dhe shqiptarëve. Derisa Shtetet e
Bashkuara të Amerikës kritikojnë OKB-në që nuk e kanë penguar me kohë
gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë, ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk
Drashkoviq, pavarësinë e Kosovës e ndërlidh me Bosnjë e Hercegovinën. Këtu
shihet se si ministri i jashtëm serb nuk brengoset për marrëveshjen e
Daytonit, prandaj guxon të përzihet në punët e brendshme të Bosnjë e
Hercegovinës si shtet i pavarur me njohjen ndërkombëtare të kufijve. Prandaj
shtetet ballkanike duhet të jenë vigjilente sepse ujku serb ka ardhur te
dera. Tani ai dëshiron që me anën e Kosovës, t’i ngre kurthe Bosnjë e
Hercegovinës, që do të thotë se ministrat serbë nuk brengosen për sovranet e
shteteve fqinje. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë kundërshtuar qëndrimet e
ministrit të jashtëm Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, sipas të cilit statusi
i Kosovës mund të ketë pasoja në Bosnjë e Hercegovinë dhe të çojë deri tek
pavarësia e territorit serb atje. Vegimin e mjegullt të ministrit të
jashtëm, por edhe të ministrave tjerë serbë, e di edhe diplomacia europiane
dhe ndërkombëtare, që do të thotë fantazi me shpresa të kota.
Derisa Gjermania dhe Italia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore një
kohë të gjatë nuk kanë mundur të marrin veten, atëherë si është e mundur që
Serbia pas bombardimeve nga ana e forcave të NATO-s, si dhe sanksioneve
ekonomike nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare, për një kohë të shkurtë të
bëhet një shtet i fuqishëm po aq edhe i tendencioz, sa që guxon t’iu
kërcënohet të gjitha vendeve fqinje. Duket qartë që Serbia nuk invenston në
demokracinë dhe emancipimin e popullit, përkundrazi investon në armatim
ushtarak dhe atë për sulm sipas deklaratës së ministrave serbë. Lufta e re,
që Serbia me ndihmën e Rusisë përgatit, do të jetë një luftë hakmarrëse ndaj
forcave të Paktit Atlantik, por në dëm të popullit shqiptar. Ata nuk do të
ndalen me kaq, por do të synojnë pushtimin ekonomisë së shteteve ballkanike.
Pikërisht më 28 qershor të vitit 1989, me rastin e 600-vjetorit të Betejës
së Kosovës, kryetari serb, Sllobodan Millosheviq, zbriti në Gazimestan dhe
para miliona njerëzve deklaroi se ”gjashtëqind vjet më vonë përsëri jemi në
beteja dhe në grindje, nuk janë të armatosura, megjithëse edhe këto nuk janë
të angazhuara.” Ndërkohë ultranacionalistët serbë ia kthenin me slloganin:
”Do të vrasim, do të therim, kush me neve nuk vjen”. Po të kundërshtohej me
kohë deklarata luftënxitëse e Millosheviqit, që ia kalonte edhe Hitlerit
famëkeq, nuk do të zhvillohej lufta e përgjakshme në Bosnjë e Hercegovinë
dhe në Kosovë; nuk do të ndodhte gjenocidi i Srebrenicës ku u masakruan 8
000 boshnjakë myslimanë vetëm pse nuk ishin serbë. Prandaj vetëm Pavarësia e
plotë e Kosovës e demokratizon Serbinë dhe e stabilizon Ballkanin.
I njëjti sllogan vazhdon të përsëritet në Kosovë nga nxitësit e luftës dhe
atë nën mbikëqyrjen e Unmik-ut. Ministri i jashtëm serbfofashist, Vuk
Drashkoviq, më 28 qershor hyri në Gazimestan të Kosovës. Fjala është rreth
përvjetorit të Betejës së Kosovës, mirëpo kjo „Betejë e Kosovës“
shfrytëzohet si pretekst për të nxitur qarqet e reaksionit ortodoks rreth
luftës kundër popullit shqiptar si dhe kolonizimin e Kosovës. Kjo e fundit i
ngjan lirikës popullore: “në gojë të ujkut do të hedhim valle”; mirëpo këtë
valle Serbia le ta luaj në oborrin e vet, dhe jo në oborrin e Kosovës, sepse
ky vend ka zot. Ekstremisti me mjekër, tani ministër i thikave që nuk lë
vend pa e fyer Kosovën me anën e nofkës autonomi-robëri vjen në një kohë kur
disa intelektualë serbë turpërohen për masakrimin e qytetarëve të pafajshmëm
boshnjakë dhe shqiptarë. Prandaj ministri i thikave nuk brengoset për
masakrimet serbe ndaj qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë. Sot të mbijetuarit
kërkojnë të dinë se kush dha urdhërin që çoi në masakrën më të rëndë që nga
Lufta e Dytë Botërore, sepse nuk mund t’i japësh flakë pyllit po nuk të
ndihmoi era, thotë një fjalë e urtë popullore. Prandaj kush po jep urdhër
nga Bashkimi Europian dhe Bashkësia Ndërkombëtare që Kosova sërish të
kolonizohet nga Serbia neofashiste për vazhdimin e gjakderdhjes së popullit
shqiptar.
Po ky ministër i jashëm i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, në
Bruksel deklaroi: "Një Kosovë e pavarur është e mundshme vetëm nëpërmjet
forcës, kundër vullnetit të Serbisë". Sipas deklaratës së tij shihet se
diplomacia serbe ka zbritur në shifrën zero, apo thënë konkretisht tek pika
e njëjtë, aty ku më parë e la kasapi Milloshiviq. Sa i përket ”vullnetit”
serb, që ka të bëj me synime pushtuese, si kundërpërgjigje duhet që Kosova
të forcojë vigjilencën për mbrojtje nga pushtuesi serb. Këtu shihet tërbimi
i qeverisë serbe, e cila si mjet për ta mbërthyer Kosovën ka zgjedhur luftën
për të vrarë dëshirën e flaktë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Në vazhdim,
ministrat serbë nuk prajnë së thëni terminologjinë e tyre luftarake rreth
destabilizimit të Ballkanit dhe të Europës. Si guxon ultranacionalisti
Drashkoviq të përmend trazirat e reja që do të shkaktoheshin në Kosovë dhe
në Bosnjë e Hercegovinë, derisa në këto dy vende ende nxirren kufomat e
masakruara nga dora gjakatare serbe. Turbullirë të ngjashme shpreh edhe
koordinatori i pakicës serbe në Kosovë, Nebojsha Çoviq. Pa dyshim që
ministrat serbë mundohen të frikojnë jo vetëm ballkanasit, por edhe
Bashkimin Europian dhe Bashkësinë Ndërkombëtare. Etja për pushtimin e
trojeve shqiptare tek serbët është selitur një kohë të gjatë, prandaj e kanë
vështirë që Kosovën ta lënë të lirë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.