TIRANA NË PRITJE TË JANULLATOSIT si “QYTETAR NDERI” I SAJ!?
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
TIRANA NË PRITJE TË JANULLATOSIT SI
“QYTETAR NDERI” I SAJ (!?)
*Çfarë paradoksi amoral, antikombëtar, antipolitik dhe antidemokratik : - Greqia
zyrtare e kritikon fitoren e helenizmit në Shqipëri, kurse krerët e Bashkisë së
Tiranës së bashku me krerët e PD-së e shpërblejnë atë, duke e përshpallur
kokëtriumfuesin e tij, Janullatos “qytetar nderi të Tiranës?! O, tempora, o mores! –
Në mëshirën e kujt ka ngelur fati i “transformimit shpritëror dhe material” i
Tiranës?!
* Pa zgjidhjen e problemit të nxehtë dhe të pashmnagshëm të çamëve dhe Çamërisë,
kryepeshkopi grek Anastas Janullatos nuk e përmbushë asnjë kusht jo që të
përshpallet “Qytetar nderi i Tiranës”, por as që të jetë në “fronin” e Kishës
Autoqefale Shqiptare në Shqipëri!
Propozimi i kryebashkiakut të Tiranës, Edi Ramës dhe i “grupit” të tij, që Anastas
Janullatos (kryepeshkop i Kishës Ortodokse në Shqipëri), të shpallet “qytetar
nderi” i Tiranës, është shembulli më konkret se në çfarë stadi të lartë qenka
zhvilluar “ndjenja patriotike” e kosmopolitizimit ndaj nderimit të Tiranës
shqiptare, me njeriun e saj të parë të nderit, Anastas Janullatos. Një propozim të
tillë të “arkitektit vizionar” të rrokaqiejve të Tiranës, Edi Rama, mund ta ketë
miratuar si të pranueshëm vetëm politika dhe propaganda antishqiptare e Kishës
Ortodokse Greke (KOG) dhe ajo e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) e kursesi politika
kombëtare shqiptare. Kjo iniciativë propozuese, edhe nuk mund të kualifikohet
ndryshe veçse si akti më i turpshëm dhe më skandaloz i politikës miope të
bashkiakut të Tiranës, Edi Rama, prapavija e të cilit është aq provokuese, aq
perfide, aq antishqiptare saqë në detaje pasqyron kuentisencën e politikës së
“reformatorit demokrat” të kryeqytetit të
Tiranës.
Në adresë të këtij “reformatori” është folur dhe është shkruar shumë se ky ka
“merita të mëdha” për transformimin e Tiranës. Edhe pse ky konstatim nuk ishte i
plotë dhe objektiv ngase vetëm ndryshimi i fizionomisë ekonomiko-politike dhe
demokratike shqoqërore i Tiranës nuk nënkupton edhe atë të mbarë Shqipërisë, sepse
Tirana është vetëm një kryesegment i saj. Prandaj, Tirana mund të konisderohet e
zhvilluar dhe e përparuar ekonomikisht, demokratikisht dhe politikisht vetëm
atëherë, kur ky proces të jetë arritur në shkallë vendore të mbarë Shqipërisë.
Ndryshe, “blloqet e çimentos” të rrokaqiejve të arkitektit Edi Rama, vërtet, ia kanë
ndryshuar pamjen fizike të Tiranës, por as për së afërmi nuk kanë arritur, që të
ndryshojnë gjendjen e rëndë sociale, ekonomike dhe shoqërore me të cilën po
ballafaqohet shumica dërrmuese e qytetarëve të saj qe 16 vjet rresht. Duke mos hyrë
në “anamnezën” e hollësishme të “nomenklaturës” statistikore të gjendjes së
mjerueshme ekonomiko-sociale të
popullatës së Tiranës, po theksojmë se momentalisht (të regjistruar) “17.000 mijë
veta janë duke trokitur dyert e enteve të Bashkisë së Tiranës”Korrieri,25.07.05)
për të zgjidhur statusin e tyre të papunësisë. Ndërkaq, numri i të papunëve të
paevidencuar në “librat” e Bashkisë së Tiranës, nuk është i njohur për zyrtarët e
saj. Mirëpo, këtë virus të papunësisë, si Edi Rama, ashtu edhe “qytetar nderi” i
tij, Anastas Janullatos, mund ta kenë parë përmes dritareve të veturave luksoze të
tyre, sa herë të kalojnë nëpër sheshin Skenderbej (ku me dhjetra-qindra njerëz
presin për t’i blerë ndokush për kryerjen e ndonjë pune fizike, në mënyrë që të
sigurojnë kafshatën mëditore për familjet dhe veten e tyre) në mengjeset e vrara të
Tiranës “metropol”, e cila edhe me kryebashkiakun, Edi Rama dhe me kryepeshkopin
grek Janullatos(“kryearkitektë të reformave sociale, ekonomiko-politike,
demokratike dhe fetare”) esencilaisht, në kuptimin e interesit të përgjithshëm të
qytetarërve, nuk ka
ndryshuar statusin e saj të dikurshëm, të cilin me vërtetësi e ka pasqyruar dikur
poeti ynë i njohur, Migjeni në “POEMEN E MJERIMIT”. Natyrsiht, në kuptimin
individaul, si dhe të grupeve politike të interesit, Tirana ka ndryshuar
rrënjësisht, sepse ajo është bërë më e kapshme dhe më e pasur edhe sesa “Meka”e
Greqisë. Këtë, në një mënyrë e vërteton edhe propozimi qoroditës antikombëtar i
Edi Ramës me klikën e tij, që Anastas Janullatosi, të shpërpallet “qytetar nderi i
Tiranës”.
Sigurisht se, Edi. Rama, para se të dalë në opinion me këtë propozim skandaloz,
ofendues dhe provokues për opnionin mbarë kombëtar shqiptar, ka mbajtur parasysh
edhe “kontributin e fundit” të Janullatosit, i cili në qershor të këtij viti, i
shoqëroi zyrtarët e qeverisë së Greqisë, me rastin e inaugurimit të shkollës greke
në Korçë për nxënësit shqiptarë(!) Ja, kjo është “gjithëmerita” e kryepeshkopit
grek, Anastas Janullatos në mbarëvjatjen e “ekumenizmit” ndërfetar dhe ndërpolitik e
demokratik jo vetëm në Tiranë, por në mbarë Shqipërinë.
S’ka dyshim se, edhe ky akt inicues i turpshëm antishqiptar i shpërpalljes së
Janullatosit “qytetar nderi”i Tiranës nga miqtë e tij grekofilë, provon sheshit
dhe, njëherit na apostrofon seriozisht se armiqtë e brendshëm të shqiptarëve dhe
të Shqipërisë janë bërë edhe më të rrezikshëm dhe, më të paparashikuar për
interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë,
sesa edhe vetë kryeagjenturat greko-serbe, të cilat përveç veprimit të tyre të
nëndheshëm, tani kanë filluar të veprojnë edhe haptazi përmes miqve të tyre të
instrumentalizuar të Bashkisë së Tiranës, siç është rasti konkret i kryebashkiakut
të saj Edi Rama, i cili “benda natës” gjeti mbështetjen e parezervë te
bashkëmenidmtari i tij Aleksandër Biberaj (anëtar i Kryesisë së PD-së), duke
nënvizuar se : “"Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson lart kontributin
jashtëzakonisht të çmuar të hirësisë së tij zotit Anastas Janullatos (Kryepeshkop i
Kishës Autoqefale Shqiptare), si dhe të
udhëheqësve të tjerë të komuniteteve fetare në ndërtimin e infrastrukturës
shpirtërore të kombit tonë si dhe të mirëkuptimit të shkëlqyer, harmonisë dhe
tolerancës fetare". Ai siguroi në fund se "grupi i këshilltarëve të PD-së, në
Bashkinë e Tiranës do të mbështesë pa rezerva propozimin për dhënien e "Qytetarisë
së nderit të Tiranës" udhëheqësve të komuniteteve fetare në Shqipëri".(Rilinjda
Demokratike,25.05.05).
Ky konkluzion i Aleksandar Biberajt në emër të PD-së, është i pranueshëm vetëm
interesat e ngushta dhe parciale të partisë së tij demokratike, por jo edhe për
interesat vitale kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Mirëpo,
sa ia vlen që (orë e ças, përditë dhe me vite), t’ua rikujtojmë interesat jetike të
Shqipërisë dhe të shqiptarëve antikombëtarëve dhe antidemokratëve, kur vetë PD-ja me
në krye Sali Berishën, që vitet e 90-ta të shekullit XX e patën importuar nga
Greqia në krye të Kishës Ortodoske Autoqefale Shqiptare peshkopin grek, Anastas
Janullatos, i cili për demokratët e PD-së është “simbol i shenjtë” në ndërtimin e
ekumenizimit dhe të “infrastrukturës shpirtërore të kombit tonë”, siç ka deklaruar
A.Biberaj?! – Ky deskripsion i “profetit engjullor-demokrat grek” i Anastas
Janullatosit është i paqëndrueshëm dhe subjektiv, sepse nuk ka kurrfarë lidhmërie as
me “infrastrukturën, as me superstrukturën” e bazës shpirtërore, as kulturore, as
historike të
KOMBIT SHQIPTAR, por ka të bëjë thjesht, vetëm me ideologjinë reaksionare
antishqiptare të helenizimit, i cili si i tillë përditë e më shumë po gjen terren
të përshtatshëm jo vetëm te “Omonia” greke në Shqipëri, por edhe në infrastrukturën
dhe në superstruktrurën vërtikale dhe hosrizontale të institucioneve dhe organeve
të caktuara shtetërore në Shqipëri. Fatkeqësisht, këtë penetrim të helenizmit në
qarqet institucioanle shqiptare, e provon edhe propozimi i i theksuar i
kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, se për “merita të veçanta” (të cilat, vetëm
Bashkia e tij dhe, Partia Demokfratike e Sali Berishës, do të duhej t’i kenë ditur
dhe t’i kenë pasur të qarta për hir të ineteresit të tyre, jo për hir të interesit
të përgjithshëm kombëtar assesi), Anasras Janullatosi, duhet të përshpallet
“Qytetar nderi i Tiranës”!
Fundja, të gjitha ata ose ato (pavarësisht nga ngjyrimet partiake), që e mbështesin
propozimin e theksuar të kryebashkiakut të Tiranës, se Anastas Janullatosi, duhet të
përshpallet “Qytetar nderi i Tiranës, haptazi janë në anën e së keqes, të quajtur
helenizëm dhe greqizim, që (përpos gllabërimit të Çamërisë) gradualisht dhe në
mënyrë “ekumeniste, paqësore dhe demokratike” synon edhe shkëputjen e territoreve të
tjera të Jugut të Shqipërisë.
Propozuesit dhe mbështetësit e turpshëm të Bashkisë së Tiranës dhe të Partisë
Demokratike me në krye Sali Berishën, do të kishin pasur arsye morale, njerëzore,
kombëtare, fetare dhe paqësore, që të kërkojnë shpalljen e Janullatosit për “Qytetar
nderi të Tiranës, përkatësisht të Shqipërisë”, sikur, (brenda këtij 16-vjeçari të
normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore shqiptare-greke) vërtet, ai Anastas
Janullatos grek së bashku me kishën dhe qeverinë greke të ishin angazhuar dhe të
kishin kontribuar konkretisht në riatdhesimin e mbi 150.000 mijë refugjatëve
shqiptarë në vatrat e tyre stërgjyshore në Çamëri. Ndryshe, iniciativa e filluar
nga pala shqiptare, që Janullatosi të përshpallet “Qytetar nderi i i Tiranës”, është
i njëanshëm, tendencioz dhe ka për qëllim që të njollosë dhe provokojë jo vetëm
Tiranën demokratike, por mbarë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Për më tepër, “hendikepi” kryesor i këtij propozimi të turpshëm antikombëtar dhe
anticivilizues shqiptar, është se paraprakisht nuk është konsultuar dhe nuk është
marrë pëlqimi nga Shoqata Atdhetare Shqiptare “Çamëria” në Tiranë, përkatësisht
nga refugjatët çamë shqiptarë, të masakruar dhe të përzënë me dhunë dhe me
gjenocid nga vendlindja e tyre shqiptare-Çamëria (1944-1945) nga ana e helenizmit
fashist të Greqisë së Anastas Janullatosit, i cili edhe ky, sikurse qeveria e tij
greke “nuk është në dijeni” për çështjen tragjike çame, pa zgjidhjen e së cilës
(sipas së së drejtës historike dhe asaj ndërkombëtare, që çamëve iu bën të mundur
rikthimin në vatrat e tyre stërgjyshore, si dhe dëmshpërblimin për gjithë pasurinë
e tyre të grabitur dhe të shfrytëzuar nga shteti grek) kurrë nuk do të ketë
marrëdhënie të mira ndërfqinjësore ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga
koncesionet e ndfryshme të politikës së jashstme të Shqipërisë brenda këtij
16-vjeçari të shkuar, si dhe
nga propozimi i inicuar i kryebashkiakut, Edi Rama dhe, i mbështetur nga PD-ja, që
me arsye të shëndoshë dhe, objektivisht në frymën e mbrojtjes së interesit të
përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë (atypëraty), e ka hudhur poshtë
Zonja, Nermin Basha( s’ka rënbdësi është apo jo anëtare e Kryesisë së PD-së), me
ç’rast vuri në dukje se “partia” me saj ishte Shqipëria, jo PD-ja e Sali Berishës,
e cila përmes importimit dhe mbështetjes së Anastas Janullatosit, e mbështet
politikën heleniste antishnqiptare të Greqisë në Shqipëri. Këtë politikë tërësisht
të gabuar e provon edhe normalzimi i marrëdhënieve shqiptare-greke (1990), me
ç’rast u injorua zgjidhja e çështjes së Çamërisë dhe e çamëve të viktimizuar nga
hollokausti fashist grekomadh.
Meqë koha është duke punuar për interesin e helenizmit në Shqipëri, nuk është aspak
e çuditshme që kryebashkiakët e Tiranës dhe demokratët e PD-së së Sali Berishës, ta
dekorojnë A. Janullatosin për “merita të jashtëzakonshme shpirtërore e fetare”, që
këto, sipas tyre qenkanë “infrastruktura shpirtërore e kombit shqiptar”, mirëpo, ato
dekorata dhe shpërblime të miqve grekë si Janullatosi, ashtu edhe politika zyrtare
greke, duhet t’i kenë kuptuar vetëm si akte individuale të vullnetit të mirë të Edi
Ramës dhe të partizanëve të tij, që po frikësohen se mos do i humbin “fijet”
tregtare, kulturore, ekumenike dhe ekonomike me miqtë e tyre grekë (kur dihet se sot
ne Shqipëri veprojnë dhe operojnë mbi 350 firma të ndryshme greke. Kjo statistikë
dëshmon se në çfarë rruge të zhvillimit dhe të prosperitet, me orientim “perëndimor”
është nisur Shqipëria, kur dihet se Greqia nuk i përket kulturës dhe civilizimit të
Evropës Perëndimore), e jo kursesi si “dekorata” a “shpërblime” me karakter
shtetëror në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.