POLITIKA SHQIPTARE PËRBALLË POLITIKËS BALLKANIKE DHE EURO-AT
Shkruan:
Fadil SHYTI
POLITIKA SHQIPTARE PËRBALLË POLITIKËS BALLKANIKE DHE EURO-ATLANTIKE
Nëse e analizojmë politikën shqiptare përballë politikës euro-atlantike dhe
botërore që nga e kaluara gjerë më sot do të shohim se kjo politikë ka
pësuar ndryshime të mëdha në raport me këta faktorë që si në të kaluarën
edhe sot luajtën rol satanik, për fatet e kombit tonë liridashës, këta
kurdoherë i vunë bllokada e ndërkëmbëza kombit tonë, gjatë historisë sonë
kombëtare.
Rrallë herë, shumë rrallë, vetëm kur e donin interesat e tyre parciale;
Shqipërisë ia dhanë krahët për ta çuar përpara!
Për të mos u këthyer më tej në histori po përcaktohem nga koha e e
mesjetës.
Dihet, që nga luftërat çlirimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kundër
superfuqisë botërore të asaj kohe, perandorisë turke, shtetet e Ballkanit si
Serbia me miqtë e saj kishte rol mjaft pengues, kur dihet ajo dështim-beteja
kur heroi ynë u nis t´i shkonte në ndihmë, Hunadit të Hungarisë.
Pastaj, politika dinake e Vatikanit i ka sjellur jo pak pengesa gjatë atyre
luftërave për gadi tri decenie.
Pastaj, lufëtrat e mëdha të pashallarëve shqiptarë të Ali Pashë Tepelenës
dhe Bushatllinjëve të Shkodrës, kundër perandorisë turke kurrë s´janë
përkrahur si duhet nga shtetet ballkanike as nga ato europiane, por me
komplote të errëta janë penguar së tepërmi e në veçanti nga Rusia cariste.
Vijmë, pastaj tek luftërat shqiptare me perandorinë turke nga koha e
ndritur e LSHP, por shtetet ballkanike dhe europiane atëbotë fillojnë më
shumë se kurrë dinakërinë dhe harbutërinë e tyre për copëtimin e trojeve
shqiptare.
Kjo, del sheshit në dy Konferencat e vitit 1878, ajo e Shën Stefanit dhe e
Berlinit, kur diplomacia imperialiste i coptoi si hijenat prenë, trojet
shqiptare në dobi të shteteve ballkanike.
Derisa, shqiptarët luftuan në luftën finale, nga vitet 1908- 1912 dhe e
dëbuan Turqinë nga trojet e tyre, Europa plakë sërish u vërsul mbi trojet
shqiptare duke i shpërblyer me "dhurata" trojesh shqiptare shtetet
ballkanike.
Për t´i hapur këthetrat, pastaj me shpërthimin e luftërave ballkanike, në
Konferencën e Londrës (1913), kur politika europiane e çoi më tej avazin e
vjetër të politikës ekspansioniste.
Po i njëjti avaz, do të përsëritej edhe pas luftës së parë botërore, për të
vijuar më tej deri pas luftës dytë, kur pavarsisht nga luftërat e
njëpasnjëshme çlirimtare që do t´i bënte populli ynë, fuqitë e mëdha
asnjëherë s´ia njohën të drejtën për vetëvendosje, por kurdoherë të tjerët
vendosën për fatet tona historike apo më saktë vendosën për fatkeqësitë tona
nëpër vite e shekuj!
Pavarsisht, nga ngjyrimet ideologjike dhe sistemet politike në Ballkan dhe
Europë dhe në botë; kombi shqiptar qe dje dhe sot, i privuar të vendosë
vetë për ardhmërinë e vet, prandaj dhe fatkeqësitë tona ishin dhe mbetën
deri tani të pakapërcyeshme të përherëshme dhe tepër tragjike!
Duke bërë këtë vështrim nga historia jonë e lashtë dhe e re, po dihet tani
mirëfilli, si veproi diplomacia thinjake euro-ballkanike dhe ajo
imperialiste botërore; por këtu, do të dëshiroja t´i çasem një analize të
thuktë nga këndi tjetër; si veproi në vite e shekuj diplomacia shqiptare
përballë këtyre bllokadave të egëra të faktorëve ndërkombëtarë?!
Kjo, temë kaq me rëndësi nuk është e mundur shtjellohet katërcipërisht në
një vështrim historik si ky, sepse kërkon një analizë të thellë dhe të
gjithanshme nga shumë analistë politikë dhe historianë, sepse kërkon shumë
materiale faktografike, sepse ekzistojnë larmi ngjyrash ku mbisundojnë
ngjyrat bardhë e zi , gjatë horizonteve të historisë sonë shekullore.
Unë këtu, do të dëshiroja t ´i trajtoj ca elemente më parësore për aq sa më
lejojnë mundësitë, pa pretenduar se do të mbetem i kënaqur se ia kam arritur
ta kurorëzoj (sqaroj) me sukses këtë nyje "gordiane", që deri sot aq shumë
po na shqetëson dhe po na pengon ne shqiptarëve, derisa të mos e kuptojmë që
"kallaisjet" e realitetit të hidhur politik na kanë kushtuar, po na
kushtojnë dhe do të na kushtojnë tepër shtrenjtë, po na shkaktojnë
prapakëthime të tmerrshme në histori!...
Na kanë kushtuar, po na kushtojnë dhe do të na kushtojnë tepër shtrenjtë
gjithashtu edhe përpjekëjet e politikanëve shqiptarë; dogmatë dhe
modernistë, nga të dy taborret të cilët menduan dhe mendojnë se,
"s´jemi ne që vendosim për fatet tona historike, por janë fuqitë e mëdha
ato që vendosin për ne ", prandaj, ne vetëm duhet t´ju përulemi, sipas
parimit servilist:
" ta puthim dorën e huaj, dorën e fortë që s´thyhet".
Duke menduar dhe vepruar kështu ky krahë i brishtë i politikës shqiptare;
dje dhe sot e ka humbur pavarsinë e vetë, i ka dorëzuar mjerueshëm armët si
disfatist, prandaj natyrisht që herë-herë gjatë historisë sonë të vjetër e
të re, ka përfunduar me turp dhe për më keq me kapitullim, përballë
faktorëve ndërkombëtarë, kolonialistë dhe imperialistë: që ndryshuan dhe
ndryshojnë nga gjuhët, flamujt, stemat, por të cilët i bashkonin dhe i
bashkojnë edhe sot, vetëm dëshirat për të na kolonizuar dhe robëruar
pafundsisht!
Këtu, do të përpiqem t´i përkujtoj (paraqes) ca fakte konkrete:
si veproi, dhe si po vepron, sa u bëri ballë dhe
si po u bënë ballë sot, politika shqiptare, intrigave dhe komploteve të
armiqëve tanë në shekuj vazalëve të tyre, dje dhe sot?!
Pasi fillimish u fokusova nga periudha e ndritur e luftërave çlirimtare të
Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke mos pretenduar të hy nga aspekti
ushtarak, por me objektivë të caktuar, nga aspekti poliltik do t´ua
përkujtoja lexuesve se për aq sa e kemi mësuar nga historia jonë e dijmë
që:
politika shqiptare në kohën e
Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ka qenë për një luftë të pakompromise me
armiqtë otomanë, por ka qenë njëkohësisht për një politikë miqësore me
vendet fqinje, por pa lejuar që Shqipërisë t´i cënohen interesat e saj.
Ne, kemi mësuar gjthashtu, që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka lidhur aleanca
ushtarake për ta luftuar armikun turk, me Vatikanin por kur këta ia bënin
pabesitë, ka reaguar dhe i ka prishur pa hezitim ato.
Ay, nuk lejonte që në kurriz të Shqipërisë të bëheshin pazarllëqe dhe
tradhëti!
Ay ka thënë me guxim dhe me një vizion të lartë idenë e madhe se:
"pa Kosovë e pa
Çamëri, mos të thotë kush se ka Shqipëri"!
Prandaj, nuk thuhet kot nga shkencëtarët tanë që:
- heroi ynë kombëtar, nuk qe vetëm një komandant legjendar,
por qe edhe një diplomat i shquar.
Poashtu, mund të konstatojmë me krenari për starategun e luftërave
çlirimtare kundër otomanëve, Ali Pashë Tepelenën, i cili njihet jo vetëm si
ushtarak i zoti që zhvilloi aq shumë beteja dhe i fitonte ato, por ka merita
të pashoqe në mbarëvajtjen e zhvillimeve politke në rajonin e Ballkanit.
Principata e Ali Pashë Tepelenës, ka funksionuar gjatë viteve 1789-1822.
Gjatë kësaj periudhe kohore, ai, dinte kur bënte aleanca ushtarake, por
dinte dhe t´i thyente ato, kur rrezikohej Shqipëria, pra me një sy e
konsideronte diplomacinë ballkanike dhe europiane aleate përballë Turqisë,
e me tjetrin armike; ashtu me vigjilencë e bënte politkën ai burrë i madh i
kombit.
Po, kështu mund të konstatojmë edhe për Bushatllinjtë që për shumë vite,
ishin krahë të fortë të tij dhe digë e pakapërcyeshme e armiqëve të
Shqipërisë.
Në fillim të shekullit të 18-të, lëvizjet për çlirim nga perandoria turke
marrin hov, sidomos në krahinat malore të Shqipërisë, në veri Kara Mahmut
Pasha krijon principatën e pavarur shqiptare, në veri me qendër në Shkodër,
kurse në jug i famshmi, Ali Pashë Tepelena , principatën tjetër me qendër në
Janinë.
Pothuajse, të gjitha territoret shqiptare qeveriseshin nga shqiptarët jashtë
ndikimit anadollak dhe ashtu siç pretendonin , atëbotë do ta krijonin
shtetin e vet kombëtar të pavarur, sikur Rusia cariste, Franca dhe Stambolli
zyrtar , të mos lënin gur pa lëvizur me qëllim të përçarjes së dy
sundimtarëve shqiptarë, këtë fatkeqësisht edhe a arritën (pasi Aliun e e
tradhëtoi, Mustafë pashë Bushatliu, që ua dorëzoi turqve Shkodrën pa
luftë). Pra, si Tahir Zemaj, në luftën e fundit dhe tani...).
Ali Pashë Tepelena, ndërkaq bëri qëndresë heroike, ndonëse në moshë të thyer
(84 vjeçar), për vite të tëra i shkaktoi humbje të konsiderueshme ushtrisë
osmane dhe nuk u dorëzua as kur mbeti vetëm, ai e kishte përkrahjen e
popullit në luftën e tij për bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare në
një administratë të vetme .
Shteti shqiptar i Aliut, përfshinte një territor prej 62.000 kilometrash
katrorë dhe shtrihej prej Athinës deri në Dibrën e madhe dhe politika e
Aliut, kishte për qëllim bashkimin gjithëkombëtar.
I revoltuar nga sjelljet e disa shqiptarëve pacifistë, Aliu bënte thirrje
siç e dëshmon edhe kënga popullore çame:
për atdhe o toskë përpiqi,
për atdhe përpiqi, mor jezitë
se do vijë një ditë,
kur të vijnë osmanllinjtë,
dhe t´u vejnë përpara si dhitë...
Ndërsa, udhëheqësit e LSHP, me Abdyl Frashërin në krye, do të dilnin hapur
botërisht me kërkesën madhore tepër të natyrshme, për rujatjen e tërësisë
territoriale të Shqipërisë Etnike.
Këtë, ata e deklaronin hapur, pa hezitim përballë diplomacisë ballkanike,
europiane dhe më tej...
Abdyl Frashëri, do të deklarohej për një Shqipëri Etnike, që s´i ka marrë
askujt një pëllëmbë tokë, por as nuk lejon që tokat e saj të shiten pazareve
të Europës, në llogari të shteteve fqinje.
Po, me këtë frymë luftarake dhe të papajtueshme me çarqet ballkanike dhe
europiane dot ë deklarohej edhe politika shqiptare më në krye diplonmatin e
madh Ismail Qemailin i cili përkrah Hasan Prishtinës, do të deklaronin
botërisht se e duan një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar.
Bile, udhëtimin e njohur historik për në Londër, plaku i urtë e bëri me Isa
Buletinin dhe Luigj Gurakuqin për të kërkuar që Ballkani dhe Europa, t´i
rishikonin kufijtë shqiptarë.
Pastaj, në valën e këtyre ngjarjeve historike, intelektuali atdhetar, Avni
Rustemi me shokë do të krijonin Komitetin e Kosovës, i cili do të bënte
luftë politike deri në parlamentin e qeverisë zogiste, për t´i çuar idetë
demokratike përpara, për të ecur drejt fitores së ribashkimit kombëtar.
Ndryshe, do të vepronte pastaj Ahmet Zogu, i cili për interesat e tij
personale, përkrah me kolaboracionistin me damkë Esat Pashën, do të lejonin
që jo vetëm ta pranonin "politikën e kusarisë së tokave shqiptare"- siç do
të thoshte Avni Rustemi, gjatë gjykimit në Paris, për vrasjen e tradhëtarit
, por edhe do t´ia dhuronin Serbisë, Shën Naumin dhe Vermoshin, si shpërblim
për t´i sjellur ato fundërrina të kombit në pushtet.
Kjo, politikë tradhëtare dhe servile ndaj të huajve do t´i kushtonte tepër
shtrenjtë Shqipërisë feudaliste e cila qe njëra ndër vendet e para të
invazionit fashist.
Si do të zhvillohen ngarrjet gjatë luftës së dytë botërore dhe pas
përfundimit të saj:
Duke i parë këto situata tejet të disfavorshme për Shqipërinë, komunistët
shqiptarë kanë merita historike sepse e mbajtën Konferencën e Bujanit, ku
i treguan diplomacisë ballkanike, europiane dhe më tej që pas mbarimit të
luftës, shqiptarët duhet të vendosin vet për ardhmërinë e tyre, Kosova me
viset shqiptare duhet t´i ribashkohet Shqipërisë.
Dihet, historikisht pastaj që organiztata e Balli Kombëtar, pavarsisht se
kishte gabuar rëndë kur bëri lidhje aleancash madje edhe ushtarake me
fashistët italiano-gjermanë, duke u bërë edhe krah i tyre kundër
çlirimtarëve partizanë, sa i përket idesë madhore të ribashkimit kombëtar,
ajo në krye me Mithat Frashërin, deklarohej për një Shqipëri Etnike.
Gjithashtu, edhe Legaliteti, si parti simotër e saj, këtë objektivë e
kishte në program, por këto dy organizata gabuan deri në tradhëti, sepse nuk
e kuptuan me kohë që nuk realizohet dot kjo ide madhore, duke e lidhur
qerren "politikën" pas okupatorëve, kushdo çofshin ata.
Po me këtë frymë heroizmi e qëndrese, do të luftonin edhe atdhetarët
shqiptarë me tribunin popullor Shaban Palluzha, në krye, për lirinë e
Kosovës dhe ribashkimin e saj me Shqipërinë.
Do të luftonte më tej për realizimin e kësaj ideje madhore edhe organizata
atdhetare NDSH-ja, me në krye Gjon Sereqin etj.
Deri në vitin 1949 do të derdhej një lum gjaku.
Pra, në këtë pikë madhore për ribashkimit kombëtar, të gjithë faktorët
kryesorë shqiptarë ( hiq pjesën kolaboracioniste të titistëve shqipfolës
Ali Shukriu e deri tek Rrahman Morina dhe vazalët e tyre projugosllavë në
Tiranë që nga Koçi Xoxe deri tek Mehmet Shehu), puqeshin katërcipërisht!
...Dhe, kjo është për t´u përshëndetur!...
Historikisht, dihet pastaj që faktorët ndërkombëtarë në Konferencat
famëkëqia të Jaltës dhe të Maltës, vendosën apriori, duke i njohur vetëm
kufijtë e vjetër të ish-Jugosllavisë, duke e shkelur arbitrarisht të
drejtën e kombeve për vetëvendosje, kjo u shkoi përshtati renegatëve
jugosllavë, në krye me Titon; por pavarsisht nga kjo qeveria shqiptare me
Enver Hoxhën në krye, s´pushoi së kërkuari të drejtën e mohuar.
Në vitin 1946, kur një delegacion i shtetit shqiptar e vizitoi
ish-Jugasllavinë, pikërisht në Beograd, nga politikologu i madh i kombit
shqiptar, Enver Hoxha, do t´ i thuhej Titos që:
"Kosova është
e Shqipërisë dhe duhet t´i këthehet saj"!
Pastaj, po me këtë frymë revolucionare-kombëtare, në muajin nëntor të vitit
1949, Komiteti Qendror i Bashkimit Sovjetik, do të merrte një letër nga
Komiteti Qendror i PPSH-së, ku këtij organi të lartë të shtetit sovjetik i
kërkohej haptas; ribashkimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare me
Shqipërinë.
Kjo, kërkesë atëbotë u bë nga situata e krijuar kur Rusia socialiste e
drejtuar nga Stalini i prishi përfundimisht marrëdhëniet me Jugosllavinë e
Titos.
Por, fatkeqësisht kërkesa këmbëngulëse e Shqipërisë socialiste, nga faktorët
ndërkombëtarë nuk u respektua asnjëherë.
Dhe pikërisht për këtë për vite të tëra ka vazhduar politika e konfliketeve
midis politikës shqiptare dhe politikës së shteteve ballkanike, europiane
dhe më tej, kurndër politikës imperialiste.
Por, kjo natyrisht, bëhej nën mashkën e ideologjisë, pra të mbrojtjes së
komunizmit, maksizëm-leninizmit etj. por, secili njeri përparimtarë tanimë e
kupton që plaga e hapur në trojet e Shqipërisë, pikërisht nga këta shkelës
së të drejtës së vetëvendosjes së popujve, ishte e hapur dhe nuk kurohej,
vetëm pritej momenti kur do të kishte rrjedhime të mëdha gjaku...
Nuk ishin të kota as imagjinative klithmat e Shqipërisë dhe paralajmërimet e
qeverisë shqiptare se "jemi të rrethuar nga armiq të egër dhe të
pamëshirë"!...
Mospajtimi me këtë qëndrim të çarqeve jugosllave dhe ndërkombëtare do të
shpreheje fuqishëm nga atdhetarët shqiptarë të trojeve shqiptare të
okupuara.
Në vitet 50-ta do të formohej oranizata atdhetare, Lëvizja Revolucionare për
Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), në krye me Adem Demaçin e cila do të
përcaktohej në katër kushte themelore:
1. karakter të bashkimit kombëtar
2. karakter të çlirimit kombëtar
3. me qenë një gjuhë të përbashkët letrare
4. me qenë të përshkuar nga ndjenjat e dashurisë, përkatësisë dhe
solidaritetit vëllazëror.
Pas shumë aksioneve çlirimtare udhëheqësi i saj sypatrembur, Adem Demaaçi
me shumë shokë u burgosën, por fatbardhësisht jo të gjithë, veprimtaria e
kësaj bërthame të fuqishme politike, që do të thosha qe opozitë ilegale
përballë LKJ-së famëkeqe.
Të frymëzuar nga qëndresa e tyre do të vinin djemë e cuca të Ksovës dhe
viseve tjera shqiptare që do ta çonin më tej obkjektivën e tyre.
Veprimtaria ilegale në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare s´do të pushonte
kurrë, kjo do të kurorëzohej derin në formimin e tri ushtrive shqiptare dhe
zhvillimin e tri luftërave në trojet tona të okupuara.
Mos të harrojmë se edhe në betimin e ushtrive tona çlirimtare, ishte i
theksuar betimi për ribashkim kombëtar!
Vetë zëdhënësi i UÇK-së. në flakën e luftës do të deklaronte:
"Ne, do të luftojmë për çlirim dhe bashkim kombëtar deri tek molla e
kuqe"...
Për këtë deklaratë, pacifistët shumë herë e kanë sulmuar atdhetarin e madh,
kinse për gabime strategjike të UÇK-së, kinse Serbia bëri masakra mbi
popullsinë e pafajshme shqiptare, pas kësaj deklarate; kjo është hiq më pak
se një mjerim në vazhdën e mjerimeve të tyre politike pacifiste, sespe
Serbia nuk i solli 100.000 ushtarë për të hapur toka të reja, apo parqe të
reja, por për të bërë luftëra e krime të reja...
Tani, simboli i rezistencës sonë kombëtare, po deklarohet se: "koha për
ribashkim me Shqipërinë ka kaluar, kjo është çështje e vjetër, duke ngritur
idenë se, po të fitohej pavarsia e Kosovës, kjo do të ishte një derë e
hapur, prandaj një derë që hapet s´ka nevojë të bëjmë përpjekëje për ta
hapet"!!!
Uroj, që kjo ide e tij të jetë vetëm e përkohëshme!
Sepse, ky tribun i madh popullorë, na ka mësuar për decenie të tëra se na
duhet liria e kombit dhe ribashkimi territorial i tij.
Unë me këtë rast, do ta pyesja bacin Adem, nëse do të ngjante kjo (pavarsia
e Kosovës) , po me shqiptarët në trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi,
Çamëri dhe Preshevën me vise, çfarë do të bëhet, nën administrimin
(robërinë) e kujt do të mbeten ato?!
Po, a nuk e derdhën edhe vëllezërit tanë të një gjuhe e të një gjaku, një
lum gjaku në shekuj për ta fituar lirinë dhe ribashkimin kombëtar?
Në këtë pikë, kurrën e kurrës s´ duhet të bëhen kompromise të kurrëfarë
natyre me askë!
Kjo, s´është lojë shahu, por fushëbetejë politike!
Kjo është çëshje strategjike për realizimin e një aspirate shekullore.
Mbi të gjitha qëndron si flamur në beteja objektiva madhore e ribashkimit
kombëtar.
Përkundër respektit të madh që kam ndaj qëndresës së tij heroike gjatë tërë
jetës së tij, për këtë çështje mendoj ndryshe.
Vitet kaluan skëterrë, afërsisht një gjysmë shekulli, që shqiptarët jetuan
të ndarë ashtu siç ishin dikurë në kohët e krjalive e mbretërive
ballkanike, me bekimin e atyre europianë.
.
Shpresat u ringjallën me ndryshimet e reja në Ballkan dhe Europë dhe në botë
në favor të politikës demokratike e cila nga liderët partiakë dhe ithtarët
e tyre shqiptarë qindra herë në ditë i fajsonin jo vetëm sistemin feudalist
për këtë ndarje të tmerrshme territoresh, por edhe sistemin socialist.
Por, ja si po rrjedhin ngjarjet tani:
kaloi më tepër se një
decenie dhe liderët e zëshëm "demokratët" shqiptarë, kasnecët e zëshëm të
ribashkimit të trojeve shqiptare, i harruan apo më saktë i shkelën me të dy
këmbët premtimet e veta se:
"po ta rrëzojmë sistemin
komunist në Shqipëri, bota demokratike perëndimore do të na ndihmojë pa
rezerva për ribashkimin e territoreve shqiptare, pra për ribashkimin e tyre
me Shqipërinë!!!
Mbase, kjo do të dukej si e natyrshme kur ethet për pushtet i kishin kapluar
liderët e rinj dhe mendonin që çka fluturon hahet, ose premtimet në koluare
politike, që tani po dalin krejtësisht të rrejshme, do të realizoheshin
lehtë!...
Mbase, s´do t´jua kishim shumë mëri dhe kjo s ´do t´ju shihej aq, si
rrëshqitje-thyeqafje e madhe në fushën e akullt e të pjerrët të politikës,
sikur tani këta zotërinj "demokratë" pacifistë dhe ish- radikalë, të mos
shkelnin hapur dhe paturpsisht mbi idenë madhore të një aspirate shekullore
kombëtare, si kjo e ribashkimit.
Janë tepër neveristëse, servile, janë tejet kundërhistorike, antikombëtare,
janë tejet të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme deklaratat e tyre qyqare
përballë politikës ndërkombëtare si:
"ne jemi që me çdo kusht të ruhet paqja në rajon, Kosova e hapur ndaj
Serbisë dhe ndaj Shqipërisë", I. Rugova, deklaron në Prishtinë, avazi i tij
i përhershëm dje dhe sot!...
"Ne, jemi për paqësimin e Ballkanit perëndimor, nuk jemi për destabilizimin
e rajonit , nuk jemi për ndërrime kufijsh" Aleksandër Mojsiu, deklaron sa
herë që takohet me diplomatë ballkanikë dhe euro-atlantikë, në Tiranë.
Mendoj se:
Përpjekëja e Europës për paqësimin e Ballkanit, për mosndryshimin e kufijëve
në këtë rajon, u shkon përshtati sot e nesër, vetëm shteteve fqinje
okupatore të trojeve shqiptare.
Kjo, nismë nuk do të duhej kurrsesi të mirrej nga shteti shqiptar, sepse ne
jemi pala e dëmtuar rëndë territorialisht, pra pa ribashkimin e trojeve tona
etnike, Shqipëria nuk do të duhej ta siguronte diplomacinë ndërkombëtare se
do të ketë paqe në rajon.
Duke e bërë këtë politika shqiptare, nuk po tregohet e sinqertë, përballë
rrethanave të reja historike që mund të krijohen nesër...
Ne, jemi komb i lashtë dhe i ri, por që nga lashtësia e deri sot,
kolonialistët ardhacakë kurrë s´ na lanë të qetë në trojet tona!
Tani, kur me politikën e gërbaçit ndaj shqiptarëve, shtetet ballkanike dhe
europiane e panë se nuk shkon, si dinakë të thinjur që janë kanë vendosur që
me lajka ndaj shqiptarëve ta përdorin politikën e kulaqit, pra të
mashtrimit!...
Pa i analizuar gjërat thellë, pa i menduar pasojat e breznive që do vijnë
shqiptarët dhe bota do ta dëgjojnë këtë mjerim politik:
"ne, s´ jemi për ndryshime kufijsh, ne s´jemi
për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë", deklaroi Hashim Thaqi, në Tiranë.
"Ne, s jemi për destabilizimin e rajonit, ia mbanë ison Sali Berisha,
homologut të tij, opozitar në Prishtinë.
"Ne, jemi për europianizimin e Kosovës", deklaroi Fatos Nano, "zbuluesi i
Amerikës" si duket për t´u krekosur më reformist në fushën e politikës,
hidhet në garë për t´ua kaluar të gjithëve!!!
"Ne, kemi investuar qe 100 vjet për pavarsinë e Kosovës", deklaroi në
Prishtinë, Bajram Kosumi, kjo "harresë" u bë nga ethet politike.
Jo zotëri Kosumi, ideja për pavarsinë e Kosovës nuk i ka fillet qe 100 vjet,
ajo e ka zananfillën veç nga fundi i viteve 60-ta, pra me demonstratat
studentore në vitet 1968-1981, bile në këto të fundit prijatar ishe edhe ty
me shokë.
Dhe, për këtë kam respekt të veçantë ndaj teje!...
O, vëlla i dashur,
- Ne, kemi investuar në shekuj për ribashkim kombëtar, që prej kur na i
copëtuan tokat arbërore padrejtësisht!
"Ne, s´ jemi për copëtimin e Maqedonisë, ribashkimi me Shqipërinë s´na
duhet, as arrihet dot", deklaroi Ali Ahmeti, në Shkup, si duket këtij
pushtetari në koalicion me sllavo-maqedonët, më shumë i dhimbset "copëtimi"
i Maqedonisë, se për copëtimin e Shqipërisë, s´ka dhembje fare, sipas kësaj
"logjike" dhe optike shkurtpamëse politike, dhembja e kësaj plage, paska
kaluar!
Tragjikomedi e llojit të vet, kjo politika qyqare e zotëriut, Ahmet!!!
Ndërsa, një hapërim ca më të guximshëm, krahasuar me pacifistët pushtetarë,
drejt ribashkimit kombëtar e ka paraqitur dhe atdhdhetari i madh i çështjes
shqiptare, Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-ë, i cili angazhohet për një
UNION të Kosovës me Shqipërinë e Përtjedrinit, kjo do të thosha është një
ide, më mirë se keq; por çka e bënë edhe më irituese faktin është se kjo ide
nuk e ka gjetur përkrahjen e duhur nga faktorët politikë shqiptarë dhe
liderët e tyre!!!
Vlenë të theksohet që fatbardhësisht idenë e madhe të ribashkimit e
përkrahin dhe e mbrojnë pa rezerva, me argumenta të pathyeshme shumë
intelektualë përparimtarë në mbarë hapësirën shqiptare si: Rexhep Qosja,
Muhamet Kelmendi, Sejdi Veseli, Rexhep Ahmeti, Xhevat Bislimi, Fehmi Luca
dhe në diasporë, Mehdi Hyseni, Beqir Elshani, Gëzim Mekuli, Teuta Zymberi,
Mona Agrigoroaiei, Xhemil Zeqiri dhe shumë të tjerë.
Nëse bëjmë një analizë të tillë të thuktë, të paktën sipërfaqësisht, po del
ideja që:
nga krerët politikë të sotëm shqiptarë në të gjitha viset shqiptare po bëhet
një politikë po i shpie në defansivë, një politikë dështuese, përballë
faktorëve të politikës ballkanike, dhe euro-atlantike, pra përballë
politkave të vendosjes.
Prandaj, shikuar nga kjo defansivë, mendoj se klasa politike shqiptare me
pretendime "demokratike moderniste", ka rënë dhe po bie çdo ditë e më
poshtë, duke e humbur pavarsinë e vetë politike e diplomatike, që pastaj të
tjerët pra të huajt të vendosin për fatet tona edhe pas bërjes së tri
luftërave çlirimtare, nga populli ynë heroik.
Mendoj, kjo është e turpshme!
Mendoj, kjo është e tmerrshme!
Për këto devijime skandaloze, po kanë koncenzus të gjithë, pa dallim ideje,
feje, dhe krahine!!!
Prandaj, populli kërkohet ta zgjojë vigjilencën, elektoriati që këtyre ua
jep votën duhet t´ju bëjë presoine politike, që këta ideologë modernistë
ballkaniko-euro-atlantikë, të tërhiqen nga këto qëndrime antikombëtare!
Prandaj, është koha e fundit që këta liderë narcistë të këthjellohen dhe të
maten mirë kur deklarojnë për një çështje kaq madhore, sepse për bashkimin e
territoreve shqiptare kanë rënë në altarin e lirisë qindra e mijëra dëshmorë
e dëshmore, kanë aspiruar miljona shqiptarë, brezni të tëra që nga koha e
Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e deri tek legjendari ynë i ri, Adem
Jashari.
Renegatët e të gjitha ngjyrave partiake le ta kujtojnë të paktën njëherë një
fakt që: secilit në jetëshkrimin e tij, populli do të di t´ia vlerësoj
faqen e bardhë dhe faqen e zezë të veprave të tij!
Ukshin Hoti ynë i madh, veproi me moton:
"Bëje ose
vdis"!
E, kësaj rruge për liri e ribashkim kombëtar, kësaj rruge të pakëthyeshme
përballë politkave dinake të shteteve ballkanike dhe euro-atlantike, po
ecën sot krenare e vendosur dhe sypatrembur, gjurmëve të atdhetarëve tanë të
mëdhenjë, vetëm FBKSH-ja heroike, me në krye atdhetarin e papërkulur nga
presoinet e brendshme dhe të jashtme, Gafurr Adili.
Nga të gjitha këto që i parashtrova, konstatoj se:
Po, nuk
i qëndruam besnikë dhe nuk ia falëm djersën dhe gjakun kurdoherë, kësaj
ideje madhore, deri në realizimin e saj, kurrë s´do ta kemi një Shqipëri të
fortë, të barabartë me shtetet tjera, të përparuar dhe të ribashkuar ashtu
siç na takon historikisht dhe përjetësisht!
Suedi, 20-24 prill 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.