Qeveria e LDK-AAK-së sulmon Universitetin si në kohën e Serb
Qeveria e LDK-AAK-së sulmon Universitetin si në kohën e Serbisë
Mendësia moniste e LDK-AAK-së vazhdon të paraqesë kërcënimin më serioz për
ndërtimin dhe zhvillimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, të një shoqërie
pluraliste dhe moderne dhe të një shoqërie ku do të sundonin ligji e drejtësia e
jo partia dhe mafia. Sulmi i fundit i koalicionit të dhunshëm dhe mafioz ndaj
Uiversitetit të Prishtinës është edhe një provë më shumë se ky koalicion është
bërë rrezik i përhershëm për lirinë e arritur me shumë mund, gjak e sakrificë të
Kosovës. Kontribut të veçantë për këtë liri të Kosovës ka dhënë edhe ky
Universitet që po sulmohet dhe luftohet me të gjitha llojet e armëve nga
LDK-AAK-ja dhe qeveria e saj.
Mbledhja e qeverisë së koalicionit amoral për “çështjen” e Univesrsitetit ka
filluar në orën dhjetë. Vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe
për masa të dhunëshme (si në kohën e Serbisë) nuk e pranonte kryeministri Kosumi.
Ai mendonte një zgjidhje më pak kompromituese për qeverinë dhe për të, një
ndërhyrje më me takt në punët e Universitetit. Trysnia dhe shantazhi i Adem
Salihut, Agim Veliut dhe Melihate Tërmkollit u bënë të papërballueshëm për
Kosumin. Aty rreth orës pesëmbëdhjetë Kosumi, për të shpëtuar nga kjo bandë që i
ka ministra, doli nga mbledhja dhe shkoi në zyrën e tij… Edhe aty e gjetën.
Menjëherë pas tij, me projektvendimin në dorë, në
zyrë u futën Adem Salihu dhe Melihate Tërmkolli. Presioni dhe ultimatumi që iu dha
në zyrë Bajram Kosumit e detyruan atë ta nënshkruaj vendimin. Kjo është e vërteta
për mënyrën se si u mor ky vendim. Por, kjo nuk e liron aspak nga përgjegjësia
Kosumin, sepse në fund të fundit vendimi është nënshkruar nga dora e tij si shumë
nënshkrime të tjera të paligjshme dhe të dëmshme. Edhe vendimin për “shpërblimin” e
Hazellokut me mbi njëqindëmijë euro në muaj Kosumi e ka nënshkruar nën presionin e
Rugovës dhe të paraardhësit të tij… Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me vendimin për
“decentralizimin” (ndarjen e Kosovës), për dialogun me Serbinë, e të tjera.
Natyrshëm shtrohet pyetja: A do ta “nënshkruante” Kosumi rikthimin ose lidhjen e
Kosovës me Serbinë? Mendja (faktet e deritashme) ta thotë se po… Mund të konstatojmë
logjikshëm se ky koalicion qeveritar i shërben shumëkujt, por jo Kosovës dhe
interesave të saj.
Të gjithë drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore në Kosovë (aty ku qeverisë
LDK-ja) janë fanatik dhe militantë të përkushtuar të LDK-së. I vetmi Rektori i
Universitetit të Prishtinës, Arsim Bajrami, ishte jo partiak (dha dorëheqje nga
të gjitha funksionet partiake) dhe nuk ishte militantë i LDK-së, prandaj edhe u
luftua me të gjitha mjetet e mundshme joligjore e mafioze. Zgjedhja e tij dhe e
organeve të tjera të Universitetit ishte e rregulltë, konformë Statutit dhe
dokumenteve të tjera zyrtare. Mëkati i tij i vetëm është se nuk e mori pëlqimin
dhe bekimin e LDK-së, e cila nuk njeh zgjedhje dhe konkurs, por funksionarët i
emron me vendime partiake. Ministria e
LDK-së (e arsimit) “çështjen” ia besoi Gjykatës dhe deklaroi botërisht se vendimi i
saj do të jetë “vendim i zotit” (përfundimtar). Pas shumë muajve Gjykata vendosi në
të mirë të Rektorit të zgjedhur, Arsim Bajramit. Megjithatë, LDK-ja i hëngri fjalët.
Edhe pas vendimit të Gjykatës vazhdoi trysninë, sabotimin dhe shantazhet ndaj
Universitetit. Për këtë qëllim ajo përdori edhe organizata studentore partiake (të
krijuara prej saj) dhe lloj-lloj formash tjera antiligjore. Kulmimi i gjithë kësaj
politike të dhunëshme ndaj Universitetit ishte vendimi i djeshëm antiligjor i
qeverisë së këtij koalicioni famëkeq. Studentët dhe qytetarët e Kosovës e kanë të
vështirë të bëjnë dallimin midis kësaj dhune dhe dhunës serbe ndaj Universitetit të
Prishtinës. Ndërsa, ata që e kanë pushtetin real dhe absolut në Kosovë, UNMIK-u,
edhe kësaj here po fërkojnë duart dhe po përgatiten të ndërhyjnë si
“shpëtiumtarë”… Profesorët dhe studentët e Universitetit, që nuk lejuan
nëpërkëmbëjen e nderit dhe të krenarisë së tyre as në kohën e Serbisë, do të dijnë
si ta mbrojnë nderin dhe dinjitetin e tyre edhe përballë kësaj mafie politike dhe
kriminale…
Koalicioni, që është i gatshëm dhe bisedon përditë me Beogradin, edhe atë në
gjuhën serbe (dërzhavni jezik), nuk qe i gatshëm të ulet dhe të bisedojë në
gjuhën shqipe me organet e ligjshme të Universitetit. Koalicioni, që është
prodhuesi më I madh I korrupcionit, I shkeljes së ligjit dhe I krimit politik e
ekonomik, po përpiqet ta fusë në grusht edhe Universitetin dhe ta përdorë atë
për qëllimet e tij mafioze dhe antishqiptare. Edhe UNMIK-u dhe Peterseni, që
kanë një mal me fakte për korrupcionin dhe krimet e këtij koalicioni qeverisës
dhe nuk marrin masa, po tregohen të gatshëm të marrin pjesë në shkatërrimin me
dhunë të organeve të zgjedhura në
mënyrë demokratike të Universitetit të Prishtinës… Kjo nuk do shpjegim!
Xhevat Bislimi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.