Daci avokat i korrupcionit, i krimit dhe i shpërdorimit të l

2005-08-02 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Daci avokat i korrupcionit, i krimit dhe i shpërdorimit të ligjit

“Ju lutem mos flisni pa informata dhe fakte”,- u thoshte Nexhat Daci deputetëve
të opozitës me zërin e tij të mekur gjatë seancës së interpelancës… Kurse
Melihate Termkolli akuzave të opozitës u përgjigjej dhe kërcënonte me fjalët:
“Këto janë shpifje…, do të përgjigjeni…”
Informata dhe fakte për korrupcion, për krime ekonomike dhe politike, për
trafiqe dhe shpërdorime të ligjit nga qeverisja e LDK-AAK-së ka Nexhat Daci më
shumë se të gjithë deputetët e opozitës. Por, Kryetari i Kuvendit (organit më të
lart legjislativ dhe kontrollues), Nexhat Daci, ka marrë përsipër të bëhet
avokat (mbrojtës) i korrupcionit, krimit dhe shpërdorimit të ligjit. Duke qenë
pjesë e kësaj qeverisjeje mbase nuk ka rrugë tjetër… Ka informata dhe fakte të
mjaftueshme që dëshmojnë se edhe vetë Daci është përfshirë në shumë afera të
këtilla kundërligjore. Ushtrimi i funksionit të Kryetarit të Kuvendit e detyron
atë të jetë “prokuror” i këtyre dukurive me efekte dhe pasoja rrënuese për
shoqërinë tonë dhe për të ardhmen e Kosovës…
Opozita paraqiti informata dhe fakte të mjaftueshme që dëshmonin përfshirjen e
qeverisë së Kosumit në korrupcion, krim dhe shpërdorim ligji. Gjatë interpelancës
me Kryeministrin deputetët e PDK-së dolën me dokumente që faktonin se
kryeministri dhe ministrat e tij, por edhe qeverisja e tyre locale, ishin
prodhuesit më të mëdhenj të korrupcionit, krimit dhe shpërdorimit të ligjit.
Prandaj, fjalët e Kosumit para Kuvendit dhe zotimi i tij se “do ta luftojmë
korrupcionin, nepotizmin, krimin dhe shpërdorimin e ligjit” ishin krejt të
pabesueshme për deputetët. Këtyre fjalëve nuk u besonte as ai vetë. Këtu duhet
kërkuar edhe shpjegimin pse deputetët e pozitës nuk gjetën forcë dhe nuk patën
guxim ta mbronin qeverinë e tyre nga akuzat e argumentuara të opozitës.
Mbjellja, përhapja dhe lulëzimi i këtyre dukurive tashmë ka marrë pamjen dhe
fytyrën e pozitës dhe të qeverisjes së saj. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës
(elektorati i LDK-së, ose rreth 24 %) deri vonë ishin të verbuar nga propaganda e
fuqishme e kësaj partie dhe e strukturës së saj ndihmëse. Këtij elektorati ka nis
t’i kthehet drita e syve dhe po bëhet gjithnjë e më kritikë ndaj partisë së tij.
Shpifjet, dezinformatat dhe akuzat e ulëta dhe herë-herë monstruoze, që bënte
LDK-ja ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pastaj edhe ndaj Partisë
Demokratike të Kosovës, tashmë po i kthehen bumerang kësaj force politike
destruktive. PDK-ja, deputetët dhe këshilltarët e saj komunal me
durim dhe pjekuri politike e kombëtare ia dolën ta demaskojnë LDK-në dhe tash edhe
AAK-në dhe t’i nxjerrin para qytetarëve dhe botës demokratike ashtu siç janë. Me
gjysmë shpirti dhe zëri po mundohet t’i mbrojë Nexhat Daci, Kryetar i Kuvendit, por
pa sukses. Autoritarizmi bosh dhe arroganca me të cilën paraqitej dhe sillej Daci në
Kuvend tashëm janë shpenzuar dhe Daci nuk është më “më i mençuri” i Kosovës…
Udhëheqja e tij (Rugova me kompani) dhe kolegët e tij të partisë (Salihu,
Termkolli, Veliu, Haraçia…) janë zënë me “pelë për dore”. Prova të shumta ka edhe
ndaj kolegëve të tjerë më të vegjël nëpër komuna. Më 14 korrik 2005 u botua në
media deklarata e prerë e Melihate Termkollit: “Asnjë cent “Çlirimit”. Dokumentet
e nëshkruara prej Termkollkës dhe sekretarit të përhershëm të ministrisë së saj
flasin ndryshe. Ndërmarrjes “Çlirimi” për punët e kryera në pallatin e shtypit
“Rilindaj” i janë paguar më 28 qershor 2005, 765.084 euro. Për vlerësimin e
punëve të kryera nga “Çlirimi” Melihatja kishte formuar edhe komisionin prej pesë
anëtarëve: Naser Kabashi, Florim Graiçevci, Cenë Krasniqi
(të pavarur), Arbër Mulaku (nga Ministria) dhe Nexhat Palushi (“Çlirimi”). Vendimi
për formimin e këtij komision është marrë më 04 prill 2005 dhe është nënshkruar nga
Termkollka. Ndërmarrja “Çlirimi” e kishte fituar tenderin në mënyrë krejt të
rregullt dhe ligjore. Mirëpo, me një vendim arbitrar, pa asnjë shpjegim, paraardhësi
i Kosumit, më 15 shkurt 2005 “anulon marrëveshjen e lidhur më 06.12.04 midis
Agjensionit të Prokurimit Publik (MSHP) dhe NP “Çlirimi”…” Bëhet pyetja: Kush po
shpif: Opozita, mediat apo Melihate Termkolli? Apo opozita ia ka falsifikuar
dokumentet dhe nënshkrimin e saj?! Me një vendim arbitrar anulohet një marrëveshje e
ligjshme dhe dëmtohet bugjeti i Kosovës për mbi dy milionë euro. Kurse nuk u anulua
“marrëveshja këshilluese” e paligjshme (ilegale) e lidhur midis Rugovës dhe
Haradinajt, në njërën anë, dhe Hazellokut (kryetar i një shoqate në Londër), nga ana

tjetër. Po të formohej një komision hetimor do të dëshmoheshin shkelje, trafiqe,
korrupcion dhe krime shumëfish më të rënda se sa këto që ka arritur t’i faktojë
opozita. Kjo është edhe arsyeja pse pozita nuk është e gatshme të pranojë formimin e
një komisioni të tillë… Megjithatë, pozita duhet të jetë e vetëdijshme se krimet nuk
vjetrohen dhe as nuk harrohen. Një ditë do të vendoset sundimi i ligjit dhe shteti
ligjor, i cili do të merret me hetimin e të gjitha krimeve, trafiqeve dhe
korrupcionit që ka përfshirë çdo pore të institucuioneve të (keq)qeverisura nga
LDK-AAK-ja. Nëse qytetari gjobitet për ditë me gjoba të rënda për mos vënien e
rripit në makinën e tij, atëherë çfarë duhet të bëhet me qeveritarët që vjedhin dhe
stërvjedhin miliona euro të takasve që paguan qytetari?…

Xhevat Bislimi

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-02-25

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.