STOP DHUNËS, UNMIK!
Shoqata Kërkimore Shkencore për Shoqërinë Civile:
STOP DHUNËS, UNMIK!
Çka tregon dhuna ndaj atdhetarëve të VETËVENDOSJES?
Çdo ditë UNMIK-u po na shqetëson duke na i rrahur, para syve tanë, djemtë dhe vashat e vendososur/ra të LËVIZJES SË VETËVENDOSJES.
Çdo ditë mekanizmi i dhunës brutale të UNMIK-ut po i dëmton ata/ato fizikisht, veç pse po mundet dhe pse është pushtet i fuqishëm policor.
Jo vetëm që po i prangon ashpër e me arrogancë por edhe po i gjakosë dhe po mundohet t’ua thyej edhe eshtrat !
Nga urrejtja çnjerëzore pse ata në shtëpinë e tyre, në atdheun tonë të shumëvuajtur po janë të vendosur për të drejtat e TONA qytetare dhe njerëzore.?!
Zotërinj të UNMIK-ut dhe polici "demokratike" e UNMIK-ut!
A kështu po na demokratizoni ne, a?!
A kështu po na jepni leksione për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, a?
Ky qenka civilizimi! juaj që po mundoheni të na jepni me pahirë?!
Ju po na e heqni zvarr rininë tonë të pambrojtur, pa iu bërë ajo gjë, ose pse po shkruajnë ate që e dëshirojnë nëpër objektet e veta e që ju tani po i shfrytëzoni më tepër se tuajat ?!
Pasi që për hiç asgjë po na hiqni zvarrë rininë tonë, tani ju për ne, nga aspekti moral, jeni bërë hiç asgjë!
Nuk po e dijmë se a jeni të vetëdijshëm për një gjë: Ju duke tërhequr zvarrë rininë tonë në TOKËN E VET, kurr nuk do të mund t’i deningroni ata por do ta tërhiqni zvarrë veten, moralisht dhe panjerëzisht.
Zotërinj!
Po ju informojmë se, sipas zakoneve tona të stërlashta (që ju zor se do t’i kuptoni ndonjëherë!) KY POPULL NUK E HA PËRGJITHNJË TURPIN ME BUKË
Zotërinj!
U kemi thënë dhe po ua përsërisim se: rezolutat dhe ligjet tuaja (ato të padrejtat që po na i impononi me dhunë ) NUK JANË TONAT.
NE I KEMI PASUR DHE I KEMI ZAKONET DHE LIGJET TONA NË BAZË TË TË CILAVE NISËM DHE E BËMË LUFTËN për të drejtat tona.
Në luftën e drejtë të UÇK-së na ndihmoi NATO me aleatët e vet, për ç´ gjë u jemi mirënjohës përjetë por kjo nuk i jep të drejtë tani pushtetit të pakufizuar tuaj (të UNMIK-ut) ta degjeneroni ish-aleancën me ne dhe të na rrahni e burgosin pse ne ende kërkojmë e këmbëngulim në të drejtat tona për të cilat e bëmë edhe luftën të cilën tani ju e shfrytëzuat për interesat tuaja dhe i burgosët gjeneralët e luftës sonë, disa nga të cilët ende i mbani në burgje (në bazë të REZOLUTËS 1244, të urryer për ne.)
A jeni të vetëdijshëm se sa shumë e keni "tepruar" me dhunë dhe me padrejtësi ndaj popullit të Kosovës, gjer më tani?!
Mos po e keni ende iluzionin se ne do ta realizojmë REZOLUTËN 1244 e cila ka qenë dhe është në kundërshtim flagrant me vullnetin e KOMBIT SHQIPTAR TË KOSOVËS dhe me qytetarët tjerë të vetëdijshëm për realitetin demografik dhe juridik-legjitim të kësaj hapsire.
Ju e dini mirë se VULLNETI I POPULLIT ËSHTË BAZË E ÇDO PUSHTETI POLITIK.
Pse po e shkelni ju tani këtë ligj universal moral dhe juridik, pra edhe ndërkombëtar.
ALBINI me shokë ju tregoi se edhe me të drejtën ndërkombëtare është e sanksionuar e drejta e kombeve për VETËVENDOSJE.
Çka po doni ju?!
Çka po mendoni ju?!
Mos po mendoni se do ta mashtroni përgjithnë një popull të tërë?!
Mos po doni ju të jetoni të lumtur dhe me rroga të majme që i merni mbi kurrizin tonë (duke na penguar ne e duke turpëruar veten ) e ne të heshtim përgjithnjë!
Kjo as që do të ndodhë.
Ju të jetoni mbi ne, e ne të vdesim pa u ankuar nën dhunën tuaj dhe për pasurimin tuaj, apo të mbesim përgjithnjë të varfër në mes të pasurisë së tokës sonë të cilën ju sot po e shitni dhe rrudhni si po ju do qejfi!
Me çfarë drejtësie a drejtëshmërie po i bëki ju këto?!
TASHMË, ata shqiptarë, qytetarë a politikanë që janë me ju (pra me 1244-tërshin) më nuk na përfaqësojnë ne.
TASHMË NE NA PËRFAQËSON LËVIZJA E VETËVENDOSJES E CILA ËSHTË KUNDËR VEPRIMEVE DHE VUAJTJEVE QË PO NA I SHKAKTONI NE, PADREJTËSISHT.
Ndaj, sot shumë qytetarë dhe veçanërisht pjesa më e shëndoshë e Shoqërisë Civile identifikohen me LËVIZJEN E VETËVENDOSJES.
Të gjtha ato sjellje tuajat "demokratike", gjithë ato zvarritjet tuaja na prekin sot ne dhe na torturojnë.
Ju me këtë, ndoshta, po ndieni kënaqësi, por kjo kënqësi juaja joqytetare nuk do të zgjas shumë.
Ju nuk do të mundeni gjatë të na i ndaloni të drejtat themelore kombëtare që na takojnë dhe të cilat i kemi merituar, që moti, por ju me ata të pameritruarit tonë na i keni rrëmbyer dhe NDALUAR përkohësiht.
Atdheu, populli dhe drejtësia e vërtetë po u jep forcë djemëve dhe dhe vashave tona për t’ju mundur ju moralisht dhe juridikisht.
Po e njejta gjë do të na jep forcë dhe PUSHTET LEGJITIM edhe ne, qytetarëve tjerë të Kosovës në mbrojtjen demokratike të djemëve dhe vashave tona të drejta dhe të pamposhtura.
Pra, mos mendoni se mekanizmi juaj i rëndë dhe i padrejtë do të mundet të na shkatërroj të ardhmen e jetës sonë kombëtare.
Atë kemi filluar ta jetësojmë dhe ta mbrojmë që sot me LËVIZJEN QË JU PO MUNDOHENI KOTNASIKOTI TA NDALONI.
O ZOTËRINJ, NUK NDALET HISTORIA: KOT E KENI!
Më 29/7/ 2005 Shoqata Kërkimore Shkencore për Shoqërinë Civile
Përfaqsuesi zyrtar: [adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.