Fadil Zhyti
Shkruan: Fadil SHYTI
--Reagim ndaj deklaratave filoserbe të presidenit rumun--
HAPNI DOSJET PËR TROJET SHQIPTARE TË KOLONIZUARA, ZOTËRI BASESKU!
Në kuadrin e planit për vendosjen e hegjemonisë serbe mbi "Ballkanin Perëndimor", Beogradi shovenist dhe antishqiptar kërkon idhtarë të rinj ndër udhëheqës të shteteve fqinje, vegla që gjithashtu do ta përkrahin me fanatizëm në përpjekjet e mbajtjes edhe më tutje të Kosovës Protektorat dhe të trojeve e tjera shqiptare, në morsën shtypëse të "boshtit e së keqes" kolonizues sllavo-grek.
"Diplomacia" agresive të autoriteteve serbe është një rrezik real publik për shendetin e politikës së jashtme të shumë vendeve përreth Serbisë (duke përfshirë këtu edhe Tiranën zyrtare), sepse Beogradi haptazi apelon në operacionin e infektimit (helmosjes) së disa liderëve më shumë a më pak oportunistë, që nuk kanë sy për gjendjen reale ekzistuese në trojet shqiptare.
Me indinjatë vërejmë se vizita e fundit e presidentit serb, Boris Tadiç, në Rumani e ka shëndrruar kryetarin rumun Traian Basesku, jo veç në një "viktimë" të deklaratave stereotipike të fjalorit "syze kali" ballkanik, por edhe në një mbështetës të qëndrimeve gjenocidale beogradase lidhur me Kosovën dhe statusin e ardhshëm të saj, si dhe të të gjitha viseve të pjesës së Shqipërisë së robërurar.
Në fund të takimit dypalësh, Basesku nuk u hezitoi të tregojë "në dritën e diellit" se ka pranuar një "transfuzion" gjaku të kalbur prej Serbisë, atë të vijës kolonizuese sllave.
«Presidenti Basesku ka vlerësuar qëndrimin e presidentit Tadiç sa i përket zgjidhjes së problemit nga Kosova, e integruar në standardet europiane si trajtim, si dhe Unionit Serbi-Mali i Zi:
"Parimi i përdorimit të mundësisë së një autonomie e gjerë për krahinën e Kosovës, e integruar në standardet europiane si trajtim, është një parim i cili Rumania e mbështetë pa rezervat», thuhet në komunikatën zyrtare e presidencës së Rumanisë, pas prezantimit të qëndrimeve të Tadiçit lidhur me Kosovën, sipas parullës serbomadhe "më shumë autonomi, më pak pavarësi".
Diçka, është e pakuptueshme këtu!
Në fushatën elektorale, Basesku ishte aq i zellshëm të predikojë "një bosht Washington-Londër-Bukuresht"!
Por, në praktikë po e bënë të kundërtën.
Me një dinakëri të paimagjinueshme politike, pas ardhjes së tij në pushtet, ai ka rrotulluar "boshtin" e tij në një mënyrë që ai të jetë në përputhje me vijen e veprimit përkrah Moskës e Beogradit.
Vizita e parë e Basekut, pas vendosjes në postin e kryetarit, e ka bërë në Moskë, ndërsa në Rumani u ftuan, deri me tani, presidenti e Ukrainës dhe ai i Serbisë.
Nëse vazhdohet kështu, ndoshta do të shikojmë atë situatë në të cilin ose presidenti i asaj "republike" të vetëproklamuar të Transnistrisë, ose komandanti i ushtrisë së 14-të ruse që ende nuk është tërhequr prej atje, të jenë ftuar në Bukuresht, ashtu që Basesku të ketë mundësi të tregojë se me të drejtë "po implikojmë Rumaninë në Kosovë e Transnistri", por sipas rreshtimit në bllokun pansllavist!
Në fakt, në Rumani ekzistojnë shenja të thella të filoserbizmit, një ndodhi pak e çuditshme nga momenti që dihet se "motra më e madhe" e Serbisë është Rusia, që (njëlloj si Beogradi që ka kolonizuar Kosovën historike), e cila ka pushtuar shumë vite pjesë të tëra të trojeve rumune (Moldavia e tanishme).
Por, pas ardhjes në "demokraci", në publik u vërsul një rrymë proserbe, opinioni gjithnjë e më fortë në favor të Serbisë dhe politikës së saj të poshtër, rrymë e frymëzuar edhe nga serbët e Banatit, nga shtypi tendencioz e nga injoranca e implikuar e politikanëve rumunë, që u lidhën në "biznese" ilegale të trafikimit të "mallrave" të ndaluar Jugosllavisë nga bashkësia ndërkombëtare (shiko rasti Zhimbolja), për shkak të sanksioneve të vendosura në fillimin e viteve 90-ta për shkak të luftës në Bosnnjë e Kroaci
Dhe, bizneset e djeshme reflektohen në politikën e sotme, edhe pse kjo është në kundërshtim me interesat afatgjata paqësore për vendosjen e lirisë e drejtësisë në rajon.
Serbia, ka përdorur represionin dhe cënimin e të drejtave jo vetëm kundër shqiptarëve të pushtuar nga Kosova historikisht shqiptare, por edhe mbi minoritetet të vendosura në zona.
Besoj se në veshët të zyrtarëve rumunë kanë ardhur "jehonat e tjera" të vizitës të Tadiçit, të cilët e pyesnin pse rumunët në Timok nuk kanë të drejta"!
Ky problem që i përket shtetit rumun nuk ishte shtruar zyrtarisht, mirëpo Basesku ka gjetur kohë të pranojë në mënyrë të mënjëhershme të gjithë tezat antishqiptare të Tadiçit"
Prej kësaj "miqësie entuziaste" të autoriteteve rumune gëzohet vetëm Beogradi, i cili është shumë të kënaqur të dëgjoje përrallosje-përulje të këtilla deklarative, "demaskuese" të një pozite e mykur filoserbe të kryetarit rumun.
Citoj këtu prej një interviste e dhenë nga presidenti Tadiç, e botuar në anglisht, në të përditshmen rumune "ZIUA". Tadiçi atëherë tregoi se, "kur vjen fjala për Kosovë e Methodi, është shumë të rëndësishme pozita parimore e Bukureshtit për mosndryshimin e kufive".
Sigurisht, se ashtu është.
Sepse, qëndrimi i Serbisë-Malit të Zi është qëndrimi i një shteti kolonial që e ka themelet e veta në antishqiptarizëm e terrorizëm shtetëror.
Në çastin kur këto themele mund të fshihen plotësisht përmes slloganeve të "integrimit europian e euro-atlantik", kjo i vjen mirë udhëheqjes antidemokratike serbe, aq më shumë se pranon edhe inkurajime nga shtetet fqinje që mashtrohen në"demokracinë" e saj...
Strategjia e përgjithshme serbo-sllavo-maqedonase imponon "mosndryshimin e kufive":
Kosova e ngushtë, të ketë "më shumë autonomi, më pak pavarësi", ndërsa troje si Kosova Lindore (Lugina Preshevës, Medvegja, Bujanoci), Trojet shqiptare në Maqedoni (Lugina e Vardarit, territor nën pushtimin e IRJM-së), Malësia e Madhe (nën kolonizimin e Malit të Zi), të vazhdojnë të jenë koloni të shteteve të lartpërmendura, derisa të bëhet proçesi i spastrimit etnik të tyre, ashtu siç ka ndodhur me popullatën shqiptare të Toplicës, Sanxhakut, Çamërisë"
Kjo, është e papranueshme, sepse status-kuoja e tanishme mbështetet në pushtimet territoriale që Serbia, Mali i Zi, Greqia, e kanë bërë më 1912-1913, gjatë luftës së parë ballkanike.
Shqiptarët, gjithmonë kanë qenë gjemba në kurrizin e planeve sllave, në planet e tyre shovene për të pushtuar dhera që nuk ishin dhe asnjëherë nuk do të jenë të tyre, nuk mjaftuan për prishjen e këtyre elaboratave, "thasë me plehra" utopike, të cilat vunë në vargonjtë e robërisë një pjesë e madhe të kombit shqiptar.
Shqiptarët, pësuan shumë për shkak të ortekut sllav të ndihmuar edhe nga Europa e vjetër nëpër konferenca apo traktate të ndryshme, si ato të Berlinit, të Shën Stefanit apo te Londrës, pësuan ndarje me kodhër të trojeve të veta, një tragjedi shumë e prekshme, e cila duhet të ndryshohet sa më shpejt.
Gjatë gjithë këtyre viteve të kolonizimit, kombi shqiptar nuk qëndroi pasiv, puna e lufta për të shpëtuar veten nga ktherat e shtypjes sllave u bënë jetike për mbijetimin e popullatës së shtypur shqiptare, sepse nga çastet e para të gllabërimit të Kosovës historike, fushata e krimeve, dëbimeve, masakrave dhe terrorit të egër shtetëror synuan shpartallimin e çdo qenie që mendon e ndien shqip.
Kjo luftë e pandalshme brezash shqiptare, çoi deri më tani veç në lirimin e Kosovës së ngushtë, e cila nuk është as sot, dot e shpëtuar nga rreziku i murtajës kolonizuese sllave.
Është e vërtetë, që shqiptaret nga Kosova Protektorat duan realisht të jenë zot në vendin e tyre, ta gëzojnë jetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se dëshirojnë veç "të vendosin vetë lidhur me problemet e tatimeve, shkollimit, shendetit dhe fushave të tjera", ashtu siç mendon Tadiçi në intervistën prej të përditshmës ZIUA!
Që nga çasti i parë i hyrjes së ushtrive të huaja në trojet Shqipërisë Etnike, populli shqiptar ka luftuar për liri të plotë, për shkëputje nga robëria e vazhdueshme përmes ribashkimit me shtetin-amë.
Dhe kjo vijë vazhdon edhe tani, pavarësisht nga llomotitjet e pallavrat politike të disa shqipfolësve që fatkeqësisht morën poste të larta dhe flasin në stilin e "bashkim-vëllazërimit" të modernizuar për "multietnicitet" e "dialog" me kolonizatorët e pushtuesit serbo-sllavo-maqedonas, kurrsesi nuk ka dalje nga kriza e vazhdueshme ballkanike nëse çështja shqiptare nuk zgjidhet në mënyrë globale.
Përcaktimi i së drejtës për vetvëndosje i jep një sens të vëçantë Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), sepse kjo është një nga parimet themelore të saj.
Ky parim medoemos duhet të respektohet, pa diskriminime të diktuara nga interesi i ngushtë dhe i mjegullt të balancës së forcave në mes të bashkësisë ndërkombëtare.
Nga moment që lufta e parë ballkanike nuk ishte një "luftë çlirimtare" të Serbisë, Malit të Zi e Greqisë kundër osmanëve, por ishte një luftë kolonizuese që gëlltiste trojet e Shqipërisë, shqiptarët nuk janë pakicë në thelat që i ishin grisur Kosovës historike nga çaponjtë robëruese sllave.
Të drejtat legjitime të kombit shqiptar janë liria dhe ribashkimi i të gjithë viseve shqiptare.
Instrumentet e arsyeshme politiko-diplomatike për arritjen e këtyre të drejtave janë parimet e vetëvendosjes dhe të dekolonizimit, përmes pranimit e së cilave bashkësia ndërkombëtare do të shuajë me të vërtetë vapën politike dhe zjarrin e konfliktit në Ballkan.
Duhet thënë gjithashtu se çdo tendencë e barazimit të shqiptarëve nga Kosova Protektorat me pakicën serbe bëhet me vullnetin e keq e realizimit të synimit të udhëheqesve serbo-sllavë për t´i lidhur sërish këto troje me zinxhirë anti-njerëzore sunduese.
Serbia, nuk ka assesi të drejtë të kërkojë "më shumë autonomi, e më pak pavarësi", sipas parimeve serbomëdha, mbi bazën e ekzistimit të manipuluar të minoritetit serb në Kosovë.
Ajo, thotë se Kosova është "zemra" e Serbisë, por harron të specifikojë se kjo "zemër" e saj gjendet në një territor të banuar me 95% nga popullata etnike shqiptare.
Duke dashur rikolonizimin të Kosovës, tash kinse Protektorat, Serbia dëshmon se po zhytet, (rri kërrusur) me këmbë e duar në moçalet e projekteve gjenocidale, duke u vetëviktimizuar.
"Europianizimi" dhe "demokratizimi" i saj puqet (ka të përbashkët) me vlerat evropiane aq sa kanë ishujt e Polonizisë e të Mikronizisë prej Oqeanit Paqësor!
Dhe prej kësaj pasqyre shihet mirë se çdo dialog a "negociatë" me këtë qeverisje serbe që ngul këmbë të kafshojë me dhëmbët e saj Kosovën pjesërisht të liruar, duke e kërcënuar edhe me forcë, është një akt i vetëvrasjes.
Qarqet që mbështesin "autonominë substanciale" harrojnë se askush nuk ua mohoi të drejtën e vetvendosjes kroatëve apo boshnjakëve, që kanë fort shumë gjëra të përbashkëta me serbët apo "maqedonët".
Ishte pranuar formimi i një shteti i këtyre të fundit, (sigurisht, në kurrizin e shqiptarëve, që gjoja kanë pranuar në "referendum" këtë gjë), edhe pse nuk ka qenë asnjëherë i krijuar përmes proçesëve natyrore një komb të tillë "maqedonas".
T'ua ndalosh shqiptarëve - popull shumë i lashtë të Evropës, pasardhës të pellazgo-iliranëve të antikitetit; çlirimin e ribashkimin e trojeve të veta, jo vetëm nuk ka kuptim dhe arsye, por përbën në fakt, vazhdimin i një padrejtësie të errët, e cila ka patur dhe mund të ketë pasoja shumë të hidhura për rajonin e mundet dhe më tej...
Regjimi i Tadiçit, Koshtunicës&Co, dëshiron të ndërtojë një mur në një terren rreshqitës, duke vardisur të kundërshtojë rrugën natyrore të Kosovës, që ka objektivë të ndritur historike, të qëndrojë sa më larg zgjedhës kolonialiste serbe.
Gjithashtu, ky regjim dinakërisht, ngulë këmbë që me të gjitha mjetet, të mbajë ende në pushtim Kosovën Lindore dhe të ndajë pjesën e veriut të Kosovës.
Për këtë, ata shfrytëzojnë çdo dobësi ose të administratës së OKB-së ose të "institucioneve vendore", për të përforcuar pozitën e vet në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, për t´i realizuar ëndrrat e tyre ekspansioniste, që e lanë me gjak Kosovën Heroike.
Ëndrra që do të shemben, ashtu siç u ndodh më të gjitha utopitë, gjatë kursit të historisë.
E rëndësishme është që këto ide të tmerrshme të zhduken sa më parë, sepse kombi shqiptar duhet të ketë përjetësisht qetësinë e tij, të mos rrojë më i ndarë dhe i kolonizuar.
Kujdes zotërinj!
Larg duart tuaja të gjakosura, nga trojet etnike shqiptare!
Suedi, 13.07. 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.