NUK KA ASNJË IDENTITET TJETËR VEÇ ATIJ SHQIPTAR!
Ujkan VRANINA
NUK KA ASNJË IDENTITET TJETËR VEÇ ATIJ SHQIPTAR!
Lexova në internet një shkrim me titull “ Identiteti kosovar, a ekziston ? “
nga "filozofi", Zef Ahmeti i cili jeton në Zvicër dhe pas ca ditësh një
reagim të Mona Agrigoroaiei e cila jeton dhe shkruan në Rumani.
Rreth kësaj teme sikur ka filluar një polemikë ndërmjet të lartpërmendurve.
Mirëpo, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk mund të qëndroj
anash e të heshti në lidhje me këto "shpikje" filozofike serbofile,
"identitete “ që po përpiqet zotëri Ahmeti & Co të na i shpjegojnë dhe
servojnë.
Duke u përpjekur kot, të na e mbështjellin kokën me akull zotërinjt po i
thërrasin në ndihmë disa filozofë e psikologë apo ku dreqin ta dijmë ne se
çka në të vërtetë janë ata, apo ndoshta dëshirojnë vetëm të na tregojnë se
sa shumë dijeni paskan fituar në ato studime që po i bëjnë me bujë, brenda e
jashtë shtetit.
Madje pena e tij shkon aq larg sa t´i kundërshton Monës, një vajzë shqiptare
e cila sapo e ka kuptuar që ka prejardhje shqiptare, i është përkushtuar një
pune mjaft atdhetare dhe morale, duke mësuar shqipen, dhe duke lexuar
gjithçka për kombin shqiptar, dhe për këtë meriton lëvdata nga më të mirat
që mund t'i bëhen një femre atdhetare larg Atmëmëdheut.
Bile, krahasuar për moshën e saj të re që ka, ajo bën analiza të thella
rreth çështjes së pazgjidhur shqiptare dhe arrinë t´i sqaroj lexuesit
shqiptarë dhe të huaj (duke i përkthyer artuikujt e saj dhe të shokëve në
anglisht) aq bukur sa që mund të krahasohet në një nivel me analistët dhe
përkthyesit më të shquar shqiptarë të kohës, që sot shkruajnë për çështjen
shqiptare.
Sa për fillim do ju tregoj një histori që mua shpesh ma thotë babai im:
Kjo histori ka të bëjë me kohën kur babai im ka qenë në shërbimin ushtarak
në ish-Jugosllavi dhe ishte pikërisht koha kur populli shqiptar nën robërinë
e ish-Jugosllavisë, për qëllime politike quhej apo etiketohej nga ky pushtet
si “ SHIFTARI “ dhe jo si “ KOSOVARI “ ose “ALBANAC" . Vlenë të theksohet se
termi “ SHIFTARI “ është përdorur për të gjithë shiptarët që jetuan në
trojet e veta; duke filluar nga perëndimi dhe veriu i Iliridës (IRJM) deri
tek Lugina e Preshevës, Kosova dhe duke mbaruar me bregdetin e Ulqinit.
Babai tregon që në atë kohë në shërbim ushtarak dhe në jetën e pëditshme
shqiptarët pa dallim krahine dhe feje janë konsideruar “ SHIFTARI “.
Qëllimi i Titos dhe i titstëve ishte i qartë; ata e bënin këtë dallim për
t´pasqyruar shqiptarët në sy të botës si një popull krejtësisht tjetër nga
ai shqiptar që jeton në Shqipërinë londineze ose më mirë të them në
Shqipërinë e re, sepse Shqipëria e programit të Lidhjes së Prizrenit
përfshinte edhe ato troje që me 1913 iu aneksuan Greqisë dhe Mbretërisë
Serbe Kroate Sllovene ( më vonë ish- Jugosllavia ).
Më vonë, pas protestave që u bënë dhe me hapjen e Universitetit të
Prishtinës dhe me Autonominë që mori Kosova, shqiptarët nën ish-Jugosllavi
nuk u quajtën si popull Kosovar, por Shqiptar dhe çka është më e
rëndësishmja vet populli dhe udhëheqësit e atëhershëm e kërkuan një gjë të
tillë.
Këto janë fakte me të cilat dua t´i tregoj Zef Ahmetit se Identiteti Kosovar
i ri që ai pretendon të ekzistojë sipas të githa gjasave pretendohet nga
"teoricienët e rinj", të jetë Identitet krejtësisht tjetër nga ai shqiptar,
dhe si rrjedhojë duhet që gjuhën, kulturën, traditën, simbole e gjithçka
tjetër që i përket një shteti, t´i ketë krejtësisht të ndryshme nga toka amë
Shqipëria!!!
Këto që po na i thotë Zef Ahmeti, mendoj që i përkasin një serbofili e
titisti dhe nuk besoj që Mona të jetë serbofile përderisa ajo dëshiron që
Kosova të jetë e pavarur dhe të ribashkohet me Shqipërinë, sepse fundja për
këtë ideal madhorë luftoi dhe UÇK-ja dhe simotrat tjera shqiptare, me
emblemat që pasuan.
Nuk besoj që Mona është serbofile, përderisa ajo thotë që Mitrovica duhet të
mos ndahet, Ilirida (IRJM apo Lugina e Vardarit si thotë ajo) të çlirohet e
bashkë me Kosovë t'i ribashkohet shtetit amë, që gjithashtu të zgjidhet dhe
problemi i Çamërisë, që Lugina e Preshevës t´i ribashkohet Kosovës, që
Ulqini të bëhet pjesë e bregdetit shqiptar ashtu siç ishte dikur dhe siç
duhet të jetë tani.
Sipas jush zotërinj, Zef Ahmeti, Nexhemdin Spahiu, Migjen Kelmendi e të
tjerë, BASHKIMI KOMBËTAR qenka i dëmshëm!!!
Ti arrinë deria tje sa që idenë e ribashkimit të trojeve shqiptare në këtë
kohë, e quan ide fashizoide!!!
Vallë, pse e trumbetoni këtë?
Spas kësaj logjike po del se derisa Gjermania e kërkoi që nga viti 1949 me
kushtetutë dhe e realizoi më 1989 ribashkimin e saj, krejt kohën ajo në
zemrën e Europës demokratike, paska qenë dhe bile për më keq, pasi u
ribashkua, ajo na qenka neofashiste!!!
Por, jo vetëm kjo, por na qenka kështu edhe Europa dhe shtetet Ballkanike që
janë ose pretendojnë të jenë të pavarura dhe të ribashkuara.
Por, po i rikëthehemi çërshtjes sonë:
Zotërinj, kur trojet shiqptare do jenë bashkë, gabimet politike do të
përmirësohen, e drejta e popujve për vetëvendosje e garantuar me konventa
ndërkombëtare do të zbatohet drejt.
Apo mos ju titistët " e rinj" keni frikë se allashvereshi i disa
politikanëve shqiptarë, me në krye I. Rugovën, me ata serb do të
ndërpritet.
Ndoshta, sepse "vëllazërim-bashkimi" me sllavët e Maqedonisë, që sot Ali
Ahmeti me ithtarët e tij po dëshirojnë ta riaktivizojnë nuk do të
arrihet?!
Nëse zotëriu Zef Ahmeti, nuk e din atëherë unë do ia freskoj ca dijeninë me
një të dhënë që jam plotësisht i bindur që ai nuk e din e që nuk don as ta
dijë:
kur është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e paraparë që
të ekzistojnë disa zona nga të cilat Zona e parë do të jetë Kosova, Zona dy
do të jetë IRJM e kështu me radhë.
Këtë e dëshmojnë dhe komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja, në lidhje me
shpërthimet në disa stacione policore në IRJM për të cilat UÇK-ja, i ka
marrë përsipër dhe që në të vërtetë pjestarët e saj i kanë kryer.
Nëse nuk beson atëherë po të rekomandoj të lexosh librin e Gafurr Elshanit
(tani nënkryetar i LPK) që i kushtohet luftës heroike të UÇK-së.
Ti, zotëri Zef Ahmeti doni t´i "lani duart" se nuk jeni anëtar i LDK-së.
Atëherë do ju pyes si ka mundësi që qëndrimet tuaja të jenë krejtësisht të
njëjta me ato të I. Rugovës e të disa politikanëve tjerë të dështuar për të
cilët më shumë se gjithçka, vlenë kolltuku dh e shishet e rakisë.
Po ju them që sikur Identiteti i ri që ti po e mbronë ashtu edhe I. Rugova
me flamurin e tij privat (paramilitarist) nuk janë gjë tjetër vetëm vepër e
njerëzve antikombëtarë të cilët me trup janë në trojet shqiptare o gjetiu
por me kokë e me zemër janë në Beograd.
Keni përmendur dhe “ Identitetin Maqedonas “ që nuk ekziston.
Po çfarë historie paskeni mësuar ju Zef Ahmeti, atë që shkruan Beogradi e
Athina apo historinë e vërtetë shqiptare?!
Sa për dijeni po ju them që perandoria e atëhershme e Maqedonisë nuk është
pasuar nga ajo e Bizantit, por është shkatërruar nga romakët dhe shumë vonë
pas ndarjes së Perandorisë Romake në atë Perëndimore dhe Lindore në histori
përmendet Perandoria Bizantine.
Meqenëse keni përmendur “Identitetin Kosovar" dhe "Identitetin Maqedon" që
sipas juve duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga ai i vetmi që ka ekzistuar,
ekziston dhe do të ekzistojë Identiteti Shqiptar, atëherë unë do ju bëj
pyetje juve :
përse luftuan dhe ranë në fushën e betejave në Kosovë
djemtë nga Shqipëria londineze , nga Lugina e Preshevës, nga Ilirida,
(IRJM), përse e njejta ndodhi dhe në luftën në Luginë dhe së fundi dhe në
Iliridë (IRJM)?!
Djemtë nga të gjitha viset e Atmëmëdheut, nuk luftuan për Identitete të
ngjashme me “ Identitetin SHIFTARI“, por luftuan për ideale të larta
kombëtare:
për LIRI, ÇLIRIM E RIBASHKIM KOMBËTAR.
Për në fund, ty Zef Ahmeti dhe ithtarëvet tuaj mjeranë, do t´ua bëjë edhe
njëherë me dije edhe pse ju e dini një gjë të tillë, por që se pranoni dot,
që Identiteti Kosovar, është Identitet Shqiptar dhe ai kurrë nuk mund të
ndërrohet, sepse Zoti vetë një gjë të tillë e ka caktuar në këtë jetë.
Flamuri shqiptar është një, është i larë me gjak shqiptari dhe as nuk duhet
pa dëshirën e atdhetarëve shqiptarë të ndërrohet!...
06. 07 2005 Tetovë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.