P Ë S R S I A T J E
P Ë S R S I A T J E
*******************
Ese politik
Po deshe të dishë se në ç’rrugë je, vetëm shiko, se puna jote, po e gëzon apo po e hidhëron armikun !
Nisur nga përshtypjet, që i marrim nga mjetet e informimit, të cilat flasin për gjendjen dhe rrjedhat e shumë fushëveprimeve në Kosovë, si dhe nga deshira që ato veprime e rrjedha të japin fryte sa më të shëndosha për të ardhmën e Kosovës dhe të shqiptarëve, vendosa të shkruaj. Dhe, me këtë shkrim, dua të shprehem në mënyrën më intime, se si i gjykoj unë përpjekjet, veprimet, deklarimet dhe dështimet tona, në raport me realitetin si dhe në raport me përpjekjet, veprimet, sjelljet dhe qendrimet e të tjerëve ndaj Çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Duke e patur parasysh se ideja, çështja, apo edhe problemi që kërkon zgjidhje, donë jo vetëm njohurinë e optimalitetin e kohës, por donë ditur edhe adresën e saktë të partnerit, nivelin e aftësisë, qendrimin dhe qëllimin e atij, me të cilin don ta shtrosh çështjen ose problemin. Kur e them këtë, kam parasysh pasojat e rënda, mu pse nuk i kemi patur gjithëherë parasysh këto komponente. Pra, mosnjohja, mosshtruarja dhe mospërfillja e këtyre komponenteve në mënyrën adekuate, na është hakmarrë rënd. Gjithashtu, duhet patur parasysh edhe synimin, që duam të arrijmë me atë shoshitje. Përndryshe, mospasja parasysh e këtyre komponenteve, do të thotë të rrahësh ujë në havan. Do të thotë të bëhesh, pa nevojë, objekt bisede, përgojimi e keqintërpretimi. Dhe, jo vetëm kaq, por do të thotë ta zbulosh idenë ose planin para atij që mëmzi ka pritur të dijë se çka mendon ti të veprosh, në mënyrë që kundërshtari, ziliqari apo egoisti, jo vetëm të të pengojnë, por edhe të të akuzojnë dhe të të ndëshkojnë, po qe se munden. Atëherë, kush na dilka fajtor, për pasojat eventuale, që mund të krijohen, për shkak të mospërfilljes së këtyre komponenteve? -Ne vetë.
Pasojat krijohen edhe për shkakun se, në momente të caktuara, nuk kemi pasur kritere të duhura, për ide, çështje, apo edhe për veprime të caktuara. Kjo, aq më parë, kur kihen parasysh rrethanat dhe kushtet në të cilat është krijuar mentaliteti ynë. E keqja bëhet aq më skandaloze, kur këto dobësi dimë t'i konstatojmë, por gjendja, në të cilën jemi, deshmon për pabesinë që ua bëjmë konstatimeve tona. Dëshmon për pabesinë që ia bëjmë vetëvetës.
Historia jonë (shqiptare), e arrnuar mbarë e mbrapsht dhe mendësia shqiptare, na mësojnë, se ndër shkaktarët e shumtë autoktonë të gjendjes dhe të pozicionit të këtillë juridik, politik, kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve, janë edhe: 1. Mosevidentimi i shkaktarëve të dështimeve dhe të pasojave, 2. Është harresa e shpejtë e vuajtjeve dhe e mashtrimeve, 3. Si dhe prirja e theksuar për t'u marrë me interesat individuale, më ç'raste, jo pak herë janë sakrifikuar interesat kolektive.
Andaj, gjendja në Kosovë dhe në Shqipëri, e cila është mjaft brengosëse, më shtyri që me disa vërejtje e sugjerime, të cilat e kanë bazën, sëpari, në qëllimin e mirë t’imin, në përvojën e hidhur historike, në rezultatet dhe në shkaktarët e pengesave dhe të ngecjeve të deritashme, kuptohet, duke bërë edhe kapërcime, t’i drejtohem PARISË GJITHSHQIPTARE.
Po deshtem që vetës t’i krijojmë të ardhme më të shëndoshë, është e domosdoshme, jo vetëm që t’i kemi parasysh dhe ti konstatojmë këta shkaktarë, por të përpiqemi, aq sa mundemi, që ti eliminojmë.
E, për ti eliminuar këta shkaktarë, që kanë moshë shekullore, do të duhej udhëhequr prej tri parimeve analoge, të cilat, sipas meje, do t’ishin shtylla për krijimin e kthesave pozitive. E ato parime analoge janë : 1. Rregullat e komunikacionit, 2. Parimi medicional i diagnostifikimit dhe 3. Filozofia matematikore. Nisur nga parimi i parë : « Rregullat e komunikacionit », do të thonim : Për të qarkulluar sa më mirë dhe më shlirë, sëpari duhet të njihet harta e rrugëve dhe duhet ditur edhe caku se ku don të shkosh. Për qarkullim sa më të mirë, gjithashtu duhet të njihen dhe të respektohen përpikërisht shënjat e komunikacionit, në mënyrë që të dihet se kush, ku dhe kur është i lejuar të hyjë në një rrugë. Kush, ku dhe kur është i lejuar ta kalojë tjetrin. Kjo, për arsye se shumë herë ndodhë që shoferi i dobët e humbë rastin dhe e çrregullon tërë qarkullimin në një vend. Gjithashtu ndodhë, që shoferi i dobët, të mos dijë se ku duhet parkuar makinën dhe mbetët duke u sorollatur rreth e rrotull. Ka ndodhur jo pakherë, që duke hyrë në gërshërë, apo duke tejkaluar ngutshëm, e kemi rrezikuar jo vetëm vetën, por edhe tjetrin. Po kështu ka ndodhur edhe me këmbesorin, i cili, duke u hamendur, të kaloj apo të mos kaloj, gjen taksiratin në mes të rrugës. Në mënyrë të ngjajshme gabojnë edhe individët përgjegjës dhe elitat udhëheqëse të një vendi. Këto elita, (shqiptare) jo pakherë, gjatë udhëheqjes janë ngadalësuar, kur është dashur të shpejtojnë. Dhe e kundërta: kanë nxituar kur është dashur të ngadalësojnë. Që do të thotë se nuk e kanë respektuar si duhet optimalitetin e kohës.
Po kështu, do të thonim, se për t'i përfillur si duhet parimet e lojërave politike e diplomatike, do të duhej, veç tjerash, njohur dhe përfillur parimin medicional, sidomos atë të diagnostifikimit.
Sipas këtij parimi medicional, të sëmurit që hospitalizohet, sëpari i bëhet anamneza e përgjithshme, mandej i bëhet analiza e përafërt me ankimin e të sëmurit. Atëherë, në bazë të rezultateve, që dalin nga analizat, definohet diagnoza e të sëmurit, në bazë të sëcilës jipet reçeta e ilaçeve.
Nëse analizat nuk janë bërë si duhet, as diagnoza, as ilaçet nuk do të jenë të qëlluara as efektive. Andaj, i sëmuri do të lëngojë edhe më tutje.
Nga ky parim medicional mund të nxirret konstatimi se popullit shqiptar çysh moti i është ngjitur etiketa e diagnozës së gabuar, prandaj kaq gjatë ka qenë i robëruar. Thënë edhe më qartë, Çështja shqiptare sot lëngon prej dy virusve kryesorë: 1. Atij autokton dhe 2. Atij të importuar. Virusi autokton (shqiptar) përbëhet prej tre elementeve: 1. Sinqeritetit, 2. Besës së tepruar ndaj të pabesëve dhe 3. Virusit përçarës.
Ndërsa virusi i importuar përbëhet gjithashtu prej tre elementeve: 1. Interesit, 2. Djallëzisë dhe 3. Forcës.
Për të qenë ironia më e rëndë, edhe pse çdo ditë zëmë në thua nëpër pasojat e rënda që na janë krijuar nga këta virusë, ne prap i ushqejmë ata, madje me përkushtim të lartë.
Prandaj, për ta fisnikëruar mentalitetin, do të duhej përfillur, përveç rregullave parimore analoge të komunikacionit dhe atyre medicionale, edhe parimin e filozofisë matematikore, e cila ushqehet dhe udhëhiqet me gjuhën e forcës së argumenteve dhe me zërin e arsyes së shëndoshë, që vjen nga adresat e sakta të shkaktarëve të çështjeve problemore. *** .
Më një rast, kur kam folur për shkaktarët e pasojave, kam pas thënë :
« Është mençuri, kur mund të parashikohen dhe të parandalohen pasojat, ndërsa gjysëm mençuri është kur njeriu mëson prej pasojave, kurse idiotizëm është kur nuk mësojmë as prej pasojave ».
Ekziston edhe një formulë tjetër e thjeshtë, që tregon për qëllueshmërinë apo mosqëllueshmërinë e veprimeve tona që thotë : « Po deshe të dishë se në ç’rrugë je, vetëm shiko, se puna e jote, po e gëzon, apo po e hidhëron armikun » !
Një prej shkaktarëve vendimtarë të gjendjes së këtillë aktuale dhe mjaft brengosëse është edhe MOSUNITETI në të TRI ELITAT SHQIPTARE, që veprojnë brenda trekëndëshit Tiranë - Prishtinë - Shkup. Prandaj, sugjerohemi, që të mos ndihemi alergjikë ndaj Unitetit, por të arrijmë atë, që Uniteti ynë ta bëjë alergjik kundërshtarin. Ç’është më e keqja, kjo alergji ndaj unitetit, na është bërë edhe tradicionale. Andaj, s’do mend se ky mosunitet, po e gëzon dhe po i ndihmon kundërshtarit tonë. Lidhur me këtë, filozofi antik grek, Diogjeni, kur e pyesin, se si mund të hakmirremi më së miri ndaj armikut, thotë : « Ndaj armikut mund të hakmirremi më së miri, kur t’jemi gjithqysh më i mirë se ai ».
Duke u bazuar pra në pasojat e rënda dhe në dështimet tona të shumta gjatë historisë, mu për mungesë të UNITETIT në PARINË SHQIPTARE, po e shoh të udhës, që shkurtimisht, edhepse gjendem larg atdheut tim, prej ku, mund të mos jenë të qëlluara konstatimet e mia, sepse unë nuk jam i lidhur me kurrfarë qarqesh që e bëjnë politikën për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi.
***
Pra, sjellja, qendrimi dhe veprimi i individëve përgjegjës dhe i mekanizmave përkatës, sipas këtyre tri parimeve, që i cekëm më lart, preferojnë : 1. t’u përmbahemi mirë shënjave të komunikacionit mendor, 2 që të bëhet mirë diagnostifikimi, gjegjësisht identifikimi i shkaktarëve të pasojave dhe të dështimeve të derisotme dhe 3 që përfillja e së drejtës dhe zgjidhja e problemeve të mëdha shoqërore të bëhet sipas formulave matematikore, që thonë : se për një problem ose një çështje të caktuar, nuk ka dy të vërteta, por vetëm një. Përfillja e këtyre parimeve do ta fisnikëronte mentalitetin, duke e pasuruar me arsyeshmëri dhe me përgjegjësi më të lartë çdo ndërmarrje e përpjekje që shuan vatrat konfliktuoze, që i fisnikërojnë raportet në mes njerëzve dhe popujve dhe që krijojnë mirëqenjën për mbarë njerëzimin. E ajo e vërtetë dhe kërkesë, që flet për të drejtën për bashkim të tokave shqiptare dhe për vetëvendosje, edhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht, po has në vesh të shurdhër. Dhe për të qenë ironia edhe më e rëndë, elitat shqiptare ndaj kësaj kërkese, ende sillen në mënyrë inferiore. Madje edhe kur flasin, (sidomos për bashkimin e tokave shqiptare), atë e bëjnë me gjysëm zëri.
Prandaj themi, se çdo ngurrim i sotëm i Faktorit Ndërkombëtar dhe i atij shqiptar, (për të mos e përkrahur krijimin e shtetit normal shqiptar), vetëm sa do t’i shtohej vargut të padrejtësive dhe të konflikteve në Ballkan dhe më gjërë.
Historia, gjithashtu na mëson se për mungesë të UNITETIT në ide e veprime dhe për shkak të mosçmuarit sa e si duhet të optimalitetit të kohës për paraqitjen e kërkesave tona, kemi pësuar shumë. Andaj, kjo komponentë, (më mirë vonë se kurrë) duhet gjithsesi të kihet parasysh në momentin e tanishëm. Sepse, nuk thonë më kot : « Njëherë vjen vera kah dera ». Dhe, kjo aq më parë, kur armiku i ynë, për të realizuar qëllimet e tij hegjemoniste e aneksioniste, nuk ka kursyer asgjë, qoftë me propagandë, (fund e krye të rrejshme), qoftë me provokime e krime luftënxitëse. Duhet pasur të qartë edhe këtë, se për kundërshtarin tonë ishte dhe është edhe sot e njëjtë armiqësore, si kërkesa për Republikë të Kosovës, si kërkesa për pavarësi, ashtu edhe kërkesa për Bashkim të Tokave shqiptare, edhe pse armiqt tanë e dinë fare mirë, se Kosova kurrë nuk ka qenë e tyre, por ka qenë vetëm e okupuar nga ata. Prandaj, është krejt normale kërkesa e shqiptarëve për bashkim. Kështu që, po të gjykohej drejt edhe nga Faktori Ndërkombëtar, ky bashkim do ta stabilizonte tërë Ballkanin. Njëherit, krijimi i Shqipërisë normale do të krijonte baraspeshë të forcës mbrojtëse kundër cilitdo pretenduesi pushtues.
Por, për t’u realizuar synimi dhe ëndrra shekullore për bashkimin e tokave shqiptare, nisiativat dhe veprimet në këtë drejtim do të duhej vazhdimisht të rridhnin nga vetë shqiptarët.
Përndryshe, unë, përkundër interesimit, për të gjetur argumente bindëse për Çështjen shqiptare, ende nuk kam hasur argument që do ta hudhte posht të drejtën dhe të vërtetën shqiptare, që e kanë për vetëvendosje, për liri dhe pavarësi.
Ndërsa, sa i përket fondit teorik, që flet për mbetjen e tokave shqiptare të ndara dhe nën juridiksione të huaja, ai fond vjen nga individë dhe qarqe të ngarkuara ende me tendenca hegjemoniste e aneksioniste, dielli i të cilave, besojmë se tani më është duke perendua
Hamzë Gashi
Le Mans - Francë
më 8 korrik 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.